BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

politike-intervista

Gëzim Shima i përgjigjet Shenasi Ramës: Bustin e Enver Hoxhës e rrëzuan sindikatat dhe jo studentët, Berishën e përzunë si të infiltruar të regjimit

Gëzim Shima i përgjigjet Shenasi Ramës: Bustin e Enver
Gëzim Shima, ish- kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare në vitet ’90, protagonist i ngjarjeve të vitit 1991, në një intervistë për gazetën “Sot” rrëfen të vërtetën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Gëzim Shima i përgjigjet Shenasi Ramës, duke pohuar se bustin nuk e rrëzoi Shoqata e Studentëve “Fan Noli”, por e rrëzuan sindikatat dhe revolta popullore. Ish-kreu i BSPSH vlerëson në mënyrë të veçantë rolin e qytetarëve të Tiranës, të cilët iu bashkuan sindikatave të pavarura dhe vërshuan drejt sheshit. Ai apelon që t’u ngrihet lapidari i parë qytetarëve të Tiranës. Gëzim Shima, gjatë intervistës, ka shprehur revoltën ndaj atyre që duan të përfitojnë, duke pretenduar se rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Ai thotë se protagonistët kryesorë të ngjarjeve të ’91 janë Fatmir Merkoçi dhe Kreshnik Ndreu, ndërsa përfituesve falcifikatorë që nuk u hyri asnjë gjemb në këmbë duhet t’u hiqen pensionet dhe dekoratat.  
 
Ka shumë  versione, teori dhe konspiracion për rrëzimin e bustit. Si qëndron e vërteta sipas jush?
 
Edhe pse kanë kaluar 25 vjet, populli nuk harron. Ish-Sekretari i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov ka thënë: “Që gënjeshtra të besohet, duhet të jetë aq e madhe saqë t’i lejë njerëzit me gojëhapur!”. Siç duket, Shenasi Rama e njeh mirë këtë politikë dhe mundohet që pas 25 vjetësh ta nxjerrë në dritë Shoqatën e Studentëve “Fan Noli”. Ne, Shoqata “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare”, bëmë një shkrim në vitin 1991 ku thamë se: Monumentin e rrëzoi urrejtja popullore! Pra, shoqata, qoftë edhe persona të veçantë nuk kanë ekzistuar në ngjarjen e rrëzimit të bustit, pasi nuk përmenden as në shtypin e atëhershëm, as në deklaratat që mund të jenë bërë për përfaqësuesit e shoqatave. Asnjeri nuk kishte guximin të pretendonte se ishte protagonist në rrëzimin e bustit kur nuk ishte, gjatë atyre ditëve të ngjarjes së rrëzimit të bustit të diktatorit, sepse menjëherë do të damkosej që është gënjeshtar. Para se të fillonin grevën studentët, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, duke parë gjendjen shumë të rëndë të vendit, ishte përgatitur për gjithçka që mund të ndodhte. Ne mendonim atëherë se ngjarjet që mund të ndodhnin i kishim të parashikuara, sepse i kishte arritur njeriut maja e thikës në kockë. Në 7 shkurt të 1991, atje ku sot ndodhet Rogneri, u mblodhën përfaqësuesit e BSPSH të gjithë Tiranës dhe Shqipërisë, ku dhanë vendimin përfundimtar në emër të 6 mijë militantëve dhe sindikalistëve, dhe në emër të 800 mijë sindikalistëve të shoqatave të pavarura. Diktatura po egërsohej. Para se të fillonte greva, kemi patur takime me studentët, përfaqësues të së cilëve janë takuar personalisht me mua, Fatmir Merkoçin dhe dy të tjerë.
 
