Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Meta: Berisha kërkon të mbajë pushtetin me forcë, po shkatërron zgjedhjet e 23 Qershorit

Ilir Meta: Berisha kërkon të mbajë pushtetin me forcë, po shkatërron zgjedhjet e 23 Qershorit

Postuar: 12/04/2013 - 10:10

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në intervistën e parë pas koalicionit me Partinë Socialiste, u është përgjigjur pyetjeve rrethe largimit të tij nga qeveria, kritikëve ndaj aleancës PS-LSI, konfliktit për KQZ, për zgjedhjet e 23 Qershorit etj. Duke u ndalur tek debati për KQZ, Ilir Meta tha se grabitja e anëtarit të KQZ minon zgjedhjet e 23 Qershorit dhe bllokon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Meta tha se Berisha po tregon forcë për të intimiduar opozitën. Kreu i LSI u ka dhënë një përgjigje kritikave të Berishës Skënder Gjinushit, Pandeli Majkos, Preç Zogajt dhe Bamir Topit sa i takon koalicionit PS-LSI. Meta tha se largimi nga qeveria nuk ka qenë një komplot kundër Berishës, por një lëvizje për të vendosur ekuilibrat politikë në vend.

-Mund t’i shpjegoni edhe një herë teleshikuesit tonë, se pse vendosët t’i thoshit po ftesës së PS për koalicion?

Janë një kompleks argumentesh, arsyesh dhe faktorësh që kanë ndikuar në këtë vendim, pra nuk ka një të vetme. Në radhë të parë është interesi publik për të vendosur një ekuilibër të ri politik, një balancë të re midis pushteteve për shkak të përqendrimit gjithnjë në rritje të shumë pushteteve në duart e një partie të vetme, në rastin konkret PD, me të cilën ne ishim në koalicion këto 4 vite.

-Skënder Gjinushi, thotë që Meta, u krahasua si Messi, futbollisti i madh i Barcelonës, që mund të shesë ndeshjen e Madridit,  thotë që Meta mund të jetë njeri shumë i rëndësishëm, por  mund të shesë ndeshjen?

Ka pasur dhe eksperiencën e parë të bashkëpunimit me doktorin, që në ‘92 kur s’kishte nevojë fare për votat e tij, por mua më pëlqen gjithmonë kur ai zhvillon krijimtarinë e tij. Është interesante.

-Ju mendoni se ai ka shumë fantazi?

Shumë, më pëlqen shumë.

-Ish kryeministri Majko, thotë nuk mund t’i them dot derrit dajë në kontekstin për këtë koalicion? Pse e ka këtë perceptim Majko?

Nuk e kuptoj fare.

-Bamir Topi, për këtë koalicion thotë se koalicioni i PS me LSI është një anije e mbushur me ujë, busulla e kësaj anije është prishur?

Nuk  e di. Në qoftë se kjo është një busull e çorientuar, ky është fati i tij që ka komardare.

-Preç Zogaj thotë se ftesa ndaj LSI-së, është një gabim i rëndë i Edi Ramës. Nga ky lloj koalicioni bie opozita e bashkuar si nocion, bie katërvjeçari politik, bie Rilindja  si emër i alternativës socialiste? Koalicioni juaj e rrëzon Rilindjen?

J u më pyesni se ça ka thënë Berisha, ça ka thënë  Rama. Tani unë do të merrem me cilindo që kërkon të bëhet sa më i njohur, duke u marrë me këto gjëra?

Berisha, thotë që largimi i LSI është pjesë e një komforti për rrëzimin e qeverisë Berisha?

Ky është një produkt i një formimi që vjen nga e kaluara. Nuk ka pasur asnjë komplot, kjo ka qenë zgjedhje tërësisht e natyrshme dhe unë e kam shprehur që në momentin e komunikimit të largimit të përfundimit të marrëveshjes, që është fjala më adekuate ne nuk synojmë ndryshimin e qeverisë në parlament, ne synojmë ndryshimin e qeverisë dhe të qeverisjes përmes votës popullore. ky është dhe ndryshimi më legjitim.

-Ka pasur shumë komente dhe deklarata për 21 janarin. Cili është mendimi juaj me faktin që gjithmonë akuzohet Rama në kontekstin që ka çuar njerëz para Kryeministrisë me emrin tuaj dhe si të thuash u shkaktua gjithë ajo  dhe tani u harrua.

Qëndrimi im ndaj 21 janarit ka qenë dhe mbetet i pandryshuar. Është drejtësia ajo që duhet ta zbardhë këtë çështje dhe ta vërë secilin para përgjegjësisë. Qëndrimi im ndaj çdo akuze që më është drejtuar ka qenë gjithmonë shumë i hapur para drejtësisë, kam dhënë dorëheqje, kam shkuar si qytetar, nuk i kam lënë çështjet në procedurë, i kam shkuar deri në fund, kam fituar 5 me 0. Në 21 janar unë kam qenë në shtëpi, nuk e di çfarë përgjegjësie kam unë për atë gjë që ka ndodhur. Megjithatë është drejtësia ajo që duhet të zbardhë çështjen. Spekulimet nuk janë për mua. Kjo ka lidhje me historinë dhe të kaluarën. Ky është një keqkuptim i qëllimshëm i medieve.

-Si e gjykoni çështjen e anëtarit Muho në KQZ, dhe ç’domethënë një veprim diversant?

Në radhë të parë, nuk kemi të bëjmë me çështjen e Muhos. Nuk kemi të bëjmë as thjesht me KQZ-në. Këtu kemi të bëjmë me integritetin dhe standardin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri. Është problemi më i madh dhe më kyç që ka Shqipëria edhe në raport me Bashkimin Evropian, por edhe partnerët e tjerë. Në këtë drejtim ka qenë edhe një veprim vërtet i çuditshëm iniciativa e djeshme gjoja përmes një partie politike në një mbledhje blic e Komisionit të Ligjeve, në kundërshtim të qartë me Kodin, i cili iniciativën e ndryshimit të një anëtari të KQZ-së e ka të përcaktuar shumë qartë dhe që bëhet gjithmonë me iniciativë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, nuk bëhet as me iniciativë të ndonjë partie politike, as me iniciativë të vetë Kuvendit. E gjithë kjo absolutisht që minon zgjedhjet, standardin e tyre, besimi tek KQZ-ja, si një institucion i pavarur dhe garant i zgjedhjeve, dhe është një përpjekje për të intimiduar opozitën jo thjesht LSI-në, sepse LSI    -ja paska propozuar këtë anëtar të cilin synohet shkarkimi, por për të intimiduar opinionin publik, dhe për të krijuar idenë që “unë jam i fortë, i marr zgjedhjet etj.,etj., ”, ndërkohë që këtu nuk bëhet fjalë  për 10 vota, këtu bëhet fjalë për një diferencë prej 200 mijë votash. Por, nuk kemi problemin e diferencave, por kemi problemin e cenimit të zgjedhjeve, por edhe reagimet e faktorit ndërkombëtar që është marrë shumë me Kodin Zgjedhor sepse ai konsensus që është realizuar edhe me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Kemi qenë të gjithë dëshmitarë të atij angazhimi madhor. Nëse Shqipëria do të konsiderohet si një vend i cili i filloi zgjedhjet me probleme që nga politizimi ekstrem i KQZ-së ndërkohë që KQZ-ja është i konfiguruar si një organ i pavarur. Anëtarët e KQZ-së janë me një mandat 6 vjeçar dhe KQZ-ja është një lloj gjykate, dhe nuk është thjesht institucion partiak, atëherë kuptohet që ky proces do të vejë zinxhir dhe do të dëmtojë imazhin e vendit dhe do të na penalizojë më tej në raport edhe me marrjen e statusit të vendit kandidat.  

-Si e gjykoni deklaratën e kryeministrit Berisha që mazhoranca nuk mund të jetë minorancë në KQZ?

Ky ishte një konceptim tërësisht partiak dhe tepër i rrezikshëm për integritetin e institucioneve të pavarura si KQZ-ja për arsye se kemi një Kod të ri,  kemi të bëjmë me një marrëveshje të re e cila është konfiguruar pikërisht në këtë kohë ku përcaktimi është shumë i qartë dhe nuk ka lidhje as me 2003 as me 2005. Edhe reagimet e para të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar që janë konsultuar edhe me Kodin.

