BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Edi Rama: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor, PD-LSI të tmerruara nga SPAK, nuk do lejojmë që Saliu të djegë Shqipërinë

Edi Rama: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor, PD-LSI të tmerruara nga

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë dje qëndrimin e tij se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor. Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, i pari i qeverisë ka shpërthyer në akuza ndaj PD dhe LSI, duke theksuar se këto dy parti dhe drejtuesit e saj janë të frikësuar nga reforma në drejtësi, sidomos nga ngritja e SPAK. Sa i takon deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për të destabilizuar vendin, Rama theksoi se nuk do ta lejojnë atë që të djeg Shqipërinë. Sipas tij, Basha dhe Kryemadhi janë në rrugë se nuk i fitojnë dot zgjedhjet.

-Opozita është në rrugë dhe po tenton të përplaset, çfarë zgjidhjeje do të jepni ju?

Unë nuk mendoj se 40-50% e qytetarëve janë në rrugë dhe duan përplasje. Është një pjesë që do diçka tjetër dhe jo qeverinë tonë, por jo shumica që do përplasje. Janë 80% e opinionit publik që është kundër protestave.

-Këtu jemi në kuadër të hamendësimeve. Opozita ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje dhe do të ketë përplasje. Çfarë zgjidhjeje do të jepni ju? Nuk dua të kujtoj deklaratat tuaja që i thoshit Sali Berishës në 2010...

Sot jemi në një kontekst krejt tjetër sepse nëse ju i referoheni periudhës pas vitit 2009 është fare e qartë që nuk bëhet fjalë për një moment ku unë flas për zgjedhje apo shtyrje të zgjedhjeve apo zgjedhje të reja. Unë flas për kërkesën tonë për të bërë një hetim parlamentar mbi zgjedhjet e 2009. Kështu që jemi në dy kontekste krejt të ndryshme.

-Në thelb kriza është krizë. Keni apo jo zgjidhje për të?

Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush. Ka përgjime të dala që në dijeninë time ka një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor. Nuk ka përgjime të certifikuara, por përgjime të dala në shkelje të sekretit hetimor. Nuk hyj në këto diskutime. Përsa i përket si janë zhvilluar hetimet, mund të ftoni këtu prokurorët dhe t’ju japin përgjigje. Unë nuk jam përgjegjës për to.

-Mos kërcëno gazetarët me nxjerrjen e sekretit hetimor.

Kjo s’ka lidhje me mediat, ka lidhje me ata që kanë shkelur rregullin brenda prokurorisë dhe gjykatës.

-Ata vërtet kanë nxjerrë një sekret hetimor, por një të vërtetë.

Mbi bazë përgjimesh nuk mund të nxirren konkluzione dhe të bëhen ndëshkime. Jam i painteresuar për të bërë këtu cic-mic. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Edhe një herë e përsëris. Mbi bazën e këtyre sallatave të fjalëve, nuk bëhen dot strategji politike dhe ndëshkime dhe nuk arrihet në konkluzionin e këtyre sallatave të fjalëve.

-Pse nuk heton prokuroria?

Unë po mundohem të jap një përgjigje, por s’po më lini. Nëse ndëshkimet do të ishin kaq të thjeshta, atëherë në të gjithë botën nuk do të kishte një përcaktim shumë të qartë çfarë do të thotë përgjim dhe çfarë vlere ka ai. Unë nuk jam prokuror. Nëse jeni i interesuar për hetimet, thërrisni ata dhe të vijnë t’ju përgjigjen. Kjo dosje është mbajtur e mbyllur për një periudhë kohe shumë të gjatë nga prokurori i çështjes. Këtë di unë nga deklaratat zyrtare. Një opozitë nuk mundet t’i thotë dot qeverisë që ti duhet të ikësh sepse unë kam nxjerrë këto përgjime. Unë nuk kam të drejtë të thërras asnjë prokuror që t’i them se kush njolloset e kush jo. Nëse ky vend që ka një vëmendje të veçantë, do të kishte qoftë edhe një provë që unë po kap sistemin e drejtësisë, do të kishte reagim nga ndërkombëtarët, nga ata që po kontribuojnë në reformën në drejtësi dhe po e vëzhgojnë atë. Kryeprokurorja e përkohshme është zgjedhur nga Kuvendi dhe në pajtim të plotë me ndërkombëtarët që monitoron reformën në drejtësi. Nuk është një reformë që zhvillohet nëpër kulisa dhe larg shikimit të atyre që për reformën në drejtësi kanë vendosur dy këmbët në një këpucë. Ka një ONM në terren 7 ditë të javës që nuk i ndajnë sytë. Opozita nuk ka asnjë argument

-Ju si kryeministër si do ta zgjidhni këtë situatë?

