BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Dhurata Çupi: 30 qershori ka rënë, 85% e shqiptarëve refuzuan Ramën, Metën e bëri kjo mazhorancë president

Dhurata Çupi: 30 qershori ka rënë, 85% e shqiptarëve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar situatën politike në vend dhe aksionin e ardhshëm opozitar. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ish-ligjvënësja demokrate shprehu bindjen se zgjedhjet lokale të 30 qershorit kanë rënë si juridikisht ashtu edhe politikisht, pasi sipas saj, 85% e shqiptarëve e refuzuan Ramën. Sa i takon raporteve të tensionuara mes Presidenti Ilir Meta dhe mazhorancës qeverisëse, ajo theksoi se ajo është një luftë e pakuptimtë në kushtet kur Meta është sot në krye të shtetit me pëlqimin e Partisë Socialiste. Ndërkohë, duke komentuar rënien e bashkive demokrate në duart e socialistëve, zonja Çupi deklaroi se hyrja në zyra e kryebashkiakëve të rinj të PS është ilegjitime, përsa kohë që kjo shumicë është votuar vetëm nga 5 % e qytetarëve. Nga ana tjetër, zonja Çupi u ndal edhe tek kriza politike që ka kapluar vendin prej gati 7 muajsh, duke bërë fajtor kryeministrin Edi Rama. Në këtë kontekst, ish-deputetja e PD theksoi se kjo krizë zgjidhet vetëm përmes krijimit të qeverisë transitore pa Edi Ramën kryeministër. Sipas saj, nëse zgjedhjet mbahen sot në Shqipëri dhe janë të lira e të ndershme Partia Demokratike del forca e parë fituese.

 

-Zonja Çupi, në 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale, ku mazhoranca qeverisëse doli fituese duke marrë 60 nga 61 bashki. Ndërkohë që opozita i bojkotoi ato. Keni një koment?

Së pari ju falënderoj për mundësinë të jem pjesë e opinionit në gazetën tuaj. Po kam një koment. Nuk ishin zgjedhje, as votime të përgjithshme. Ishin votime të “Rilindjes” brenda Partisë Socialiste. Ishin deformimi më i madh që i është bërë parimit të barazisë, paanshmërisë dhe alternatives ne një vend demokratik. Asgjë më qesharake se 30 qershori nuk ka patur në këto vite, në kuptimin e veprimit politik të një partie qeverisëse. Kjo datë kishte edhe faktin tjetër të pamohueshëm se qytetarët e injoruan dhe i dhanë një goditje referendare çdo kërkese për rikthim të diktaturës që shqiptarët e kanë vuajtur për 50 vite.

-Zgjedhjet u mbajtën dhe mazhoranca doli fituese. Por opozita dhe Presidenti Meta kanë deklaruar se nuk i njohin këto zgjedhje, duke i quajtur si ilegjitime. Pse nuk i njihni?

Nuk ka pasur zgjedhje as votime të dielën e 30 qershorit. Këtë e thotë opozita. Këtë e thonë 85% e qytetarëve. Këtë natyrisht e thotë edhe Presidenti që kohët e fundit ka treguar që duhet të merren të gjitha hapat për t’i kthyer normalitetin vendit. Pa dyshim që 30 qershori në kuptimin politik është pa pasoja juridike dhe kështu duhet konsideruar nga të gjithë aktorët politikë në vend. Për të treguar që vendi ynë vazhdon të ketë edhe opozitarë, qytetarë, por edhe qeveritarë të përgjegjshëm që e duan prosperitetin tonë, nevojitet një dakordësi drejt këtij qëndrimi.

-PD, LSI dhe partitë e tjera të kampit opozitar premtuan se nuk do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor. Por në momentin e fundit opozita u tërhoq nga ky premtim, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t'i bojkotojnë zgjedhjet dhe të dokumentojnë çdo shkelje. Çfarë ndodhi realisht dhe pse opozita hoqi dorë nga këta skenarë?

Opozita nuk mori pjesë më datë 30 qershor, pasi kishte artikuluar politikisht që në këtë vend nuk mundet të ketë zgjedhje të pa kompromentuara me Edi Ramën kryeministër. Dhe kjo ndodhi. Nuk kishte zgjedhje. Ashtu siç parashikoi opozita, vesi rilindas u shfaq sapo kutitë e votimit kishin nevojën e mbushjes nga boshllëku që i lanë mbarë qytetarët, që e përsëris nuk duan më farsë, nuk duan deformim të demokracisë dhe nuk duan pas 30 vitesh të ringjallet diktatura. Bojkoti qytetar është fitorja e vetme e 30 qershorit.

 -Opozita përmes denoncimeve pretendon se zgjedhjet lokale u manipuluan nga mazhoranca. Sa qëndrojnë këto akuza?

Janë fakte me zë e figurë. 30 qershorin vetë e bënë, vetë i numëruan fletët, vetë morën pjesë dhe përsëri i manipuluan. Prova më e qartë dhe justifikimi kuptimplotë i çfarë opozita ka denoncuar vazhdimisht.

-Presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nxori një dekret të ri, duke caktuar 13 tetorin si datë kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Deri më tani gatishmërisë për të shkuar në zgjedhje i është përgjigjur vetëm LSI dhe disa nga aleatët e Bashës. Ndërkohë që, PD këmbëngul se nuk tërhiqet nga kushti i saj, sikundër është zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë, por pa Edi Ramën kryeministër. Keni një koment?

Kushti i 85 % të shqiptarëve është të ketë zgjedhje. Kushti i shqiptarëve është ndal abuzimit qeveritar. Ndal krimit e korrupsionit. Ndal abuzimit me lekët e taksat e shqiptarëve. Dhe kjo ndodh vetëm me zgjedhje pa Edi Ramën. Në mënyrë që Shqipëria të qeveriset si gjithë vendet e Evropës. E sigurtë është që opozita do të fitojë dhe s’do ketë më kurrë qeveri në të ardhmen që të luajë me fatet e vendit.

-Ditët e fundit ka pasur kritika në distancë ndaj Bashës nga eksponentë dhe ish-zyrtarë të PD sikundër janë z. Tafaj dhe z. Ristani, sa i takon djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe aksionit opozitar. A mund të na thoni diçka më shumë se çfarë po ndodh realisht dhe a ka krisje brenda PD?

Në Partinë Demokratike ka pasur mendime të ndryshme gjithmonë. Një gjë është e sigurtë që mijëra demokratë janë të bashkuar me qindra mijëra qytetarë me apo pa parti për t’i kthyer vendit normalitetin dhe mirëqeverisjen. Pa dyshim kjo do të arrihet me Lulzim Bashën kryeministër dhe Partinë Demokratike në qeverisje dhe opozitën e bashkuar gjithashtu.

-PD dhe kryebashkiakët në ikje kanë paralajmëruar se nuk i lirojnë zyrat. Por edhe pse kanë bërë rezistencë, në disa bashki kanë filluar punë kryebashkiakët e rinj...

Janë uzurpuar zyrat e institucioneve në mënyrë ilegjitime. Janë futur pas orarit zyrtar si pushtues duke shkatërruar pronën publike dhe pa marrë në dorëzim detyrën. Kjo situatë kam besim se nuk do të zgjasë dhe institucionet vendore do t’i kthehen shumë shpejt sovranit. Institucionet nuk pushtohen. Institucionet transferohen në drejtim, kur sovrani vendos. Kjo nuk ka ndodhur deri me sot që po flasim. Çdo tentativë dhune dhe uzurpimi është grusht shteti dhe do të konsiderohet si i tillë.

-Mazhoranca dhe presidenti Ilir Meta kanë nisur një betejë të ashpër, duke hedhur akuza të forta në adresë të njëri-tjetrit. Nga njëra anë Meta akuzon shumicën se ka kapur të gjithë pushtetet. Ndërkohë që, mazhoranca akuzon presidentin se është bërë palë me opozitën dhe se ka frikë nga reforma në drejtësi dhe SPAK. Si i shihni këto përplasje?

Sa për raportin e Presidentit të Republikës me “pseudo shumicën” nuk gjej arsye të komentoj, veçse dua të them që ishte vetë Partia Socialiste, ajo që e votë besoi zotin Meta në krye të shtetit. Cilin Edi Rama të besojmë atë të vitit 2017 apo të ditëve të sotme?! Në atë kohë e konsideroi të vyer rolin e zotit Meta për Reformën në Drejtësi. Për çdo gjë tjetër mund të pyesni vetë zotin Meta.

-Ditët e fundit aludohet se Basha dhe Rama po shkojnë drejt një pakti të dytë, si ai i 17 majit të vitit 2017. Mendoni se një pakt i dytë mes kryeministrit Rama dhe shefit të opozitës do t'i jepte fund krizës politike që ka kapluar vendin prej 7 muajsh?

Zoti Lulzim Basha e ka bërë të qartë qëndrimin e tij: “Se s‘ka e s’mund të ketë më marrëveshje me Edi Ramën kryeministër”. Kriza zgjidhet duke i hapur rrugë një procesi zgjedhor demokratik, përmes krijimit të qeverisë transitore që siguron zgjedhje me standarde. Partia Demokratike nuk kërkon largimin e Edi Ramës nga Partia Socialiste, pasi atë e vendosin socialistët. Kështu që, PD kërkon largimin e Ramës nga qeveria, pasi ky i fundit ka treguar që është ekspert i manipulimit dhe kriminalizimit të zgjedhjeve. Në këto kushte nuk mund të ketë marrëveshje me përgjegjësin kryesor të deformimit të procesit zgjedhor në vend.

-Pavarësisht aludimeve, ka shumë zëra që e kundërshtojnë një pakt të dytë Rama-Basha, mes tyre bie në sy ish-kryeministri Berisha. Madje, ky i fundit jo vetëm që po e sulmon shumë fort qeverinë por ka bërë edhe thirrje për mosbindje civile. Ju e doni një pakt?

E thashë më lart e po e përsëris, Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e saj në raport me qeverisjen e Edi Ramës dhe ka ofertën e zgjidhjes së krizës përmes largimit të Edi Ramës. Çdo skenar tjetër, i gatuar nga zyrat e rilindjes, është përpjekje për t’i ikur të vërtetës dhe për të shmangur përballjen me shqiptarët.

-Z. Basha ka nisur ditët e fundit një reformë brenda PD, sikundër është largimi i disa koordinatorëve, ndërsa ka nisur edhe një tur takimesh në gjithë vendin. Si e cilësoni këtë lëvizje?

Nuk ka reformë, ka angazhim të të gjithëve në funksion të mirëorganizimit të punëve brenda Partisë Demokratike. Askush nuk është larguar. Të gjithë janë me detyra të përcaktuara. Shqiptarët shohin shpresën e vetme te Partia Demokratike dhe aleatët. Kështu që, ne po bëjmë maksimumin për ti dalë në krye me fitore kësaj beteje kundër kësaj shumice qeverisëse.

Intervistoi:Rigels Seliman