BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Fatos Klosi: Askush nuk e bllokon dot paktin detar me Greqinë, Berisha të lërë sulmet dhe të pleqërojë rehat, ja pse koalicioni PD-LSI është i pamundur

Fatos Klosi: Askush nuk e bllokon dot paktin detar me Greqinë, Berisha

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi ditën djeshme se asnjë forcë nuk e pengon dot finalizimin e marrëveshjes së detit me Greqinë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të lërë mënjanë sulmet dhe akuzat sepse koha e tij ka marrë fund. I pyetur për aludimet e ngritjes së kampeve të refugjatëve, Klosi tha se vendi ynë nuk ka kapacitete për një gjë të tillë. Ndërsa koalicionin PD-LSI në zgjedhjet vendore ai e sheh si diçka të pamundur sepse bazat e dy partive opozitare e kundërshtojnë një gjë të tillë. Në fund, ish-kreu i SHISH theksoi se LSI është dëmtuar shumë nga dalja e koalicionit me PS.

-Zoti Klosi, ditët e fundit ka nisur një debat lidhur me mundësinë që në vendin tonë të ngrihen kampe për refugjatët e Lindjes së Mesme apo ish-luftëtarë të ISIS. A kemi ne kapacitete për diçka të tillë?

Jo, ne nuk kemi kapacitete, por edhe nëse na ndihmojnë për t’i krijuar këto kapacitete nga pikëpamja e mbështetjes materiale që mund të na ofrojë Bashkimi Evropian, për mua Shqipëria është një vend i vogël që nuk i ka mundësitë për të pasur kampe të tilla. Unë e kundërshtoj mundësinë për të ngritur një kamp të tillë në vendin tonë. Roli i protagonistit në këtë çështje nuk i takon të mbahet nga Shqipëria. Shqipëria ka shumë probleme të sajat. Shqipëria është një vend që po kërkon me ngulm të hapë bisedimet dhe nuk mbahen shumë kunguj nën një sqetull thotë populli. Sipas meje, vendi ynë ka plot gjëra ku mund ta përqendrojë vëmendjen dhe të harxhojë energjitë e tij. Është një problem krejt tjetër, ne kemi marrë rreth 3000 persona iranianë dhe kemi treguar dashamirësinë tonë dhe nuk besoj se ka nevojë që ta tregojmë akoma më shumë. Një vend kaq i vogël të jetë kaq aktiv në gjëra të tilla, nuk më duket e nevojshme.

-Një tjetër temë që ka shkaktuar debat është ajo e paktit me Greqinë. Mendoni se do kemi një marrëveshje më të mirë se ajo e vitit 2009 të firmosur nga Berisha e Basha?

Ai është një problem që nuk e dimë ne fare. Edhe forca politike, edhe media nuk duhet të hapin diskutime për këtë problem për sa kohë që janë në punë dy delegacione qeveritare dhe komisionet teknike. Nuk dimë detaje fare, ne thjesht po broçkullisim kot. Mua më duket e paarsyeshme që të bëjmë këtë muhabet tani. Është shumë e parakohshme që të diskutojmë a ka probleme me marrëveshjen e re që po negociohet apo jo. Unë besoj që problemi do të ketë shumë hallka, do jetë një marrëveshje midis delegacionesh, pastaj do të çohet për aprovim në qeveri dhe më pas do të kërkojë aprovim në Parlament. Janë shumë hallka dhe midis këtyre hallkave mund të mbahen qëndrime për gjëra që nuk shkojnë apo për vërejtje që dikush mund të ketë. Por tani pa u zbuluar asgjë, pa u thënë asgjë, të rrimë e të vrasim mendjen jo është bërë mirë kjo, jo është bërë keq kjo, më duket e paarsyeshme. Është një ngutje që nuk kemi pse e bëjmë. T’i lëmë ata që janë angazhuar që të bëjnë punën e tyre dhe pastaj kur të dalë produkti t’i çmojmë nëse kanë punuar mirë apo jo. Unë shpresoj që marrëveshja të jetë e mirë. Tek e fundit, pse të mos jetë e mirë. Unë nuk e paragjykoj dot tani në këtë fazë e të them që nuk do të jetë produkt i mirë, është absurde nga ana ime.

-Që kur nisën diskutimet kemi vënë re që Presidenti ka qenë shumë kërkues mbi këtë marrëveshje. Edhe ditët e fundit ai sërish është shprehur se ka kërkuar informacione të plota përpara se të vendosë për finalizimin e paktit. A do sjellë kjo vonesa?

Unë nuk deshifroj dot deklaratat që bëjnë drejtues kaq të lartë të shtetit e të marr me mend se çfarë ka dashur të thotë zoti Meta apo zoti Bushati. Për këtë duhet pyetur Meta që të jetë pak edhe më transparent, edhe më i kuptueshëm. Ai ka zgjedhur të thotë se po pret akoma informacione dhe kjo është punë për të. Unë nuk besoj se ka forca që bëhen pengesë për finalizimin e kësaj marrëveshjeje. Mund të ketë vërejtje për gjëra konkrete në marrëveshje, por që të bëhen pengesë, më duket absurde një gjë e tillë.

-Pse Sali Berisha e sulmon marrëveshjen e re dhe këmbëngul se pakti i 2009 ishte shumë i mirë?

Sali Berisha gjithë jetën kështu ka qenë. Çdo gjë që është bërë nga qeveria socialiste ai e ka kritikuar. Edhe kur nuk ka qenë për t’u kritikuar një gjë, ai sërish ka gjetur argumente dhe ka shpifur e sajuar. Unë do t’ju këshilloja që të mos merreni me deklaratat e tij. Berisha e ka mbyllur karrierën e tij, ai i dha këtij populli çfarë pati për t’i dhënë 20 e ca vjet. Tani ta lëmë të pleqërojë rehat. Po të mos ia dëgjoni ju se çfarë thotë ai, edhe Berisha do ta mbyllë gojën. Por nëse ju vazhdoni dhe komentoni deklaratat e atij, ai do të marrë zemër dhe do të vazhdojë të broçkullisë siç ka thënë gjithë jetën. Lëreni ju ish-kryeministrin në heshtje, bojkotojeni ju dhe keni për ta parë që edhe ai do ta mbyllë gojën. Nuk kanë më vlerë deklaratat e tij. Partia Demokratike ka kryetarin e saj që është kryetari i opozitës, zyrtarisht në Parlament përfaqëson opozitën. Berisha nuk është kurrkush, i bëri detyrat e tij ai. Do jetë historia ajo që do të tregojë nëse i ka bërë mirë apo keq, por për mua i ka bërë shumë keq.

-Opozita është tërhequr nga protestat në rrugë, por po vijon betejën në Parlament. Si i shihni reagimet e kësaj opozite dhe a ngjall ajo shpresë te qytetarët?

Unë e shoh si një ndërrim të taktikës. Mesa duket kanë arsyet e veta që të kalojnë nga rruga në Parlament dhe mua më duket e drejtë. Politika bëhet në Parlament, kritikat mund t’i bëjnë fare mirë në sallën plenare sepse kanë të gjithë kohën e mundshme dhe të domosdoshme dhe madje edhe mediat e domosdoshme. Rruga deri tani në eksperiencën time nuk ka çuar asgj?kundi. Përveçse ka krijuar kaos atë ditë kur bëhet, asgjë të tjetër, nuk ka lënë asnjë gjurmë. Gjërat janë në Parlament, ai prandaj ekziston. Bojkoti i komisioneve parlamentare është një zgjedhje që opozita ka bërë. Por unë mendoj se edhe pozita duhet të reflektojë dhe rishikojë qëndrimet e veta që edhe ajo të bëjë detyrat e saj. Duhet t’i përshtatet kësaj zgjedhjeje që ka bërë opozita meqenëse mendoj se Parlamenti në mënyrë kategorike nuk duhet ta bllokojë punën. Të gjitha përgjegjësitë në Parlament i ka pozita, ajo është përgjegjëse për diskutimin e ligjeve, për miratimin e ligjeve, për mbarëvajtjen e punës në Parlament. Le t’i përshtatet kësaj gjëje.

-Mendoni se në PD vijon të ketë ndikim Sali Berisha, apo Basha ka filluar të distancohet prej tij? Marr shkas këtu nga fakti që Berisha bën çdo ditë thirrje për revoltë, por Basha ka reaguar paqësisht?

Nuk e di fare dhe nuk më intereson fare kjo pikë.

-Ish-deputetë të PD, kanë paralajmëruar se do dalin me parti të re. Një ndër ta është Astrit Patozi. Si i shihni këto lëvizje në kampin e djathtë?

Të shohim dhe të presim. Unë nuk kam çfarë u këshilloj atyre, ata thonë kështu dhe ne duhet të presim. Unë nuk mund të them asgjë për këtë sepse nuk e njoh këtë pjesë. Nëse do të krijohej një parti e re, mendoj se mund të jetë mirë duke qenë se kjo e vjetra praktikisht e ka mbaruar misionin e saj. Mbase një parti e re do të ndihmonte. Gjithë këto vite them se PD e ka bërë detyrën e saj.

-Si e shihni afrimin PD-LSI? Mendoni se në zgjedhjet vendore të 2019 këto dy parti mund të shkojnë si një koalicion?

Jo, kanë thënë që jo. Kryetarët opozitarë kanë deklaruar që jo. Madje mua më duket që pavarësisht se është rënë dakord në rrethet e larta, pavarësisht se Basha dhe Kryemadhi kanë rënë dakord për aksion opozitar të përbashkët, baza e të dyja partive është kundërshtare e fortë e këtij bashkëpunimi. Dhe për sa kohë që janë zgjedhjet lokale, mua më duket e gabuar që të kishte një bashkëpunim. Do ishte kundër opinionit të bazës një gjë e tillë.

-Duke qenë se ju keni qenë pjesë e LSI, si e shihni sot situatën në këtë parti. Pyes për këtë sepse mbi 50 këshilltarë bashkiakë janë larguar, ndërkohë deputeti Robert Bitri doli i pavarur dhe disa deputetë të tjerë nuk janë pajtuar me aksionin opozitar?

Nuk e di çfarë të them. I kam dëgjuar të gjitha zhvillimet, por unë mendoj se dalja nga koalicioni i majtë i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte një gjë e gabuar. Natyrisht politikën e bëjnë ata dhe e drejtojnë siç ata e mendojnë më mirë, por unë shoh që kjo dalje e ka dëmtuar këtë parti. Ajo është një parti e majtë. Nëse kanë pasur diferenca me udhëheqjen e Partisë Socialiste, mund të uleshin dhe t’i rregullonin këto diferenca. Por dalja nga koalicioni për mua është krejtësisht e gabuar.

-Reforma në drejtësi ka hedhur hapat e parë. Deri më tani janë larguar rreth 8 gjyqtarë dhe prokurorë nga vetingu. Mendoni se ky numër do të rritet në ditët në vijim?

Unë them që do të rritet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që rezultojnë me probleme përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por të shohim.

-Ndërkombëtarët këmbëngulin te lufta kundër korrupsionit. Sa besim keni se pushtetarët e përfshirë në zullume do japin llogari?

Unë shpresoj, nuk besoj. Unë nuk jam pjesëmarrës në këtë proces dhe nuk e ndjek nga brenda, por duke dëgjuar median, unë shpresoj. Dhe e kam të drejtën që të vazhdoj të shpresoj. Unë shpresoj shumë tek fakti që ndërkombëtarët e kanë marrë shumë seriozisht dhe kanë investuar në këtë proces dhe jam i sigurt që nuk do të tërhiqen kollaj./ Intervistoi: Mimoza Ibra

Më të lexuarat