Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Ilir Meta përplaset me “Mother Jones” për lobimet, rrëzon akuzat por nuk sqaron kontratat me kompanitë, thirrje Arta Markut të punojë me përgjegjshmëri
Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Maj 2018
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të përgjigjet për akuzat e Saimir Tahirit në drejtim të tij. Dje ish-ministri e sulmoi drejtpërdrejt kreun e shtetit, por ky i fundit preferoi të mos fliste. Në një intervistë për “Fax News” Meta foli dhe për akuzat e amerikanëve për lobimet e paligjshme. Ai i cilësoi të pabaza akuzat e “Mother Jones”, por kur u pyet se ku i kishte gjetur ftesat për inaugurimin e Trump nuk dha sqarime. Po ashtu nuk tregoi kontratat me kompanitë e lobimit. Nga ana tjetër, Meta duket se i dërgoi dhe një mesazh kryeprokurores Arta Marku, duke i kërkuar të punojë me përgjegjshmëri.
-Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij, duke akuzuar kundërshtarët dhe aleatët. Ai theksoi edhe njëherë akuzat në fakt ndaj jush, se keni qenë i pari që keni kërkuar largimin e tij largimin përfundimtar, në njëfarë mënyre, të zotit Tahiri nga politika. A e konsideroni një fitore personale?
Kam “zero” koment për këtë pyetje dhe më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë.
-A besoni se e ka tashmë drejtësia rrugën e hapur për gjykimin e plotë dhe të paanshëm të zotit Tahiri?
Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë.
-Zoti President, jeni njohur besoj me raportin e Komisionit Evropian për rekomandimin e çeljes së negociatave. Një pjesë e raportit ju është dorëzuar dhe ju. A e meriton Shqipëria çeljen e negociatave me ato arritje që ka shënuar deri tani ashtu si evidentohen edhe në këtë dokument?
Unë mendoj se “Po”! Pasi çelja e negociatave nuk është anëtarësim, është fillimi i rrugës për anëtarësim. Mendoj që Shqipëria që me kalimin e reformës në drejtësi me konsensus në korrik të vitit 2016 e ka siguruar çeljen e negociatave, pavarësisht nga formalizimi i këtij vendimi, për të cilin duhet të punojmë edhe më shumë në ditët dhe javët që vijnë që të ndodhë në qershor pas këtij rekomandimi pozitiv që ka bërë Komisioni Evropian.
-Zoti President, revista amerikane “Mother Jones” botoi një artikull ku fliste për një lobim të kryer nga Lëvizja Socialiste për Integrim në kohën kur ju e drejtonit atë, dhe ku pretendohet se është bërë nëpërmjet kompanive “off shore” me lidhje ruse për të ndikuar, për të rritur le të themi, praninë e LSI-së apo tuajën personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit. Besoj se e mbani mend këtë lloj kontrate. Si qëndron e vërteta e saj? Dhe a ka një kontratë në fund të fundit?
Mendoj se nuk keni gjetur personin më të përshtatshëm apo edhe kohën më të përshtatshme për të bërë një pyetje të tillë. Megjithatë nuk mund të refuzoj të përgjigjem për arsyet që nuk kanë të bëjnë me funksionin tim sot, nga 24 korriku i vitit të kaluar, me funksionin e Presidentit, për të cilën gazetari që ka bërë një pyetje, ka marrë edhe një përgjigje, që pjesërisht është botuar, nga Drejtori i Kabinetit të Presidentit. Por meqenëse ju përmendët faktin se unë kam qenë në drejtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë moment që është përshkruar në atë mënyrë që ju e keni ndjekur, mund t’ju them se kam lexuar me vëmendje përgjigjet e pyetjeve që i ishin drejtuar zëdhënësit apo drejtorit për shtypin të LSI-së, zotit Shaban Sulçe, të cilat çuditërisht nuk ishin publikuar, pra përgjigjet e këtyre pyetjeve. Dhe mund t’ju them që përgjigje mjaft të sakta, mjaft transparente, dhe me një fjalë mund të them që kemi të bëjmë me një zero të vërtetë përsa u takon të gjitha aludimeve dhe insinuatave për atë periudhë.
-A keni paguar para ju zoti Meta për të qenë i pranishëm në inaugurimin e Presidentit Donald Tramp dhe për të përforcuar raportet me administratën “Trump”?
Është një mashtrim, për arsye sepse...
-Gjithmonë i referohem artikullit të “Mother Jones”? Besoj se kuptohemi qartë.
Unë po jua jap përgjigjen ju, nuk po ia jap përgjigjen askujt tjetër. Është një mashtrim pasi unë kam marrë pjesë, së bashku me zotin Vasili, si kryetar i Parlamentit me ftesë të komitetit organizator të ceremonisë dhe është gjithçka e verifikueshme, edhe për shkak të kamerave të sigurisë që ne nuk kemi pasur asnjë lidhje. As unë dhe as zoti Vasili me rastin në fjalë.
-Si e keni siguruar ftesën për të qenë i pranishëm në inaugurimin e Presidentit Trump?
Unë kam qenë vazhdimisht në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe jam takuar vazhdimisht me nivele nga më të lartat. Kam marrë edhe vlerësime nga më të lartat, të cilat janë edhe publike, edhe zyrtare, si nga kryetari i Komisionit të Ligjeve që është nga figurat më kryesore të Kongresit, zoti Pit Seshion, si nga kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare zoti Mekoll në Kongresin e shumë personalitete të tjera, kështu që gjithçka është absurde dhe mendoj se përgjigjet e zotit Sulçe kanë qenë tepër shteruese.
-Mbetemi sërish te raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pranuat se normalisht dhe natyrshëm i keni këto raporte nëpërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, por edhe Ambasadës sonë në SHBA. A janë zbutur raportet tuaja me ambasadorin Lu? Ju pyes sepse në një letër që i ka drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, ish-kryeprokurori Llalla ka deklaruar se ambasadori Lu i kishte kërkuar arrestimin tuaj me pretendimin se po bllokonit reformën në drejtësi?
Unë nuk dëshiroj të merrem me letra dhe as me diskutime për të cilat nuk kam qenë asnjëherë prezent. Ambasadori ka dhënë një përgjigje publike dhe zyrtare për këtë çështje, ashtu sikurse ambasadori edhe publikisht pas kalimit të reformës në drejtësi me konsensus në Parlament ka vlerësuar rolin tim për arritjen e kë tij konsensusi, i cili theksoj është përcaktues për rekomandimin pozitiv edhe për hapjen e negociatave me BE-në, sepse ka qenë një kusht prej kohësh dhe çdo vonesë, në drejtim të çeljes së negociatave ka patur të bëjë me rezultatet e zbatimit të reformës.
-A e besoni ju deklaratën e ish-kryeprokurorit se një ambasador amerikan ka kërkuar arrestimin tuaj?
Unë nuk besoj se ka ndonjë arsye për të diskutuar çështje të tilla. Unë këto historitë më arrestime i kam dëgjuar që në gusht të vitit 1993, kur ndodhi një rebelim në qytetin e Poliçanit, deputet i të cilit isha edhe unë, edhe nuk habitem për faktin që arrestimi është pjesë e retorikës sonë edhe politike, edhe institucionale dhe është tregues i një politike me paranoja.
-President, a keni një koment për raportin e “Freedom House”, në të cilin kritikohet zgjedhja juaj si kreu i shtetit ku thuhej tekstualisht se “opinioni publik e perceptonte figurën tuaj si të korruptuar”?
Nuk mendoj se ia vlen të humbasim kohë me një përmendje tërësisht të pavend, jashtë kontekstit edhe të objektivit të këtij raporti, pra për një keqpërdorim të vetë emrit të “Freedom House” për arsye, sepse sikurse ju vetë si gazetarë profesionist e dini, menjëherë është bërë e qartë se kush është personi që ka përgatitur këtë raport në mirëbesim nga ky institucion. Gjithashtu janë të qarta për këdo që ka bërë një kërkim, dhe gazetat dhe portali të cilit i referohet të cilat janë skajshmërisht do të thosha ekstreme dhe të njëanshme, kështu që asgjë më shumë sesa as keqardhje.
-Z. President, organi i akuzës drejtohet prej 5 muajsh nga një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Duke qenë se jeni kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, a keni një vlerësim për punën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe në informacionin tuaj, përsa kohë do drejtohet nga një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme dhe a ju duket anakronike kjo situatë?
Çështja e Prokurorit të Përgjithshëm me ndryshimet e reja kushtetuese është një çështje që i takon ekskluzivisht Kuvendit, që ka bërë edhe zgjedhjen dhe natyrisht i takon edhe në të ardhmen institucioneve të drejtësisë. Për sa i takon çështjes së prokurorisë unë mund të them se inkurajoj prokurorinë të përmbushë me përgjegjshmëri detyrat e saj, pavarësisht se klima politike në vend, nuk është mjaft ndihmuese, por si çdo lloj polarizimi ngado që vjen nuk mendoj që është kontribuues për forcimin e institucioneve të pavarura dhe njëkohësisht edhe për efektivitetin e tyre maksimal.
-Kur iu pyeta për qeverisjen, po mendoja për atë që ndodhi gati një muaj më parë në Rrugën e Kombit. Banorët e Kukësit dhe jo vetëm u ngritën në një protestë për të kundërshtuar vendosjen tarifës. Së pari, si e keni përjetuar si President këtë moment?
Natyrisht që nuk ka qenë një moment i këndshëm për askënd. Vetë situata e krijuar e cila duhet të ishte shmangur me kohë, nuk besoj se i shërbeu dikujt, në radhë të parë unë dua të nënvizoj rëndësinë e dialogut për çdo nismë të tillë. Kjo është e rëndësishme aq më tepër në një rast të tillë kur kemi të bëjmë me një vepër madhore, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën dhe padyshim vetë qeveria e ka pranuar më pas se duhet të kishte realizuar një proces konsultimi me komunitetin. Ajo që unë duhet të theksoj se në çdo rast ka qenë e domosdoshme dhe është e domosdoshme një konsultim edhe me qeverinë e Kosovës, pasi është mjaft e rëndësishme mirëmbajtja e rrugës por është shumë e rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë të përmbushë atë funksion për të cilin u ndërtua, për t’i dhënë një dinamikë tjetër marrëdhënieve të gjithanshme, jo vetëm ekonomike dhe të tregtisë, midis Shqipërisë dhe Kosovës.
-Por në vlerësimin e Presidentit të Republikës, qytetarit të parë të këtij vendi, a duhet të ketë tarifë në Rrugën e Kombit? A mendoni se shqiptarët e kanë paguar një herë rrugën dhe paguajnë taksa të mjaftueshme jo vetëm për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, por edhe të gjithë rrugëve të Shqipërisë?
Mendoj që kjo është një çështje për të cilën qeveria dhe Kuvendi duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë më transparente, por edhe më të mençur, edhe më racionale. E theksoj edhe një herë, mirëmbajtja është shumë e rëndësishme, por është gjithashtu jetike që kjo rrugë të përmbushë misionin për të cilin është bërë një investim madhor si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.
-Z. President, ka një shqetësim në rritje nga qytetarët kryesisht për bumin e ndërtimeve në kryeqytet, ku hapësirat publike ë dukje sa vijnë e tkurren, ndërsa betoni ka krijuar një avantazh në dëm të interesit publik. A ka vend për shqetësim në këtë drejtim apo besoni se ky është trend normal i zhvillimit të një kryeqyteti si Tirana?
Natyrisht që Tirana ndeshet me sfida të mëdha, por mendoj që duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm sa i përket hapësirave publike sepse to janë sakrifikuar mjaft në të kaluarën dhe mund të krijohen probleme edhe për cilësinë e jetës së qytetarëve të kryeqytetit, i cili edhe kështu siç është pavarësisht nga procesi që ka pësuar në disa shërbime, ende vuan nga problemet e ndërtimeve të pakontrolluara të pas viteve ‘90 dhe është e domosdoshme tani, kur të gjithë pretendojmë cilësi më të larta jetese në të gjithë vendin dhe padyshim edhe në kryeqytet, që çdo investim, çdo ndërtim që bëhet në kryeqytet të ketë parasysh këto shqetësime.