BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

INTERVISTA/ Ilir Meta: Duhet të ikin nga Parlamenti të 140 deputetët, nëse preken nga dekriminalizimi!

INTERVISTA/ Ilir Meta: Duhet të ikin nga Parlamenti të 140
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, foli sonte në "Studio e Hapur" të gazetares Eni Vasili për zhvillimet e fundit politike në vend, Mea foli pë reformën zgjehdore, duke thënë se koha gjendet, nëse ka vullnet.
 
Më tej, ai u ndal te koalicioni, duke shuar dyshimet për një bashkim me PD, por nuk tha ende asgjë për vazhdimin e bashkëqeverisjes me PS.
 
Gjithashtu, një temë e nxehtë ishte dhe ligji i dekriminalizimit, ku Meta tha se çdo politikan duhet t'i nënshtrohet ligjit, edhe nëse ai prek të 140 deputetët e Kuvendit.
 
Intervista (pjesa e dytë):
 
Ju, z. Meta, thoni se ende nuk e keni vendosur, por a është një opsion i mundshëm që LSI-ja të dalë e vetme në zgjedhjet e vitit 2017? Partia Socialiste ose z. Rama mendon se PS-ja si forca më e madhe e të majtës mund t’i fitojë e vetme. Z. Rama e ka këtë bindje që fiton vetëm...
 
Është një gjë shumë e mirë dhe padyshim edhe z. Rama, edhe PS-ja janë sovranë në zgjedhjet e tyre, ashtu sikurse është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe çdo forcë tjetër.
 
Ju po mendoni të dilni vetëm dhe ta lini të fitojë vetëm PS-ja, siç mendon z. Rama që mund të fitojë vetëm?
 
E vetmja gjë që pata mundësi të mendoja dhe që besoj se do të ketë një konsensus edhe në LSI, është që të respektojmë konsensusin me z. Basha, për të mos pasur një koalicion me Partinë Demokratike. Për të tjerat ka kohë. Aktualisht, ka gjëra më të rëndësishme.
 
Në fakt edhe pjesëtarët e LSI-së, një deputete e LSI-së, e ka deklaruar që ndoshta do të ishte më mirë që LSI-ja të dilte e vetme në zgjedhje. Dje një ministër juaji në një studio televizive ka evokuar faktin që në disa zgjedhje LSI-ja ka dalë dhe ka konkurruar e vetme, duke sjellë edhe rezultate të mira në shtëpi. Pra, duket sikur ka një lloj fryme, e cila po lë të kuptohet se ju po e mendoni mirë nëse mund të dilni ose jo vetëm në këto zgjedhje, edhe pse koalicionet nuk i favorizojnë në fakt...
 
Dëshiroj ta mbyll këtë histori duke thënë se LSI-ja do të marrë një vendim më të mirë në kohën e duhur, pa u imponuar nga askush përveçse nga interesi i vendit, i stabilitetit të tij, i standardit të zgjedhjeve që duhet të arrijë, i seriozitetit për zbatimin e procesit të dekriminalizimit, që është jetik edhe për standardin e zgjedhjeve, por edhe për besueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, si dhe nisur nga çështje të tjera që janë të rëndësishme për programin e LSI-së dhe për atë që ajo përfaqëson. Mendoj se kaq është e mjaftueshme.
 
A mos vallë pjesë e negocimit për koalicionin e ardhshëm zgjedhor, që janë edhe negociata normale midis palëve politike, do të jetë zgjedhja e Presidentit? Është emri i Presidentit pjesë e negocimit nëse do të jeni ose jo me PS-në në zgjedhjet e ardhshme në koalicion?
 
Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Më e rëndësishme është që vendi të ketë një President me integritet, në mënyrë që të jetë një përfaqësues i respektuar dhe i gjithëpranuar. Për ne çështja e emrit nuk është çështje negocimi. Ne një emër që na bind, e votojmë. Një emër që nuk na bind, nuk e votojmë.
 
Ju do të kërkoni që ky emër të jetë i propozuar nga LSI-ja, pra që Presidenti i ardhshëm të jetë i LSI-së? 
 