Ata na thanë se do të futeshin në grevë urie, dhe ndërkohë kërkonin edhe mbështetjen tonë. Ne i premtuam se kemi luftuar dhe do të luftojmë jo vetëm për ju, por për gjithë Shqipërinë. Në 15 shkurt të 1991, studentët u futën në grevë urie. Po atë ditë unë kam deklaruar: Nëse deri në orën 12:00 të datës 19.2.1991, Ramiz Alia nuk aprovon kërkesat e studentëve, Bashkimi i Shoqatës së Sindikatave të Pavarura do të hidhet në grevë të përgjithshme mbarëkombëtare. Për të zbatuar këtë, ditën e shtunë, në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës janë mbledhur përfaqësuesit e sindikatave të pavarura të Tiranës, disa përfaqësues të rretheve dhe është vendosur që në 20 shkurt të 1991 të dilnim me moton: Të gjithë pranë studentëve, te studentët dhe për studentët! Shtabi i BSPSH që drejtoi grevën e përgjithshme e ka pasur qendrën atje ku sot ndodhen “7 xhuxhat”. Që aty kemi drejtuar gjithçka. Kemi shkuar ne përfaqësuesit e sindikatave në Qytetin e Studentëve dhe studentët nga të mërzitur që ishin u shprehën: Shpëtuam, shpëtuam, sindikata është me ne! U hap dera dhe të vetmin person që pranuan isha unë. U thashë studentëve që të mos shqetësohen, se nuk do të ndodhë gjë, pasi ju jeni e ardhmja e kombit. Dhe nuk do lejojnë që kombin shqiptar ta lënë pa të ardhme. Më pas kemi vazhduar rrugën drejt Liceut Artistik. Ne donim të shkonim te televizioni, të jepnim një deklaratë për Ramiz Alinë, që të aprovonte kërkesat e studentëve. Por rruga ishte e rrethuar me autoblinda. Atëherë iu drejtuam qendrës. Hyrjen e parë drejt qendrës e ka bërë Kreshnik Ndreu. Ai është flamurtari. Pastaj e ka pasuar Rajmonda Bulku. 
 
Cilët janë protagonistët kryesorë?
 
Kjo më kujton historitë në Korenë e Veriut komuniste. Te Banka e Shqipërisë rrinte grupi i Fatmir Merkoçit, heroi i vërtetë i cili u plagos dhe shumë të tjerë si vëllezërit Spaho. Shoferi i autoambulancës së Tiranës, një njeri i cili nuk mund të harrohet kurrë dhe shumë e shumë sindikalistë të tjerë. Përfundimisht u rrëzua monumenti dhe pas pak orësh gjithçka u shpërnda. Nëse këta njerëz pretendojnë se e kanë rrëzuar bustin, do t’u ngulej një gjemb, ndërsa Artur Zadrima, Gjergj Spaho u arrestuan. Ndërsa të tjerëve dhe përfaqësuesve të Shoqatës “Fan Noli” nuk u është futur asnjë gjemb. Pra është poshtërsi e madhe t’i mendosh këto gjëra, sepse preket një popull i tërë. Njerëz të tillë nuk kanë vlera konkrete dhe mundohen të përfitojnë nga gjendja e tanishme, që të marrin diçka. Më 23 shkurt të 1991 botohet në gazetën RD deklarata e Komisionit të Studentëve, ku falenderojnë PD, PR dhe në mënyrë të veçantë BSPSH dhe nuk përmendin asnjë emër tjetër. Këto janë sajesa. Kështu u ulen vlerat jo vetëm atyre që kanë marrë pjesë në rrëzimin e bustit, por edhe vlerat tona. Kujtojnë se po përfitojnë, por zhyten në baltë akoma më tepër! 
 
A mundej që busti të përmbysej pa kontributin e studentëve dhe qytetarëve shqiptarë?
 
Është merita e gjithë popullit shqiptar, por, në mënyrë të veçantë të qytetarëve të Tiranës, të cilët iu bashkuan sindikatave të pavarura dhe vërshuan drejt sheshit. Është meritë e gjithë popullit, por lapidari i parë duhet t’i ngrihet qytetarëve të Tiranës. 
 
Cili ka qenë roli i Berishës?
 
Sali Berisha ka shkuar në mëngjes te studentët, por nuk e kanë pranuar brenda, duke i thënë se ishte i krahut tjetër. Vlerat tona nuk i njeh vetëm populli dhe kombi shqiptar, por edhe Brukseli atje ku ndodhen gjithë kryesitë e sindikatave. 
 
A kishte ndërhyrje nga regjimi komunist për mos rrëzimin e bustit?
 
Para se të rrëzohej busti erdhi policia. Më pas erdhën disa makina me ushtarë dhe qen kufiri. Një ndër mekanikët që erdhi për të rregulluar makinën e Punëve të Brendshme është dekoruar nga Presidenti Topi, bashkë me Sajmir Malokun që nuk kishte atje dhe shumë të tjerë. Mashtrimi vazhdon! Korrupsioni nuk është vetëm në politikë dhe në ekonomi...Këta falcifikatorë duhen dënuar, duhet të kthejnë pensionet. Te ne vazhdon politika e mashtrimit dhe e gënjeshtrës. 90 % e studentëve ishim bijë komunistësh, por ne nuk pamë biografinë, pamë se studentët ishin e ardhmja e kombit. 
 
Ramiz Alia u detyrua të linte pushtetin apo bashkëpunoi fshehtas me studentët?
 
Ramiz Alia kundërshtoi studentët që në fillim dhe nuk kishte qëllime bashkëpunimi. E zvarriti çështjen që të shpëtonin kriminelët, që nuk po marrin akoma dënimin e merituar. 
 

Më të lexuarat