BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Ermonela Felaj paralajmëron: Përgjegjësit e aferës CEZ duhet të frikësohen, ekstradimi i Izet Haxhisë do hedhë dritë mbi vrasjen e Azem Hajdarit

Ermonela Felaj paralajmëron: Përgjegjësit e aferës CEZ duhet

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj deklaroi ditën e djeshme se ngritja e opozitës kundër qeverisë dhe veçanërisht kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka vetëm një synim: bllokimin e negociatave. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ajo u shpreh ndër të tjera se audio-përgjimi i publikuar nga PD është i montuar, ndërsa theksoi se përgjegjësitë penale për këtë nuk do të mungojnë. E pyetur për hetimet për dosjen “CEZ”, Felaj theksoi se përgjegjësit për këtë aferë duhet të ndihen të frikësuar sepse kjo dosje do të zbardhet.

-PD dhe LSI protestuan të shtunën kundër qeverisë, ndërsa më herët publikuan edhe një përgjim për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pse po vijnë këto sulme nga ana e opozitës?

Po ka një synim krejt të qartë në gjithë qëndrimin që po mban dhe artikulon opozita: Qëllimi është që të pengohet me çdo kusht hapja e negociatave për Shqipërinë, pas një rekomandimi pa kushte që na u dha nga ana e Komisionit Evropian. Pavarësisht ftesës që i patëm bërë opozitës për të qenë konstruktivë në një proces të tillë ku gjasat për Shqipërinë duken absolutisht pozitive e ku mbështetja nga faktori ndërkombëtarë nuk mungon, por kur edhe vëmendja ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Jugperëndimor është rritur, sa i takon nevojës për të na përfshirë dhe ne në hapësirën evropiane, opozita fatkeqësisht po përdor çdo mjet dhe mënyrë për të ushqyer çdo qëndrim skeptik, që jo domosdoshmërish është i lidhur me Shqipërinë, por që padyshim na kundërvihet në aspiratën tonë popullore për t’u bërë sa më shpejt pjesë integrale e BE-së. Ndërkohë unë besoj se koha në dispozicion, deri në prononcimin për çështjen e hapjes së negociatave, është një kohë e çmuar që duhet ta shfrytëzojmë për të bërë për vete çdo skeptik, sikundër koha vetë po përgënjeshtron çdo ditë opozitën në të ashtuquajturën kauzë të saj, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. E ashtuquajtura protestë e opozitës, disa ditë më parë, ishte një dështim i paralajmëruar, në mos, pjesëmarrja e ulët dhe improvizimi i disa tensioneve tek tuk, konfirmoi edhe një herë jo thjesht mbështetjen e munguar të opozitës, por faktin që “kauzat” e gjetura prej saj, nuk janë dhe ato të njerëzve të zakonshëm, pikërisht sepse janë gënjeshtërta. Dhe desha ta nënvizoj këtë, sepse ka dhe një përpjekje për të pohuar se populli nuk po e kupton opozitën në një kauzë të tillë madhore sikundër lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shqiptarët e kanë ndjerë ndoshta si pak kush peshën e rëndë të fenomeneve në fjalë. Çështje korrupsioni ishin dhe Gërdeci ku u vranë 26 vetë, dhe 21 Janari, ku ish-qeveria qëlloi ndaj protestuesve duke vrarë 4 prej tyre. E pikërisht sepse shqiptarët ishin dhe janë të qartë për këtë, kanë votuar qartazi në tre palë zgjedhje duke u prononcuar me një “jo” të fortë ndaj rikthimit në pushtet të protagonistëve të ngjarjeve të mësipërme. Pra, e thënë shkurt, opozita sa kohë ishte në pushtet, dështoi ta luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin, ndërkohë që Shqipërisë iu dha rekomandimi pozitiv pikërisht për hapat e rëndësishëm që janë shënuar në këto 5 vjet në këtë luftë, e posaçërisht për ndërmarrjen e reformës në drejtësi dhe fillimin e zbatimit të vetingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

-Prokuroria ka nisur një hetim për akuzat e PD. A duhet të mbaje dikush përgjegjësi penale nëse audio-përgjimi rezulton i montuar?

Prokuroria në rastin konkret ka bërë detyrën e saj që sigurisht nuk mbaron me kaq, sepse i duhet të sqarojë çdo detaj të një ngjarjeje absolutisht të sajuar. Audio-përgjimi është i montuar dhe kjo konstatohet lehtësisht nga kundërthëniet logjike të personave të servirur si dëshmitarë nga ana e opozitës. Sa për përgjegjësitë dhe përgjegjësit, besoj që nuk do të mungojnë sepse çfarë u përpoq të ngrihej në publik, nuk është një lojë e vogël e rastit, përkundrazi duket diçka e mirëmenduar dhe me një prapavijë të qartë politike të tillë që dhe mund të destabilizonte situatën në vend.

-A keni një koment për faktin që LSI deri një vit më parë ishte pjesë e po kësaj qeverie, ndërsa sot proteston kundër saj?

Arsyet pse ishim bashkë në qeveri një vit më parë janë të njohura publikisht, rezultati i zgjedhjeve në vitin 2013 e impononte diçka të tillë për më tepër që kishim një marrëveshje paraprake që synim të parë të sajin kishte pikërisht rrëzimin nga pushteti të Sali Berishës. Kjo marrëveshje politike përfundoi sepse këtë qëllim e mbërriti, ndërkohë që kërkuam një mandat të dytë për të qeverisur të vetëm, jo thjesht për një ambicie të natyrshme për një forcë politike, por pikërisht për të bërë të mundur projektin për Shqipërinë që duam, që nuk ishte dhe as nuk u bë dot si tillë dhe për LSI. Qeverisja së bashku në 4 vjet, nxori në pah probleme të përdorimit të pushtetit, të tilla që ne duhet t’i ndanim sinqerisht me publikun, t’i pranonim, siç edhe bëmë në fushatën e vitit 2017, fushata më pak e kontestuar sa i takon rezultateve në raport me çdo fushatë tjetër, por edhe fushata që shënoi ndalimin për herët të parë të përdorimit të administratës shtetërore dhe burimeve të saj për qëllime zgjedhore.

-Reforma në drejtësi ka hyrë në shinat e duhura, por akoma procesi i vetingut nuk është në ritmet që pritej. Duke qenë se ka shumë skeptikë për këtë proces, ju a mendoni se reforma do të ketë suksesin e parashikuar?

Nuk mendoj se ka skepticizëm për vetingun sepse nuk ka si të ketë, kur ka një numër jo të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh të prekur apo që nuk po konfirmohen më në detyrë. E kundërta është e vërtetë, që ende pa filluar zbatimi i vetingut, nuk besohej që organet e zbatimit të tij do të mund të shfaqnin një shkallë të tillë të lartë standardi. Sa u takon ritmeve të punës, gjykoj se ka vend për t’i përmirësuar përderisa janë disa trupa dhe disa organe shtetërore të përcaktuara si ndihmëse në këtë proces. Sigurisht që koha nuk mund dhe nuk duhet të cenojë asnjë rezultat në një proces që është jetik sa i takon faktit se çfarë do të jetë nesër sistemi i drejtësisë, një sistem i cili duhet të priret nga profesionalizmi, integriteti dhe merita.

-A ka politikanë që duhet t’i tremben kësaj reforme për shkak të përfshirjes së tyre në zullume ose afera? A do sjellë reforma në drejtësi hetime në nivele të larta?

Politikanë ose jo, kushdo që ka thyer dhe thyen ligjin, është një zullumqar, që duhet të marrë ndëshkimin që meriton. Pandëshkueshmëria u instalua me sistemin e drejtësisë që po duam të zhbëjmë përmes reformës në drejtësi, ç’ka është një arsye e mirë, për të besuar se do të ketë rast për të rivendosur drejtësinë aty ku ajo ka munguar, është blerë apo është kërcënuar.

-Kur pritet që të zyrtarizohet SPAK dhe Byroja e Hetimit?

Ecuria e procesit të vetingut për kandidatët prokurorë dhe gjyqtarë përkatësisht të KLP dhe KLGJ, do të përcaktojë dhe fillimin e punës në këto dy organe të reja, të dedikuara posaçërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Aktualisht janë zgjedhur nga Kuvendi anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë të trupave në fjalë, vetmi i kandidatëve që kandidojnë nga brenda sistemit, do të përcaktojë dhe vijimësinë e procesit, në kuptimin e konfirmimit ose jo më pas të tyre, përmes zgjedhjeve që do të mbajnë veçmas, mbledhja e përgjithshme e prokurorëve dhe gjyqtarëve të çdo niveli në vend.

-Ju jeni nënkryetare e Komisionit Hetimor për fenomenin e kanabisit. Në çfarë faze është puna e komisionit apo ka një tërheqje nga ana e PD, e cila pas dorëheqjes së zotit Tahiri nuk e ka mbledhur më komisionin?

Për këtë duhet pyetur opozita në fakt, sepse ajo është kërkuesja e këtij komisioni. E meqë jemi në këtë përgjigje, stilet e të marrit, të ngriturit me shkulme e përbetime të një beteje, mandej të hyrët në një llogore a front tjetër, janë sjellje tipike jo serioze që tregojnë qartë degradimin e institucionit të opozitës nga brenda saj.

-Nëse PD tërhiqet zyrtarisht, ju do i shkoni deri në fund procesit të nisur?

Nuk na lejon ligji të vijojmë nëse kërkuesit do vijojnë këtë qëndrim.

-Në mbledhjen e fundit të zhvilluar pati debate për disa shkresa që ju i keni drejtuar institucioneve. Çfarë po ndodh momentalisht me këto shkresa?

Kryetari i këtij komisioni, duke shpërdoruar hapur me detyrën, refuzoi të nënshkruante kërkesat tona si mazhorancë, me arsyetimin se kërkimet kalonin limitin e kohës në të cilin është e interesuar të hetojë opozita. Sqaroj se vendimi i Kuvendit që miratoi ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, nuk përmban asnjë lloj limiti kohor nga momentin që lejon hetimin e fenomenit të kanabisit në vend, një fenomen që nuk lindi sot dhe as u zhvillua në një ditë të vetme. Ne e kemi shprehur publikisht mëse njëherë se opozita i trembet të vërtetave të këtij komisioni, dhe për këtë nuk lejon të dalë në dritë asnjë përgjegjësi e të shkuarës, një përgjegjësi që dallon qartë, nëse vë përballë dy fytyra të shfaqjes së shtetit, pushtetit më saktë. Një pushtet që i jep imunitet politik trafikimit të narkotikëve, që e justifikon, që e legjitimon faqe të gjithëve dhe një tjetër që duke pranuar përgjegjësitë, lufton duke bërë që Shqipëria për herë të parë, për dy vite radhazi të mos shënojë kultivim të narkotikëve në territorin e saj.

-Mendoni se ky komision do të jetë i suksesshëm, pasi në përgjithësi komisionet hetimore nuk kanë pasur shumë rezultat. Po ashtu, edhe rastet kur kanë shkuar në prokurori kanë ngecur, siç kemi rastin e CEZ.

Përsa na takon si mazhorancë, ne jemi gati të mblidhemi kurdo për të përballur të vërteta të hidhura që opozita mendon t’i pengojë me atributin e drejtimit të komisionit hetimor.

-Meqë jemi tek çështja “CEZ”, si e shihni shtyrjen me 3 muaj të hetimeve?

Nuk e njoh arsyetimin e vendimit të zgjatjes së afatit të hetimeve për këtë rast, por di saktësisht që ka të dhëna të qarta që duhet të vënë përpara përgjegjësisë, ish-pushtetarë dhe familjarë të tyre që kanë abuzuar me të holla publike duke i përvetësuar ato, përmes përdorimit të sekserëve të tipit Nue Kalaj, që sot janë duke iu shmangur drejtësisë. Është një nga ato çështje që politikanë të caktuar duhet të kenë frikë, se e vërteta do të dalë sheshit.

-Si kryetare e Komisionit të Sigurisë, doja t’ju pyesja pak edhe për rrezikun rus. Personalitete ndërkombëtare disa herë kanë deklaruar publikisht se Ballkani është i rrezikuar nga ndikimi rus. Po Shqipërisë a i kanoset ky rrezik?

Shqipëria nuk përbën përjashtim nga ky rrezik, kjo është e njohur dhe e konfirmuar dhe nga strukturat tona përkatëse të sigurisë. Ndërkohë ne jemi vend anëtar i NATO dhe kjo besoj na ndihmon maksimalisht me mbrojtjen sikundër dhe me bashkërendimin me të tjera vende anëtare të NATO dhe BE të cilit po kërkojmë t’i bashkëngjitemi.

-Si e shihni ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri? A mendoni se dosja “Hajdari” duhet të rihapet?

Ekstradimi i Izet Haxhisë dhe rihapja e procesit në ngarkim të tij, do të mund të hedhin dritë mbi një vrasje që u përdor për të bërë një rokadë pushteti, e që natyrisht dështoi menjëherë pikërisht sepse u kuptua se motivet ishin gjetkë, ishin brenda PD dhe lidershipit të saj./ Intervistoi: Mimoza IBRA

Më të lexuarat