Kjo nuk është gjë e rëndësishme për ne. E rëndësishme është që Presidenti i ardhshëm të mos jetë kukull i askujt.
 
Edhe aleati tjetër duket sikur në koalicion, edhe pse jo në qeverisje, por megjithatë në koalicion, z. Idrizi, duket se ka ashpërsuar tonet së fundi, duke iu drejtuar LSI-së. Znj. Doda ka bërë një deklaratë, që mund ta quaj të fortë, duke ju bërë thirrje që të ndani mendjen se çfarë do të bëni me koalicionin. Si i keni parë këto shigjetime? Të nevojshme, të panevojshme?
 
Nuk dëshiroj të komentoj as reagimet e deputetëve të partive të caktuara apo qoftë edhe të deputetëve apo të ministrave të caktuar të LSI-së, që ndonjëherë mund të mos jenë korrekte nga ana politike. Kështu që thjesht unë do të vë buzën në gaz.
 
Me deklaratat e PDIU-së?
 
Me të gjitha deklaratat ultimative të PDIU-së, të LSI-së, dhe të të gjithëve.
 
Edhe të LSI-së?
 
Po, të të gjithëve.
 
Fakti që ju nuk jeni megjithatë kategorik, për sa i takon zgjedhjes suaj me PS-në...
 
Jam kategorik për t’i qëndruar marrëveshjes. A mund të jem kategorik për të bërë një marrëveshje jashtë vullnetit të strukturave të forumeve të LSI-së?
 
Po strukturat u zgjodhën. Ju keni deklaruar që do ta merrni këtë vendim pas zgjedhjes së strukturave të LSI-së...
 
Natyrisht, por reforma zgjedhore nuk ka përfunduar. Pra, ka shumë çështje të cilat duhen zgjidhur.
 
Ka pakënaqësi që ju nuk jeni kaq kategorik në vendimin tuaj që në këtë moment. Keni pakënaqësi ndaj Kryeministrit Rama apo qeverisjes Rama në përgjithësi?
 
Ne, në radhë të parë, kemi pakënaqësi ndaj vetes dhe asnjëherë nuk jemi të kënaqur me atë që arrihet, për arsye se situata ekonomike, shoqërore në vend gjithnjë lë vend për të kërkuar më shumë. Problemet janë ende të mëdha pavarësisht nga shumë përmirësime, nga shumë arritje, sidomos në nivelin makro-ekonomik. Kështu që kërkesa jonë për ndryshime dhe përmirësime është e përhershme.
 
Pra, nuk keni ndonjë pakënaqësi personale me Kryeministrin apo politike për sa i takon qeverisë?
 
Nuk bëhet fjalë për çështje personale. Po të ishte për çështje personale, ky koalicion nuk do të ishte bërë kurrë.
 
Që do të thotë? 
 
Do të thotë se gjykimi është gjithmonë politik.
 
Si një nga njerëzit më me eksperiencë në politikën shqiptare, një nga lojtarët e shahut më të mirë politik në Shqipëri, sipas mendimit tim, keni qenë kryeministër që në moshën 30-vjeçare. Keni punuar me shumë kryeministra, thuajse me të gjithë të tjerët, çfarë kryeministri është Edi Rama? 
 
Unë nuk jam këtu për të vënë nota, aq më tepër që mund të jem subjektiv, pavarësisht nga kahu. Është një kryeministër, që u takon qytetarëve shqiptarë ta vlerësojnë, në radhë të parë. Ne e kemi vlerësuar si të tillë, duke qenë kryetari i partisë më të madhe në vitin 2013, duke i dhënë besim dhe mbështetje të plotë për të realizuar një program për të cilin kemi rënë dakord.
 
A është Kryeministri më i mirë me të cilin keni bashkëpunuar? A mund të bëjmë një vlerësim të tillë, duke qenë se ju keni qenë në koalicion...
 
Ne kemi një raport pak të veçantë. Vërtet bashkëpunojmë si kryetarë të dy forcave politike kryesore, por jemi në një raport tjetër. Gjithashtu, nga ana institucionale, ai është në pozicionin e Kryeministrit, kurse unë në pozicionin e Kryetarit të Kuvendit, kështu që nuk mund ta shuaj plotësisht kuriozitetin tuaj, duke qenë se kam punuar edhe me kryeministra të tjerë, në raporte të tjera, si kryeministër apo si zëvendëskryeministër e kështu me radhë.
 
