Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edi Rama: Berisha të tregojë përralla dhe jo të flasë për Kosovën, jemi në një moment historik, ja çfarë mendoj për korrigjimin e kufijve

Postuar: 21/09/2018 - 10:15

Kryeministri Edi Rama ka folur dje për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi. Në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan, Rama sërish nuk dha një deklaratë të qartë nëse është apo jo krah idesë së Hashim Thaçit. Kreu i qeverisë tha se sot kombi shqiptar ndodhet në një moment historik, ndërsa tha se gjithçka duhet të shihet me qetësi. Ai nuk kurseu sulmet ndaj Sali Berishës. Sipas Ramës, në këtë moment është e patolerueshme të quash Thaçin se je argat i Beogradit. Kryeministri deklaroi se nuk ka asnjë dijeni përtej asaj se çfarë është deklaruar në media. Sipas tij, duhet të dëgjohen dhe ndërkombëtarët, pasi dhe ata kanë folur për këtë çështje.

-Jeni i vendosur për të shembur teatrin?

Nuk është lënë por është marrë kohë, pasi ka pasur edhe një adresim të KE. Është marrë dhe opinioni i KE, i qartë plotësisht lidhur me faktin që nisma nuk bie ndesh me asgjë europiane, në asnjë standard, parim apo kriter. Me sugjerimin që të futet elementi i ofertës dhe për të tjerët. Edhe pse në rastin konkret fakti që ka pasur një nismë për një ligj të posaçëm me një kompani të përcaktuar nuk është aspak e re në kornizën e BE. Sllovakia që është nga vendet me volum investimesh ka kaluar 150 ligje të posaçme.

-Ligji lë vend për korrupsion...

Është e pavërtetë. Ligj të tillë ka kaluar dhe shumica e mëparshme. Ajo që e bënte të nevojshëm ligjin pse nuk kemi të bëjmë me një kompani arbitrare, por kompani që zotëron pronën. Të shohim se mund të ketë oferta nga më të çuditshmet. Ne dua të them se do e ndërtojmë teatrin.

-Pse do e shembni?

Për të njëjtat arsye që ti ëndërroje shembjen e teatrit që kur ishe i vogël. Ti vetë ke pasur dëshirë sepse nuk ka asnjë parametër për të qenë Teatër Kombëtar. Skena  e kësaj godine është 8 m e gjerë. Është vatër kulture dhe jo teatër.

-A duhen ndryshuar kufijtë Kosovë-Serbi?

Tema ka peshë specifike në historinë tonë. Po jetojmë moment historik që jemi të pavetëdijshëm. Unë nuk dua të ndaj askënd, por po sillemi me historinë si tufë amatorësh që nuk kanë sensin e historisë. Tema është shumë e rëndë.

-Çfarë dini ju?

Këtu fillon problemi. Kemi disa javë që dëgjojmë komente për diçka që askush nuk di asgjë. Secili komenton versione të një gjëje që askush nuk e di. Unë nuk di asgjë. Unë kam dëgjuar vetëm komentet e klubit politik dhe mediatik që më kujton klubin e Selanikut të Çajupit. E përjetoj me dhimbje realitetin të të jetuarit në këtë kub.

-Thaçi ju ka informuar për këtë çështje?

Jo. Domethënë them që nuk kam informacion të detajuar që të më vërë në pozicionin që të kem pamje të asaj që po zhvillohet dhe të bëj komente.

-Po zhvillohet?

Janë aq versione sa janë njerëz. Disa thonë do marrim këto liqene, disa këtë gjë tjetër. Në rast se për teatrin rri e bëj me ju, në këtë rast juve jeni në të drejtën të bëni komente. Unë po flas për komentet e protagonistëve. Po flas për një proces ku shqiptarët të sillen të pjekur në raport me historinë.

-Ju mendoni se shqiptarët bëjnë muhabet?

Nuk thashë këtë. Procesi zhvillohet mbrapsht. Kap një fjalë këtu dhe një atje. Kam biseduar me presidentin. Nuk kam dijeni për asnjë detaj. Presidenti ka folur publikisht dhe ka thënë vetë që ai shikon një oportunitet për të mbyllur një epokë urrejtje dhe ka folur për korrigjim kufijsh. Nuk kemi produkt bashkëbisedimi mes Thaçit dhe Vuçiç. As konfidencial ta kemi në tavolinë.

-A e keni lehtësuar ju një komunikim mes tyre?

Nëse ka ndodhur më vjen mirë, por nuk kam pasur rol në komunikimin e tyre.

-Vuçiç thotë për marrëveshje...

Duke hyrë në këtë proces, sigurisht nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mija dhe i bëj përditë. Do tu lexoj diçka që thotë: Nuk duhet harruar që Kosova ka qenë njësi e Federatës Jugosllave. Për ne është e pranueshme ndarja e Kovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh.... të fitojmë Preshevën. Ibrahim Rugova më 1992. Ky është Rugova.

-Je për korrigjim kufijsh?

Është temë e rëndë kjo. Ibrahim Rugovën nuk e kemi gjallë si mendon. Këtu s’ka lidhje u tha atëherë apo sot. Këtë e ka thënë Rugova. Kam dhe një citim tjetër të Rexhep Qoses. Unë citova dy njerëz, por nuk janë tradhtarë. Nuk thashë unë se duhet bërë kështu se e thanë këta. Edhe vetë Berisha ka dalë kundër dhe nuk mund të them se është tradhtar. Sot faktori shqiptar duhet të ulet me njëri-tjetrin. Unë nuk jam përfaqësues i Kosovës. Është shtet i pavarur. Kur shkoj në Beograd dhe flas për Kosovën ju thoni pse flet për Kosovën. Unë kam respekt për Hashim Thaçin, ndryshe nga ju që e harroni çfarë ka bërë për pavarësinë e Kosovës. Kam respekt dhe për Ramushin që mendon kundër. Dua të them se është moment historik që nuk mund të bëhet duke bërë politikën e qenve dhe kafshojnë njëri-tjetrin duke personalizuar historinë. Personalizohet teatri, jo historia.

-Çfarë opinioni keni ju?

Nuk e kam përgjigjen. Nuk jepet kaq kollaj. Aman di të them që e para një herë fjala vjen dhe nuk e kam kritikë për Thaçin. Unë mendoj se personalizimi i kësaj gjëje është me kosto të madhe. Do iki ky shans dhe pas 30 vitesh do takohemi prapë.

-Pse shans?

Janë disa faktorë me radhë. Marrim Kosovën siç është. Rugova kur ka folur ka folur duke menduar për Kosovën e pavarur dhe jo për ndarje me Millosheviç. Por sot Kosova ka perspektivë të qartë apo s’ka? Sot Kosova ka 5 shtete të BE që nuk e njohin. Sot Kosova e ka Serbinë të ulur brenda në Parlament, në qeveri, nuk bën dot asgjë pa marrë dorën e serbëve sepse kanë kuota dhe të drejtën të hynë në proces e qeveri. Ky shtet që një pjesë nuk e njeh dhe dominohet nga serbë. Me veriun ku kemi një situatë defakto nuk ka asgjë tjetër veç një dominimi të pakicës serbe. Me një dialog ku janë marr përsipër angazhimet, ata që kërkojnë asosacionin, andej janë dakord, këtej dalin kundër. Ku jemi? Jemi në kushtet ku ka ngërç të madh, ku bota nuk është ajo që ishte përpara. Thaçi dhe Ramushi ta dëgjojnë këtë: kur ndërmorën nismën që bënë histori dhe nuk pyetën fare dhe morën damkën e terroristëve dhe nga Tiranë këtu u sulmuan si të ishin terroristë. Shkuan në Amerikë dhe krijuan lidhje dhe morën mbështetje e nga diaspora. Pse nuk e pyesin diasporën shqiptare në Amerikë? Gjithë ata kotributorë të pavarësisë së Kosovës, që lanë pasurinë për të blerë armë, sot janë viktima njësoj si ju, s’po fus veten time, që bëni diskutime dhe s’kemi proces. Ku janë historianët realë? Të marrës Saliun si historian, i cili tregon përralla dhe jo histori. As unë e as Ramushi. Saliu sa herë e tregon, tregon histori tjetër. Na duhet një proces. Kjo nuk është çështje a duhet ndërruar.  Ndërrimi i kufijve është mjet jo qëllim. Pse? Dialogu nuk është qëllim, por mjet.

-Kush është qëllimi?

Ju thoni, vazhdoni dialogun, etj. Jeni të bindur ju se dialogu si instrument tu çojë të qëllimi që Serbia të thotë OK. Unë nuk jam i bindur. Nga ana tjetër, nëse më pyet a t’i korrigjojmë kufijtë që të marrim njohjen, të futemi në OKB, por të mbetmi siç jemi, nuk ja vlen të hysh në diskutim. Këtu çështja është qëllimi dhe rruga drejt qëllimit. Janë dhe partnerët. Kemi Gjermaninë që është kundër dhe SHBA që janë në pozicion fleksibël. Kur më thotë Rakipllari Amerika, sikur është një kështu, them është pozicion fleksibël. Që nuk është e ndarë. Duhet të kemi të ndarë gjithë konfiguracionin dhe flasim.

-Keni folur me Vuçiç?

Me të kam folur dhe kemi rënë dakord dhe mos biem dakord në këtë pikë. I kam thanë që sa më shpejt të heqin dorë nga Kosova, aq më mirë për të. Vuçiç është i Serbisë nuk punon për mua, por për serbët.

-A keni dështuar ju në bisedimet me Vuçiç?

Së pari dua të flas për veten time. Vuçiç e takova në 2014 dhe ai ishte një tjetër njeri në raport me shqiptarët. Vuçiç e 2017 nuk e njohe. Sot është president dhe do të lërë një moment në histori. Më vjen keq ta them se po e bën punën më mirë se ne duke vijuar të merremi me njëri- tjetrin. Thaçit mund t’i thuash je gabim, por si mund t’i thuash je argat i Beogradit. Që këtu debati mbaron. Ju e dini sa e dua Saliun. Por po them, kurrë në këtë teme dhe fazë nuk duhet t’ia lejoj vetes t’i them çfarë bëre ti me naftën. I ka bërë ai të gjitha, por jo në këtë proces. Si qenka argat i Beogradit. Ai që sakrifikoi për vendin?

-Të gjithë këta faktorë duheshin thirrur...

Unë nuk jam të jap leksion, unë po u them shqiptarëve se nuk është kaq e thjeshtë kjo. Nuk ndahemi në tradhtarë dhe patriotë. Ky nuk është Teatri Kombëtar. Është histori e kombit shqiptar.  U bë Rambujeja atje, këtu ndahej politika më dysh. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 22:13

Studentë janë treguar të ashpër duke shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha.

Postuar: 09/12/2018 - 21:44

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me negociatat e kërkuara  përmes rrjetit soc

Postuar: 09/12/2018 - 21:03

Pas thirrjes publike për dialog, Rama i është përgjigjur studentëve që kanë shkruar në llogarin

Postuar: 09/12/2018 - 20:44

Pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi dialog studentëve ditën e sotme, ka reaguar dhe LSI.

Postuar: 09/12/2018 - 20:39

Rreth orës 11:00 situata është tensionuar, pasi një grup studentësh i kanë hequr megafonin pedago

Postuar: 09/12/2018 - 20:11

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p

Postuar: 09/12/2018 - 19:58

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas mesazhit, që kryeministri Rama iu p