BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Ekskluzive/ ‘Garda e vjetër’, Xhaferri: Basha gaboi me largimin e tyre! PD t’iu kërkojë falje qytetarëve

Ekskluzive/ ‘Garda e vjetër’, Xhaferri: Basha gaboi me largimin

Ferdinand Xhaferri është kreu i ri i Partisë Demokratike në Durrës. Në një intervistë për 'SotNews', Xhaferri ka komentuar rikthimin e tij në Durrës, opozitën që po bën Partia Demokratike si edhe largimet nga Basha të politikanëve të vjetër në PD. Xhaferri është shprehur se ajo  mund ishte një lëvizje që i kishte mundësitë të ishte më e mire.

Gjithashtu ai e shikon situatën në qarkun e Durrësit si një mundësi që duhet të bëjë më shumë, pasi sipas tij Partia Demokratike gjatë viteve të fundit nuk ka pasur një ecuri pozitive në këtë qytet.

Intervista e plotë

Z. Xhaferri, jeni komanduar në krye të PD dega Durrës, pse ky rikthim tani kur ju keni humbur në zgjedhjet e fundit?

Angazhimi im në politikë starton shumë herët. Kur merr pjesë në disa fushata zgjedhore është e kuptueshme që do të përballesh edhe me humbjen. Unë nuk kam fituar në zgjedhjet lokale të 2011,  sikurse kam fituar disa herë përballjet e drejtëpërdrejta për zgjedhjet politike.

Cila ishte arsyeja që Basha ju zgjodhi në këtë pozicion duke ditur edhe rëndësinë e këtij qarku që është shndërruar në një bastion të së majtës? 
Kjo është një pyetje shumë e mirë për z. Basha. Ajo që unë mund të them për të mos lënë pa përgjigje pyetjen tuaj  lidhet me faktin se gjatë gjithë rrugëtimit tim në politik jam përpjekur maksimalisht të ndërtoj një mardhënie korrekte me qytetarët.

Pse u sakrifikua Oerd Bylykbashi për të ardhur ju në krye të PD, dega Durrës?

Oerd Bylykbashi nuk u sakrifikua. Ai është një nga deputetët më të angazhuar në të gjithë spektrin politik. Oerdi është drejtpërsëdrejti dhe intesivisht i përfshirë në çështjet më madhore për opozitën.

A ka pasur presion nga ana e Pollos drejt Bashës për t'iu vendosur juve në krye të PD-së së Durrësit?

Ky është një këndëvështrim apo përqasje e atyre që e shohin politikën si klan. Por, dhe ky është një por i madh, që nga viti 1995 kur kam hyrë në politikën aktive dhe deri më sot i vetmi presion që ka mundësuar ecurinë time, në politike dhe fusha të tjera, ka qënë përkushtimi maksimal për të shërbyer dhe ecuria e shkëlqyer në të gjitha fazat e edukimit që ka kulmuar me një shkollim të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A nuk ju duket paska paradoksal qëndrimi i Bashës i cili ka lënë jashtë PD shumë xhaketa të vjetra të Berishës, ndërsa ju rikthen juve që keni qenë pjesë e ekipit të Berishës?

Kjo historia me të vjetër apo të rinj lë goxha vend për komente apo debat. Me këtë dua të them  se mund të kemi të rinj që e shohin politikën si vend për të gllabëruar dhe kthehen shpejt në të vjetër, sikurse ka të vjetër që e shohin politikën si shërbim ndaj komunitetit dhe mbeten gjithmonë të rinj.

Çfarë mendoni se mund ti sillni Durrësit kur PD ka një rënia drastike të popullaritetit të saj në këtë qark?

Duhet të pranojmë se Partia Demokratike gjatë viteve të fundit nuk ka pasur një ecuri pozitive në Durrës.  Ne më shumë kujdes po kthejmë kokën pas për të evidentuar të gjitha problematikat që si Parti Demokratike nuk i kemi adresuar si duhet. Nëse ka raste që ne duhet t’i kërkojmë falje qytetarit për cilësinë e shërbimeve të ofruara gjatë qeverisjes sonë, megjithëse kanë kaluar pesë vite, ne përsëri do ta bëjmë. Thënë këtë ne nuk duhet të heqim dorë nga theksimi me forcë i të gjithë hipotekës pozitive që krijoi qeverisja e PD-së. Tashmë që Rama ka hyrë në mandatin e dytë është edhe më e lehtë që fermerët, arsimtarët, biznesmenët, të rinjtë dhe pensionistët të bëjnë krahasimin  dhe mendoj se diferencat janë shumë të mëdha.

Cila është diferenca më e madhe sipas jush?

Rama në të gjitha aspektet ka krijuar një model qeverisje qe e sheh dhe trajton qytetarin si objekt ndaj të cilit shteti funksionon shumë mirë për t’i marrë të gjitha detyrimet dhe nuk bën asgjë lidhur me shërbimet që duhet të japë. Po të shkojmë më tej nuk është e vështirë të konstatojmë se gjatë gjithë historisë së tranzicionit Rama do të mbahet mend si drejtuesi që e bëri të njohur Shqipërinë tek ndërkombëtaret si vendi i prodhimit masiv të hashashit.

Po lidhur me Durrësin z. Xhaferri?

Lidhur me Durrësin modeli që ofron Rama në qëndër ndiqet nga Dako në nivel lokal. Tre  arritjet madhore të Dakos janë aftësia për të blerë votën, betonizimi masiv dhe vënia e qytetit në shërbim të të fortëve.

 A është opozitë kjo që po bën Lulzim Basha? 

Gjate aktivizimit të z. Basha si në qeverisje edhe në opozitë natyrshëm do të shfaqeshin arritjet dhe problemet. Lidhur me opozitën e z. Basha mendoj se përpjekjet e tij për të institucionalizuar problematikën, rrënuese për të ardhmen e Shqipërisë, të dekriminalizimit të Kuvendit janë një arritje madhore. Po kështu, angazhimi intensiv i opozitës për të sensibilizuar lidhur me përfshirjen e qeverisë në angazhimet për mbulimin e vendit nga plantacionet e kanabisit ishte dhe është një shërbim jo i vogël për vendin.

A nuk iu duket lëvizje e papjekur politike e z. Basha lënien e figurave me rëndësi jashtë ekipit drejtues?

Ajo që mund të them është se ishte një lëvizje që i kishte mundësitë të ishte më e mirë.

Çfarë duhet të ndryshojë Basha për të ardhur në pushtet? 

Ndonëse qytetarët kanë njëqind arsye për të votuar kundra qeverisë, Basha duhet t'u japë njëqind e një arsye për të votuar për PD-në.

Mendoni se duhet rikthimi i Berishës?

z. Berisha është i perfshire ne ato përmasa qe ai vetë i ka parë të arsyeshme.

 Intervistoi: Jonida Dama

Më të lexuarat