Pra, ju po thoni që raportet varen nga konteksti. Po ju pyes ndryshe: cili është kabineti më i dobët, për shembull, për të cilin ju keni një vlerësim negativ nga qeveria “Rama”?
 
Nuk dua të hyj në vlerësime të tilla. Nuk më takon.
 
Atëherë, flasim për më të mirin, në qoftë se është më e thjeshtë kjo. A ka një kabinet që ju e konsideroni më të mirë, përveç atyre të LSI-së? 
 
Nuk dëshiroj fare të bëj dallime të tilla, sepse ju doni të bëni lajme. 
 
Po nga ministritë tuaja, cila ka performuar më mirë?
 
Mendoj se të gjitha duhet të përpiqen të performojnë më mirë.
 
Cili është bilanci, sipas Ilir Metës, për vitin 2016, i qeverisë në të cilën bëni pjesë dhe më pas i LSI-së brenda kësaj qeverie?
 
Bilanci është pozitiv në disa drejtime, por shumë arritje nuk dolën në pah për arsye se reforma në drejtësi u shoqërua nga një konflikt tërësisht i panevojshëm dhe i padobishëm. Nëse reforma në drejtësi do të ishte zhvilluar në një klimë më konstruktive, reforma do të kishte filluar me kohë të jepte rezultatet e saj. Shumë gjëra të bëra me nxitim do të ishin evituar, të cilat mund të kthehen në një problem për zbatimin dhe efektivitetin e reformës në të ardhmen. 
 
Së dyti, procesi i dekriminalizimit, i shoqëruar, gjithashtu, me një retorikë konfliktuale, pra shumë nga arritjet e tjera, si të thuash, janë lënë pak në hije, megjithatë ana më pozitive është një rekomandim pozitiv i Komisionit Europian për Shqipërinë, edhe pse ndodh në një klimë jo shumë të favorshme në BE për procesin e zgjerimit. Ky është një proces, të cilin ne duhet të përpiqemi ta shtyjmë përpara, me sa më shumë përgjegjshmëri, sepse është një proces që ecën në një terren “të minuar”. Pra, mjafton problemi më i vogël me zgjedhjet dhe ky është një proces që komprometohet për vite të tëra. Mjafton një problem tjetër, po themi, me zbatimin apo me keqzbatimin e reformës në drejtësi dhe përsëri ky proces mund të kompromentohet për një periudhë të gjatë. Pra, kjo është arritja më pozitive, e cila i përmbledh arritjet e tjera të Shqipërisë, por është një arritje, e cila duhet trajtuar me shumë kujdes, si puna e fëmijës së vogël.
 
Pra, si e fëmijës së vogël, të porsalindur, që fillon hapat e parë, thoni ju. Dakord, por ju flisni për bilanc pozitiv, ndërkohë me fjalët: kanabizim, dekriminalizim, korrupsion, paaftësi, e kategorizon opozita vitin 2016 për këtë qeveri dhe ju bën edhe ju përgjegjës. A keni ndonjë koment për këtë?
 
Komenti im është që për kanabizimin opozita, kryesisht, u kujtua pas zgjedhjeve të Dibrës, madje edhe para zgjedhjeve nuk foli për këtë çështje as në Dibër. Natyrisht, këtu ka probleme të rëndësishme dhe mjaft serioze, të cilat përmblidhen edhe në raport-progresin e Komisionit Europian. Sigurisht që këto janë prioritetet kryesore, për të çuar përpara edhe procesin e hapjes së negociatave.
 
Z. Meta, në një linjë të përgjithshme, ju mendoni se qytetari shqiptar i vitit 2013, sot në viti 2017 është më mirë apo më keq? Qeveria “Rama” i ka dhënë mundësi më të mira, më të shumta apo e kundërta? Një vlerësim të përgjithshëm...
 
Unë mendoj se situata mund të ishte më e mirë. Pa dyshim, nuk ka asnjë diskutim që në raport me vitin 2013 situata është shumë më pozitive. Në vitin 2013 situata financiare e vendit ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe e paparashikueshme. Sot është shumë e qëndrueshme. Rritja ekonomike e vendit është e qëndrueshme dhe pozitive, por absolutisht që mund dhe duhet të ishte më e mirë.
 
Pra, mund dhe duhet të ishte më e mirë? Po plani juaj i punësimit, që ishte premtimi i drejtpërdrejtë elektoral i LSI-së, më i qarti i vitit 2013, punësimi më drejtpërdrejtë për elektoratin? Zgjedhjet janë afër, a keni ju një bilanc pozitiv, si LSI në lidhje me premtimet tuaja elektorale? 
 
Ne mendojmë se do të kemi kohë. Objektivat tona, pa dyshim që kanë qenë shumë më realiste.
 
Sa ju ka ndihmuar aleati juaj kryesor, ose sa ju është gjendur në idetë tuaja?
 
Ne mendojmë se ka ende mjaft ide të pashfrytëzuara, të cilat LSI-ja do t’i bëjë të qarta.
 
Z. Meta, kalojmë te një çështje tjetër, që ka të bëjë me kthimin në Kuvend të ligjit të mbetjeve. Maxhoranca e ka miratuar atë. Presidenti dekretoi rishqyrtimin e këtij ligji në Kuvend. Firma e Presidentit mban datën 14 tetor. Ka tre muaj që ky dekret nuk votohet në Kuvend. A ka një arsye për këtë gjë? Cili është vendimi që ka marrë maxhoranca në lidhje me këtë çështje?
 
Nuk është se kemi një mendim të qartë për hir të maxhorancës, por qëndrimi im për këtë çështje është që miratimi i çdo ligji të tillë duhet të ketë një konsensus të shoqërisë civile, pra nuk duhet të shoqërohet me një konflikt publik, aq më tepër në një situatë të tillë, kur ai do të merrte përmasa të mëdha edhe për shkak të interesit të opozitës për ta politizuar në prag të zgjedhjeve, por nuk është thjesht shqetësimi i zgjedhjeve, por është edhe shqetësimi për imazhin e vendit, i cili ka prioritet turizmin, i cili po promovohet gjerësisht edhe nga mediet ndërkombëtare si një destinacion i preferuar.
 
Pra, nuk po kalon në Kuvend, pasi ju po prisni që të ketë konsensus në lidhje me këtë ligj?
 
Unë besoj se dhashë një përgjigje. 
 
Ju keni deklaruar se kriminalizimi, si pasojë edhe dekriminalizimi nuk janë një problem i LSI-së, por faktet u treguan kokëfortë, treguan diçka tjetër. Cili është qëndrimi për deputetin tuaj , z. Meta?
 
Sigurisht që nuk është një problem i LSI-së për arsye se Lëvizja Socialiste për Integrim e ka votuar me bindje të plotë këtë ligj. E mbështet 100% dhe jo thjesht për ata të cilët preken nga ky ligj dhe që mund të jenë anëtarë të PS-së, PD-së ose partive të tjera, por edhe të LSI-së. 
 
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një kujdes maksimal në zgjedhjet vendore, kur ky ligj ishte në fuqi, për të marrë garancitë e duhura nga të gjithë kandidatët, në mënyrë që ata të mos kishin asnjë problem. Besojmë që kjo ka qenë një masë mjaft serioze dhe e rëndësishme dhe ka rezultuar efikase. LSI-ja nuk ka pasur asnjë problem sa u takon deputetëve. Një deputet ka pasur një problem dhe kjo është një çështje etike, nuk është çështje e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka kandiduar dhe nuk kandidon askënd, i cili thotë dhe e pranon që ka pasur probleme. Mund të dalin nesër njerëz të tjerë. Ne mbështesim zbatimin e këtij ligji. Për ne nuk ka asnjë rëndësi se kush është dhe i kujt partie është, a është i LSI-së, a është i PD-së, a është i PS-së, apo i çdo force politike. Ky është një standard i panegocueshëm për ne. 
 
