Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gati ekstradimi i Izet Haxhisë, avokati i tij zbardh detajet: Do tregojmë të vërtetën e vrasjes së Hajdarit, ja rruga që do ndjekim për rihapjen e çështjes

Postuar: 28/04/2018 - 08:05

Izet Haxhia shumë shpejt do të ekstradohet në Shqipëri. Ish-truproja i Sali Berishës i akuzuar si pjesëmarrjes në vrasjen e Azem Hajdarit ka nisur procedurat e ekstradimit dhe është bërë gati për procesin gjyqësor. Haxhia ka përzgjedhur dhe avokatin që do e mbrojë në sallën e gjyqit. Ai do të jetë Fran Dashi. Avokati ka dhënë një intervistë të shkurtë për gazetën “SOT”, ku ka treguar detaje mbi atë se çfarë do të ndodhë pas ekstradimit të Haxhisë. Avokati ka treguar se sapo të arrijë në Shqipëri, do të kërkohet rihapja e çështjes. Dashi u shpreh se me ndryshimet e reja ligjore ky proces do të jetë më i lehtë, pasi ai është gjykuar në mungesë dhe i takon të rigjykohet. Nga ana tjetër avokati tha se Haxhia do të tregojë të vërtetën mbi vrasjen e Azem Hajdarit. Avokati tregoi së është kontaktuar nga familja e Izet Haxhisë dhe ka nisur kontaktet për tu njohur me procedurat e ekstradimit.

-Zoti Dashi, ju do të jeni personi që do të përfaqësoni zotin Izet Haxhia në procesin e tij gjyqësor pasi të ekstradohet nga Turqia. Si i vendosët ju kontaktet me të?

Unë do të jem avokati i tij dhe jam i autorizuar përmes vetë personit. Jam kontaktuar nëpërmjet familjarëve të tij. Prej tre ditësh unë jam autorizuar nga familjarët, por tani e pamë të arsyeshme ta bënim publike. Do të jem përfaqësues ligjor për të ndjekur të gjitha procedurat e së drejtës në interesin e personit që pritet të ekstradohet. Në këto momente që flasim, kemi komunikuar. Zoti Haxhia është në ambientet e policisë, pasi dhe ata kanë procedurat e veta. Po presim dhe më pas do të vijojmë brenda kornizave ligjore dhe të Kushtetutës së këtij vendi.

-Zoti Haxhia në disa dalje mediatike dhe përmes rrjeteve sociale vazhdimisht ka deklaruar se do të kërkojë të rihapet dosja e tij, pasi ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Çfarë do të ndodhë?

Po, ne do të kërkojmë rihapjen e çështjes. Me forcën e ligjit do këmbëngulim deri në rihapjen e shqyrtimit gjyqësor pasi shtetasit Izet Haxhia i është mohuar e drejta e gjykimit për 20 vite. Ai nuk ka asistuar në seancën e pyetjeve, ballafaqimit të fakteve dhe seancave gjyqësore. Arsyet tashmë janë bërë publike dhe nuk kemi se përse ne t’i përmendim. Ne do të insistojmë për të rihapur procesin, pasi na e njeh ligji. Po ashtu edhe sipas Konventës Ndërkombëtare Europiane ai ka dhe të drejtën që të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut), për shkak se gjyqi është zhvilluar në mungesë. Por ai ka shprehur dëshirën që të rikthehet në atdhe. Është dorëzuar në policinë turke me dëshirën e tij. Jo se ja ka imponuar njeri. Ai kërkon të pastrojë figurën e tij dhe të tregojmë të vërtetën lidhur me ngjarjen e 12 shtatorit 1998.

-Duke qenë se ju do kërkoni rihapje të çështjes. A do të ketë prova të reja, pasi Haxhia pretendon se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje?

Për momentin nuk mund të flasim. Kjo pasi si çdo gjë, duhet të thuhet në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe në vendin e duhur.

-Zoti Haxhia pak ditë më parë u dorëzua në polici. Ju si avokat i tij keni ndonjë ide se kur pritet që të ndodhë ekstradimi i tij në Shqipëri?

Ne jemi gjatë gjithë kohës në pritje. Sapo të mbyllen procedurat dhe ai të bëhet gati për t’u ekstraduar, do të njoftohet avokati i tij nëpërmjet rrugëve ligjore dhe unë më pas do e ndjek këtë çështje.

-Keni besim se do të ketë një proces të drejtë ligjor ndaj tij, ndërkohë që sapo ka nisur dhe zbatimi i reformës në drejtësi?

Sigurisht, në jemi për një proces të pavarur. Meqenëse dhe reforma në drejtësi ka vazhduar. Sistemi i drejtësisë po merr një rrugë të re. Shqiptarët kanë shpresë për një drejtësi të re.

-Në kuadër të reformës janë bërë dhe shumë ndryshime ligjore. Sa ju ndihmojnë këto ndryshime që ju të kërkoni rihapjen e procesit?

Ne i kemi të gjitha hapësirat ligjore. Me ndryshimet që u bënë në gusht të vitit 2017 ka disa hapësira të reja ligjore, të cilat janë primare që do na mundësojnë rihapjen e procesit.

-Zoti Haxhia ndërkohë ka bërë shumë deklarata të forta politike, duke akuzuar dhe njerëz me emra konkretë. Mendoni se do të jetë e lehtë për një proces të drejtë gjyqësor ndaj tij?

Ne nuk do të lejojmë, për aq kohë sa unë të jem përfaqësuesi i tij ligjor, që politika të fusë hundët në çështjen e zotit Haxhia. Unë jam profesionist në fushën e avokatisë dhe nuk jam i lidhur fare me politikën. Unë flas si profesionist dhe në fushën time nuk do të lejoj që asnjë figurë politike të ndërhyjë. Besoj se do të ketë mirëkuptimin tim dhe vetë personi që unë do të përfaqësoj nuk do të lejojmë që politika të futet në çështjen e tij. Politika ka pjesën e vet dhe sistemi i drejtësisë ka pjesën e vet.

Bisedoi: Kliti TOPALLI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 44

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 23:06

Grupi Bajri nuk është më i fuqishmi në Shkodër dhe në Shqipëri, por sipas gazetarit Artan Hoxha, grupi më i fuqishëm kriminal që vepron në kryeqendrën e veriut nuk është goditur ende.

Postuar: 24/09/2018 - 22:55

Gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të dalin fotografitë e një ministri t

Postuar: 24/09/2018 - 22:42

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari thotë se grupi i “Bajri” i goditur të premt

Postuar: 24/09/2018 - 22:33

  “Merr përsipër të gjykojë oligarkët një person si Lulzim Basha, i cili u vë gjoba at

Postuar: 24/09/2018 - 22:22

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar në “Open” të Eni Vasilit emrat e oligarkëve më

Postuar: 24/09/2018 - 22:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Real Story” është pyetur p

Postuar: 24/09/2018 - 22:05

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka bërë një kërcënim të hapur mbrëmjen e sotme LIVE në