Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dhurata Çupi: Kushtet e Gjermanisë shuplakë për Ramën, të vendosur për të larguar qeverinë, reforma në drejtësi ka rënë

Postuar: 26/09/2019 - 08:07

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke e ndalur theksin tek aksioni opozitar, reforma zgjedhore, integrimi evropian i vendit, si dhe raportet qeveri-opozitë-Presidencë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, demokratja Çupi shprehu bindjen se kushtet e vendosura nga Gjermania për Shqipërinë, sa i takon çeljes së negociatave janë një shuplakë për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj, treguan që qeveria ka dështuar. Sa i takon përfshirjes së Presidentit Ilir Meta në politikë, ajo u theksoi se ai kurrsesi nuk mund të lërë në hije kryedemokratin Lulzim Basha dhe sipas saj, ky i fundit është lider absolut i opozitës dhe kandidat potencial për kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Duke komentuar reformën në drejtësi, zonja Çupi nënvizoi faktin se kjo reformë është kapur nga mazhoranca dhe ka rënë.

-Zonja Çupi, grupet parlamentare CDU/CSU dhe SPD miratuan dy ditë më parë dokumentin që i jep dritën e gjelbër hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që kanë kërkuar edhe përmbushjen e 9 kushteve nga ana e qeverisë. Si e cilësoni këtë vendim?

Vendimi i përfaqësuesve gjermane për të shtuar kushtet dhe kërkesat, reflekton dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri dhe jo të Shqipërisë e popullit shqiptar. Është përgjegjësi e Edi Ramës që ka mbajtur peng demokracinë dhe institucionet demokratike ne vend. Vazhdon të mbaje një qeverisje që nuk rrjedh nga vota reale dhe të vullnetit të sovranit. Kjo duket qartënë kushtet shtese që kanë të bëjnë me kërkesën për arrestimin dhe procedimin penal të të gjithë personave të përfshirë në krimin zgjedhor. Kjo natyrisht ështënjë nga shumë kushtet e vendosura për vendin tonë. Natyrisht të vjen keq për vendin dhe nuk ndjehesh mirë kur shikon si kjo qeveri ka shkatërruar imazhin e vendit tonë në sytë e partnerëve tradicionalëdhe miq të vendit tonë. Por nga ana tjetër këto kushte do të çojnë në qartësimin dhe vetëdijesimin e çdo qytetari për situatën ku ndodhemi dhe çfarë duhet bërë. Kështu që, ky është momenti që Edi Rama t’i kthejë mandatin qytetarëve, që të vendosin qytetarët se kush do t’i qeverisë. Të vendosin qytetarët nëse do t’i besojnë atij një mandat të tretë, apo jo, apo do të mbështesin alternativën e daljes nga kriza e thellë ekonomike dhe politike që është PD dhe opozita e bashkuar.

-Dje nën kujdesin e OSBE u organizua një tryezë për reformën zgjedhore, pjesë e së cilës ishte edhe Partia Demokratike. Por rikthim i PD dhe aleatëve të saj ka ngjallur reagime të shumta politike, teksa opozita parlamentare e ka parë këtë rikthim të opozitës joparlamentare në tryezën e diskutimit si një sinjal për dialog apo marrëveshje të fshehtë të Partisë Demokratike me Partinë Socialiste. Sa qëndrojnë këto pretendime dhe a besoni se ky rikthim do ndihmojë në përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore?

Opozita e bashkuar, Partia Demokratike dhe lideri i opozitës z. Basha e ka bërë të qartë vullnetin e plotë për të bashkëpunuar në favor të ecjes përpara me diskutimin dhe miratimin e reformës zgjedhore. Opozita përsërit ndërkohë qëndrimin që një reformë për të garantuar qytetarët dhe të drejtën e sovranit për të votuar nuk mundet ta drejtojnë individë të kompromentuar me blerjen e votës dhe deformimin drastik të votës. Apo komisione që nuk përfaqësojnë vullnetin e shqiptarëve. Kjo reformëkërkon vullnet real, seriozitet të pjesëmarrësve brenda vendit dhe pa dyshim mbështetjen dhe praninë e organizmave ndërkombëtare. Ju jeni njohur tashmë me qëndrimin zyrtar të përfaqësuesve të partive aleate të opozitës dhe deklaratës së përfaqësuesit të PD. Zoti Basha ka qenë në kontakte të vazhdueshme me organizatat ndërkombëtare dhe ne besojmë se pa praninë e tyre dhe kontributin e tyre nuk mundet të këtë reforme zgjedhore reale. Ne do të bëjmë çmos t’ju japim shqiptarëve një zgjidhje përfundimtare për të garantuar zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme.

- Gjykata dënoi ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg, e konvertuar kjo në3.4 vite “Shërbim Prove”. Gjykata rrëzoi akuzat për grup te strukturuar kriminal dhe e dënoi ish-ministrin vetëm për shpërdorim detyre. A ju duket normal ky vendim?

Pa dyshim që opinioni publik është i shokuar nga mënyra dhe format e talljes së kësaj qeverie dhe kësaj pseudodrejtësie. Qytetarët nuk i harrojnë arrestimet dhe burgosjen e 38 mijë qytetarëve gjatë viteve 2013-2015. Qytetarë që burgosen vetëm se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, qytetarë që u burgosën se po ndërtonin çatinë e një ngrehine për të marrë frymë apo për të ruajtur fëmijët nga shiu dhe i ftohti. Qytetarët i mbajnë mend vetëvrasjet për shkak të burgosjeve të kryefamiljareve. Ju e mbani mend që një prind u burgos se kishte guxuar të vendoste prizën në korent për të venë në punënjë aparat për frymëmarrje të foshnjës disa mujore. I citova këto për të treguar hendekun e madh në drejtësi. Padrejtësi në kurriz të qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur. Dhe pa ndëshkim në kurriz të drejtësisë për shtetarët. Për shefat e mëdhenj e të vegjël. Për një Shqipëri të mbushur me drogë. Për një Shqipëri të mbuluar nga krimi e korrupsioni. Rastin e pandëshkueshmërisë së Saimir Tahirit e ka denoncuar edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe opozita e bashkuar. Nuk kisha asnjë dyshim se kjo zgjidhje do i jepej nga një drejtësi tërësisht e kapur. Kjo qeveri duhet larguar urgjentisht, për ti hapur rrugënjë shteti demokratik dhe funksional. Ku drejtësia të bëhet e drejtë dhe të japë drejtësi dhe ku ndëshkimi i krimit të jetë prioritet. Krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i mbuluar plotësisht nga krimi duhet të marrë fund. Sa kohë është kjo qeveri, kjo drejtësi dhe ky kryeministër ne nuk do mund të kemi asnjë hap përpara Evropës. Shpëtimi është zgjedhje të lira e të ndershme sa më shpejt aq më mire për Shqipërinë.

-Opozita ka paralajmëruar se do të intensifikojë aksionin kundër qeverisë, ku pjesë e saj do jenë edhe protestat. Mund të na thoni diçka më shumë dhe kur do të nisin ato?

Partia Demokratike tashme prej 6 vitesh është në denoncime të vazhdueshme të konsumuara nga kjo qeveri. Pa dyshim është qeverisja me regresive për fatet e vendit. Është një model qeverisje që nuk e kanë merituar shqiptarët dhe prandaj që nga 16 shkurti opozita ka intensifikuar protestat mbarë popullore. Nuk mundet të gjenden sot dy qytetarë që në bisedat e tyre politike nuk kërkojnë largimin e kësaj qeverie. Prandaj insistoj që sot Shqipëria është në protestë. Opozita i ka udhëhequr dhe do t’i udhëheqë derisa kjo qeveri të largohet.

-Ju po protestoni prej 6 muajsh kundër qeverisë, ndërkohë që keni vënëdisa kushte, sikundër janë qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Por asnjë nga kushtet e artikuluar prej jush nuk është plotësuar. Çfarë do sillni ndonjë risi këtë herë dhe a besoni se protestat do të prodhojnë rezultat?

Ju thashë edhe më lart, Partia Demokratike ka udhëhequr aksionin opozitar që nga 16 shkurti i këtij viti dhe tashmë vendi ynë gjendet në një krizëinstitucionale të pashembullt. Arroganca e këtij pushteti nisur nga korrupsioni, krimi, abuzimi me buxhetin, pronat e pasuritë publike duhet të marrë fund. Dhe jam e bindur se do ia dalim, pasi kemi në krah të drejtën, moralin dhe mbi të gjitha mijëra qytetarë të ndershëm që ju dhimbset vendi.

-Ditët e fundit kryetarja e LSI dhe eksponentë të kësaj partie i kanë dërguar mesazhe të koduara kryedemokratit Basha, duke i kërkuar që të mos ulet në tryezë me mazhorancën, sa i takon reformës zgjedhore dhe jo vetëm. Madje, Kryemadhi ndryshe nga Basha ka theksuar se LSI hyn në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër. A tregojnë këto se raportet mes PD dhe LSI janë krisur?