A mendoni se është kosto për ju fakti që z. Selami e pati këtë problem? E quani një zgjedhje të gabuar?
 
Nuk është kosto.
 
Pse zgjedhja e tij ju mendoni se ishte zgjedhje e duhur në atë kohë dhe më pas...?
 
Nuk është kosto për arsye se kosto është kur ti i kundërvihesh këtij procesi për arsye politike. Kosto është kur je i njëanshëm, pra kur e përkrah këtë proces për individë që u takojnë partive të tjera, por kthehesh në një mburojë të rasteve kur i ke këto brenda partisë tënde. Por kur qëndrimi yt është i drejtë, i qartë, transparent, është i menjëhershëm nuk është kosto, përkundrazi, është arritje.
 
Në një intervistë televizive z. Selami duket sikur ju ka atakuar. Ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Meta preferoi Vorën në vend të Vlorës. Pati disa deklarata që kishte pakënaqësi ndaj jush... 
 
Mua nuk më rezulton kështu. Mesazhi i fundit i tij pas hetimit të KQZ-së është për besnikëri të përjetshme ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. 
 
E dyta, e kam lexuar në gazetë, se nuk e kam parë në emision. Kjo më duket si bejte Vora-Vlora, sepse nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. I vetmi person që ka kërkuar ose që më ka kërkuar mua të kandidojë për Vlorën ka qenë vetëm z. Selami dhe askush tjetër nuk më ka kërkuar, as nuk kam pranuar që z. Selami të jetë kandidat për Bashkinë e Vlorës.
 
Pra, nuk ka qenë asnjëherë një çështje për shqyrtim Vlora, përveçse kërkesa e vetme e...?
 
Ka qenë i vetmi që ka shprehur një kërkesë. Ndoshta ka parë ndonjë ëndërr që dikush i ka premtuar ose kërkuar që të kandidojë për Vlorën, përveç vetes së tij. 
 
Ju po thoni që nuk keni pasur ndonjë negociatë, për shembull, me z. Rama për Vlorën si bashki e të tjera?
 
Sigurisht që jo, se z. Rama është edhe kryedeputeti i Vlorës dhe jo vetëm për z. Selami, por edhe për këdo tjetër ai do ta kishte të pamundur t’i justifikohej Partisë Socialiste që të linte Vlorën. Unë e di që ai ka shumë simpati për z. Selami dhe mund t’i besonte edhe Tiranën, por Vlorën nuk e besoj. 
 
Një simpati e z. Rama, por kemi në këtë moment një deputet që është, le ta quajmë, një nga viktimat e para të dekriminalizimit. A mund ta quajmë kështu? 
 
Ne nuk mund ta quajmë viktimë. Çdo deputet, i cili mendon se ka një problem, duhet të tërhiqej që në momentin që u miratua ligji. Kështu që nuk mund të flasim për viktima. Ligji do të zbatohet. Këta janë qytetarë normalë, në kuptimin që mund të kenë pasur një problem. Sipas drejtësisë, kjo nuk i pengon për të qenë qytetarë si gjithë të tjerët, por për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në Kuvend është ndërmarrë kjo iniciativë, e cila duhet respektuar nga të gjithë. Askush nuk ka pse të ndihet viktimë.
 
Pyetja ime ishte kjo: që në dhjetor të vitit 2015 opozita inicion procesin e dekriminalizimit si një kauzë të saj dhe duket sikur po merr sukseset e para ideja e opozitës se ka nevojë për dekriminalizimin e parlamentit, por që në dhjetor të vitit 2015 u fol për 19 apo 20 deputetë që duhet të jenë “viktima” të dekriminalizimit; ju, si Kryetar i Kuvendit, mendoni se ka ende deputetë të tjerë, të cilët do t’i shohim përpara prokurorisë dhe KQZ-së?
 
Këto i di Prokuroria. Për mua, edhe 140 po të jenë, duhet të ikin nga parlamenti dhe të vijnë të tjerë, kjo nuk ka asnjë rëndësi.
 
Pra, nuk keni indicie të tjera nëse do të ketë deputetë të tjerë apo jo?
 
Ne respektojmë çdo vendim të autoriteteve kompetente.
 

Më të lexuarat