BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Edi Rama: Kam kohë që nuk lexoj gazeta, m’i përmbledh Endi Fuga mbi tavolinë

Edi Rama: Kam kohë që nuk lexoj gazeta, m’i përmbledh Endi
Kryeministri Edi Rama e sheh si sëmundje raportin me mediat. Atij i janë kthyer në makth mediat që nuk i bien fyellit të qeverisë. Kryeminsitri ka disa muaj që përpiqet t’u thotë shqiptarëve se, nuk lexon gazetat. Gjatë një interviste për emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24”, kryeministri tha se ka kohë që nuk lexon gazetat. Shefi i qeverisë shtoi se tituj kryesor të gazetave ia përmbledh Endri Fuga çdo mëngjes. Por, fakti që kryeministri, muajt e fundit, po merret kaq shumë me mediat, hedh dyshime mbi pohimin e tij. Kryeminsitri i bëri këto komente teksa foli për reformën në drejtësi. Ai përmendi disa herë mbështetjen e SHBA dhe BE për reformën në drejtësi, duke iu përgjigjur Sali Berishës, por edhe LSI, e cila kërkon konsensus për reformën në drejtësi. Rama shtoi se konsensusi lidhet vetëm me Komisionin e Venecias. Kryeministri Rama theksoi se nuk pranonte farsë, por vetëm një reformë reale në drejtësi. 
 
Ndërsa Shqipëria ishte në përmbytje, kryeministri ishte në Majemi…
 
Sigurisht, ku do që të jem unë, është problem për ata që duan ta bëjnë problem. Unë u nisa për një udhëtim familjar, për një fjalë të dhënë një burri të moshuar, që para vitit të ri kaloi një sëmundje shumë të rëndë dhe e kam telefonuar në spital e i kam thënë se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se vitin e ri do ta kalojmë së bashku. Sigurisht, ai më kërkoi të mbaja fjalën. Unë s’mund të shkoja të festoja Vitin e Ri me të atje, por mora 3 ditë të çmuara dhe mora një rrugë shumë të gjatë bashkë me Lindën, ndërkohë që këtu koinçidoi me fillimin e reshjeve të rrëmbyera dhe pastaj u ktheva.
 
Sa keni paguar për ato bileta në NBA?
 
Në radhë të parë e mësova se biletat nuk shiten janë të rezervuara, dhe janë kompani apo korporata që i rezervojnë në mënyrë vjetore. Fati ishte që dikush që kishte një rezervim të tillë na dha mundësinë për të parë atë ndeshje. Unë jam i gëzuar që më jepet mundësia për të parë një ndeshje të tillë live. Ku është mëkati që kam bërë këtu?
 
Kush i pagoi shpenzimet tuaja?
 
Kjo është një vizitë private, dhe i paguan pjesa më e mirë e familjes që merret me aspektin familjar, zonja ime. Ajo mban llogaritë e familjes. E kemi financuar vetë.
 
Kemi 60 minuta për akuza për mediat…
 
Jo akuza, por nëse ju keni gjithë lirinë për të akuzuar politikën shqiptare, unë kam lirinë të akuzoj median shqiptare për një mediokritet alarmant. Unë kam opinionin tim dhe nuk më ndalon kush ta shpreh. Pavarësisht se kam respekt për të gjitha mediat. Qysh se jemi në qeveri nuk ka një pronar medie ose një gazetar që të thotë se unë kam vështirësi për shkak të linjës time editoriale. Unë kam thënë që bota shqiptare mediatike është e mbushur me këneta. Në tërësi media shqiptare, sidomos elektronikja ka krijuar shumë vlerë por nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve ndaj publikut është mizerabël.
 
Ka pasur disa zhvillime për reformën në drejtësi. Duket se totalisht mungon konsensusi me opozitën. Basha tha ‘Rama e hoqi maskën, zhbëri kompromisin për të çimentuar kapjen e drejtësisë’. Cila është loja që po luhet?
 
