BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Fatos Klosi: Ja politikanët që i tremben SPAK, gjyqtarët s’do rreshtin së luftuari reformën por nuk e ndalin dot, Basha duhej ta kishe larguar Berishën

Fatos Klosi: Ja politikanët që i tremben SPAK, gjyqtarët

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Sot”, komenton ankimimin e ligjit të vetingut në Gjykatën Kushtetuese, nga Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve. Ish-kreu i SHISH e sheh një lëvizje për të goditur reformën në drejtësi dhe për ta bllokuar atë, pikërisht në kohën e krizës politike, kur partitë politike dhe vëmendja e qytetarëve është e përqendruar te zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Fatos Klosi deklaron se gjyqtarët nuk do rreshtin kurrë së luftuari reformën, ndërsa tha se shfrytëzuan krizën politike për të ankimuar vetingun. Pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar dhe penguar reformën, Fatos Klosi paralajmëron se reforma do të zbatohet dhe do të japë efektet e saj. Ai thekson se reforma do prekë njerëz të nivelit të lartë, por, gjithsesi, kjo do të shihet në vijim. Ish-kreu i SHISH tha se tashmë askush nuk e ndal dot reformën në drejtësi.

-Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve ankimuan sërish ligjin e vetingut në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht kur ligjit i ka ardhur koha për t’u zbatuar. A është kjo një lëvizje e trupës së gjyqtarëve për të bllokuar zbatimin e ligjit?

Nuk çuditem që unioni i gjyqtarëve e ka ankimuar sërish ligjin për vetingun. Ky është instikt mbrojtës i gjyqtarëve. Instikti mbrojtës është më i fuqishmi nga të gjithë. Ata nuk do dorëzohen kurrë edhe nëse Gjykata Kushtetuese nuk i jep të drejtë, do gjejnë një mënyrë tjetër. E gjetën tani ta ankimojnë ligjin sepse njerëzit nuk e kanë mendjen shumë. Jemi në fushatë elektorale, të gjithë janë të përqendruar te zgjedhjet, dhe kjo është koha më e përshtatshme për ta kapërcyer problemin. Dhe Gjykata Kushtetuese duke e ditur këtë gjë se ata gjyqtarë janë, duke e ditur që mendja e njerëzve është te votimet, te gjërat e reja që po dëgjojmë te politikanët të vendit, kanë zgjedhur kohën më të përshtatshme dhe kohën më të thjeshtë. Përpara se ata të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kanë qenë gjyqtarë si këta të unionit, dhe për merita kanë vajtur atje ku janë.

-A besoni se pas zgjedhjeve do të zbatohet reforma në drejtësi, duke patur parasysh të gjitha orvatjet si nga politika ashtu edhe nga drejtësia për ta penguar? A do të kenë fuqi të dalin përfundimisht kundër SHBA, pasi dihet që reforma në drejtësi është një projekt amerikan?

Unë besoj se reforma do zbatohet meqenëse është objektiv i rëndësishëm i shqiptarëve. Reforma do zbatohet po se kë do marrë me vete reforma kjo do shihet. Nëse mund të ketë njerëz të nivelit të lartë, këtë do ta thotë reforma. Kushdoqoftë që i del përpara reformës, ta marrë me vete. A do ta bëjë dot apo jo reforma, për këtë do ta çmojmë reformën ne. Ne më pas do japim vlerësimin, a u zbatua siç duhej apo jo reforma. Nuk ka më rrugë për t’u kthyer mbrapsht! Dhe unë besoj fort se reforma nuk do shtyhet. Reforma do bëhet mbase që në këtë legjislaturë. Reforma në drejtësi në Shqipëri do të jetë dhe një shembull për reforma të ngjashme në të gjithë vendet e Lindjes. Shqipëria është një terren i përshtatshëm për t’u bërë shembull, për faktin se ka një drejtësi shumë të korruptuar, dhe për faktin se është një vend i vogël që menaxhohet më kollaj nga aleatët që janë të interesuar për reformën.

-A mund të themi që ankimimi i ligjit të vetingut në Gjykatën Kushtetuese, ka indicie politike?

Kjo ka interesa praktika, nuk ka indicie politike. Edhe zotërinjtë e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës janë, por janë pak më seriozë. Gjithsesi, edhe ata përpara se të bëheshin anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjykatës të thjeshtë kanë qenë para 25 viteve. Edhe ata janë të përfshirë në gjithë këtë histori. Nuk do të çuditesha që ata të pranonin ankimimin e ligjit, nga Unioni i Gjyqtarëve. Por nuk e shtyjnë dot përgjithmonë ligjin e vetingut. Mund ta shtyjnë për disa kohë me shpresën që do bjerë ky ritëm. Gjërat e mëdha në Shqipëri bëhen me fushata, dhe kur kalon ai piku, sikur gjërat zbehen. Ma merr mendja që në këtë rast ata, këtë po kërkojnë. Shty-shty me shpresën që do zbehet. Por nuk do zbehet sepse është marrë seriozisht. Por duket që është pjesë e strategjisë për ta bllokuar vetingun.

-Kuvendi ka mbyllur procesin e dëgjesave të kandidatëve për vetingun. Nuk ka datë se kur zgjidhen emrat. Komisionet e vetingut duhet të ishin ngritur para zgjedhjeve, por duket qartë se ky proces është shtyrë pas zgjedhjeve parlamentare. A i trembet politika reformës në drejtësi?

Nuk ka shumë rëndësi nëse komisionet e vetingut të ngrihen para apo pas zgjedhjeve. E rëndësishme është që ky proces të bëhet dhe të nisë puna e zbatimit të vetingut. Unë nuk e them dot që e gjithë politika i trembet reformës në drejtësi. Por, sigurisht ka plot njerëz në politikë që i tremben reformës. Unë nuk dua t’i fus të gjithë një “thes”. Padiskutim që ka plot njerëz të rëndësishëm, të nivelit të lartë që kanë bërë tendera dhe shumë çudita në këtë vend, që me siguri i tremben reformës. Kush i trembet reformës? Sistemi i drejtësisë dhe politikanët. Këta e kanë patur në dorë të jepnin vendime duke përfituar para. Nëse jep një koncesion si politikan, fiton para. Ndërkohë, edhe një gjyqtar që jep një vendim që s’ka të bëjë fare me drejtësinë, fiton para. Këto janë dy grupet e mëdha shoqërore në këtë vend që duhet të tremben. Por t’i fusësh të gjithë një “thesë”, më duket e padrejtë!

-Dy liderët, Rama-Meta, të cilët qeverisën për katër vite, kanë thelluar sulmet verbale ndaj njëri-tjetrit. PS-LSI në këtë betejë elektorale, duket se janë vetëm këto dy forcat politike kundërshtare për të marrë drejtimin e “timonit” pas zgjedhjeve.  Si i shihni debatet e fundit brenda PS dhe LSI?

Nuk ka më koalicion. Koalicioni ka dalë në zgjedhje. Përderisa bëhen debate kaq të forta, do të thotë që koalicioni është fiktiv. Nuk është koalicioni i marrëveshjes para Rama-Basha. Por është një tjetër koalicion, ku brenda është edhe Partia Demokratike. Është një koalicion parazgjedhor që po përpiqet të çojë vendin në zgjedhje. Të dyja palët po kritikohen hapur.

-Do ta mbështesnit një koalicion paszgjedhor PD-PS?

Këtë do ta tregojë vota. Janë hedhur në lojë të gjitha versionet e mundshme. Gjithçka që mund të ndodhë, do të varet nga votat. Do t’u thoja analistëve, gazetarëve, t’i lënë skenarët sepse edhe dy javë na ndajnë nga procesi zgjedhor. Të tre liderët janë në fushatë dhe të gjithë e kanë kuptuar se cila është filozofia e Ramës, e Bashës apo e Metës. Tetë vjet në pushtet ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm që ka drejtuar vendin, ndërsa Lulzim Basha ka qenë katër vjet kryetar bashkie. Basha mendon se tani se ka ardhur nga marsi dhe do bëjë çudira. Janë karagjozllëqe! Premtimet për fushatë bëhen në të gjithë botën, por nuk ndërrohen shifrat me disa herë. Njëri thotë do bëjmë TVSH 9 për qind, tjetri thotë do t’u japë drekë nxënësve...Po dale, se bëhen me para dhe jo me guralec...!

-Nëse Lulzim Basha humbet zgjedhjet, a rrezikon të humbasë drejtimin e partisë?

Këto janë probleme të partisë. Nëse mendojnë ta heqin, le ta heqin! Nëse mendojnë se nuk e ka ai fajin, le ta mbajnë! Por partinë vetëm zgjedhjet mund ta vlerësojnë.

-Si e shihni vendimin e Bashës për largimin e figurave të vjetra në PD, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Astrit Patozi?

Lulzim Basha i cili pretendon të bëjë Republikën e Re, kërkon ta bëjë me njerëz të rinj. Sali Berishën nuk e heq dot. Ata janë konsultuar të dy dhe kanë menduar që këta njerëz të rinj të krijojnë bindjen që tani është një ekip i ri i shkolluar në Perëndim dhe do japë shpresa për të ardhmen e vendit. Njerëzit janë mërzitur duke parë gjithmonë Jozefina Topallin, me ironitë e saj. Ata kanë 6 legjislatura në Kuvend dhe çfarë ka koka e shpirti i tyre duhet të kishte dalë deri tani. Çfarë u ka mbetur ndonjë gjë për të thënë, që nuk e kanë thënë?! Do mbeten në histori si ish-anëtar të Parlamentit dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

-A duhet ta largonte moralisht Berishën?

Duhet ta largonte por nuk e largon dot. Figura qendrore e politikës në këto 27 vite, Berisha ka qenë. Ai është president i parë, u zgjodh për herë të dytë, donte të bëhej mbret por Berisha erdhi prapë në pushtet. Kur Berisha ishte në opozitë, gjithmonë në debatet që bëheshin, dilte njëri dhe thoshte: Po Berisha çfarë do thotë për këtë? Berisha ka qenë figurë e rëndësishme. Të gjithë vendimet që kanë marrë socialistët, Berishën e kanë patur parasysh. Në këtë kuptim, Berisha ka qeverisur në këtë vend për 27 vite. Tani Berisha del në Parlament dhe tregon përralla. Nuk ka më ide. Ka qenë intelektual serioz, por me qëllime të mbrapshta. Metodat i kishte të mbrapshta, të huazuara nga komunizmi.

Intervistoi: Eneida Jaçaj