BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Edi Rama: Pas 25 qershorit ministrat e Bashës marrin valixhet, LSI përfiton në kurriz të partive të mëdha

Edi Rama: Pas 25 qershorit ministrat e Bashës marrin valixhet, LSI

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se nuk do të ketë koalicion PS-PD pas zgjedhjeve. Gjatë një interviste të dhënë për studion e “Opinion” në Tv Klan, ai e tha hapur se marrëveshja me Bashën nuk e parashikon një gjë të tillë. Nga ana tjetër ai dha detaje për marrëveshjen duke theksuar se në shtator do nisë një reformë e thellë zgjedhore. Sa i takon bashkëpunimit me LSI, ai tha se është një parti e cila gjithmonë fajëson të tjetrit. Ai ju referua bashkëpunimit të PD dhe të PS me të, duke thënë se ajo nuk ka marrë asnjë kosto por ja u ka hedhur fajin dy partive. Për këtë arsye ai tha se nuk ka aspak garë me këtë forcë politike në zgjedhje. Rama u ndalk dhe te qeveria teknike, duke thënë s ministrat ikin pas datës 26 qershor.

 

 

-Pse kishit frikë të jepnit dorëheqjen për ta çuar vendin më të relaksuar përpara zgjedhjeve?

Nuk është çështje frike është çështje përgjegjësie; nuk është çështje e një vendimi personal, por është çështje e një kontrate me 1 milion njerëz, të cilët mua më kanë mandatar të drejtoj qeverinë e Shqipërisë. Nuk shoh asnjë problem që në periudhën zgjedhore ne të kemi një proces që nuk është një proces që çdo ditë vijon me akuza, me sharje, me shpifje e me ankesa se po bëhet nami, por është një proces që çdo gjë verifikohet. Kjo është një qeveri që vijon punën e saj për sa i takon politikave dhe sot unë kam në dorë të ardhurat e tatimeve dhe doganave, që janë mbi normën e parashikuar. Puna vazhdon normalisht. Përsa i takon pjesëmarrjes së këtyre figurave në qeveri, është një pjesëmarrje garancish...

 

-Si është përgjegjshmëri kur 8 ministra nuk e pyesin fare kryeministrin?

Këtë e thoni ju. Unë nuk jam kryeministri që duhet të bëj detyrën e tyre të përcaktuar për çështje të etikës zgjedhore. Do bashkëpunojmë edhe me ato ministri të tjera që nuk janë të këtyre ministrave, që mos të ketë abuzime në administratë.

 

-Këta ministra përpara se t’ju takonin juve shkuan bënë një mbledhje me z.Lulzim Basha. Pse nuk mund të bënit një tërheqje të plotë që mund ta çonte vendin në një relaks përpara zgjedhjeve parlamentare?

Po të kontrolloni në të gjitha cepat e botës, zor se do gjeni ndonjë opozitë që braktis Parlamentin, që hyn në një çadër dhe të kërkojë rrëzimin e qeverisë, të bëjë thirrje për revolucion dhe pastaj për këtë me një marrëveshje, e cila e përsëris është një marrëveshje për Shqipërinë. Ajo marrëveshje të rëndësishme ka angazhimin që PS dhe PD hapën një epokë të re në marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës dhe shqiptarë janë më shumë sesa të kënaqur që pas zgjedhjeve dhe pasi të marrin vesh kush është fituesi apo humbësi, do të kenë një skemë politike ku palët kundërshtare do të jenë një palë në raport me ambicien më të rëndësishme që është hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

 

-Nuk ka edhe asnjë cep të globit që kryetari i qeverisë thotë që unë nuk lëshoj, nuk shkel datën e zgjedhjeve, nuk shkel Kushtetutën, nuk bëj asgjë dhe më pas të mbledhë plaçkat e 8 ministrave dhe t’i zbojë nga zyra duke i zëvendësuar me të tjerë..

Nuk e kam shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Unë kam pranuar vetëm atë shtyrje që lejohet në ligj, vetëm një javë. Kodi Zgjedhor e ka të përcaktuar qartë afatin e qershorit për të kryer zgjedhjet. Partitë u detyruan që të respektojmë ligjin dhe jo të sillen siç janë sjellë gjithmonë me ligjin. Ligji është i barabartë për të gjithë, ndërkohë që partitë nuk janë sjellë si qytetarët e barabartë përpara ligjit. Këtë herë u detyruan të pranojnë kornizën e ligjit.

 

-Ju shkelët Kodin Zgjedhor duke regjistruar partitë jashtë afateve dhe për të rikompozuar koalicionet. Ishte marrëveshje e qëllimshme kjo?

Së pari, nuk kemi bërë asgjë tjetër përveçse kemi vendosur interesin e vendit mbi interesin tonë. Falë PS, sot PD nuk do ishte në çadër bashkë me grupin që mbante gjallë studion televizive dhe do kërkonin të bënin mitingje me kostume banje, sepse do ta kishit të pamundur të qëndronin atje me atë temperaturë. Sot janë zgjedhjet, sepse po të kishim interesin tonë dhe të donim një pushtet për vete, do kishim 100 e kusur deputet dhe kishim edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për zgjedhje legjitime dhe për një parlament legjitim.

 

-Do e kishit më të lehtë zgjedhje pa garë..

Unë e kam pasur deri sekondën e fundit vullnetin të kishte një zgjidhje për Shqipërinë. Nuk kam menduar për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme.

 

-Çfarë parashikon reforma kushtetuese?

Je mi dëshmitarë të faktit ë kemi vazhdimisht debate për zgjedhjet. Për sistemin zgjedhor. Për eksesin e publikut, numëruesit., etj. Aty kemi rënë dakord që do t’i hymë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Do merret opinioni i të gjithëve dhe do vendosim pikat mbi “I” mbi çfarë na ka rezultura gjatë zgjedhjeve.

 

-Marrëveshja për reformën parashikon primin?

Nuk kemi diskutuar konkretisht po bindja ime pas katër vjetësh në krye të qeverisë është që stabiliteti, qeverishmëria e vendit dhe rezultate reale për njerëzit nuk mund të jenë peng i kulturës së federalizmit politik të administratës shtetërore. Nuk mundtë ndahet shteti në parcela. Këto drejtori janë të miat, ato të tuat. Kjo nuk do ndodhë më. Sot do u them shqiptarëve që ka plot gjëra të tjera që duhen bërë. Mund të pranoj dhe nga ata që thonë se këto po shohim në televizor që është bërë kjo e ajo. Të gjitha i pranoj edhe pse shqiptarët më 25 shqiptar edhe pse do jenë të lëkundur, do thonë se nuk do i kërkojmë që të bëhet për 45 muaj atë që nuk u bë për çerek shekulli. Siç bëmë gjëra që nuk besonte njeri do i bëjmë.

 

 

-Po ta kishit menduar z.Rama, mos të kishit lejuar mbjelljen e kanabisit, mos të ishin larguar të rinj nga Shqipëria, mos të rriteshin taksat dhe jo të uleshit me Bashën dhe të mbyllnit marrëveshjen që ua keni mbajtur të fshehtë shqiptarëve.

Ju jeni në të drejtën tuaj të bëni shkelje të etikës. Zgjidhja që ne dhamë dhe këmbëngulja ime deri në fund për të takuar kryetarin e opozitës, kam këmbëngulur për të gjetur një zgjidhje. Kjo është një zgjidhje që nderon Shqipërinë, zgjidhje që ka befasuar të gjithë komunitetin ndërkombëtar, as nuk e kanë pritur që më në fund shqiptarët vetë me përfaqësues të partive që kanë qenë mbartëse të një konflikti, japin një zgjidhje racionale.

 

-Si shpjegohet që me dy përfaqësues ndërkombëtar, PPE dhe me një ndërmjetës amerikan nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe befas ju të dy pas katër orësh në ditën ndërkombëtare të gay-ve, bëni një marrëveshje. Ishte dhe paketa McAllister që ju e refuzuat. Cili ishte çelësi i kësaj marrëveshje?

Unë dokumentin e McAllister nuk e kam pranuar dhe nuk do ta pranoja, si një recetë që merret siç është dhe mos e diskuto. Ishte një bazë për t’u diskutuar. Unë që doja të takoja z.Basha ishte një marrëveshje përtej recetës. Gjithmonë janë përdorur receta të ndërkombëtarëve të radhës për të kaluar një krizë të radhës. Unë kisha bindjen se po të kishte një marrëveshje, duhej të ishte një marrëveshje e madhe për Shqipërinë dhe kriza duhej shfrytëzuar nga ana ime si një mundësi. Ka një shprehje: Asnjëherë të mos humbasim mundësinë që na jep kriza. Çdo krizë është ose një moment që çon në humnerë, ose një moment që bën kthesë për të shkuar në një humnerë tjetër. Këtë kërkoja nga marrëveshja. U realizua takimi me presidentin, nuk funksionoi. U realizua një takim më 18 maj me të gjitha partitë politike, nuk funksionoi.

 

-Petrit Vasilit i ishte bërë presion nga PS që mos të shkonte të merrte pjesë në atë takim?

 Unë nuk di gjë. Në këndvështrimin tim, ne nuk duhet të shkonim në atë takim i thirrur për propagandë, ndërkohë që ishte shumë e qartë pas qëndrimit të prerë të BE dhe të komisionarit Hahn që vulosi 18 qershorin, do kishte njohur dhë një qëndrim të prerë nga SHBA simetrik me qëndrimin e BE.

 

-Nëse Basha nuk do ta pranonte takimin me ju, tek për tek, çfarë do të ndodhte?

Do fillonin zgjedhjet dhe SHBA do të mbanin të njëjtin qëndrim siç mbajti BE.

 

-Çfarë funksioni në takimin vetëm për vetëm që nuk kishte funksionuar me ndërkombëtarët?

Shpesh herë, kur unë them që politika është shah, ironizojnë, qeshin, tallen, do të thotë se ka një strategji por ka edhe një kundërshtar. Lëvizjet janë sa të planifikuara dhe të imponuara. Një lëvizje që ndodh në një moment të caktuar, do të thotë se në atë moment krijohen kushtet. Nuk ka qenë aspak e lehtë për Bashën të qëndrojë deri në fund, dhe të marrë përsipër vetëvrasjen e tij politike. Shkova në tryezë dhe ju thashë kolegëve: Unë kam ardhur t’ju respektoj, nuk kam ardhur t’ju mbaj fjalime. Ju jeni opozita e bashkuar, por jo opozita e SHBA që flisni në emër të SHBA. Ju mbaroni fjalimet tuaja dhe unë dua një takim kokë për kokë me z.Basha. Filluan fjalimet me radhë, u bë si mbledhja e 81 partive në Moskë. Të gjithë lexonin McAllisterin dhe po më dukej vetja sikur isha në një kishë apo xhami.

 

 

-Çfarë doje thoje me atë xhest në atë moment kur Basha po fliste për gazetarët?

Kisha vajtur i vendosur që mos ta lija këtë njeri të dilte pa marrëveshje. Nuk e dija që do dilte aty në rrugë. Prandaj i thashë hajde brenda.

 

-I vendosur që mos ta lije pa marrëveshje?

Isha i vendosur që mos të dilte pa marrëveshje.

 

-Pas marrëveshjes, u bindët që Basha dinte të luante shah dhe më mirë se ju?

Zakonisht, albitrin e bën ti dhe këtë po ta lë ty. Unë nuk e shikoj marrëveshjen si fitore të njëanshme. Nuk e shikoj marrëveshjen si kapjen mat të kundërshtarit, e shikoj si një moment që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’i dhënë mundësinë shqiptarëve të hapin një epokë të re, në këtë histori që ka qenë shumë e lodhshme.

 

-Përse e ndërruat sallën e takimit? Kishit frikë se mos përgjoheshit?

Jo, fare! Në atë sallë ka një kënd me kolltuqe dhe ishte më komode.

 

-Takimi kokë më kokë, a ishte një lloj restoje ndaj LSI që sipas informatave ishte shprehur për të marrë pjesë në këtë tryezë, në këto negociata?

Kjo nuk ka lidhje me reston për askënd. LSI ka dhënë kontributin e vet për të realizuar një marrëveshje. Të gjithë bënë përpjekjen e vet dhe unë në mënyrën time realizova marrëveshjen.

 

-Si mund të bënit ju një marrëveshje duke i dhënë pjesë të LSI pa u konsultuar fare me z.Vasili?

Nuk kisha çfarë të konsultoja sepse, Ilir Meta, Petrit Vasili dhe LSI kishin një muaj që predikonin se tërheqja nga pozicionet ishte në të mirë të atdheut dhe e kishin thënë më shumë se një herë, që ata ishin gati.

 

-Si u bënë gjithë këto fjalime, që ti ishte kreu i drogës në Ballkan. z,Basha ishte Luli i vogël që duhet të vinte me prindin përdore dhe u bëtë dy njerëz që mirëkuptoheni, që flisni bashkë, madje portokallia kishte bërë edhe një improvizim me humor.

Shkaku ishte që gjërat në një moment mund të shkonin shumë keq për Shqipërinë, por gjërat mund të merrnin një kthesë shumë pozitive për Shqipërinë. Nuk më kishte shkuar mendja të dilja dhe t’i lutesha aman hajde të takohemi siç e bëra me Lulzimin. Aty pashë në një moment që kjo mund të ndodhte për shkak të tensionit që ishte krijuar në PD dhe unë kam qenë në pozicionin e Lulzimit, kur je në një moment dramatik.

 

-Marrëveshja u arrit menjëherë, sepse qëndruat katër orë në takim?

Ka qenë diskutim i vështirë.

 

-Ishte propozim i Bashës?

Jo, sepse të gjithë kishin ardhur për paketën McAllister, për fjalën e profetit. Për mua kjo paketë ishte e pagëlltitshme, fyese siç janë recetat e ndërkombëtarëve që nuk kanë faj ata, sepse ata kur shohin situata të tilla, ata edhe nëse nuk e mendojnë siç po e them unë, kështu e përjetojnë. Me këtë lloj klase politike, me këta politikanë nuk ia vlen fare të flasim për gjëra. Hajde t’ju japim një recetë, kaloni këtë krizë dhe pastaj në krizën tjetër do vijmë prapë. Dhe gjëja fyese e pagëlltitshme ishte që zgjedhjet të bëheshin në 16 korrik, të shkelej Kushtetuta, ligji dhe mbi të gjitha të shkelej dinjiteti i njerëzve. Secili në mënyrën e vet të bënim një presion maksimal, për të futur opozitën në zgjedhje. Dhe e vetmja gjë që Partia Socialiste mund të gëlltiste në raport me ligjin ishte t’i thoshim okay. Shkoni dhe regjistrohuni, pa shkelur asgjë nga kodi aktual zgjedhor.

 

-Pse ky takim i fshehtë? Pse duhet të mbyllen 2 veta? Pse nuk ishte publik dhe transparent?

Sepse nuk ka marrëveshje në historinë e demokracisë botërore negociata dhe marrëveshje që bëhen live në facebook. Janë biseda që bëhen midis atyre që përfaqësojnë subjekte dhe vende. Nuk ka asgjë shtesë përveç asaj që dini ju.

 

-A ka një marrëveshje mirëkuptimi për një bashkëqeverisje 2 vjeçare deri më 2019?

Ka një kod mirëkuptimi ndërmjet dy palëve, që më shkes ndërkombëtar nuk do hyjnë për të zgjidhur problemet tona. Nëse ne s’do jemi të aftë, atëherë po. Por me të huaj të vijnë të hynë e të dalin, të cilët janë të nderuar, kanë qenë të gjitha produkt i paaftësisë. Unë nuk e kam pas mundësinë që t’u them edhe demokratëve që si kam armiq. Ja mu dha mundësia dhe jam shumë krenar që është bërë kjo gjë. Mbas zgjedhje qeveria dhe opozita nuk do hedhin më baltë mbi njëra tjetrën.

 

-Të nesërmen e zgjedhjeve, opozita e sotme dhe mazhoranca e sotme do bashkëqeverisin?

 

Jo

 

-Edhe nëse kjo kërkesë do vinte nga opozita e sotme?

Partia Socialiste është e fokusuar te 25 qershori, duam që njerëzit të na besojnë një mandat të plotë. Duam të kemi pavarësinë në timonin e qeverisjes. Pastaj se kush janë bashkudhëtarët, i takon 26 qershorit. Nuk kemi marrëveshje për këto gjëra. Ne duam nga shqiptarët votën për të pasur pavarësi në timonin e reformave. S’duam të kemi të tjerë që të prekin timonin, e të ulin shpejtësinë, bëjnë devijime, krijojnë situata. Nuk është për të anatemuar partitë e vogla. Por është një hall i madh për mua, që mos t’ia dalim të bëjmë gjëra që mund t’i bëjmë, për shkak se duhet t’i përshtatemi numrave në parlament. Është hall për mua t’i them një djali ose një vajze që e meriton të jetë në një zyrë, t’i them dikujt që më vjen shumë keq por ai vend i takon një partie tjetër. Kjo është historia e 27 vjetëve e mënyrës se si qeveriset Shqipëria. Unë nuk krahasohem me Partinë Demokratike. Nuk i llogaris gazetarët dhe komentatorët që më thonë që jam më keq se Partia Demokratike. Ne në 44 muaj kemi bërë reforma sa nuk janë bërë në çerek shekulli dhe për shkak të koalicionit nuk kemi arritur të reformojmë pjesën e administratës shtetërore, që nuk është në shërbim civil. Kemi arritur të bllokojmë partitë në trupën mësimore dhe në policinë e shtetit. Nuk kemi arritur dot t’i gjejmë punë njeriut por i kemi gjetur njeriut punën në administratë shtetërore. Ndaj i them njerëzve siç fitova për vetingun, të fitoj edhe për reformat e tjera.

 

-Pse nuk e qeverisni vendin me koalicion? Pse jeni i paaftë të qeverisni me koalicion? Kjo është arrogancë?

Nuk llogaris fare kritikat tuaja që janë fyerje, sharje dhe analiza e njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Se ku e shikoni arrogancën, ju e dini!?

 

-Një personi si Ilir Meta që keni thënë vjedh shqiptarët me bllok në dorë dhe e bëre president, nuk është arrogancë kjo?

Jo

 

-Por ca është pazar politik?

Jo. Është zgjedhja e një individi i cili është përfaqësues e një force politike që përfaqëson si askush tjetër Partinë Demokratike pa qenë anëtar i saj dhe pjesën tjetër pa qenë anëtar i saj.

 

-Një koalicion me bazë të gjerë e eliminon opozitën, nëse ju e bëni?

Nuk ka me në qoftë se, e kam mendjen te 25 qershori. Dhe prandaj po i them demokratëve se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk janë të përgatitur për të marrë në dorë qeverinë, por janë bërë çorap. Na jepni votën që të çojnë më para Shqipërinë.

 

-Një koalicion me bazë të gjerë pas zgjedhjeve, e vendosni? Me kë do bëni koalicion me Partinë Demokratike apo Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Kjo i takon të nesërmes. Merrem me 25 qershorin. 25 qershori dita e së vërtetës duhet të jetë kuqezi. Kuqezi që ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Këtë e bënë vetëm Partia Socialiste me pavarësi në timon. Asnjë parti, as Partia Demokratike as Lëvizja Socialiste për Integrim. Të tjerat nuk i llogaris fare. Nuk i llogaris në kuptimin e kapacitetit qeverisës.

 

-Je arrogant?

Nuk është arrogancë por e vërteta ime më e thjeshtë. Por ëndrra ime më e thjeshtë për të çuar flamurin tonë në oborrin e Bashkimit Europian.

 

-Për drogën e tha BBC, DW, apo tani këta ndërkombëtarët nuk janë në modë?

Nuk dua të bëj këtu polemika duke përdorur emra shtetesh. Po ju them se ka shumë vend e evropiane ku prodhohet kanabis më shumë se në Shqipëri. Të thuash eksportues se di çdo me thënë apo jo. Nuk eksporton Italia kanabis, e përdor për konsum të brendshëm. Kam takuar ministrin Holandez dhe më tha ne kemi një problem për shkak se ka një rritje eskponenciale jashtë kontrollit të prodhimit. Kanabisi prodhohet në çdo vend. Dhe fakti se të gjitha vendet po shkojnë drejt legalizimit dhe dot të thotë se e kanë problem. Kemi nisur qeverisjen me bilancin tregtar për produktet ushqimore 7 me 1, 7 importoheshin dhe 1 eksportohej. Sot bilanci është 31 me 1. Kjo do të thotë se është rritur konsumi i produkteve bujqësore.

 

-Politika e Berishës do jepte rezultat....

Ne e gjetëm Shqipërinë bujqësore, Shqipërinë që ka bujqësinë, me 120 mijë hektarë që ujiteshin. Shqipëria në vitin 1989 ka pasur 400 hektarë që ujiteshin. Bujqësia tjetër dhe thotë edhe Saliu se duhet të fokusohemi te bujqësia. Si mund të kesh këtë prioritet dhe të lësh më pa ujitur ato që duhen ujitur.

 

-Investime te huaj i keni rritur më shumë...