Loja që po luhet, dhe në rastin e lojtarit në fjalë, është sa herë që sfondi ka qenë bardh e blu, me atë draprin. Kam qenë dhe jam dhe do mbetem i bindur se procesi që kemi organizuar është shembullor. Këtë se them vetëm unë, por partnerët tanë dhe për këtë kemi marrë vlerësime, dhe unë po ashtu dhe nga homologët e mi. Ku është folur për reformën në drejtësi, jemi vlerësuar. Është një proces shembullor, me një grup ekspertësh të nivelit të lartë dhe më vjen keq dhe ndihem keq para tyre, pasi gojët e shthurura që bëjnë punën e tyre të përditshme i kanë anatemuar, pasi në njohjen time ata janë persona që nuk e kanë kapërcyer një ditë të vetme derën e PS dhe portën e politikës. Janë ekspertë shqiptarë që janë përzgjedhur si më të mirët, ka qenë e hapur tryeza e ekspertëve. Ata kanë ardhur si kofini pas të vejturit (anëtarët e PD). Është bërë një analizë e sistemit, që është shembullore dhe ne me atë analizë kemi prodhuar në Bruksel e Uashingtoni seriozitetin për të bërë këtë reformë. Ky është një gur themeli. Është çuar drafti në Venecia e për të marrë mendimet. Reformën në drejtësi e kanë pretenduar të tjerët, por se kanë bërë. Ajo është historike. Çfarë kam thënë: Është Venecia që ne duhet të biem dakord për të gjetur konsensusit.
 
Sa i takon kërkesën së opozitës për votimin me 2/3?
 
Na kërkohet konsensusi, dhe na vihet kushti me 2/3. Çfarë është kjo shumicë, që na u dashka edhe për zgjedhjen e kreut të dhomës së noterëve. Unë nuk e kam lexuar as nenin 55, e as gazetën 55. Me vetëdije të plotë kam thënë se politikanët e kanë bërë çorap sa herë i kanë hyrë kësaj pune, dhe ndaj duhet që kjo t’i besohet ekspertëve tanë dhe atyre ndërkombëtarë. Le t’i lëmë ata të na propozojnë një produkt. E shoh këtë diskutimin, jo i ra maska jo po kush. Nuk e kuptoj kujt i ra maska, kush ka maska. Shqiptarët e dinë këtë. Madje edhe kjo shumicë 3/5 sesi më duket. Ne po bëjmë ndryshimin e Kushtetutës, pasi ne edhe Presidentin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë. Kur kemi qenë në opozitë i propozuam qeverisë votimin me 3/5, unë edhe atëherë e kam kundërshtuar argumentin. Edhe pse mendoj se nuk është gjëja më e zgjuar që mund të bëjmë për të ardhmen, prapë 3/5 është mirë.
 
Lidhur me nenin 55?
 
Jemi PS, LSI dhe PDIU që i është bashkuar koalicionit së fundmi. Në leximin e ekspertëve kjo lexohet se duhen 3/5, dhe në leximin e PD duhen 2/3. Le t’ia dërgojnë Komisionit të Venecias. Ne nuk e pranojmë këtë. Nëqoftëse ekspertët gabojnë, kjo është një pyetje retorike. Përgjegjësia politike shprehet me vullnetin politik. Dhe vullnetin politik çdo forcë e shpreh siç e ndjen. Unë ndihem shumë i çliruar që mbështes me vullnet të plotë politik këta ekspertë. Sigurisht që kjo çështje do diskutohet. Ekspertët e këtij vendi që kanë 1 vit që merren me këtë punë, plus ndërkombëtarë, ne mendojmë të mbështesim këtë produkt. PD do një produkt tjetër, bujrëm s’ka problem.
 
Po çfarë do të ndodhë se PD është jashtë procesit?
 
Ata hyjnë dhe dalin sipas motit nën qiellin e SHQUP-it. Ne nuk ua kemi mbyllur kurrë derën. Komisioni i Venecias sipas PD-së i ka reflektuar shqetësimet e PD-së herën e parë. Shumë mirë erdhën me Komisionin e Venecias.
 
Domethënë do shkohet me dy drafte, një draft i Ministrisë së Drejtësisë?
 
Nuk ka draft nga Ministria e Drejtësisë. Në grupin e ekspertëve janë përfshirë edhe dy ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Ekspertët janë të zgjedhur nga komisioni i posaçëm parlamentar dhe janë të pavarur. Ja ku jemi Venecia po, pse të rrimë ne të bëjmë muhabete pa lidhje si e ka menduar Venecia? E thotë Venecia vetë, kush shkon më afër. Do vijë drafti nga Venecia dhe aty do gjejmë konsensusin. Sepse tek Venecia nuk kam dëgjuar ndonjë që thotë nuk e pranoj.
 
Keni qëndrime të kundërta me Metën?
 
