BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Fatos Klosi: Gjyqtarët nuk i justifikojnë dot pasuritë, Llalla po tenton të duket para furtunës së vetingut, ja pse Berisha i trembet reformës

Fatos Klosi: Gjyqtarët nuk i justifikojnë dot pasuritë, Llalla po

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Sot”, komenton zhvillimet e fundit në arenën politike. Gjatë këtyre ditëve, situata në politikë nuk ka qenë e qetë, pasi kanë ndodhur ngjarje që e kanë nxehur atmosferën, duke nisur nga tensionet brenda koalicionit qeverisës, heqja e mandatit të deputetëve dhe kryebashkiakut të Kavajës, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të vetingut e deri te protesta e opozitës sot. Ditët e fundit, kryeprokurori ka paralajmëruar heqjen e mandatit të 6 deputetëve dhe tre kryebashkiakëve. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, u shpreh se Adriatik Llalla është në grahmat e fundit dhe po kërkon të lërë emër në fund të mandatit. Ai tha se me vetingun do largohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa nga reforma në drejtësi është trembur shumë Sali Berisha.

-Avokati i Popullit përfundoi dje procesin e verifikimit për kandidatët e vetingut. A besoni se do të ketë largime gjyqtarësh dhe prokurorësh nga drejtësia?

Duke pasur parasysh si ka qenë drejtësia deri sot në Shqipëri, unë mendoj se një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet të jenë më. Jam i sigurt se nuk do t’i justifikojnë dot pasuritë që kanë, dhe shpresoj që vetingu t’i nxjerrë nga sistemi i drejtësisë. Nisem nga realiteti dhe opinioni i përgjithshëm; ata kanë bërë shumë zullume dhe shumë para. Unë besoj që, nëse vetingu do t’u kërkojë llogari seriozisht, duhet t’i largojë.

-Ka pasur një debat ditët e fundit për rolin e ndërkombëtarëve. Si e shihni ju rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut?

Roli i ndërkombëtarëve është i domosdoshëm! Shoqëria shqiptare është një shoqëri e vogël, ku njerëzit, sidomos ata sipër, janë të lidhur me njëri-tjetrin, pavarësisht se duken sikur kacafyten dhe përplasen në seanca parlamentare dhe institucione të tjera. Prandaj e quaj të domosdoshme rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces. Kjo është arsyeja pse unë them se vetingu do ta bëjë detyrën e vet dhe do të jetë i suksesshëm. Ka plot njerëz që pretendojnë se prezenca e ndërkombëtarëve është ndërhyrje në sovranitetin e vendit dhe se po t’i pranosh është një farë servilizmi, por, të gjitha këto janë ide për të justifikuar që të huajt të mos “fusin hundët” në këto punë. Unë, implikimin e të huajve në këtë çështje, e quaj garanci për suksesin e vetingut meqenëse ata nuk kanë ndonjë interes konkret në Shqipëri, përveçse asaj që thonë me zë të lartë. Shqipëria për ta nuk përbën asnjë interes tjetër, përveçse asaj që thonë. Ndërhyrjen e të huajve e quaj garanci për funksionimin e vetingut.

-Të enjten u dorëhoqën kreu i DSIK dhe kreu i Pastrimit të Parave. Si i shihni këto lëvizje përpara reformës në drejtësi? A do të thotë kjo se SHBA po nis lëvizjet për të gjetur paratë e pista?

Unë mendoj se janë dy dorëheqje gjysmë të detyruara, për t’i mbyllur gojën çdo lloj pretendimi, meqë dy të dorëhequrit ishin nëpunës që varen drejtpërdrejt nga kryeministri. Ata bënë mirë që dhanë dorëheqjen, që mos të ketë asnjë pretekst për të thënë që vetingu do komandohet nga ky apo nga ai. Unë shpresoj që vetingu të jetë një proces serioz dhe objektiv, në mënyrë që sistemi në drejtësi mbase dhe politika të jenë të ndershëm, të mos kenë interesa konkrete të tjera në punën që bëjnë, përveç interesave të vendit.

-Partia Demokratike proteston para Kryeministrisë, por nuk ka asnjë kauzë. A është kjo një dëshmi që opozita ka humbur vlerat e saj dhe nuk ka asnjë alternativë për të ardhur në pushtet?

Opozita është në të drejtën e saj për të protestuar. Unë mbaj mend se kreu i Partisë Demokratike ka tre vjet që thotë protesta-protesta, dhe është bërë qesharak kur thotë se populli do ta marrë në dorë pushtetin. Të gjithë e kuptojnë se kur Basha thotë populli, kuptohet qartë se ai do të thotë populli është ai që do më bëjë mua kryeministër. Të shohim për çfarë do protestojnë, çfarë do thonë. Unë vetë e di për çfarë proteston Luli, ai do të bëhet kryeministër. Nuk e di çfarë do thotë populli që do dalë në protestë, do thonë duam Lulin kryeministër? Nuk e di! Protesta bëhet për të thënë, nuk e duam Ramën kryeministër, por duam Lulin. Kohët e fundit, Luli është acaruar sepse e sheh që po vijnë zgjedhjet dhe ai nuk është gjëkundi.

-Mendoni se opozita po gjen alibi për të justifikuar humbjen në 18 qershor?

Ky është problem i brendshëm i opozitës. Mua nuk më duhet si popull se çfarë po bën Lulzim Basha si kryetar i opozitës, gjen apo nuk gjen alibi.

-Sali Berisha bëri thirrje në Parlament për protestë të fuqishme dhe kërcënoi ministrat se nuk do dinë ku të futen. A tregon kjo se ish-kryeministri nuk ndahet dot nga skenari i dhunës?

Berisha nuk ka se si t’i ndahet skenarëve të dhunës. Ish-kryeministri duket sikur s’ka përgjegjësi direkte në këtë protestë. PD është krijimi i tij, ai e ka çuar përpara dhe në ditët e mira dhe ditët e këqija. Berisha nuk e ka aq kollaj të shkëputet nga vendimmarrja dhe drejtimi i PD. Strategjia e tij ka qenë dhuna, edhe kur ishte në pozitë e opozitë. Ai tha të enjten në Parlament se kërkojmë revolucion demokratik. Por çfarë revolucioni? Se ne kemi një Kushtetutë. Ai e ka të qartë se si ndërrohet pushteti dhe si bëhet kur populli nuk e do qeverinë voton kundër saj. Unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër demokratike. Për mua revolucioni ka tjetër kuptim, është një transformim i shpejtë mbi një situatë që ekziston. Kjo nuk mund të bëhet në demokraci. Në demokraci ka vetëm një mënyrë. të shkohet në votime dhe procesi të jetë i ndershëm, në mënyrë që vërtetë të përfaqësojnë vullnetin e popullit.

-Sali Berisha është një nga të vetmit që nuk ka folur kurrë për reformën në drejtësi. A keni një koment?

Nuk ka qenë kurrë Sali Berisha pro reformës në drejtësi. Berisha është drejtuesi kryesor i këtij vendi në këto 25 vite, ka qenë 5 vjet president dhe 8 vjet kryeministër. Në ato 8 vjet që PS ka qenë në pushtet, Berisha ka qenë një zë shumë i rëndësishëm. Në shumë raste kur diskutoheshin probleme në PS, përpos problemit, ishte dhe problemi si do reagojë Berisha. Pavarësisht se nuk ishte në pushtet, në një farë mënyre dukej sikur ishte në pushtet. Sistemi i drejtësisë që ekziston sot është vepër e Berishës. Njerëzit që janë sot në postet më të rëndësishme janë njerëzit e Berishës. Berisha ka përfituar nga ky sistem, nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë deri tani. Të gjithë e kanë të qartë se për të gjitha gjëmat që kanë ndodhur në vend, përgjegjës është Berisha. Drejtësia është pjellë e tij dhe ai nuk mund të jetë pro reformës. Ai nuk mund të jetë kurrë pro një reforme të vërtetë në drejtësi. Kur të gjithë po gëzojnë se reforma po funksionon, ai nuk mund të jetë entuziast. Nuk mund të thotë se kjo reformë është e gabuar, kur është bërë me këmbënguljen e ndërkombëtarëve. Por po përpiqet me të gjitha mënyrat për ta vonuar.

-Kryeprokurori ka paralajmëruar heqjen e mandatit për 6 deputetë dhe 3 kryebashkiakë, kryesisht të majtë. Si i shihni këto lëvizje të prokurorit? A mendoni se janë lëvizjet e tij të fundit para reformës në drejtësi, pasi deri më tani asnjë zyrtar i lartë nuk ka shkuar para drejtësisë?

Kryeprokurori tani është në grahmat e fundit, dhe, mbase ka vendosur të lërë emër me anë të këtyre lëvizjeve. Ai ka pasur kohë plot për të çuar para drejtësisë individë të korruptuar apo me precedentë penalë. Unë nuk kam asnjë gjë kundër prokurorit, kur ai ka të drejtë. Nëse ai kërkon vërtet zbatimin e ligjit, unë jam me të. Por, me këto lëvizjet e tij në fund të mandatit, më vjen ndërmend shprehja e popullit, si “kofini pas të vjelave”.

-Qeveria të mërkurën mori një vendim ku kërkon të gjitha dosjet e Sigurimit. Sa i lehtë do jetë procesi i zhvendosjes së materialeve?

Sot ka mikrofilma të dosjeve, janë nëpër disqe dhe janë të dixhitalizuara. Por nëse ka probleme, kërkohen dosjet origjinale. Për t’i konsultuar dosjet për të parë se çfarë kanë brenda, ato gjenden në forma të ndryshme.

-Çfarë prisni ju nga procesi i hapjes së dosjeve?

Shqipëria, asgjë s’do fitojë nga ky proces! Do qetësohen disa njerëz, për disa që iu kanë rënë në qafë. Ka 26 vjet që nuk ekziston Sigurimi i Shtetit. Të gjitha ata që kanë qenë nën 26 vjeç, kanë qenë kalamanj. Pjesa kryesore e popullsisë së vendit nën 50 vjeç, nuk ka lidhje fare me dosjet. Bëhet fjalë për një numër të vogël njerëzish që, mbase mund ta pësojnë nga hapja e dosjeve. Më shumë është një kuriozitet sesa një çështje serioze.  

Intervistoi: Eneida Jaçaj