BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Flamur Golemi: LSI s’është alternativë opozitare, Meta tentoi të tërhiqte vëmendje me letrën për Trump, kush ka abuzuar në administratë do të përballet me drejtësinë

Flamur Golemi: LSI s’është alternativë opozitare, Meta

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Flamur Golemi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, duke e ndalur theksin në disa çështje tejet të rëndësishme dhe tepër sensitive. Në një intervistë për gazetën “SOT”, deputeti Golemi teksa u ndal tek dhuna që përfshiu Kuvendin gjatë seancë së fundit parlamentare, deklaroi se ajo që ndodhi brenda sallës së Parlamentit ishte një histeri kolektive, që sipas tij, nuk kishte lidhje fare me protestën si instrument demokratik. Madje, Golemi shkoi më tej teksa hodhi akuza të forta ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke u shprehur se kjo forcë politike është thjesht një çorganizim i organizuar, sesa një alternativë e mirëfilltë opozitare. Megjithatë në analizën e tij, Golemi komentoi edhe votimin e Shqipërisë në OKB si dhe letrën e Presidentit Ilir Metë dërguar Presidentit amerikan, Donald Trump. Golemi theksoi se përmes kësaj letre, Meta tentoi që të tërhiqte vëmendjen e Presidentit Trump, duke u shfaqur si proamerikan. Sipas Golemit, vota e Shqipërisë në OKB nuk ndikon në raportet mes dy vendeve, pasi marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë të konsoliduara prej vitesh.

-Zoti Golemi, PD-LSI protestuan shumë ashpër kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme. Si e shihni reagimin e tyre?

Opozita është në të drejtën e vet të shprehë qëndrimet e saj në çdo formë demokratike, përfshi këtu edhe protestat natyrisht. Por ajo që pamë brenda sallës së Kuvendit ishte një histeri kolektive që s’ka lidhje fare me protestën si instrument demokratik. Besoj të gjithë shqiptarët e panë atë shfaqje të shëmtuar dhe e gjykojnë vetë. Unë s’dua të komentoj më tej.

-A veproi drejt mazhoranca me përzgjedhjen e zonjës Arta Marku kryeprokurore?

Zonja Arta Marku është zgjedhur në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Do të jetë një kryeprokurore e përkohshme. Adriatik Llallës i kishte mbaruar mandati, ndaj s’mund të vazhdonte më të ushtronte atë funksion. Kryeministri e ftoi disa herë për dialog opozitën për këtë çështje, por ata preferuan të qëndronin mënjanë. Në këto kushte, ne si mazhorancë nuk mund ta lenim vendin pa kryeprokuror. Vepruam në përputhje me ligjin.

-Ka akuza nga opozita se u zgjodh një emër që ka mbështetjen e mazhorancës, pasi ka njohje me disa deputetë socialistë. Sa qëndrojnë këto akuza?

Shpif, shpif se diçka do të mbetet. Me siguri nga kjo janë udhëhequr kolegët e opozitës teksa artikulojnë akuza të tilla. Po të shihnin prejardhjen e saj familjare, zonja Arta Marku ka më shumë afilacion me Partinë Demokratike, jo me ne socialistët. Madje edhe të afërm të saj deri në shtator të këtij viti kanë qenë deputetë të PD-së.

-Gjatë ditëve të fundit kemi parë një Lëvizja Socialiste për Integrim shumë herë më tepër agresive se Partia Demokratike. Që nga salla e Parlamentit e deri në deklaratat televizive. Si e shihni faktin që një parti, e cila deri dje ishte në aleancë me Partinë Socialiste, sot ju sulmon kaq ashpër?

Vendi duhet të ketë opozitë. Kjo i shërben demokracisë dhe është e ‘shëndetshme’ për sistemin. Por ajo që shikoj te Lëvizja Socialiste për Integrim është thjesht një çorganizim i organizuar sesa një alternativë e mirëfilltë opozitare. As aksionet dhe as deklaratat që vijnë prej saj nuk më impresionojnë fare. LSI nuk afishohet dot si një alternativë opozitare. Ka probleme që nga lidershipi e deri në strukturat në bazë. Megjithatë janë në të drejtën e tyre të sillen si opozitarë rishtarë, ndonëse nuk janë mësuar ende me statusin e ri dhe dyshoj se do të mësohen.

-Opozita pritet të organizojë protesta të fuqishme në janar. A u druhet qeveria këtyre protestave?

Protestat janë të mirëpritura nga kushdo, si formë e lirisë së shprehjes në një sistem demokratik. Ne kemi punë të merremi me qeverisjen dhe të justifikojmë besimin që na është dhënë. Opozita le të protestojë. Por së paku të na kursejë shfaqje të shëmtuara si ajo që pamë në Kuvend gjatë seancës për zgjedhjen e kryeprokurores.

-Shqipëria në OKB u rreshtua krah vendeve të BE, duke mos rënë dakord që Jeruzalemi të jetë kryeqytet i Izraelit, a do të ndikojë ky qëndrim në marrëdhëniet me SHBA?

Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndikim. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë të konsoliduara prej vitesh. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë strategjik dhe mbështetësi më i madh i kombit shqiptar. Bëjmë gabim nëse mendojmë se pas këtij votimi do të këtë krisje në raportet mes dy vendeve.

-Si e shihni faktin që presidenti i shkroi një letër homologut amerikan ku kritikonte qëndrimin e qeverisë në OKB, ndërkohë që PD-LSI lëshuan akuza të forta kur dihet se në të gjitha rastet qëndrimet për marrëdhëniet Palestinë-Izrael kanë qenë në shërbim të paqes?

Besoj se letra është element propagandistik i kreut të shtetit për të marrë vëmendje dhe për t’u shfaqur si proamerikan, a thua se kryeministri Edi Rama është antiamerikan në këtë rast. Mendoj se për t’i ‘ruajtur fytyrën’ shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta duhet ta kishte kursyer atë letër. Nëse ndjekim logjikën e tij se vota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ishte konsultuar më parë me Presidentin e Republikës, me të drejtë mund të pyesim: Po mirë, Presidenti me kë u konsultua për t’i shkruar Presidentit Trump?! Të bëhemi seriozë! Ne jemi republikë parlamentare, jo republikë presidenciale, prandaj e quaj të pavend këtë letër dhe gjithë akuzat e opozitës.

-Qeveria e re në bashkëpunim me deputetët, në shtator të këtij viti prezantoi programin për reformimin e administratës. Si po ecën ky proces, pasi sipas informacioneve tona po has në vështirësi?

Reformat janë të vështira dhe këtu nuk bën përjashtim as reforma në administratën publike. Viti 2018 do të jetë viti kur do të kemi rezultate më të prekshme për këtë reformë. Besoj se pavarësisht vështirësive, puna ecën mirë dhe në drejtimin e duhur.

-A pritet që të ketë kallëzime penale për ata individë që kanë abuzuar me detyrën gjatë kësaj kohe?

S’di të them asgjë me siguri për këtë çështje, por është logjike që kushdo ka abuzuar me detyrën dhe fondet publike, patjetër duhet të vendoset në bankën e të akuzuarve. Me sa jam në dijeni, deri më tani kemi parë raste të tilla. Kujtojmë kallëzimin që ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka bërë ndaj ish-kreut të ARRSH-së. Në çdo rast tjetër që konstatohet abuzim, doemos duhet të ketë kallëzime.

-PS nisi gjithashtu dhe një analizë të situatës në parti. Si po ecet në këtë proces?

Gjërat janë ngadalësuar disi, për shkak të dinamikës së muajve të fundit. Ka pasur zhvillime të tjera që kanë qenë prioritare në agjendën tonë, por ky proces po shkon drejt mbylljes. Besoj se brenda pranverës do të kemi zgjedhur krerët e rinj të organizatave socialiste në ato zona ku nuk arritëm rezultatin që donim.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat