BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Fatos Klosi: Shkarkimi i Metës po shtyhet pak si tepër, veprimet e PS konfuze, ja pse SPAK do të sjellë furtunë ndaj pushtetarëve të korruptuar

Fatos Klosi: Shkarkimi i Metës po shtyhet pak si tepër, veprimet e PS

Reforma në drejtësi, ngritja e SPAK, raportet Qeveri-Presidencë, situata politike në tërësi dhe tërmeti i 26 nëntorit që la pas një tragjedi të madhe, kanë qenë disa nga temat, për të cilat foli ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, teksa komentoi “luftën” e nisur mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta, u shpreh se me shtyrjen me katër muaj të afateve të komisionit hetimor mazhoranca tregoi se është konfuze. Në këtë pikë, zoti Klosi theksoi se shkarkimi i Metës po çohet në “kalendat greke”, duke treguar mungesë serioziteti nga ana e shumicës qeverisëse. Duke komentuar ngritjen e SPAK, ish-kreu i SHISH u shpreh optimist se kjo strukturë do të sjellë një frymë të re, ku sipas tij, target i saj do të jenë pushtetarët e korruptuar. Sipas tij, me ngritjen e SPAK ka ardhur koha që shumë dosje të bujshme të rihapen, në mënyrë që të gjithë të korruptuarit të shkojnë para drejtësisë. Sa i takon situatës së tërmetit, ku i vetmi person që po e përdor atë politikisht është ish-kryeministri Sali Berisha, zoti Klosi deklaroi se kjo nuk është një risi, pasi sipas tij, Berisha sulmet, akuzat dhe baltosjen e ka pjesë të jetës së tij.

 

-Zoti Klosi, Shqipëria u përball me një tërmet shumë të fortë javën e shkuar. Si e shihni angazhimin e shtetit shqiptar për përballimin e situatës?

Aq sa shoh unë, por edhe me sa kam parë direkt, si dhe gjatë këtyre ditëve nëpërmjet mediave natyrisht, mendoj se shtetit është shumë i angazhuar. Në këto raste nuk ke se çfarë bën më shumë. Domethënë masat mund të ishin marrë një çik më përpara se të ndodhte ky tërmet, por tani që tërmeti ndodhi, mendoj se angazhimi më duket se është i plotë nga ana e shtetit.

-A ka Shqipëria kapacitete për emergjenca të kësaj natyre?

Rasti i tërmetit të 26 nëntorit tregoi se Shqipëria ka kapacitet për emergjenca të kësaj natyre. Njerëzit u shpëtuan. Tani ata që i zunë godinat brenda, s’ka të bëjë më kapacitetet për t’i shpëtuar. Kjo pasi ata nuk shpëtojnë në të gjithë botën. Pra, në të gjithë botën tërmetet shkaktojnë viktima. Edhe në Shqipëri patëm viktima dhe nuk ishin pak dhe vërtet është e rëndë, për familjet e tyre në fillim, e mandej për gjithë Shqipërinë. Por dua të them se në këtë rast ndihma nga ana e shtetit vajti shpejt, të gjithë institucionet e shtetit u mobilizuan edhe ndihma nga jashtë erdhi shpejt. Kështu që, deri më tani këto janë të vërteta. Nga ana tjetër, dua të them se kapacitet nuk kanëfund dhe kjo varet sa investon për to, pasi në qoftë se investon shumë, do të kesh kapacitet më shumë. Kuptohet kjo gjë. Dhe mos harroni që Shqipëria nuk është ndonjë vend i pasur.

-Në kuadër të tërmetit të 26 nëntorit që la pas një tragjedi të madhe, kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë që politikanët në Shqipëri të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Si e shihni ftesën e tij drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha?

Shiko! Kjo është një ftesë normale në situata të kësaj natyre. Kështu që, është fare normale që në situata të tilla, për mua është gjynah që të përdoren këto situata për të bërë politikë. Megjithatë, pak a shumë të dyja palët e përdorën këtë situatë për politikë. Nga njëra anë, është qeveria që po përpiqet të tregojë që ka bërë gjithçka që mundi. Ndërkohë që, opozita ka qenë akoma më e fortë sa i takon të bërit politikënë këto raste, pasi ka zbritur në terren dhe ka gjetur raste të veçanta, duke i përgjithësuar ato dhe thënë se: “Shiko këtu, shteti iu ka kthyer krahët banorëve të prekur nga tërmeti, etj”. Kështu që, në kësisoj rastesh duhet njëri që t’i thotë opozitës: “Ore ti çfarë ke bërë për t’u ardhur në ndihmë banorëve”? Pra, të gjithë duhet të bëjnë dhe të ndihmojnë në këto raste, kështu që nga kjo pikëpamje them se situata po përdoret politikisht nga të dyja palët. Megjithatë, pozicioni i opozitës në këtë rast nuk më pëlqen fare.

-A mendoni se vitit 2020 do të sjellë një ndryshim në Shqipëri dhe të gjendet konsensusi mes palëve politike?

Jo, nuk e besoj. Nuk ka asnjë shenjë që vitit 2020 do të sjellë një ndryshim në Shqipëri, ku të gjendet konsensusi mes palëve politike. Lufta politike në Shqipëri është shumë e ashpër dhe nuk bëhet paqja brenda ditës. Kështu që, nuk besoj se palët do të gjejnë konsensusin. Por në këtë situatë që është e veçantë, vërtet të vjen keq që po përdoret politikisht, në një kohë që kemi shumë viktima, plotë njerëz pa banesa, etj. Janë gjithë këto probleme të mëdha, që ky tërmet ka prekur me dhjetra mijëra njerëzish dhe është gjynah që përpara fatkeqësisë së tyre këta të shikojnë hallin e karriges së tyre, duke bërë politikë. Kjo pasi politika bëhet për karrigen, ta marrësh apo të mos e lëshosh.

-Por tërmeti ka sjellë një farë qetësie edhe në marrëdhëniet mes qeverisë dhe Presidencës. Mazhoranca shtyhu afatet e komisionit hetimor me 4 muaj, ndërsa presidenti Ilir Meta anuloi tubimin e parashikuar për t’u mbajtur sot në Qytet Studenti. A mendoni se edhe mes këtyre palëve do të vendoset një farë konsensusi?

Normalisht që edhe ky “armëpushim” mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit të Republikës pjesë e politikës është. Pra, këto marrëdhënie që thoni ju janë pjesë e politikës. Kështu që, nëse politika e ka zbutur një cik tonin në këtë situatë edhe marrëdhëniet midis Qeverisë dhe Presidencës janë zbutur pak.

-Në gjykimin tuaj a po heziton mazhoranca të shkarkojë presidentin Meta nga detyra?

Shiko! Kjo puna e shkarkimit të presidentit Ilir Meta duket se u shty pak si shumë, sidomos me shtyrjen e afateve të komisionit hetimor me katër muaj, duket pak si shumë. Natyrisht që, një gjë që zgjatet dhe zvarritet është shumë vështirë për të përfunduar. Megjithatë, të shohim se çfarë do të prodhojë në finale, pasi jam pak konfuz dhe nuk di të them gjë për këtë rast.

-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka porositur strukturat e PD që të mos sulmojnë qeverinë gjatë këtyre ditëve. Megjithatë, i vetmi që ka devijuar nga rreshti është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po përdor fatkeqësinë e tërmetit për kredo politike, ku çdo ditë vijon me sulmet dhe akuzat në adresë të mazhorancës qeverisëse. Përse Berisha nuk ndalet duke bërë politikë edhe në këto raste?

Ish-kryeministri Sali Berisha po vijon në rrugën dhe lodrën e vjetër të tij. Pra, qëndrimet e tij në këtë rast meritojnë injorim. Shiko! Sali Berisha nuk rri dot pa shpifur, pa folur keq, pa hedhur baltë, pa bërë politik, sidomos në këto raste që mund t’i shfrytëzojë për të goditur politikisht kundërshtarët e tij. Berisha luftën, shpifjet dhe akuzat i ka pjesë të jetës së tij politike. Domethënë Saliu nuk e kupton ndryshe politikën. Pra, Berisha politikën kështu e kupton, të baltosë, akuzojë, sulmojë, të shajë, të njollosë. Kështu që edhe këtë rastin e tragjedisë po e shfrytëzon në këtë kuadër. Nuk ka asnjë dyshim që Berisha nuk di të ndajë, pasi kryefjalë e tij është baltosja. Por nga ana tjetër, unë shoh edhe eksponentë të tjerë të opozitës që po e shfrytëzojnë situatën post-tërmetit për kredo politke. Natyrisht që ka njerëz që nuk po flasin gjatë kësaj kohe, duke u përpjekur që të mbajnë një qëndrim të arsyeshëm. Por edhe vetë Lul Basha, por edhe të tjetrë pranë tij shumë të egër kanë qenë në këtë rast, duke përgjithësuar situatat, ndonëse këto lloj situatash janë të hershme. Në këtë pikëpamje nuk ke pse akuzon shtetin për mungesë kapacitetesh. Pra, ne nuk është se i kishim kapacitet dhe i prishi kjo qeveri. Kështu që, kjo qeveri vazhdoi në vazhdën e qeverisë së më pashme, ku tërmetet i quanin si një gjë të largët që nuk kanë të bëjnë me ne. Por ia që ra tërmeti edhe tek ne dhe na gjeti jo shumë të përgatitur, por sigurisht që do merren masa dhe unë besoj se këto masa do merren. Pra, është e turpshme që Berisha dhe të tjerëpo bëjnë politikë në këtë situatë.

-Një hap shumë i rëndësishëm është edhe ngritja e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion. 8 prokurorët e parë të kësaj strukture u zgjodhën dhe betohen më 19 dhjetor. A mendoni se do të kemi një frymë të re sa i takon luftës kundër korrupsionit?

Sigurisht, atë po shpresojmë. Kështu që, mendoj po e po, por edhe po shpresoj që Prokuroria Speciale Antikorrupsion, patjetër që do t’i japë një frymë të re luftës kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta. Në këtë pikëpamje, mendoj se lufta kundër korrupsionit nga SPAK do të jetë e suksesshme. Prandaj, janë ngritur institucionet. Prandaj u bë gjithë kjo reformë e thellë në drejtësi, ku padyshim kryefjala duhet të jetë çuarja para drejtësisë së pushtetarëve të korruptuar. Nga ana tjetër, në qoftë se unë them se SPAK nuk do të bëjë gjë, i bie që ne nuk paskemi bërë asgjë gjatë këtyre tre viteve të fundit. Shiko! Unë e quaj reformën në drejtësi, një nga reformat më të thella, më të rëndësishme që janë bërë në këtë vend, pas vitit 1990.

-A ka politikanë që i tremben SPAK-ut?

Sigurisht që ka shumë politikanë që i tremben ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Madje, dua të them që janë shumë dhe përpiqen ta pengojnë atë. Por që nuk kanë për t’ia arritur.

-A duhet që shumë dosje të bujshme të pushuara në vite të rihapen dhe të gjejnë rrugën e zbardhjes?

Mendoj se me ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dosjet e bujshme që janë mbyllur, ka ardhur koha që të trajtohen në objektivitet. Pra, ka ardhur koha që këto dosje të bujshme të hapen dhe të shikohet zgjidhja që kanë bërë e kanë mbyllur me burg apo me liri, kjo mbetet të shihet kur të hapen dosjet. Unë mendoj dhe jam besim plotë se SPAK do t’i trajtojë këto dosje, pasi ky është një premtim i madh që është bërë. Pra, është thënë që me ngritjen e SPAK do të rishikohen të gjitha dosjet e mbyllura të pushtetarëve dhe jam i prirur t’i besoj. Në këtë pikë nuk po them dosje politikanësh, pasi politikani e përdor pushtetin, pasi korrupsioni është një vepër penale që ka lidhje direkte me pushtetin. Kështu që, besoj se ka ardhur koha që të rishikohen dosjet e bujshme të mbyllura nga prokuroria gjatë këtyre viteve. Prandaj edhe u bë gjithë kjo reformë në drejtësi për të rivendosur drejtësinë e munguar në këto vite në Shqipëri. Për shembull një nga dosjet që duhet të rihapet është dosja e rrugës Durrës-Kukës, që është mbyllur, pasi nuk u paraqit Luli. Pra, kjo dosje më duket absurde që të quhet e mbyllur, në një kohë që Luli i është shmangur drejtësisë me procedurë. Pra, duke qenë se kësaj dosje i janë shmangur me anë të proceduarave që ka sistemi jonë gjyqësor, kjo nuk mund të quhet e mbyllur. Pasi nuk është thënë nëse Lulzim Basha është apo nuk është fajtor. Kështu që, përballë kësaj situate ku kjo dosje është mbyllur para kohe, mendoj se duhet hapur dhe t’iu tregojmë shqiptarëve të vërtetën.

Intervistoi: Rigels Seliman