Këtu nuk është populli, por një tërësi organizate politike me ndjekësit e tyre më fanatikë. Është një status çmendurie. Nuk është populli. Nëse do të ishte një protestë e popullit, do të ishim në kushte krejt të tjera. Janë ndjekësit e organizatave politike. Pjesa tjetër e popullit nuk janë aty dhe nuk janë dakord me këtë situatë.

-Opozita ka 4 muaj që thotë dosja “339”. Kjo dosje ka një rëndësi sepse ka dalë një sekret hetimor dhe kryeministri më shumë shqetësohet për këtë sesa s’po hetohet kjo dosje. Kryeministri nuk jep një mesazh reflektimi për këtë. Nuk ka shkarkuar asnjë, t’i jepte një mesazh opozitës që unë reflektova.

Unë shqetësimet e mija i shpreh vetë. U përgojuan dy-tre veta dhe kjo është një fatkeqësi mendore. Po të jetë puna për përgojime, këtu nuk duhet të dalin nga shtëpia. E çoroditët, e bëtë këtë milet të flasë me vete duke u marrë me përgojime. Me përgjime nuk bëhet dot gjyqe popullore.

-Opozita shqiptare kërkoi që zgjedhja e kryeprokurores të bëhej në dialog me të., U propozua nga PS dhe u zgjodh me tymuese në Kuvend. Qeveria vendosi tullën e parë të ndarjes me opozitën. Opozita kërkon që dosja hetimore “339” të hetohet. Këtë mur duhet ta prishni.

Ky është një urdhër që kam vendosur një mur me opozitën dhe duhet ta prish. Unë mbaj përgjegjësi për të gjithë. S’jam dakord fare me ato tullat.

 

-Çfarë do bëni me opozitën?

Më 30 qershor nuk do bëhen zgjedhjet e mia. Nuk vendosa unë 30 qershorin. Opozita apo qeveria nuk mundet që një ide të tyren ta kthejnë në një qëndrim apokaliptik për të gjithë vendin. Kjo nuk ndodh. Nëse qeveria apo shumica ka marrë ndonjë iniciativë për të penguar opozitën të hyjë në zgjedhje, e diskutojmë. Unë di që këto zgjedhje janë të lira për të gjithë.

-Çfarë standardi do vendosni ju?

Nëse unë nuk dua të futem dhe nuk i lë të tjerët, nuk e vendosim dot. Kjo është hedh një budalla një gur në lumë dhe të mençurit mendojnë si ta nxjerrin. Zgjedhjet janë një ankand që e bën populli dhe pret oferta politike. Ne jemi që më 30 qershor të jemi atje. Dikush që nuk ka ofertë politike dhe ky është problemi dhe nuk shkon se humbet dhe kjo dihet, ka zgjedhur që të mos shkojë fare dhe të prishet ankandi. Ma thoni ju mua me çfarë fuqie dhe bazuar në cilën normë kushtetuese unë të ndërhy që ankandi të shtyhet apo mos bëhet.

-Po Berisha pse i shty? E kemi një precedent

Në vitin 2006 kur diskutuam ka pasur dy probleme. Ka pasur problem me ezaurimin e afatit të Kodit Zgjedhor dhe një aspekt tjetër që Kushtetuta nuk e ka pasur të përcaktuar kufirin atëherë për zgjedhjet. Në 2017 u kërkua shtyrja e zgjedhjeve dhe unë thashë që Kushtetua nuk negociohet. U shty nga 18 në 25 sepse ishin dy data të mundshme. Dhe tani vijmë te ideja ime, që ne o do bëjmë shtet, o nuk do bëhemi kurrë. Nëse unë do kisha pranuar në 2017 hajde se s’ka problem. Pse këta çfarë janë? (publiku) Punë e madhe? Nëse ne do silleshim kështu. Sot nuk do bëheshin zgjedhje sepse do thuhej e kemi precedentin. Pastaj do dal unë e them e shtyjmë deri në tetor, pastaj do them unë që do e shtyjmë dhe ca muaj të tjerë

-A do hyjë vendi në përplasje civile?

Kjo nuk është për të ruajtur postin e kryeministrit. Kjo karrige është e jotja, por posti i kryeministrit nuk është i imi. Unë nuk kam të drejtë ta përdor i plaçkë. Posti është i këtyre këtu që kanë vendosur të ma japin mua detyrën dhe nuk më kanë thënë t’i shko atje dhe shif e bëj. Unë të them se sot në vitin e dytë që mbaron mandati mund të ishin edhe 70 për qind që do donin që unë të ikja. Por duhet pritur 2021 sepse kështu funksionon.

