Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Rama: Asnjë hetim ndërkombëtar për Tahirin, kallëzim penal për emrat që dekonspiruan aksionin e policisë, marrëveshja e 17 majit buzë varrit

Postuar: 24/11/2017 - 08:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish dje mbi hetimet që prokuroria ka nisur ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Gjatë një interviste për “360 gardë” të Artur Zhejit, ai deklaroi se sot nuk ka asnjë hetim ndërkombëtarë për Tahirin. Duke ju referuar marrëveshjes së 17 majit me Bashën, deklaroi se ajo është buzë varrit, ndërkohë që deklaroi se do të ketë kallëzime për ata që dekonspiruan aksionin policisë për ish-drejtorët e policisë.

 

-Policia nuk ka mundur të kapë tre persona që janë ish-shefa policie në Vlorë dhe opozita mendon se ju jeni bashkëpunëtorë me ta?

Shprehja kësaj radhe më duket jo fort në përputhje me aktivitetin e përditshëm të policisë së shtetit, e cila është në aktivitet të përditshëm. Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmërisë së krimeve në historikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika.

 

-Ka edhe personazhe të tjera si Klement Balili që nuk janë kapur. Për ndryshe nuk do të ngrinit një task forcë.

Thjesht nuk mu duk në përputhje me realitetin e përditshëm të policisë. Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët edhe veten. Numri i personave që kanë pasur dijeni për operacionin është i kufizuar dhe është mundësia për të pasur hetim për të shkuar drejt dekonspiruesit.

 

-Unë po them një rast. Tre funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ju thoni se po bëhet kallëzim penal. Ju akuzoni Prokurorinë se po dekonspiron ata që heton?

Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë kallëzimin për dekonspirim të procesit për të cilët ju thatë se opozita më ka akuzuar mua. Ministri i Brendshëm do të kërkojë të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për operacionin.

 

-Do të hetohet edhe opozita?

Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiruar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e përsëritura. Nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat në dijeni për operacionin. Ministri i Brendshëm nuk autorizon hetime, bën një kallëzim penal. Dihet kush janë me emër dhe mbiemër dhe është po ashtu edhe pala e prokurorisë sepse jemi në një situatë qesharake ku qytetarëve ju servilet një mish mash me gjysmë të vërteta. Në rastin konkret, numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar.

 

-Është një personazh që quhen Herry Kanion, përfaqësuesi i SHBA në OSBE dhe ai thotë ndër të tjera se një ish-ministër i Brendshëm është i implikuar.

Kur ta keni atë në studio pyetni atë.

 

-Ai thotë se pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë është krimi dhe korrupsioni. Këta kanë informacione të gënjeshtërta?

Nuk ka asnjë gënjeshtër, asnjë konspiracion. Nuk është i pari që e thotë. Nuk jemi ne që themi se krimi dhe korrupsioni nuk e pengon Shqipërinë. Ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE.

 

-Si mund të jetë i thjeshtë kur thotë se ish-ministri i Brendshëm është përfshirë në trafik?

Di që ish-ministri është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat nuk jam dakord me këtë shprehje.

 

-Nuk kam dëgjuar ndonjëherë termin vemje.

Nëse drejtësia do të provojë të kundërtën e atyre për të cilat unë e kam mbështetur vazhdimisht dhe i kam dhënë besim maksimal Saimir Tahirit i qëndrojnë 100% asaj që kam thënë. Atëherë ai është jo ai që unë kam besuar, por një njeri që meriton fjalën vemje. 

 

-Jeni apo luani rolin e njeriut të mashtruar ?

Nuk luaj fare rolin e njeriut të mashtruar sepse për aq kohë sa nuk e thotë drejtësia unë nuk luaj ndonjë rol.

 

-Jeni në dy pamje, i keq informuar nga ish-ministri…?

Këtë thoni ju, nuk e ka thënë drejtësia.

 

-Sensi i besimit nuk shkon tek investigimi njerëzor...

Nuk është fare kështu

 

-E njëjta polici që ka korrur suksese...

Është po ajo.