Kemi vitin më të lartë në 26 vite të investimeve të huaja. Në Shqipëri janë hapur 47 mijë biznese të reja më shumë. Në Shqipëri se thonë punësimi, punësimi, janë sot të regjistruar... Punë domethënë kur njerëzit kanë një punë dhe janë të regjistruar. Kemi nxjerr nga skllavëria me mijëra njerëz që i torturonin pronarët në të zezë. Janë 183 mijë vende pune, nga të cilat 80 mijë përmes zyrave të punës. Janë 38 mijë vend të lira sot në zyrat e punës. Merri sipërmarrësit dhe do të thonë se nuk është problem mungesa e vendeve të punës, por problemi kryesor është mungesa e kualifikimit.

 

-45 % e popullatës jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, raporti i INSTAT dhe BB?

Dakord do ti qëndrojmë bisedës. Mos bëj ecejake sikur je luani i kopshtit zoologjik. Flasim për gjera qe u intereson njerëzve, këto që thua ti janë pjese e diziformimit të njerëzve. Kam detyrimin si kryeministër të dëgjoj dhe mbi te gjitha t’u referohem të vërtetave të njerëzve të fushës, mos bej flet rrufe. Ekonomia shqiptare ne 2013 ishte në nje kolaps të thellë,rritje me asgjë. Sot ekonomia rritet me 3%, është rritja më e lartë e rajonit. Rritja ekonomike 3,5 flet shume por për mua duhet nje mandat i qartë për Partinë Socialiste , që siç luftuam për Reformën në Drejtësi, vetingun do te fitojmë edhe nje beteje qe te kalojmë mbi 3,5 %. Nuk është ajo qe thotë Luli.

 

-Kreu i LSI dhe Blushi kanë thënë se keni dështuar në shëndetësi, reformën në arsim dhe lufta kundër drogës?

Shqiptaret kanë një aset qe është i plot, kane sy dhe kanë edhe vesh, kanë edhe një aset tjetër që janë një popull politikisht shumë i stërvitur. Lëruani shqiptarëve t’i mendojnë gjithë këta që t’i përmend, t’i shikojnë, t’i dëgjojnë, t’i kujtojnë dhe pastaj ta zgjidhin shqiptarët nëse jam unë problem apo janë këta të tjerët që kanë probleme. Po të them meqenëse më përmende Petrit Vasilin, ne jemi në koalicion kemi bërë reforma shumë të mëdha , një problem që unë kam me LSI është ky. LSI është ne qeveri me PD dhe më pas me PS por kur vjen puna çfarë nuk shkon e ka fajin i madhi, po LSI ç’fare bën në qeveri? Unë skam fushatë me ta. S’kemi garë me ta. LSI ka fushatën e vet, pretendon të dalë forcë e parë, shumë mirë. Në qoftë se do dalë forcë e parë, do ketë gjithë komplimentet e mia. Tani të flasim për gjëra serioze, ajo që po ju them unë është, na jepni votën që të çlirohemi nga kjo histori partish, koalicionesh, që i ulen në prehër partisë së madhe dhe duan një dorë në timon dhe pastaj dorën tjetër e kanë për të akuzuar sa herë që vjen radha për të rindarë pushtetin me partinë e madhe. Unë mendoj që është koha që Partisë Socialiste t’i jepet besim i plotë, ne kemi bërë sa kemi mundur, por nuk kemi bërë sa kemi dashur! Por PS meriton besimin e plotë, provoni PS dhe mua, me pavarësi në timon. Do të shikoni çfarë kemi bërë, që ju vlerësoni, policia, arsimi energjia nuk diskutohet janë transformuar, por këto sektorë do të jenë 10 fish më shumë. 150 dollarë që hidheshin në rrugë sot janë në buxhet. Unë jap shifra, nuk jam si ata analistët e katundit që fton t’i këtu. Shqiptarët e kanë kuptuar që katundi mediatik është një nga gangrenat më të mëdha të sistemit të katundeve publike, u kam thënë shqiptarëve se kur flet Fahri Balliu shikoni fytyrat. Që do të thotë kur hap zërin e televizorin del një klub atdhetarësh, të cilët flasin për parime, reforma, milion vende pune, të gjithë duan të dalin forcë e parë, se e ka fajin Edi Rama, arroganca, prepotenca, etj. Ndërkohë mbylleni zërin dhe shikojini dhe kujtojini.

 

-Jeni në koalicion me LSI apo jo?

Aktualisht jemi në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo është fushatë, ata duan të dalin forcë e parë, nuk duhet të bëjnë kritika.

 

-Keni gisht në listat e PD?

Nuk futem në historitë e Partisë Demokratike dhe lëmshin që bëri Luli bashkë me ta.

Më të lexuarat