-Pse do çojmë vendin në përplasje që nuk ndryshon Kushtetuta?

Budallait hapi rrugë, në kuptimin që një person del para dhe shfaqet në forma që kërcënojnë qetësinë tënde, më mirë hapi rrugë. Shteti nuk funksionon kështu atyre që sfidojnë Kushtetutën, ligjin, në formën e kërcënimit nuk do u hapet rruga. Nuk do përplasemi me askënd. S’kemi qëllim të përplasemi me askënd.

-Ju i keni dërguar një ftesë zotit Basha. Por për çfarë do flisni kur opozita kërkon që ju të largoheni. A ka një ofertë për të zgjidhur situatën dhe janë përfshirë ndërkombëtarët në negocim?

Unë këtë film e kam parë. Sepse është një film që është shfaqur për 3-4 muaj poshtë dritares sime. Ik se nuk flasim. Ik ti pa të flasim. Atëherë ishte çadër tani ka kapsolle. Ju e mbani mend shumë mirë që unë gjatë gjithë kohës kam insistuar se kjo nuk ndodh. Nuk do iki unë dhe zgjedhjet nuk kane për tu shtyrë. Tani, përsëri vijmë këtu. Më thoni ju mua, nga ana jonë ku jemi ne në shkelje me interesin kombëtar? Ku jemi në shkelje me Kushtetutën dhe ligjet? Ku jemi në marrëdhëniet me qytetarët. Janë në shkeleje me Kushtetutën, pasi kërkojnë shembjen e rendit kushtetues. Janë në shkelje me qytetarët që i kanë votuar. Vërtet një tufë fanatikësh të ndjekin pas, por ata nuk janë demokratët e Shqipërisë.

-A ka hapësirë për dialog?

Ka hapësirë për dialog edhe kur palët luftojnë me mitraloz në luftë. Opozita në protestë s’ka problem. Por jemi në sulm ndaj institucioneve sepse molotovi është armë luftarake që përdorej në luftën e Spanjës për të sulmuar tanket. Protesta e 21 janarit ka prodhuar 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Mijëra fishke në tokë dhe nëse më tregoni një molotov që i është hedhur derës së Kryeministrisë atje. Unë jam shumë krenar që sot ka ardhur dita që bëhet legjendë Sahit Dollapi për 3 goditje me shkop. Që do të thotë se kemi arritur një standard se 3 shkopinj krijojnë debat të madh dhe kemi arritur një standard kur kryeministri e ministri thonë që ato sekonda ishin të gabuar për ata njerëz. Ndërkohë këtu vriteshin njerëz dhe ata dekoroheshin.

-Do jetë proces i ligjshëm po a është morale që qendrat të jenë të rrethuara me policë? A mendoni se kjo kokëfortësi, mund të ketë pasoja. A duhet të sakrifikohet dikush, jo fizikisht, por në aspektin e pushtetit për të shogur diçka të keqe?

Këtu po diskutojmë jo për 30 qershorin. Nuk kam çfarë të përgjigjem. Nëse ne hyjmë në këtë marrëzi të diskutojmë se a duhet në një sistem demokratik të krijojmë një traditë që s’ka lidhje me demokracinë. Që ai që e përdor mandatin për të marrë peng, ngaqë është i rrezikshëm, duhet ti japim rrugë. Kjo ka marrë fund. Nuk ka mundësi të bëhen për disa vite zgjedhjet nëse legjitimohet djegia e mandateve. Nesër do vijë partia tjetër, do djegë mandatet. Këto janë muhabete që nuk bëhen. Janë dy forca që janë pakicë dhe asnjë mundësi për të fituar. Janë të tmerruar nga reforma në drejtësi e SPAK dhe duan një situatë ose të marrin pushtet në tavolinë duke djegur, ose të bëjnë një pazar. Madje e dyta është e para. Nëse për një sekondë te vetme do mendoja se po ika unë dhe këtu do normalizohet gjithçka, unë nuk do kisha këtu. Do kisha ikur. Nëse do mendoja se do mbarojë kjo marrëzi dhe Saliu do bëhet i ri dhe do mendoj se ky vend nuk është i tij dhe nuk bën çfarë të dojë dhe ta djegë për të ardhur në pushtet apo të hedhë në erë institucionet sa herë i teket atij, do kisha ikur. Më thoni një mekanizëm si lëviz 30 qershori. 

Më të lexuarat