BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Ilir Meta zbardh negociatat me Visho Likën, para një jave i dha garanci për të qëndruar në krye të SHISH, del në mbështetje të Adriatik Llallës

Ilir Meta zbardh negociatat me Visho Likën, para një jave i dha

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur dje negociata që ka bërë me Visho Ajazi Likën për të drejtuar SHISH. Ashtu siç gazeta e ka paralajmëruar, Meta e bëri të artë se i kishte premtuar Ajazit se ai nuk do pranonte largimin e tij. Presidenti tha në një intervistë për gazetarin Shkëlqim Peka në emisionin “Fakt”, se Likën e kishte takuar para një jave dhe i kishte shprehur mbështetjen. Por ai refuzoi të komentojë arsyet e dorëheqjes. Nga ana tjetër, Meta la të nënkuptohet se është në mbështetje të Adriatik Llallës për akuzat ndaj Tahirit dhe Habilajve.

-Po e filloj më zhvillimin kryesor të ditës së djeshme, shefi i SHISH, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen. A ka dekretuar presidenti Meta dorëheqjen e tij?

Për të shuar kuriozitetin tuaj para se të nisesha për në studion tuaj kam firmosur dekretin për lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, z. Visho Ajazi pas dorëheqjes së tij.

-Po dekretin e emërimit në detyrë të njeriut të propozuar nga Kryeministri Rama a e keni firmosur?

Nuk ka asnjë emergjencë për arsye të faktit që Zv. Drejtori i SHISH-it vazhdon detyrën.

-Kur jeni njohur realisht me dorëheqjen e shefit të Shërbimit Informativ dhe a ka pasur ai garancinë tuaj se, në rast se Kryeministri Rama i bën presion për të dhënë dorëheqjen ju do ta mbronit?

Së pari, unë në natyrën time gjithmonë në krye të institucioneve kam respektuar parimin e vazhdimësisë dhe në rastin konkret, aq më tepër që bëhet fjalë për një institucion të një rëndësie të veçantë dhe për sigurinë kombëtare, kam qenë i bindur që vazhdimësia gjithmonë është pozitive, është e rëndësishme në këto lloj institucionesh. Për pyetjen tuaj më konkrete, mund t’ju them që vetëm një javë më parë e kam siguruar z. Ajazi që ai do të kishte përkrahjen time të plotë si President i Republikës për të vazhduar detyrën e tij, gjithmonë duke u përqendruar me përkushtim në luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe natyrisht në përmbushje të detyrave të tjera që ka Shërbimi Informativ. Dhe ai më ka falënderuar për besimin. Kjo ka qenë thjesht për të konfirmuar një vazhdimësi, duke pasur në konsideratë edhe komentet e ndryshme mediatike që janë të zakonshme.

-Ju po thoni se z. Ajazi para një jave ka marrë garancinë tuaj se do të vazhdojë në krye të SHISH-it.....?

Jo vetëm kaq, por edhe i kam konfirmuar që publikisht kur ta kisha një mundësi për t’u shprehur do të bëja qëndrimin tim publik në këtë drejtim, jo thjesht për z. Ajazi, pasi këtë garanci, mbështetje e ka pasur, por më shumë sa i takon efektivit të shërbimit informativ në terren në mënyrë që ata të vazhdonin detyrat e tyre sipas ligjit.

-Gjithsesi, mediat kanë aluduar se edhe në kohën kur z. Ajazi drejtonte SHISH-in ju jeni përgjuar z. Meta. Nuk i keni besuar aludimeve të mediave apo pavarësisht kësaj ju ishit i gatshëm ta mbronit z. Ajazi?

Së pari, unë nuk nisem në përmbushjen e detyrave të mia, aq më tepër të kësaj detyre kaq të lartë kushtetuese nga histori mediatike, nga të vërteta, nga të pavërteta dhe nga raporte personale të së kaluarës. Unë që nga 24 korriku i këtij viti shoh vetëm përpara të paktën për pesë vitet e ardhshme dhe në këtë drejtim për mua interes ka pasur dhe ka që ky institucion të përmbushë sa më mirë detyrën e tij, që padyshim mund ta kishte përmbushur edhe shumë më mirë se deri tani, aq më tepër kur vendi është vendosur në një pozicion jo të favorshëm për çështjen e trafiqeve dhe sidomos të trafikut të kanabisit apo të drogës. Nuk mendoj se lufta kundër këtij fenomeni është një luftë që nuk ka pasur një angazhim dhe një përkushtim të SHISH-it, patjetër. Por të gjithë ata që mendojnë, meqenëse ju iu referuat burimeve mediatike, që ka qenë ky angazhim që mund të ketë sjellë këtë situatë, është gabim. Sepse të gjithë e dimë që këto probleme janë bërë të ditura në mediat më të njohura ndërkombëtare në BBC, në ARD, në televizionet e njohura franceze. Nuk po flasim për ato italiane dhe padyshim që është një problem që mendoj se ekzagjerohet në këtë rast.