Ju shikoni të kundërta aty ku s’janë. Pa le pastaj kur bëhet fjalë për një reformë si kjo. Është normale që të ketë debat, diskutime. Për sa i përket pozicionit tim ka qenë koherent nga A tek Zh edhe unë edhe Ilir Meta. Kemi mbajtur qëndrim të qartë, ky është një proces që kërkon ekspertë. Unë jam shprehur për konsensus. Konsensusi nuk është që më jep çelësat e shtëpisë që ta vendos unë kur hyn e kur del. Konsensusi është tek Venecia. Unë e kam thënë që ditën e parë, që unë të ulem me Saliun, me Lulin etj..etj, e të gjejmë mirëkuptim... Kemi rënë dakord që Venecia është pikë referimi, le t’ia çojmë Venecias. Nuk është draft i Ministrisë së Drejtësisë, është i ekspertëve.
 
Është i qeverisë?
 
Ju i mendoni vetë, i thoni vetë, i komentoni vetë, i ktheni në të vërteta dhe kërkoni dhe llogari. Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë në proces dhe kanë nxjerrë opinionet e tyre dhe i kanë dhënë me shkrim. Mbi opinionet e tyre është punuar.
 
Ministri i Drejtësisë e pranon këtë…
 
Ku e keni dëgjuar këtë?
 
Ma ka thënë vetë në telefon…madje tha dhe që mund ta thoja publikisht…
 
Unë kam folur me ministrin në takime…
 
Zoti Rama, ju thoni se e ardhmja do ketë konsensus politik
 
Se dimë. Unë them se Venecia është një premis që do kërkojë të dorëzohemi.
 
Zoti Thano ka shkruar në media …
 
Aq më shumë të ndjekësh gazeta dhe sa më shumë të shohësh se çfarë thotë media, aq më pak e njeh veten dhe aq më shumë dyshon te vetja. Marr një përmbledhje çdo ditë...
 
A jeni i gatshëm për të bërë pazar për vota në Parlament?
 
Unë nuk jam i gatshëm të braktis popullin shqiptar në këtë reformë. Ose të bëhet reformë siç duhet, ose s’ka ç’i duhet njeriu. Nuk mund të bëjmë një farsë. Nevoja për vota nuk mund të bëjë prishjen e reformës. Këtu kanë ndodhur shumë gjëra, po unë s’mund t’i përgjigjem pyetjeve të tilla. Se kanë ndodhur këto që kanë ndodhur, ndaj jemi këtu ku jemi.
 
Nëse ju nuk do arrini konsensus me opozitën, si do ta zgjidhni?
 
Me nëse nuk flitet, me nëse nuk flas. Jemi të angazhuar shumë seriozisht. Patjetër që do kërkojmë konsensus, por konsensusi arrihet tek Komisioni i Venecias.
 
Do ishit i gatshëm të çonit vendin në zgjedhje të parakohshme nëse nuk funksion?
 
Prapë nëqoftëse, humbasim kohë kur kemi gjëra në tavolinë për të folur.
 
Ju keni paralajmëruar tërmet…
 
Tërmet do të thotë që kjo reformë të ndajë shapin nga sheqeri, ndarjen e atyre që meritojnë të jenë në këtë sistem, me integritet nga ata që nuk e meritojnë.
 
Ju i quani gjykatat gagarel, kryeparlamentari jo. A ndaheni këtu me Metën?
 
Unë jam piktor, ai nuk është. Ndahemi me ngjyrat. Unë mund të mos jem një politikan shumë i zoti, shumë profesionist, por kam shumë dëshirë t’u qëndroj besnik bindjeve të mia dhe njerëzve që më kanë besuar. Unë jam një politikan i bindjeve, jo i konsensusit. Unë këto bindje kam dhe absolutisht nuk mendoj që unë kam të drejtë dhe dikush nuk ka. Aq më tepër kur ka shumë ngjyra, por përzierja e ngjyrave bashkë bën të zezën. Kjo reformë duhet ta shprishë këtë përzierje të mos kemi më të zezë në sistem.
 
Ambasadori Lu foli për prishje pushimesh? Kush do të shkojë në burg?
 
Pyesni ambasadorin Lu. Unë nuk i trembem asgjëje.
 
Ai foli edhe për ministra të korruptuar. Kush janë ministrat e korruptuar?
 
Pyesni ambasadorin Lu, në dijeninë time nuk ka ministra të korruptuar në këtë qeveri. Nëse ka, kush ka prova t’i bëjë publike. Para çdo prove unë nuk do ta shkarkoj por do ta kallëzoj ministrin në prokurori.