-Në një koment të kryeministrit Berisha, ai thotë se Komisioni i Ligjeve është në të drejtën e vet, sepse ndjek frymën e Kushtetutës dhe njëkohësisht duhet reflektuar një marrëveshje politike. Cila është replika juaj?

I gjithë ky argumentim i bërë nga Berisha nuk qëndron, është tepër i vjetër. I takon periudhave të mëparshme, ndërkohë që ne kemi një Kod të ri Zgjedhor dhe marrëveshja e bërë midis palëve është e reflektuar në të gjithë artikujt e këtij kodi që kanë të bëjnë edhe me KQZ-në, me mënyrën sesi ajo kompozohet dhe me mënyrën sesi zëvendësohen anëtarë të caktuar të saj. Janë gjashtë pika, nuk janë as shtatë, as pesë, të cilat janë bërë publike dhe nuk plotësohet në asnjë rast ky pretendim që ka z. Berisha dhe Partia Demokratike. Në rast se do të ishte kjo frymë, pra të pasurit një KQZ, e cila të ketë një përfaqësim të mirëfilltë partiak dhe të garantojë gjithmonë shumicën e shumicës, atëherë kjo gjë do të ishte shprehur në mënyrë të qartë në Kodin Zgjedhor. Së dyti, fakti që këtyre u është dhënë një mandat 6-vjeçar, nuk kanë një mandat 4-vjeçar, është për të garantuar një pavarësi dhe integritet të KQZ. Kjo logjikë që përmend z. Berisha është një logjikë që nuk qëndron nga pikëpamja e  një shteti të së drejtës dhe sipas saj i bie që në 24 qershor, kur ne të fitojmë bindshëm shumicën në Parlament, menjëherë të shkarkojmë kryetari i KQZ-së me idenë që kjo është propozuar nga PD-ja, ndërkohë që ajo nuk është politikane dhe aktiviste politike, por ajo është një juriste.

A ka kohë për të krijuar një tavolinë negociatash për këtë çështje apo do të shkohet direkt në Kuvend?

Unë jam për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Jam për të garantuar integritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nuk ka asnjë pikë të ligjit ku të mbështetet kjo iniciativë. Ligji është ky që është aprovuar për këto zgjedhje dhe për këtë KQZ dhe ky nuk shprehet agjëkundi për kalimin e koalicionit të një force politike. Po të ecim më këtë logjikë të gjithë që janë zgjedhur deri më tani nga nja mazhorancë e caktuar me këtë lëvizje të gjithë duhet të japin dorëheqjen dhe duhet të fillojmë nga e para. Kjo është një logjikë antishtet, është një logjikë e ngushtë partiake. Nuk lidhet me interesin publik. Dikush do të bëjë një përpjekje për të intimizuar popullin opozitar me prova forca.

-Nëse ditën e hënë, do të ketë një praktikë të dytë që të dërgohet në Kuvend për votim vendimi i Komisionit të Ligjeve, ju do të votoni kundër apo do të abstenoni?

Në mëngjes, ditën e hënë do të mblidhemi me kolegët e tjerë, do ta diskutojmë dhe do të vlerësojmë qëndrimin tonë. E theksoj edhe një herë se çdo qëndrim do të jetë ligjor. Nuk po e përjashtojmë se nuk ka një marrëveshje. Unë nuk kam qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve as kur është bërë kodi aktual. Të thuash se ka pas një marrëveshje dhe më pas të mobilizohesh, të sajosh, ndaj një anëtari të KQZ-së ta politizosh, ta diskreditosh këtë institucion pa filluar mirë punën, praktikisht do të thotë të shkatërrosh zgjedhjet.

-Ç’do të thotë të shkatërrosh zgjedhjet?

Të shkatërrosh zgjedhjet si imazh, si standard pasi vetë KQZ kërkon një performancë tjetër dhe një standard më të lartë, në gjithçka që nga mënyra e kompozimit që është bërë me persona jo të spikatur jo aktivë në politikë, por ekspertë dhe kryetarja aktuale e KQZ pavarësisht se u propozua nga PD, si dhe personi i propozuar nga LSI, atje janë edhe të tjerët të propozuar nga partitë e tjera në frymën dhe në respektin e Kodit dhe deri tek gjithë përmbyllja e gjithë procesit zgjedhor në 23 qershor.    

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:43

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar në rubrikën Opinion në “Neës24”, vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendor

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardia

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj