BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Flamur Golemi: Opozita po përdor segmente të caktuara për të bllokuar hapjen e negociatave, ka treguar se nuk e do reformën në drejtësi

Flamur Golemi: Opozita po përdor segmente të caktuara për të

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Flamur Golemi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, duke e ndalur theksin tek rekomandimi i KE për Shqipërinë, reformën në drejtësi dhe sjelljen e opozitës. Në një intervistë për gazetën “SOT”, deputeti Golemi teksa u ndal tek raporti i Komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, u shpreh besimplotë se në qershor vendet anëtare të BE do të japin një vendim pozitiv. Dhe për këtë, ai listoi disa nga reformat e qeverisë siç është nisja dhe zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Megjithatë, pavarësisht optimizmit, Golemi akuzoi opozitën shqiptare duke theksuar se po përdor segmente të caktuara për të bllokuar hapjen e negociatave.

-Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mendoni se dhe Këshilli që do të mblidhet në qershor do e mbështesë një gjë të tillë?

Unë shpresoj shumë që në qershor të kemi një vendim pozitiv. Shqipëria ka bërë p?rparime të dukshme vitet e fundit falë reformave të ndërmarra nga kjo qeveri. Reforma në drejtësi është kryereforma dhe shenjat e para të zbatimit të saj po i shohim përditë. Kemi gjyqtarë e prokurorë që përjashtohen nga sistemi sepse nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre. Hapja e negociatave do të ishte inkurajuese për qeverinë dhe një lajm i mirë për çdo shqiptar. Dua të besoj se kjo do të ndodhë në qershor.

-A ka mazhoranca ndonjë plan masash që të bindë vendet skeptike për vendimin e qershorit?

Qeveria do të ushtrojë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë, duke bërë çdo përpjekje këto dy muaj që të bindë vendet skeptike. Besoj se në qershor s’do të kemi vende që të bllokojnë këtë etapë të rëndësishme për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

 

-Opozita nuk është parë shumë optimiste mbi negociatat. Madje ka pasur shumë nga ata që kanë paralajmëruar rezultat negativ në qershor. A mendoni se opozita ka lobuar kundër negociatave në takimet me të huajt?

Rezultati negativ apo pozitiv qoftë, nuk është për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë. Opozita duhet të heqë dorë nga retorika e politikës së ditës në Tiranë, të paktën kur del jashtë vendit dhe kur është fjala për procesin e integrimit. Në këtë proces ne duhet të jemi bashkë. S'e përjashtoj mundësinë që opozita të këtë përdorur segmente të caktuara në vendet skeptike, ndonjë deputet apo zyrtar tjetër, por jam i prirur të besoj se logjika e arsyes se ndërkombëtareve peshon më shumë sesa përpjekjet e dëshpëruara të opozitës tonë. Nuk dua ta mendoj se vendimi në qershor do të merret duke u bazuar në metrin e opozitës, por duke vlerësuar drejt arritjet e Shqipërisë në këto 5 vite.

-Një ndër kushtet kryesore të BE ka qenë reforma në drejtësi. Jeni optimistë se vetingu do e pastrojë gjyqësorin nga të korruptuarit?

Qëllimi i vetingut ai është, të pastrojë sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. S’kam arsye të dyshoj se vetingu nuk do të funksionojë. Shenjat e para janë vërtet inkurajuese. Ky është një proces dhe besoj që rezultatet do të jenë të prekshme për të gjithë. Deri më tani janë disa njerëz që kanë dalë jashtë sistemit. Me siguri që s’kemi parë gjë akoma.

 

-Në kuadër të reformës në drejtësi, PD apo Sali Berisha kanë sulmuar ambasadorët. Si i shihni këto sulme?

Më thoni një ambasador amerikan të cilin Sali Berisha nuk e ka sulmuar?! Sa më shumë shtohen sulmet ndaj diplomatëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për këtë reformë, aq më shumë vërtetohet ajo që ne kemi thënë prej kohësh, se opozita nuk e ka dashur.

 

-Në kuadër të reformës në drejtësi ka pasur një përplasje të ditëve të fundit mes ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit Donald Lu. Si i shihni këto replika?

Nuk dua të komentoj më tej këtë çështje, por thjesht jam i prirur të besoj më shumë një amerikan sesa një shqiptar. Jam i prirur të besoj me shumë Departamentin Amerikan të Shtetit sesa fletushkat që dërgoheshin në DASH prej zyrës së kryeprokurorit.

-Dy javë më parë patëm tensione në sallën e Parlamentit, ndërsa opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile. Si e shihni lëvizjen e PD-LSI?

Opozita është në të drejtën e vet të bëjë opozitë dhe të shfaqë alternativën e saj. Por skena me miell, çizme e çjerrje zëri në Kuvend, s’i hyjnë në punë askujt. Madje dëmtojnë edhe vetë opozitën. Megjithatë kjo është rruga e tyre, e cila do t’i çojë drejt rrënimit të pashmangshëm. Fatkeqësi që vendi s’ka opozitë.

-PS dhe kryeministri kanë nisur një analizë të punës së ministrave. Deri më tani disa prej tyre kanë raportuar në grupin parlamentar për punën 6-mujore. Si e shihni punën e qeverisë deri më tani dhe a mendoni se ka ardhur koha për të bërë ndryshime ministrash?

S’ka arsye për ndryshime në kabinet. Kanë kaluar vetëm disa muaj nga mandati i dytë. Qeveria po funksionon dhe besoj jemi në rrugë të mbarë të finalizojmë zotimet tona, jo thjesht si zotime elektorale, por si domosdoshmëri për qytetarët.

-Kohët e fundit kemi parë një afrim të madh të këshilltarëve të PS drejt LSI. Si i shihni këto largime dhe a e mbështesni afrimin e tyre në partinë tuaj, pasi brenda grupit ka pasur dhe zëra kundër, si për shembull zonja Adelina Rista?

Largimet e tyre nga Lëvizja Socialiste për Integrim kanë qenë me vullnet të lirë të këshilltarëve. Nuk jam në dijeni të deklaratave të znj. Rista, por vlerësoj se s’mund të vendosim barrierë për njerëzit që duan të afrohen në Partinë Socialiste. Ne jemi një parti e hapur dhe që ndajmë disa vlera të përbashkëta dhe kushdo që beson në këto vlera është i mirëpritur.

-Qeveria nisi një reformë në administratë në tetor. Si po ecën ky proces, pasi duket sikur ka ngecur?

Jo, nuk mund të themi se ka ngecur. Ky është një proces që ka nisur, por të mos harrojmë se nuk bëhet brenda pak muajsh. Kërkon kohen e vet. Duhen bërë ndryshimet në legjislacion dhe për këtë po punohet.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat