BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Fatos Klosi: Partnerët kanë përgjime dhe të dhëna mbi llogaritë bankare të politikanëve, kontrolle dhe në parajsat fiskale, dosjet po bëhen gati

Fatos Klosi: Partnerët kanë përgjime dhe të dhëna mbi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi deklaroi dje gjatë një interviste për gazetën se reforma në drejtësi do të vazhdojë, pavarësisht pengesave, me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Sipas tij, këta të fundit kanë informacione që do të mundësojnë arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, si edhe të dhëna sa u takon pasurive kriminale të politikanëve shqiptarë. Më tej, ai shtoi se PD dhe LSI janë të ndara si forca opozitare që luftojnë me një armik të përbashkët për t’u ngjitur në pushtet.

-Zoti Klosi, 2018 pritet të jetë viti i drejtësisë, ku do nisë zbatimin vetingu dhe do ngrihen organet e reja. Sa mendoni se do të ketë sukses reforma në drejtësi?

Reforma në drejtësi mendoj se do të ketë sukses. Shpresoj se do të ketë sukses dhe do të japë rezultate. E para, sepse e shoh që reforma në drejtësi ka nisur, pavarësisht nga vonesat që pati gjatë këtij viti nga të rëndësishmit e politikës, që mua më duket sikur u penduan. Por, megjithatë tani ajo nuk mund të mbetet në mes. Faktori kryesor që na siguron se nuk mbetet dot përgjysmë janë partnerët ndërkombëtarë. Qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë Bashkimi Evropian, e kanë marrë shumë seriozisht dhe kanë qenë brenda në çdo hap që është bërë për reformën. Që kur u votua me 140 vota për ndryshimet kushtetuese që kërkonte reforma dhe në vazhdimësi ata kanë qenë të vëmendshëm. Ata kanë bërë deklarata të forta, si ajo e ambasadorit të SHBA, Donald Lu për “peshqit e mëdhenj”. E di që ka shumë njerëz që nuk besojnë, por ka një gjë: ata kanë shumë informacione të rëndësishme. Tani problemi është se rezultatet e reformës në drejtësi nuk mund të jepen të mënyrë të menjëhershme me një “bum”, por do të bëhet dalëngadalë. Ndërkombëtarët duan ta bëjnë reformën, ndaj të gjitha informacionet që zotërojnë, ata do t’i nxjerrin. Do t’i nxjerrin si argumente për kapjen e atyre që Donald Lu i konsideroi si “peshqit e mëdhenj”. Argumente ata kanë, kanë shumë informacion për përgjime telefonike, për llogari bankare që kanë politikanët jashtë e për çdo gjë që do të shërbejë në favor të pastrimit të gjyqësorit dhe të politikës. Por më i rëndësishëm është spastrimi i politikës, duke qenë se kjo e fundit vendos për çdo gjë në këtë vend. Gjyqësori ka qenë pasojë e saj pastaj. Ajo ka zgjedhur njerëzit e gjyqësorit, ka bërë sikur s’ka parë e s’ka dëgjuar në rastet e korrupsionit dhe e ka përdorur për interesat e veta. Prandaj them që nga këmbëngulja e ndërkombëtarëve do të ketë rezultate. Unë nuk them dot se do të ketë rezultate shpejt, por kur kemi duruar 25 vjet, s’kemi pse ngutemi tani në fund. E rëndësishme është që qoftë edhe ngadalë të dalin fakte që ja filloi, ja po bëhet. Qe një rast i parë që unë e quajta fillim, kur shumë gjyqtarë nuk pranuan të kalonin në procesin e vetingut dhe dhanë dorëheqjen. Nuk ishte parë kjo më parë, ishte një ngjarje shumë interesante, ata u treguan më të mençur dhe zgjodhën atë rrugë e mbase për veten e tyre mirë bënë.

-Gjatë dy viteve të fundit, që nga hartimi i ligjeve e deri te miratimi i tyre, ka pasur tentativa të vazhdueshme bllokuese nga politika. Në gjykimin tuaj, a ka persona që nuk e duan reformën dhe do të bëjnë gjithçka për ta penguar?

Sigurisht, këtë e kemi pranuar të gjithë. I gjithë problemi është a ka shumë, a janë ata persona përcaktues për reformën në drejtësi? Këto janë diskutimet që duhen bërë. Që ka persona që nuk e duan, që përpiqen ta ngadalësojnë, pengojnë, zhvlerësojnë e të gjejnë një mijë sebepe që kjo reformë në drejtësi nuk është e arsyeshme, këtë gjë ne e dimë. Por i gjithë problemi është që, këta që s’e duan janë shumica e politikës apo vetëm një pjesë e korruptuar? Unë uroj që të mos jenë shumica. Përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë le ta mundin edhe sikur të jetë shumica. Gjithë ky siklet që është krijuar, është krijuar sepse ne nuk kemi guxuar të themi emra konkret. Ne emrat i dimë, emrat i ndjejmë edhe kur nuk i dimë, s’ka nevojë të ketë fakte, ja kjo telefonatë ose ja ky argument. Jo vetëm qytetarët, por edhe të tjerët që kanë pasur rast të ishin afër politikanëve e të punonin në institucione të rëndësishme mund t’i dinë emrat, por problemi është që asnjëri nuk ka guxuar t’i thotë publikisht sepse kështu është atmosfera këtu. Ne jemi të gjithë nëpunës këtu. Këtë s’e bën kurrkush këtë. Ata që dinë gjëra janë nëpunës të shtetit, janë në radhët e policisë, në prokurori, nëpër ministri, kudo ku politika e ka shkelur drejtësinë.

-Në janar parashikohet ngritja e KLGJ dhe KLP, mirëpo PD ka paralajmëruar protesta dhe bojkot të Parlamentit. A është ky një sinjal për ripërsëritje të skenarit të një viti më parë, ku opozita zvarrit për 3 muaj përzgjedhjen e anëtarëve të vetingut?

Këtu nuk bie dot fare dakord me Partinë Demokratike. Përgjithësisht asnjëherë nuk kam qenë dakord me këtë forcë politike, por për këtë rast jam totalisht kundër. Shfrytëzimi i reformës në drejtësi si kapital e material politik është skandal. Në qoftë se ka ndonjë gjë për të cilën vuan ky popull, ky vend, është tamam kjo: një nga shtyllat e shtetit tonë, që është drejtësia, është krejtësisht e korruptuar. Nuk them që administrata është e pastër, por drejtësia është shumë më tepër e përlyer. Dhe ta përdorësh këtë të fundit si material politik në këtë pikë, mua më duket e pandershme, antipatriotike. Opozita mund të gjejë dhe të përdorë materiale të tjera plot për të bërë politikë, nuk është se qeveria është aq e përsosur sa nuk gjendet asnjë kritikë. Por unë nuk besoj se reforma në drejtësi ka ngjyrë dhe nuk do të pranohet nga askush, edhe nga ata partnerët ndërkombëtarë, që të bëjnë dallime mes pozitës dhe opozitës. Reforma në drejtësi do të ishte më bindëse nëse do të atakonte më shumë pozitën sesa opozitën. Edhe ata partnerë që duan ta bëjnë dhe të na ndihmojnë, këtë gjë e kanë parasysh. Ata duan të godasin në pozitë sesa në opozitë, edhe për të dhënë mesazh. Kështu që shfrytëzimi nga ana e Partisë Demokratike për protesta për të ardhur në pushtet Lulzim Basha, që absolutisht nuk e meriton, është skandaloze. Ata kanë paralajmëruar plot gjëra dhe unë nuk i kam frikë. Opozita është e rëndësishme sepse për reformën në drejtësi duhet edhe kontributi i saj, ashtu siç u votua edhe për ndryshimet kushtetuese. Nuk mund të bëhet reforma me shumicën, por duhet ndarë problemi i reformës me problemet e tjera që opozita mund të përdorë për luftën e saj politike. Ka sa të duash.

-Në muajin nëntor ambasadori Donald Lu deklaroi se në janar, fillojnë arrestimet e “peshqve të mëdhenj”. Mendoni se do të ketë të tilla arrestime?

Kjo qe një nga deklaratat më të forta të bëra ndonjëherë. Sigurisht që do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj. Unë jam i sigurt për këtë gjë!

-Një çështje sensitive është ajo e zbulimit të parave të korrupsionit. Duke qenë se ju keni qenë kreu i SHISH dhe keni bashkëpunuar me ndërkombëtarët, a kanë dijeni të huajt për paratë e politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë të fshehura jashtë vendit?

Patjetër! Unë këtë quaj një nga garancitë e suksesit të reformës. Ata kanë shumë informacione dhe me siguri kanë edhe të dhëna të kësaj natyre, pra ku janë paratë e politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë. Sigurisht që janë në dijeni për transferta të paligjshme në parajsat fiskale. Kjo është puna e tyre.

-Po kur SHISH drejtohej nga ju, a keni pasur ju të dhëna mbi transferta apo pasuri kriminale të pushtetarëve shqiptarë?

Jo, nuk ka qenë absolutisht në prioritetet tona ky problem në atë kohë. Me thënë të drejtën, gjatë atyre viteve nuk ka qenë korrupsioni problemi kryesor dhe fenomen kaq galopant sa është sot. Atëherë ka pasur probleme të tjera plot, por jo korrupsionin. Nuk kishin filluar atëherë as ndërtimet e mëdha, të rrugëve që u bënë më vonë. Unë fillova detyrën në ’97, ku problem kryesor ishte ai krimi, terrorizmi, politika, por korrupsioni doli më vonë, gjatë qeverisë “Nano”.

-Për të kaluar te situata politike, si e shihni opozitën e sotme, pra PD-LSI? A është në drejtimin e duhur kjo opozitë për të rivalizuar qeverinë?

Sipas meje, nuk është në drejtimin e duhur në rast se do që ta përdorë procesin e reformës në drejtësi si armë politike, ta shfrytëzojë në favor të qëllimeve të saj politike. Ka probleme të tjera që mund t’i përdorë si armë politike. Nga ana tjetër, unë i shoh të dyja forcat opozitare, PD dhe LSI, fare të ndara nga njëra-tjetra. Ato rastësisht kanë një armik të përbashkët, pozitën, por nuk është se në këtë luftë janë bashkë. Opozita nuk është mjaftueshëm e fuqishme për të luftuar me mazhorancën. Pozitën e rrezikojnë gabimet e saj, jo lufta e opozitës. Lufta e opozitës është luftë pushtetesh, është luftë për ndërrimin e njerëzve që ulen nëpër karrige. LSI ka qenë deri para disa muajsh në pushtet, për tetë vjet rresht, më shumë se Partia Socialiste. Kështu që të gjitha fenomenet që janë sot në Shqipëri dhe qeverisjen e saj, i takojnë edhe asaj, d.m.th ka gisht edhe ajo. Njëlloj me LSI, për tetë vjet rresht qe në pushtet edhe partia tjetër opozitare, PD, por unë nuk e mbaj mend që situata të ketë qenë shumë më e mirë se sot. Pra, lufta politike në Shqipëri nuk është luftë për të qeverisur më mirë vendin, por luftë se kush do të rrijë ulur në karrigen më të rëndësishme. Gjithë problemi është luftë për të ndërruar njerëzit që do të marrin karrigen e pushtetit. Kështu që nuk shpresoj aspak tek kjo luftë, të paktën në mënyrën si bëhet. Nuk kam parë që të bëhet opozitë me programe konkrete dhe jo me fjalë, qoftë kur në opozitë ishte edhe PS. P.sh, PS ka programin që do të bëjë qendrat e qyteteve, këtë po shajnë tani: shumica e parave po shpenzohen për lustër, ndërkohë që populli ka halle. Por, nuk kam parë që opozita të jap një program alternativ. Këta bëjnë luftë politike, duke hedhur baltë mbi personat. Lufta politike ka qenë një luftë kundër disa figurave të caktuara.

-Ditët e fundit kemi pasur disa përplasje të vogla mes kryeministrit dhe Presidentit. Zoti Meta vijon të mos dekretojë kreun e SHISH, ndërkohë që i dërgoi një letër presidentit amerikan për votën e Shqipërisë në OKB. Në gjykimin tuaj, si e shihni të ardhmen e marrëdhënies Rama-Meta?

Edhe pse Meta e zvarrit dekretimin e Helidon Bendos, ky i fundit është në krye të SHISH. Ai është nënkryetari aktualisht dhe ai është në detyrë, edhe pse jo zyrtarisht. Gjëra të tilla do të ketë, këto janë përplasje të vogla. Presidenti i takon opozitës. Ai normalisht duhet të jetë i pavarur e të përfaqësojë unitetin e popullit, por ai mori pjesë në fushatë dhe ka ardhur nga opozita e sotshme që ishte pozitë e djeshme. Pra, nuk është ndonjë çudi e madhe që mes Metës dhe Ramës të ketë kontradikta të vogla. Unë uroj që të mos jenë të mëdha. Në të ardhmen besoj që të dy do të mbajnë pozitat institucionale. Nuk do të ketë përplasje të rënda, përplasje të vogla mund të ketë.

-Brenda PD duket sikur ka një krisje të marrëdhënieve Basha-Berisha. Ish-kryeministri kërkoi djegie mandatesh, por që nuk u miratua nga zoti Basha. A ka nisur Basha të marrë frenat e partisë, apo ndikimi i Berishës është i pashmangshëm?

Pas zgjedhjeve, një krisje e tillë pritej. Normalisht edhe Sali Berisha duhet të distancohet nga të gjitha problemet që janë krijuar brenda Partisë Demokratike nga humbja e zgjedhjeve. Ai, si burrë i mençur që është, do që të lajë duart që ai vetë s’ka përgjegjësi për atë punë, që ka qenë pak më ndryshe në kohën kur drejtimin e PD e kishte ai. Berisha po përpiqet të distancohet në mënyrë që të tregojë se s’ka asnjë përgjegjësi. Pastaj nga ana tjetër, propozimi për djegie mandatesh ishte një thirrje emocionale. Ajo tregonte që Berisha s’kishte asnjë plan, s’kishte asnjë zgjidhje për situatën dhe tha një budallallëk të madh. Djegia e mandateve është budallallëku më i madh që mund të bëhet. Avash-avash kështu do të ndodhë, Basha do e marrë në dorë partinë. Kanë qenë burra shumë më të fuqishëm se Berisha në vende shumë më të mëdha dhe me përgjegjësi shumë më të mëdha, por koha bën të vetën. Dhe ai do të dorëzohet.

Intervistoi: Mimoza IBRA

Më të lexuarat