-U shprehët pak më parë se para një jave ish-shefi i SHISH-it ka qenë në zyrën tuaj dhe i keni garantuar mbështetje të plotë....

Ai ka pasur mbështetjen që nga momenti i parë që ne jemi takuar, për arsye se kur takohesh me një drejtues institucioni do t’i shprehësh një mbështetje, por para një jave e ka pasur të konfirmuar edhe më shumë për arsye sepse qarkullonin shumë biseda apo thashetheme siç ndodh rëndomtë, që do të ndërrohet apo nuk do të ndërrohet, dhe për t’i dhënë këtë mesazh mbështetjeje dhe sigurie që të vazhdonte punën.

-Pse e dekretuat dorëheqjen e tij pa e takuar më parë z. Ajazi për ta pyetur se çfarë ndryshoi brenda një jave?

E kam takuar dje z. Ajazi, para se vinte Kryeministri Rama në zyrën time.

-A e pyetët se çfarë ndryshoi për një javë?

Jo, nuk kam dashur të hyj në detaje, ka qenë vullneti i tij, unë do të respektoj vullnetin e tij dhe cilitdo që mendon që nuk mund të përmbushë apo nuk ka më dëshirën për të qëndruar në atë detyrë. Askush nuk është i përjetshëm në funksione.

-A është investuar Presidenti i Republikës për të investiguar mbi të shkuarën dhe CV-në e atij personi që do të jetë drejtuesi i Shërbimit Informativ?

Për të shuar kuriozitetin tuaj, nuk kam pasur mundësi as të lexoj këtë CV, që ju si gazetar pretendoni dhe nuk ka as ndonjë urgjencë për këtë çështje. Fakti që zotëria mban postin e Zv.Drejtorit tregon që është gjykuar i përshtatshëm nga autoritetet që e kanë propozuar dhe e kanë emëruar në këtë detyrë. Dhe njëkohësisht fakti që ky shërbim ka Zv.Drejtor është fakt pozitiv, sepse tregon që mund të vazhdojë të funksionojë. Sa i takon çështjes së dekretimit, sigurisht që nëse nuk mund të mbash dikë përtej vullnetit të tij asnjë minutë më shumë në një detyrë nuk ka asnjë arsye për t’u nxituar për të nënshkruar një dekret mendoj të rëndësishëm.

-Ish-Presidenti Nishani është shprehur se në takimin e thirrur prej tij të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kryetari i Kuvendit asokohe z. Meta ka mbajtur një qëndrim dinjitoz gjithmonë së i përket problemeve të hashashit dhe ju ka bërë thirrje publikisht të deklasifikohet ky informacion dhe që ju të publikoni fjalimin e ish-kryeparlamentarit Meta në këtë takim. A keni ndërmend ta bëni dhe cila ishte përmbajtja e fjalimit tuaj nëse nuk është një sekret kaq i klasifikuar?

Nuk kam ndërmend të hyj në komente të rastit konkret. Mbaj mend që është bërë një mbledhje e rëndësishme për këtë çështje. Qëndrimi im për fenomenin, nuk po merrem me rastin konkret, që nga momenti i rënies së avionit në Ishëm, ka qenë tepër i qartë. Fillimisht kam qenë tepër i sinqertë për atë historinë e mushkonjave, nuk ka qenë një shaka, rasti i Divjakës.

-Shqetësimi ka qenë mjaft i lartë, megjithatë kemi rastin e fundit, skandalin Tahiri. Është hera e parë në politikën e pluralizmit në Shqipëri që institucioni, i cili përfaqëson shtetin i kërkon leje Parlamentit për të arrestuar një ish-zyrtar të lartë me dosje të ardhur nga partnerët italianë dhe Parlamenti shqiptar e refuzon këtë kërkesë. A keni koment për rastin Tahiri duke qenë se edhe ju ka akuzuar direkt si një armik të tij?

Së pari, unë nuk dëshiroj të hyj në debate absurde dhe qesharake. Së dyti, në këtë pozicion që kam unë, kam vetëm një kundërshtar që është krimi i organizuar dhe kam një qëllim, që t’i shërbejë forcimit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Në këtë drejtim mbështes punën e institucioneve të drejtësisë për të luftuar me profesionalizëm dhe me kurajë krimin e organizuar, trafiqet dhe çdo rast të veçantë për të ecur drejt të vërtetave në mënyrë profesionale, ligjore dhe me vendosmëri pavarësisht nga presionet apo tensionet politike, të cilat kur bëhet fjalë për përfshirje të politikanëve janë normale, janë të natyrshme. Sepse dikush mund të të bëjë palë për të mbrojtur, sepse mendon se dikush mund të jetë i paragjykuar apo sepse dëmtohet politikisht forca përkatëse. Pala tjetër, opozita bën presion, sepse mendon se është një moment i favorshëm për të treguar që ata kanë pasur të drejtë dhe për të përfituar politikisht. Unë mbështes prokurorët, gjykatësit, Policinë e Shtetit, të gjithë ata që kanë vullnetin dhe përgjegjshmërinë për të bërë detyrën që të ecin me profesionalizëm në këto çështje. Nuk hyj në raste dhe emra konkretë, sepse jo vetëm që është pozicioni i tillë, por ky është një hetim, një proces. Prokuroria ka paraqitur provat e saj me të cilat unë nuk jam i njohur dhe nuk jam në gjendje të bëj vlerësimin e duhur. Anëtarët e Komisionit Parlamentar nga të dy palët kanë qenë të pranishëm në instancat publike, dhe jo publike, kanë dhënë mendimet e tyre.

-A ndiheni pak i kompleksuar nga akuza që ju ka bërë ish-ministri i akuzuar për trafik droge?

Unë nuk kam asnjë kompleks nga asnjë lloj akuze. Lëkura ime është mësuar dhe i ka përballuar të gjitha akuzat dhe sot është këtu ku është dhe për shkak të këtyre eksperiencave nuk mundet të bëjë veprime të cilat mund të mos i ndihmojnë këto procese. Në rast se një prokuror do të kishte shprehur një shqetësim se ai po intimidohej për shkak të detyrës së tij për një çështje që ka të bëjë me një kryebandit apo me një politikan, kushdo qoftë ky. Dhe për këtë arsye kërkon mbështetjen e Presidentit të Republikës, pa asnjë diskutim që Presidenti i Republikës do të jepte mbështetjen më të fortë dhe më të madhe.

-A i keni ofruar mbështetje Prokurorit të Përgjithshëm njëlloj si ish-Shefit të Shërbimit Informativ?

Kjo nuk është një çështje që ka vend për një paralelizëm të tillë, por unë besoj që mesazhet e mia publike kanë qenë në drejtim të të gjithë institucioneve për të forcuar pavarësinë e tyre, për të luftuar krimin e organizuar, të cilin e kam theksuar vazhdimisht në të gjitha rastet edhe në fjalimet e mia si President i Republikës dhe absolutisht që Presidenti do të mbështesë këdo edhe një ministër që bën detyrën me përkushtim dhe mund të ketë presion, apo një zyrtar tjetër brenda mundësive.

-A mendoni se mund ta besojë publiku që deklaratat e Kryetares së LSI-së, znj. Kryemadhi, bashkëshortes suaj, janë tërësisht të pandikuar prej Presidentit Meta, pavarësisht se ajo ju ka akuzuar dhe Ju?

Përsëri nuk dëshiroj të përfshihem në debate apo polemika të tilla. Megjithatë mund të jap një sqarim për rastin konkret. Unë në shtëpi nuk jam President, jam bashkëshort, jam prind, ashtu sikurse në lagje meqenëse prej më shumë se një viti jemi bashkë në një lagje, nuk jam President dhe nuk sillem si i tillë, por si një banor i zakonshëm i lagjes. Unë besoj te të drejtat e njeriut, sepse e di që ajo pak që do të donin apo do të dëshironin të interpretonin, keqinterpretonin apo të paragjykonin faktin që bashkëshortja e Presidentit është edhe Kryetare e një force politike, që ndikohet nga ajo, apo ndikon tek ajo. Dua t’ju siguroj se që nga 24 korriku raportet e mia janë krejtësisht të qarta edhe me partinë që kam drejtuar edhe me skenën politike në vend. Unë jam përkushtuar një detyre, një Institucioni. Do përpiqem ta bëj këtë punë, dhe ta përmbush këtë detyrim kushtetues me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi se çfarë bën forca politike që kam drejtuar apo kam aderuar deri më 24 korrik dhe aq më tepër Kryetarja e saj. Nëse ajo mendon se, duke theksuar herë pas herë defekte dhe të Meta tek ish-drejtuesi i LSI-së rrit profilin e saj politik, kjo është një zgjedhje e saj.