Këto janë përçapje për diversion. Aleatët e Partisë Demokratike, pra e gjithë opozita e bashkuar është e qartë dhe me fokus të njëjtë. Largimi i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Opozita është e bashkuar dhe këtë e kanë shprehur vetë të gjithë aleatët.

-Në disa mbledhje që Basha ka zhvilluar me partitë opozitare, ka rënë në sy mungesa e LSI dhe PDIU. Sa të koordinuara janë partitë e frontit opozitar me njëra-tjetrën dhe si e shikoni këtë distancim të këtyre dy partive?

Besoj ajo çfarë kam cituar më lart vlen edhe për këtë pyetje. Opozita është e bashkuar. Sa të largohet kjo qeveri do të jemi të gjithë bashkë.

-Opozita ka paralajmëruar se është duke përgatitur një platformë për zgjidhjen e krizës. Mund të na japësh më shumë detaje nga ky projekt?

Po është e vërtetë ka një platformë që po merr trajtën zyrtare. Janë të angazhuar kapacitete njerëzore me serioze dhe me eksperiencë opozitarë që po punohet. Opozita është shumicë sot në vend dhe duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe seriozitet me një platforme për daljen e vendit nga kriza. Nga e shkuara mund të mësojmë se nuk ka patur kriza në Shqipëri pa shkaktar kryesor të majtët dhe nuk ka patur dhe nuk ka zgjidhje apo normalitet pa kontributin e demokratëve.

-Jo pak kritika në adresë të kryedemokratit Basha ka artikuluar edhe Presidenti Meta, i cili e ka bërë atë fajtor për krizën. Madje, Meta e ka kritikuar Bashën edhe për vendimin për të djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet. Si i shihni ju këto kritika?

Çdo ditë e më shumë është tashmë e provuar që aksionet politike opozitare kanë qenë të drejta dhe kanë gjetur mbeshtetjen e qytetarëve shqiptarë.

-Presidenti Meta kohët e fundit është protagonist, ku bie në sy "lufta" e akuzave të ndërsjellta mes tij dhe mazhorancës qeverisëse. A rrezikon Meta që të nxjerrë jashtë loje kryedemokratin Basha dhe të marrë frenat e opozitës?

Asnjë merak mos keni. Partia Demokratike është partia me e madhe nëvend. Ka udhëhequr vendin më shumë se një dekadë. Ka sjell progres të vazhdueshëm për vendin. Dhe siguroj që PD pa dyshim nesër do të jetë partia udhëheqëse e vendit dhe zoti Basha kryeministër i Shqipërisë. Asgjë më shume se morali dhe e vërteta me qytetarët e tu nuk të jep kredite politike. Dhe Zoti Basha e ka treguar këtë në 6 vite si udhëheqës politik i PD.

-Opozita së fundmi ka nisur një betejë me mazhorancën, sikundër është dekriminalizimi. PD pretendon se ka dokumente autentike dhe sipas saj disa prej kryebashkiakëve të rinj janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, duke kërkuar largimin e tyre. Sa qëndrojnë këto pretendime?

Zgjedhjet e 30 qershorit janë guri i fundit i arrogancës së kësaj qeverie. Raporti i OSBE/ODHIR ishte pasqyra më qartë e paligjshmërisë së zgjedhjeve dhe abuzimit me detyrën të eksponentëve të pushtetit. Sot janë 85 % e qytetarëve të papërfaqësuar në qeverisjen vendore. Dhe kjo është një alarm i madh qëduhet rikuperuar urgjentisht. Dhe jo vetëm përsëritjen e zgjedhjeve lokale, por edhe largimin e shumëpërfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore me të shkuar të tmerrshme kriminale. Ne ja kemi dalë si opozitë të denoncojmë çdo të keqe të kësaj qeverie përfshirë edhe kryebashkiakët e tij, e që Edi Rama nuk bën asnjë koment.

Intervistoi:Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin pas mos hapjes së negociatave me BE.

Postuar: 21/10/2019 - 23:52

Kreu i LZHK-së, Dashmair Shehi  tha se është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje të parakohshm

Postuar: 21/10/2019 - 23:45

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk mbron askënd, por vë drejtësinë të

Postuar: 21/10/2019 - 22:55

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të kët

Postuar: 21/10/2019 - 22:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramë

Postuar: 21/10/2019 - 22:20

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se kryeministri Rama po synon që çdo pushtet ta ketë nën

Postuar: 21/10/2019 - 22:15

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit