BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Fatos Klosi: PD po del blof me tentativat për skenar maqedonas, prokuroria dhe SHISH vijojnë ta informojnë, ja pse Meta zvarrit dekretin për kreun e SHISH

Fatos Klosi: PD po del blof me tentativat për skenar maqedonas, prokuroria

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi gjatë një interviste të dhënë për gazetën “SOT”, duke u ndalur mbi aktualitetin politik si dhe çështjen e përgjimeve, theksoi se Partia Demokratike po del blof me tentativat e saj për skenar maqedonas. Madje, Klosi duke u ndalur tek situata e përgjimeve u shpreh se prokuroria dhe SHISH vazhdojnë të japin informacione tek PD. 

-Ditët e fundit është hapur një debat sa i takon mandatit të kryeprokurorit. Pse duhet të largohet Adriatik Llalla?

Mendoj se kryeprokurori duhet të largohet sepse e ka plotësuar mandatin e tij. Pavarësisht se mund të ketë pretendime kryeprokurori do të jenë organet kompetente ato që do të vendosin.

-Si e shihni faktin se PD dhe LSI kanë dalë kundër largimit të Llallës?

Këto dy forca politike janë opozita e vendit. Dhe të jemi të sinqertë, një gjë që e do mazhoranca nuk e do opozita. Si dhe anasjelltas. Por e keqja është se këtu tek ne është opozitë për çdo gjë. Sepse për çfarë do lloj gjëje të diskutohet opozita nuk bën rolin e opozitës, por bën rolin e kundërshtarit duke sulmuar. Megjithatë unë deri më tani nuk kam dëgjuar ndonjëherë që ky prokuror të jetë lavdëruar nga këto dy forca. Pra që të paktën të justifikonin kërkesën e tyre, për ta mbajtur dhe disa muaj në krye të detyrës.

-Si e shihni bashkëpunimin PD-LSI?

Të jem realist nuk ka qenë ndonjë bashkëpunim i madh mes këtyre dy forcave. Kjo për faktin se unë nuk kam parë ndonjë një gjë konkrete, përveç një deklarate të përbashkët që kanë bërë ku u tha se do të bashkëpunonin. Por pavarësisht kësaj deklarate akoma nuk është marrë ndonjë nismë e përbashkët. Megjithatë në përgjithësi kanë qenë kundra mazhorancës duke e kritikuar pak a shumë me të njëjtën gjuhë. Por ky nuk mund të quhet bashkëpunim sepse të dyja këto forca janë në pozita të njëjta dhe dihet që janë kundra qeverisë.

-Ditët e fundit prokuroria ka nisur një aksion të gjerë ndaj disa ish-krerëve të policisë, ndërsa më pas ka pasur akuza për dekonspirim të operacionit. A kemi të bëjmë më shumë me një përplasje politike mes prokurorisë dhe mazhorancës, pasi para largimit, Llalla po mundohet të dëmtojë sa më shumë qeverinë?

Është gjë e mirë në fakt që po bëhet një aksion ndaj policëve që janë të korruptuar. Sepse nuk besoj se do ankohet apo është ankuar njeri se pse po ndiqen këta policë. Ndërkohë po t’i qëndrojmë faktit që ata policë e morën vesh këtë gjë, mua më duket se nuk është kështu. Kjo, se kam dëgjuar që dy prej atyre policëve, ndonëse ishin tre, qenë larguar me kohë nga Shqipëria dhe nuk ishin larguar tani. Por siç ndodh, mjafton një shkak dhe bëhet zhurmë kot: jo kush i lajmëroi; si i lajmëroi. Tani këta efektivë edhe mund të jenë lajmëruar, por unë thashë që kam dëgjuar që këta efektivë policie ishin larguar më parë nga vendi.

-Vetingu ka nisur dhe shumë shpejt pritet që të jepen rezultatet e para. Në gjykimin tuaj a ka gjyqtarë dhe prokurorë që duhet të largohen nga sistemi?

Unë uroj që ky proces të ketë nisur vërtetë! Pra që vetingu të ketë hyrë në një fazë finale që të jap rezultatet e veta. Ndërkaq kam dëgjuar që kanë kaluar nëpër komisionet e tij disa dosje të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, disa nga Gjykata e Lartë e kështu me radhë, por do doja që ky proces të kryhej sa më shpejt. A do ketë njerëz që do të penalizohen nga procesi i vetingut? Unë them sigurisht që po. Se përderisa u bë një proces i tillë, nuk u bë se i vajti dikujt në mendje kjo gjë. Por u bë se situata lidhur me sistemin e drejtësisë në Shqipëri ishte vërtet problematike. Dhe nëqoftëse ka ndonjë një sektor të institucioneve që është i korruptuar, duke u bazuar dhe në sondazhet që janë bërë mbi opinionin e njerëzve të thjeshtë, është sistemi i drejtësisë. Sepse populli e ka të qartë që po të shkosh në gjyq, duhet të shkosh me dorën në xhep nëqoftëse do të pretendosh diçka nga gjykata. Megjithatë jo vetëm gjykata, por edhe prokuroria. Marrim rastin e çështjeve penale ku ka pasur raste plot që njerëzit janë liruar që në prokurori. Ç’ka tregon që dihet që kanë paguar për të fituar lirinë. Pra, duke qenë ky sektor kaq problematik, prandaj nisi dhe ky proces. Dhe nëqoftëse ky proces nuk do të përfundoj me penalizime do të ishte siç thotë dhe populli “një vrimë në ujë”.

-Një tjetër proces që duhet të kishte nisur ishte ai i SPAK. Por nuk ka asnjë lëvizje në këtë proces. A mendoni se politika i trembet luftës ndaj korrupsionit që kanë paralajmëruar ndërkombëtarët?

Nuk mund të jap një përgjigje me detaje, por mendoj që kjo punë që ka nisur do të përfundojë. Se për sa kohë ndërkombëtarët janë të vendosur në kryerjen e këtyre proceseve si ai dekriminalizimit apo dhe i shumë të tjerëve, qoftë ai i drejtësisë, qoftë ai i politikës, dihet që proceset do të shkojnë deri në fund. Kështu që mendoj se nuk mund t’i bëhet bisht kollaj. Por pavarësisht kësaj dhe atmosfera politike ka qenë shumë e ngarkuar gjatë kësaj kohe, plus probleme ka pasur plot. Mund të përmendim këtu sulmet e opozitës ndaj mazhorancës për kanabizimin apo krimin. Dhe këto besoj se ia kanë ngadalësuar pak ritmet krijimit të SPAK, por nuk mendoj se do t’i shmanget dot njeri.

-Është hapur një debat sa i takon pasurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve. Si ish-kreu i Shërbimit Informativ, a ka nga ata që mund t’i kenë nxjerrë jashtë vendit paratë e korrupsionit?

Atëherë mund të them që nxjerrja e parave është gjëja më e zakonshme që mund të bëhet. Megjithatë paratë që nuk janë deklaruar në deklaratat e përvitshme që japin të gjithë pushtetarët e të gjithë sistemeve në Shqipëri, të jeni të sigurt që diku kanë shkuar. Por unë, ashtu siç e thash, besoj shumë tek fakti që në valle janë dhe ndërkombëtarët. Dhe duke qenë në lojë ndërkombëtarët, këta të fundit i kanë në dorë të gjitha mjetet që ato para që janë jashtë të evidentohen. Sepse nëqoftëse këto para kanë vajtur jashtë, kanë shkuar nëpër banka, nuk kanë shkuar në xhepat e të tjerëve. Dhe siç e thashë kam shumë besim që do të evidentohen.

-Meqenëse jemi tek kjo çështje, ku mund t’i kenë çuar këto para dhe sa e lehtë do të jetë zbulimi i tyre?

Shiko, ata e kanë menduar qysh në fillim se ku do t’i çojnë. Unë nuk mund të them se ku i kanë depozituar konkretisht, por sigurisht mund të them që kanë zgjedhur ato vende ku informacioni lidhur me depozitat bankare është më i vështirë. Megjithatë, sot kam përshtypjen se është rënë dakord në të gjithë vendet e botës, që në çdo rast kur bëhet fjalë për procese kriminale apo raste korrupsioni edhe bankat nuk kanë më të drejtën apo guximin që t’i mbrojnë këto depozita. Duke u mbështetur tek këto argumenta, unë mendoj se nuk do të ngelet gjë pa u evidentuar.

-Kryeministri propozoi Helidon Bendon në krye të SHISH pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Si e shihni vonesën e dekretimit nga Presidenti i Republikës?

Kjo është e drejta e Presidentit pasi nuk ka një afat të caktuar për këtë punë. Megjithatë mund të them që Presidenti akoma nuk është bindur që zgjedhja është më e mira dhe po vazhdon të pyesë për të ditur më shumë rreth kandidaturës të njeriut të propozuar. Por përderisa s’ka afate për këtë punë, kurrkujt nuk duhet t’i bëj përshtypje të keqe. Ndërkohë një gjë është, sepse përderisa ai është nënkryetar i Shërbimit Informativ, ai praktikisht po e drejton Shërbimin tani. Sepse Shërbimi nuk ka një drejtor aktualisht dhe kandidatura që i është propozuar Presidentit është drejtori i SHISH. Ndërkaq mund të them që kjo punë mund edhe të zvarritet.

-PD prej disa ditësh po kërcënon qeverinë duke folur për dosje përgjimi dhe afera zyrtarësh. Në gjykimin tuaj ku i gjen këto informacione Partia Demokratike? Apo prokuroria është vënë në shërbim të saj?

Kjo gjë më shumë sesa një kërcënim i vërtetë, për mua është një blof. Mund të them se PD duke pandehur se qeveria mund të ketë frikë, për një përsëritje të asaj që ndodhi në Maqedoni, i lëshon këto deklarata pa ndonjë përgjegjësi të madhe. Sepse këtu tek ne eksperienca ka treguar që nuk pëson asgjë edhe nëqoftëse gënjen me deklarata. Se në përgjithësi gënjeshtrat nuk janë ndjekur deri në fund nga organet kompetente në mënyrë që të mbajnë përgjegjësi ata që gënjejnë. Kjo besoj se është e para. Ndërkohë nëse ka vërtet përgjime të pushtetarëve të mëdhenj, janë institucionet që e kanë të drejtën e këtyre përgjimeve. Pra, janë institucionet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. Kështu që o nga njëra, o nga tjetra kanë dalë këto përgjime atëherë. Megjithatë, nuk do të çuditesha shumë nëse informacionet kanë dalë nga këto dy institucione. Sepse edhe para disa vitesh doli problemi i këtyre përgjimeve. Ndonëse nuk kam qenë në brendësi të këtyre gjërave i kam dëgjuar nga shtypi. Por mundësitë janë. Dhe këto fakte shndërrohen në luftë politike pastaj.

-Megjithatë Partia Demokratike pretendon se këto informacione i ka marrë nga shërbimet partnere. Sa e lehtë është që shërbimet partnere të japin informacione për partitë politike të vendeve të tjera?

Këtu Partia Demokratike gënjen hapur. Sepse Shërbimet partnere nuk merren kurrë me gjëra të tilla dhe nuk i bëjnë këto lloj gjërash. E thashë edhe më sipër, po përdoret rasti i Maqedonisë dhe po luhet me këtë gjë. Shërbimet partnere nuk e bëjnë këtë gjë dhe nuk kanë asnjë interes ta bëjnë këtë praktikë që t’i japin materiale opozitës së një vendi që ajo të rrëzojë qeverinë. Një gjë e tillë është absurde. Është një justifikim banal për mendimin tim.

-Berisha ka kritikuar mbajtjen e takimit të qeverive të përbashkëta Shqipëri-Kosovë. Pse një sulm i tillë, pasi duket sikur Berisha nuk e ka mbështetur një bashkëpunim të tillë?

Berisha kritikon çdo gjë që bën qeveria dhe unë nuk çuditem fare. Sepse në çdo veprim që ndërmerr qeveria, Berisha përpiqet dhe gjen argumenta në favorin e kritikave të bëmave të qeverisë. Natyrisht përveç kësaj, kam dhe atë idenë se Berishës nuk i pëlqen një afrim midis dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës. Ndoshta është dhe xheloz për këtë punë ngaqë nuk e arriti dhe vetë. Por theksoj që më shumë është dhe një dëshirë e tij për të kritikuar çdo gjë që bën qeveria. 

Intervistoi: Endri ARIZI