 

-Është po ajo por kësaj radhe theksi vihet te korpusi i saj që duhet pastruar.

Me siguri ju keni dëgjuar policinë e Nju Jorkut. Është një polici që në një cikël 10 vjeçar ajo hyn në porcese pastrimi të brendshëm për të çliruar veten nga korpuse të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Çdo polici ka brenda vetes kërcënimin e brendshëm nga persona të inkriminuar.

 

-Në çfarë nivelesh?

P.sh, policia më e pakorruptuar e Europës, prej shumë vitesh është policia finlandeze. Pra disa muajsh u arrestua drejtori i policisë finlandeze sepse u zbuluan lidhje të tij me botën e nëndheshme. Që do të thotë që ne në luftën, se këtë gjë është mirë që njerëzit ta dëgjojnë jo ta kuptojnë se e kuptojnë më mirë se ju. Ne e kemi hapur një luftë me një fenomen që ishte ulur këmba kryq. Ishte një territor prej 360 kusur ha….

 

-Akoma me Lazaratin..?

Unë po them që kishim një situatë me fenomenin e ulur këmba kryq ku Lazarati ishte shfaqja burtale. Siç tregojnë dokumentet të policisë së shtetit më parë ishte një fenomen i shtrirë në të gjithë territorin. Ne hapëm një luftë që zhvillohej paralelisht.

 

-Kur ndodhi kjo?

Në 2013 kur morëm detyrën. Janë proceduar me masa penale apo disiplinore më shumë se 1 mijë trupa të policisë të të gjitha niveleve. Në procesin e kësaj luftë ka pasur edhe korruptim në nivele të ndryshme të policisë së shtetit. Kanabisi si kultivim do të çrrënjoset, por ne do të shkojmë pas grupeve kriminale dhe brenda atyre që në polici kanë tradhtuar?

 

-E ke me fakte këtë? Ja vërteton dot ndërkombëtarëve? Drejtori Çako nuk ka përgjegjësi, ai nuk mund të japë dorëheqjen? Apo ti beson te Çako?

Së pari as 2, as 7, as 27 nuk e zhbëjnë punën dhe përpjekjet e arritur nga mijëra të tjerë. Së dyti ne e kemi deklaruar përpara sesa të dilte kjo çështje dhe të vendosej në rendin e ditës se do të bënim veting në polici. Ky projekt ka nisur kur ministër i Brendshëm është vendosur Xhafaj. Ambicia jonë nuk kufizohet për atë që kemi bërë. Ambicia ime është që në 8 vjet te kemi një polici shtetit që renditet ne mesataren e mirë Europiane. Kurrë nuk kam thënë që çka kemi bërë mjafton dhe kënaq. Poligrafi është pjesë e procesit te vetingut në Policinë e Shtetit. Kam qenë unë që kam qenë në Uashington për të firmosur marrëveshjen e memorandumit me FBI. Unë kam kërkuar këtë gjë sa herë më është dhënë mundësia. Sot FBI është prezente falë kësaj këmbëngulje. Jam unë që po punoj bashkë me të tjerë për të sjellë forca të reja

 

-Aktualiteti na imponoi të përqendrohemi kryesisht dhe u prodhua edhe një lajm i madh që ka një kallëzim dhe një hetim...

Ku e keni dëgjuar, në cilën botë që prokurorët janë të pa kallëzueshëm dhe që prokuroria nuk mund të hetojë edhe prokurorë që shkelin ligjin. Edhe një informacion tjetër nga Norvegjia. Shefi i antidrogës në Norvegji që është policia në mos gabohem ndan vendin e parë apo të dytë me Finlandën, është dënuar me 21 vite. Lufta me korrupsionin dhe kriminalizimin e brendshëm është një luftë që çdo shtet dhe polici e bën për të pastruar vetveten.

-Këtu nuk kemi asnjë arrestim. Nga njëra anë Prokuroria kërkoi ish-ministrin e Brendshëm...

Arrestim me burg për çdo qytetar që emri i tij dëgjohet në përgjimet e trafikantëve nuk mund të ketë.

 

-Juve politikisht i bllokuat dhe nuk e përcakton ti që janë ata. Atë e bënte shoku Enver.

Mbi mua dhe ju është Republika e Shqipërisë, e cila i kërkon Këshillit të Mandateve që të japë opinion. Kuvendi nuk është një fushë me domate me 140 hunj. Parlamenti italian shkon edhe pak më lart; rrëzon gjykatën. Në Kushtetutën tonë Prokuroria i kërkon të drejtën jo për imunitetin, por për rastin kur kërkon arrestim i drejtohet Kuvendit. Në Itali, prokuroria shkon në Gjykatë dhe Gjykata shkon në Parlament dhe Parlamenti ka të drejtën dhe i thotë ik. Kushtetuta e Shqipërisë me kërkesë të PS-së ka shkuar më tutje për heqjen e imunitetit për të filluar hetimet dhe në momentet kur kërkon arrestimin duhet të vijë ta kërkojë në parlament mbi bazë provash dhe jo bindjesh. Nuk mundet dot që Kuvendi të ngrejë dorë që të arrestohen njerëz pa prova.

 

-Mbasi të merrte nga parlamenti semaforin jeshil ky vendim shkonte në Gjykatë dhe gjykata mund ta hidhte poshtë. Ky është një skandal që nga njëra anë e lëshove Saimir Tahirin, e the një vemje nëse...i hoqe të gjitha gradat dhe e mbrojtje në momentin ekstrem sepse nuk i rezistove dot presionit.

Mbrojtëm të drejtat dhe liritë kushtetuese që nuk mund t’i shkelë askush në këtë vend. Në qoftë se Prokuroria do të vinte të kërkonte arrestimin e Sali Berishës me të njëjtën dosje të jesh i sigurt se kurrë nuk do të votonim për arrestimin.

 

-Ju ndoqa me vëmendje.. keni një përsosje të retorikës. Sa më në siklet jeni aq më i përsosur bëheni në komunikim publik. Merrni mbi shpatulla dhe mëkatet e të tjerëve. Vura re që në fitoren e kontestuar elektorale të 25 qershorit nga OSBE/ODIHR. Ke një sens autoopozitarizmi dhe e vura re gjatë aksionit kundër thertoreve kur emëruat drejtorin e ri të AKU dhe u turre kundër thertoreve sikur ishe një kryeministër që nuk ishe para 25 qershorit. Të ndihmon kjo?

Kur e kam thënë unë që në fund të mandatit të parë mbaruan problemet?! Në mungesë të opozitës ne jemi opozita më e mirë e vetvetes. Në mungesë të një opozite që merret me problemet dhe jo me personat, në mungesë të një opozite që lufton me krimin për të më luftuar mua, ne sigurisht do të bëjmë edhe autoopozitarizmin. Po të kishim një opozitë me alternativë, nuk do të ishim autoopozitar. Nuk e kam zakon diversionin.

 

-Vazhdon apo jo marrëveshja e 17 majit me z.Basha?

Për fat të keq, Lulzim Basha e ka çuar marrëveshjen në buzë të varrit. Ajo që kam thënë është të mos e varros por ta ringjallë në funksion të interesave që i shërben vendit dhe jo një lufte politike që e ka frymëzimin tek burimi i tharë i pushtetit.

 

-Ka kritere matëse kush është opozita e vërtetë? Sollët njerëzit më 21 janar u përleshët me policinë e shtetit. Këtë duhet të bëjë Lulzim Basha.

Nuk besoj se 4 të vrarë mund të krahasohen me 4 këmbët e karriges së pushtetit.

 

-Të ka dëgjuar shumë për të goditur në mënyrë simetrike LSI-në. Pse nuk morët dëshmitarë dhe donit të ishit vetëm? Nuk ka krim pa gjurmë. Ai ka thënë bakllava, ravani dhe ju thoni kazan. Ju i dhatë një udhëzim të gabuar që të godiste LSI-në. Unë ta kam quajtur dinakëri të paparë.

Lulzim Basha gjatë fushatës u ka kërkuar skllevërve të SHPK-së të Monikës që të kthehen në shtëpinë e tyre.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.