BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Flamur Golemi: Paralajmërimet e PD-LSI për mosbindje civile thirrje të dëshpëruara, reforma në drejtësi do shkojë deri në fund

Flamur Golemi: Paralajmërimet e PD-LSI për mosbindje civile thirrje

Deputeti i Partisë Socialiste, Flamur Golemi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit poltike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ligjvënësi socialist i Gjirokastrës, fillimisht e ka ndalur theksin tek paralajmërimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për mosbindje civile, duke i etiketuar ato si thirrje të dëshpëruara. Golemi i quajti artificiale dhe padobi kërkesat e opozitës për të ndryshuar reformën në drejtësi. Megjithatë, pavarësisht këtyre lëvizjeve nga ana e minorancës parlamentare, deputeti socialist u shpreh i vendosur se reforma në drejtësi nuk do të ndalet dhe se do të përmbushë misionin e saj. Sa i takon refuzimit që opozita po i bën votimit të ligjit për Magjistratët, Golemi u shpreh i bindur se opozita jovetëm që ka reflektuar gjatë periudhës së pushimeve verore, por do ta votojë ligjin në fjalë në Kuvend. Duke komentuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, deputeti i PS-së theksoi se falë reformave të qeverisë, çelja e negociatave me BE është më afër se kurrë. Sipas tij, në qershor të vitit 2019 Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat.

-Zoti Golemi, më 3 shtator nis sesioni i ri parlamentar. Cilat do jenë prioritetet e Partisë Socialiste?

Prioritet i mazhorancës natyrisht që mbetet zbatimi i programit qeverisës, për të cilin ne kemi marrë një mandat të dytë. Natyrisht që do të vijojmë përpjekjen e hekurt për të çuar përpara reformën në drejtësi, duke miratuar çdo projektligj që duhet. Prioritet janë gjithashtu edhe zgjedhjet lokale. Partia Socialiste do të dalë sërish para shqiptarëve me alternativën më të mirë dhe jam shumë i bindur që qytetarët do na japin një tjetër mbështetje.

-Opozita ka paralajmëruar mosbindje civile, si i shihni thirrjet e saj?

Për fat të keq opozita shqiptare ka kohë që nuk duhet marrë seriozisht. Thirrjet për mosbindje civile janë thirrje të dëshpëruara për pushtet, por pushteti fitohet veç me votë. Tjetër formë nuk ka. Një vit më parë shqiptarët e thanë zërin e tyre, i ndanë rolet: kush do të qeverisë dhe kush do të bëjë opozitën.

-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë një paketë me propozime opozitës për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ku sipas jush duhet të konsistojë bashkëpunimi me opozitën?

Ky nuk është lajm. Mazhoranca qeverisëse dhe kryeministri Edi Rama në veçanti e ka shtrirë shpesh dorën e bashkëpunimit te opozita. Ne mirëpresim bashkëpunimin me ta. Hapësirë ka plot. Por unë mendoj që reforma në drejtësi dhe reforma të tjera që përshpejtojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian, janë esenciale dhe opozita duhet të jetë pjesë e tyre.

-Si e shihni faktin që PD e LSI këmbëngulin se nuk do e japin votën për ligjin e magjistratëve?

Dua të besoj se pushimet verore kanë qenë të mjaftueshme për opozitën që të reflektojë se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet më. Kështu që vota e tyre për këtë projektligj nuk do të mungojë. Sidoqoftë, Partia Socialiste ka qenë e hapur për të pranuar amendamentet e propozuar nga opozita sa i përket ligjit të Shkollës së Magjistraturës.

-BE ka vendosur disa kushte sa i takon hapjes së negociatave në qershor. Mendoni se do përmbushen të gjitha kriteret?

Nuk ka kushte për hapjen e negociatave. Shqipëria mori rekomandim pozitiv nga Këshilli i Europës sepse i kishte përmbushur prioritetet. Besoj se qershori 2019 do të certifikojë  përfundimisht përpjekjen tonë historike për t’u afruar akoma më shumë me Bashkimin Europian.

-Zgjedhjet vendore po afrojnë. PS duhet të hyjë e vetme apo ka vend dhe për aleanca?

Sa më takon mua, mendoj se ne kemi aleancën më të madhe. Aleancën me qytetarët shqiptarë. Jo më kot i fituam bindshëm zgjedhjet parlamentare në qershorin 2017. Megjithatë, sa i përket koalicioneve dhe kandidatëve është një çështje e parakohshme dhe janë forumet drejtuese të Partisë Socialiste që do të vendosin.

-A i ka piketuar PS emrat që do të garojnë në zgjedhjet vendore?

Nuk e di. Unë s’jam pjesë e atij procesi dhe s'më takon të flas. Por besoj se Partia Socialiste është gjithmonë një hap para çdo subjekti tjetër politik, ndaj jemi forca më progresiste dhe që shqiptarët e kanë zgjedhur si forcë të parë.

-Presidenti Meta ktheu mbrapsht ligjin për teatrin dhe për tatimin e lojërave të fatit. Keni një koment për lëvizjet e kreut të shtetit?

Nuk dua të komentoj vendimet e Presidentit të Republikës. Është në tagrin e tij të veprojë edhe në këtë mënyrë.

-Më 7 shtator do mblidhet Asambleja e PS. Çfarë pritet të ndodhë aty?

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste do të jetë një mbledhje e zakonshme. Si në çdo rast tjetër do të bëhen publike vendimet që do të merren apo diskutimi që do të zhvillohet.

-Kohët e fundit është folur shumë për ndryshime në qeveri. A mendoni se ka ardhur koha për lëvizje ministrash?

Ky është ekskluzivitet i kryeministrit Edi Rama, prandaj unë rezervoj të drejtën për të mos u shprehur. I takon atij të vendosë për lëvizjet në kabinet.

Intervistoi:Rigels Seliman