BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Fatos Klosi: Akuzat ndaj Tahirit të orkestruara nga Sali Berisha, po përdor Llallën për të goditur qeverinë, prokurorët e çështjes të emëruar prej tij

Fatos Klosi: Akuzat ndaj Tahirit të orkestruara nga Sali Berisha, po

“Prokurorët janë të kapur politikisht, nuk ka asnjë provë ndaj Tahirit”

Ish-kreu u Shërbimit Informativ Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Sot” ka folur për çështjen “Tahiri”. Klosi theksoi se të gjitha akuzat e ngritura kundrejt deputetit Saimir Tahiri, janë të orkestruara nga ish-kryeministri Sali Berisha. Madje ish-kreu i SHISH nënvizoi hapur se Berisha po përdor Llallën për të goditur qeverinë si dhe të gjithë prokurorët që kanë marrë çështjen në dorëzim. Sipas Kosit të gjithë këta prokurorë janë emëruar në këto poste nga vetë funksionarë të Partisë Demokratike dhe për shkak të emërimeve politike po i rikthejnë borxhet.     

-Prej dy ditësh në Kuvend po diskutohet për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. Si i shihni argumentet dhe provat e paraqitura nga prokuroria?

Për mua nuk janë prova. Domethënë që prokuroria mund të kërkojë të drejtën e arrestit për një deputet janë absurde. Janë muhabete të dy trafikantëve droge, të cilët mburren kush më shumë që të mundet se i dinë llogaritë e ministrit të Brendshëm se e dinë sa harxhon ai, sa i duhen për këtë e sa i duhen për atë. Mua më duket fare absurde. Jam i sigurt se ministri as i ka menduar ndonjëherë vetë këto gjëra por edhe nëqoftëse ai ka llogari të tilla, nuk ia thotë jo trafikantëve, por as njerëzve më të afërt. Nuk janë gjëra që thuhen këto. Prandaj mua më duket absurde që duhet tu besosh gjërave të tilla.

-Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë direkte që Saimir Tahiri të jetë i përfshirë drejtpërdrejtë në trafik droge. A mund të themi se kemi të bëjmë me një plan të mirëmenduar politik?

Tahiri nuk mund të përfshihet drejtpërdrejtë në trafik droge. Nuk shtrohet problemi se është përfshirë drejtpërdrejtë në trafik droge. Problemi është ka ndihmuar apo s’ka ndihmuar trafikantët. Sa i përket sulmit, ai është sulm politik. Shiko sulmi politik është. Është marrë një copë nga një proces gjyqësor që do të zhvillohet, se akoma nuk është zhvilluar, por që do të zhvillohet në Siçili dhe janë përpjekur që ta përdorin për një sulm. Unë nuk do ta quaja sulm por më saktë baltosje të ish-ministrit të Brendshëm të Parisë Socialiste. Kështu e komentojë unë domethënë. Tani prokuroria për mua është se po e përdorin politikisht. Ata që tani i kanë emëruar këta njerëz tani po i përdorin.

-Në bazë të akuzave të Tahirit a mendoni se kemi të bëjmë me një sulm Llalla-Berisha, kundrejt qeverisë përmes Tahirit?

Po jo mo kështu bie, por s’ka na një gjë për të menduar këtu. Domethënë kjo është lojë e opozitës. Opozita praktikisht kaq mund të bëj, të shfrytëzoj çdo lloj rasti, të punojë në mënyrë që të hedh sa më shumë baltë mbi pozitën. Ato janë në një luftë të përhershme me njëra-tjetrën. Është normale. Detyra e opozitës kjo është. Në sytë e publikut ta bëj qeverinë sa më të baltosur me shpresën që do të përfitojë politikisht nga kjo gjë. S’ka na një gjë për tu çuditur.

-A duhet t’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit?

Tani kështu si ka ardhur puna Saimiri duhet të mbrohet, në kuptimin që të dëshmojë edhe në favor të pastërtisë së figurës së tij, por edhe për t’i shkatërruar këto sulme që i bëhen partisë së tij. Saimiri është një nga njerëzit e rëndësishëm të Partisë Socialiste. Kështu që kjo zhurmë e madhe që u bë meriton që të shkatërrohet. Të shkatërrohet dhe domethënë, Partia Demokratike të dalë jo e fituar nga kjo, po të dalë e humbur nga gjithë kjo situatë, inspiron gjëra të tilla, sajon gjëra të tilla përdor politikisht prokurorinë e vendit, këto janë favore politike. Për të përfituar politikisht. Kështu që Saimiri duhet të demonstrojë. Por ai ka një gjë të drejtë, ata nuk duhet të kërkonin arrestimin, pasi këtë nuk duhet ta pranojë, arrestimin. Që ai të jetë në një proces gjyqësor nuk ka asgjë të keqe. Ai duhet t’i shkojë deri në fund, siç ka thënë. Dhe i shkohet deri në fund me një proces gjyqësor të dështuar nga ana e prokurorisë. Por jo me arrest, ky është gjithë problemi. Arresti është i rëndë në kuptimin që është i paragjykuar në sytë e popullit. Nëqoftëse dikush futet brenda është cilësisht ndryshe nga një njeri që vazhdon një proces gjyqësor në gjendje të lirë ose të themi në detyrim paraqitje. Dhe unë jam dakord me Saimirin që arresti është shumë i rëndë. Nuk e meriton arrestin. Nuk e meriton se nuk ka prova. Por që duhet ta çojë problemin ai tani drejt një procesi gjyqësor, që unë tani e quaj detyrë e tija.

-Ju si ish-kreu i Shërbimit Informativ si e shihni faktin që në raportin e publikuar nga italianët thjesht përmendet emri Tahiri. Por vetë autoritetet mendojnë se bëhet fjalë për ish-ministrin kur vetë trafikantët nuk e përmendin emrin. A është hartuar drejt raporti?

Më dëgjo mua tashti. Raporti përmban apo më saktë dosja përmban biseda të regjistruara të trafikantëve dhe aty është përmendur Tahiri si kushëriri i tyre. Dhe këta mburren që e kanë Tahirin. Janë muhabete midis trafikantëve. Kështu që nuk ka kërkuar njeri nga prokuroria italiane që të akuzohet Tahiri. Këtë po e bën prokuroria shqiptare. Këtë po e bën Partia Demokratike që ia ka kërkuar prokurorisë shqiptare këtë gjë. Por nuk e kanë bërë italianët. Italianët kanë në dosje çfarë kanë thënë trafikantët. Ata e kanë përmendur Tahirin. S’ka absolutisht asnjë rëndësi. Kjo nuk është provë. Fjalët e trafikantëve domethënë nuk janë e vërteta. Trafikantët përkundrazi mbahen si njerëz që në muhabetet e tyre bëjnë muhabete kriminelësh. Kështu që nga kjo pikëpamje kjo s’përbën asgjë. Nuk është se Tahiri është akuzuar nga prokuroria italiane që qenka trafikant apo ka ndihmuar trafikantë. Kjo s’përbën gjë fare.

-Si e shihni faktin që vetë Italia nuk ka hapur një hetim për ish-ministrin. Ndërkohë që hap prokuroria jonë dhe nuk ka asnjë provë të sajën?

S’ka si ta hapi Italia. Janë prokurori serioze nuk janë si këta tonët. Nuk mund ta hap dot ajo vetëm se e kanë përmendur në muhabetet e tyre dy trafikantë. Është absurde. E kupton. Gjithë ky është problemi. Problemi është politik. Prokuroria jonë është shtyrë nga politika. E kanë marrë detyrë nga ata që i kanë emëruar këta njerëz në prokurori. Pyesni kush i ka emëruar këta tre prokurorët që ishin aty në komision. Kur janë emëruar dhe kush i ka emëruar. Do ta shikoni që ata po e konsiderojnë borxh, që ata e kanë ndaj politikës, ta bëjnë gjithë këtë zallamahi.

-Si e shihni faktin që i pari që e nxori dosjen e italianëve ishte Lulzim Basha?

Jo nuk është i pari ishte Top Channel, po s’ka rëndësi dhe Lul Basha njëkohësisht me Top Channel e nxori. Por kjo po prapë është një argument në favor të faktit, të këtij pohimi që unë po them. Ky është një sulm politik. Kjo është marrë nga një dosje italiane, ajo pjesë që i intereson Partisë Demokratike për të hapur një debat të madh politik. Por natyrisht të shtyrë gjerë në prokurori, për të hapur pastaj një proces gjyqësor. Është shumë e qartë.  

-Prokuroria ka deklaruar se po heton prej dy vitesh Habilajt dhe se ka informacione se janë të lidhur me policinë dhe politikën. Si e shihni faktin që prokuroria nuk ka vepruar? Ndërkohë ishte Berisha që dekonspiroj operacionin anti-drogë në Vlorë.

Habilajt kanë qenë në proces gjyqësor në 2005-ën dhe janë liruar si të parrezikshëm, ku di unë se si por të paktën kështu kam dëgjuar ditët e fundit. Pra, Habilajt janë të njohur për prokurorinë, për gjykatat shqiptare. Nuk çuditem fare. Habilajt kanë punën e tyre do të gjykohen në Itali do të arrestohen në Shqipëri ndaç edhe le të arrestohen në Shqipëri për ato që meritojnë. Jo të dënohen kotë se janë kushërinj të ministrit. Të dënohen se janë trafikant të drogës. Problemi nuk shtrohet tek Habilajt.

-Po t’i lëmë Habilajt, pse nuk ka vepruar prokuroria dhe pse ishte Berisha ai që e dekonspiroj operacionin anti-drogë në Vlorë?

Mbase e dëgjuat historinë e atij operacionit. Në atë operacion policia kishte dorëzuar të gjithë celularët. Me arsyen që të mos kishte asnjë mundësi që nëpërmjet policëve të dekonspirohesh operacioni se duhesh mbajtur sekret. Ndërkohë që duke u zhvilluar operacioni, Berisha merr një video. I vetmi njeri që mund t’ia dërgoj këtë video është prokurori, që ka qenë prezent në këtë operacion. Pra prokuroria jep llogari tek Berisha akoma. Ore kjo është arsyeja shumë e thjeshtë që duhet bërë sa më parë vetingu, që duhet bërë një reformë e thellë në proceset gjyqësore. Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që janë në punë sot, janë emëruar nga Berisha në kohën që ka qenë ai i rëndësishmi ose njerëzit e tij në gjithë strukturat e prokurorisë dhe gjykatave. Këto vetëm po shtojnë faktet në favor të kësaj teze, që ore Berisha i kontrollon. Te Berisha japin llogari. Edhe ky rasti i fundit e tregoj qartazi këtë gjë.

-Duke qenë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal a duhet të merrte masa Shërbimi Informativ?

Nuk merr masa Shërbimi Informativ, nuk ka detyrë të marrë masa. Shërbimi Informativ është vetëm informativ. Shërbimi Informativ nëqoftëse ka të dhëna për grupe të tilla, dhe me siguri ka se ai punon, këto i konsulton me prokurorinë me policinë kriminale. Domethënë kanë ato si të thuash lidhjet e veta me institucione të ngjashme. Por Shërbimi Informativ nuk merr masa. Nuk ka për detyrë të marri masa. S’ka asnjë kompetencë ekzekutive Shërbimi Informativ është vetëm informativ. 

Intervistoi: Endri Arizi