BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Ja kur do të ngrihen organet e reja të drejtësisë, rezultatet e reformës do jenë të dukshme, Presidenti do japë autorizimin për kufirin detar

Ja kur do të ngrihen organet e reja të drejtësisë,

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Vasilika Hysi ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend, duke e ndalur theksin në disa çështje tejet të rëndësishme dhe tepër sensitive, siç janë reforma në drejtësi, procesi i vetingut, ngritja e KLP-së e KLGJ-së dhe SPAK-ut dhe situatën brenda selisë rozë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh besim plotë se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur dhe po jep rezultat, duke veçuar nisjen e procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale e Civile. Duke u ndalur tek ngritja e KLP-së e KLJG-së, zonja Hysi zbuloi se për herë të parë qeverisja e sistemit të drejtësisë do të bëhet nga organe me përbërje pluraliste, si gjyqtarë e prokurorë dhe jo gjyqtarë dhe joprokurorë. Po ashtu, Hysi theksoi se ngritja e SPAK-ut do të ngrihet dy muaj pas ngritjes së KLP-së e KLGJ-së.

-Zonja Hysi, ju ishit anëtare e Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe ndër personat që kanë dhënë kontribut shumë të lartë në përmbylljen e këtij procesi. Por edhe pse hapi kryesor për zbatimin e kësaj reforme u hodh më 21 korrik 2016, ende sot nuk po shohim rezultate të prekshme. Kur pritet që reforma në drejtësi të japë ato rezultate që të gjithë shqiptarët presin?

Në fakt reforma në drejtësi po jep rezultatet e saja. Me lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese dhe një sërë ligjesh organike për organizimin dhe funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë dhe ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kodin e Drejtësisë Penale për të mitur, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile dhe në disa ligje të tjera. Të gjitha ligjet kanë hyrë në fuqi dhe po zbatohen. Gjithashtu, është ngritur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kuvendi ka zgjedhur anëtarët jogjyqtarë dhe joprokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

-Procesi më i rëndësishëm nga kjo reformë është padyshim vetingu. Rezultatet e tij priteshin në janar, por janari e shkurti ikën dhe tani ndodhemi në mars. A besoni se vërtet vetingu do të jetë i suksesshëm?

Edhe ligji i vetingut ka filluar të zbatohet prej muajit maj 2017. Nëse kur pyesni e keni fjalën për rezultatet e vetingut, mund të them se rezultatet e para janë dhënë, pasi ka gjyqtarë dhe prokurorë që nuk pranuan të vlerësohen dhe u larguan nga sistemi. Sikurse të gjithë shqiptarët edhe unë jam në pritje të vendimeve të tjera të organeve të vetingut që nuk varen nga Kuvendi dhe janë të pavarura. Unë besoj se ky proces nuk është i lehtë dhe kërkon kujdes të posaçëm. Organet e vetingut vlerësojnë pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka një mori dokumentesh dhe të dhëna që duhen vlerësuar me kujdes dhe përgjegjësi. Ndaj ky proces do kohën e vet. Unë besoj se do të jetë i suksesshëm dhe se efektet parandaluese të kësaj reforme tashmë janë të dukshme.

-Një tjetër çështje që ka shkaktuar jo pak debat është ajo e ngritjes së KLGJ dhe KLP. Cila është rruga që do të ndiqet tani për ngritjen e këtyre dy organeve?

Për herë të parë qeverisja e sistemit të drejtësisë do të bëhet nga organe me përbërje pluraliste, gjyqtarë/prokurorë dhe jo gjyqtarë dhe jo prokurorë. Propozimi i tyre nga organe të caktuara, përzgjedhja dhe votimi i tyre po ashtu. Kuvendi i Shqipërisë kishte përgjegjësi për vazhdimin e procedurës së përzgjedhjes dhe votimit të anëtarëve jo gjyqtarë dhe prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Komisioni ad hoc i ngritur për këtë qëllim nga Komisioni i Ligjeve ka përfunduar procedurat dhe Kuvendi ka miratuar anëtarët. Ndërkohë, anëtarët gjyqtarë dhe prokurorë janë në proces vlerësimi nga organet e vetingut. Sapo të dalin vendimet për vlerësimin e tyre, kandidatët për anëtarët KLGJ dhe KLP do të përzgjidhen me votim respektivisht nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me zgjedhjen e anëtarit të fundit të tyre, këto dy këshilla quhen të krijuar dhe fillojnë nga funksionimi.

-Një pikë ku ndërkombëtarët kanë këmbëngulur është ajo e ngritjes së SPAK dhe Byrosë së Hetimit. Kur mendoni se do të marrin jetë institucionet e luftës ndaj korrupsionit?

Bazuar në legjislacionin e miratuar për organet e posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin, ngritja e tyre duhet të bëhet brenda dy muajve nga krijimi i KLP-së.

-Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka folur për “peshq të mëdhenj”. A rrezikohen dhe politikanët nga organet e reja të drejtësisë?

Organet e reja të drejtësisë, konkretisht SPAK-u ka në kompetencë të tij hetimin e akuzave për funksionarët e lartë dhe ish-funksionarët e lartë. Çdo funksionar i lartë, përfshirë edhe politikan, në rast të kryerjes së një vepre penale do të hetohet dhe gjykohet nga këto organe.

-Së fundmi, Presidenca dhe Kuvendi kanë nisur procedurat për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Por duket se dhe në këtë mes ka një ngërç, pasi rolin kryesor e ka KED, anëtarët e së cilës nuk kanë kaluar vetingun. Si duhet të veprohet në këtë rast? A mund të marrë vendim KED pa kaluar vetingun?

Kushtetuta në dispozitat kalimtare të saj e rregullon qartë këtë proces. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i nënshtrohen menjëherë procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarë dhe prokurorë.

-Duke mbetur te reforma në drejtësi, pak ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për dy emra të njohur të drejtësisë shqiptare. Në gjykimin tuaj, ata persona që mund të kenë abuzuar në detyrë, a duhet të shpëtojnë “pa u lagur”, me thjesht një kërkesë për t’u tërhequr nga vetingu?

Kushtetuta në aneksin e saj parashikon që subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i vetingut ndërpritet. Subjekti nuk ka të drejtë të emërohet gjyqtar ose prokuror në çdo nivel, në KLP, KLGJ ose Inspektor i lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare. Në fakt, rezultatet e verifikimit të figurës mund të përdoren si provë vetëm në këtë proces dhe jo në procese penale. Nëse ka pasuri të fshehura ose ka kryer veprime që përmbajnë elementë të veprës penale, personi mund të ketë përgjegjësi penale në bazë të Kodit Penal dhe jo ligjit të vetingut.

-A mund të ketë ndjekje penale nëse gjatë procesit të rivlerësimit zbulohen shkelje me pasurinë, pastrimin e parave, apo elemente të tjerë?

Procesi i rivlerësimit nuk është një proces penal, por një proces që përfundon me masë disiplinore. Nëse ka elemente të veprës penalë, Kodi i Procedurës Penale përcakton rregullat për referimin dhe procedimin. Në procesin e rivlerësimit, barra e të provuarit i kalon subjektit të vlerësimit.

-Si e shihni vendimin e DASH, i cili i ndaloi hyrjen në SHBA ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla?

Çdo shtet ka rregullat dhe procedurat e tij në lidhje me hyrje-daljet e shtetasve të huaj. Është e drejtë e tij të miratojë dhe zbatojë rregullat për shtetasit e vendeve të tjera.

-Shqipëria pret një rekomandim pozitiv nga KE si takon integrimit europian. Ju mendoni se janë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave?

Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e pesë përparësive të përcaktuara. Rezultatet e para të reformës në drejtësi janë tashmë të njohura; lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ka shënuar sukses, aksione të policisë të bëra publike dhe të vlerësuara nga partnerët ndërkombëtare; reforma në administratë publike ka shënuar progres. Një sërë zhvillimesh pozitive janë shënuar në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe reforma zgjedhore është tashmë në rrugë të mbarë, etj. Edhe veprimtaria parlamentare dhe dialogu politik kanë njohur përmirësime. Roli i kontrollit parlamentar është forcuar, opozita po ushtron kontroll parlamentar në disa fusha.

-Një tjetër çështje me interes është ajo e negociatave me Greqinë për kufirin detar. Si e shihni faktin që Presidenti ende nuk e ka dhënë autorizimin për ministrin e Jashtëm?

Si anëtare e Komisionit për Politikën e Jashtme, pata mundësinë të isha e pranishme në takimin e këtij komisioni me Presidentin e Republikës. Presidenti parashtroi disa kërkesa për informacion për të krijuar besimin për dhënie autorizimi. Në vlerësimin tim dhe bazuar në frymën e diskutimit në atë takim, Presidenti do ta japë autorizimin.

-Ju në shtator u emëruat dhe në postin e nënkryetares së Parlamentit. Si është të zëvendësosh Gramoz Ruçin?

Së pari, është një përvojë e bukur të punosh me kryetarin Gramoz Ruçin. Kam mësuar shumë, në mënyrë të veçantë lidhur me zbatimin korrekt të rregullores. Për shumë vetë, ky aspekt mund të duhet diçka formale, por ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Përvoja politike e tij është shumë më e pasur sesa përvoja që unë kam dhe personalisht mësoj çdo ditë prej tij. Në përgjithësi, ka një ndarje dhe një delegim të mirë të punës, është shumë mbështetës dhe bashkëpunues në çështje që unë kam shumë për zemër si: gratë, fëmijët, bashkëpunimin me shoqërinë civile, rritjen e transparencës së Kuvendit dhe forcimin e rolit të kontrollit parlamentar.

-PS ka nisur një proces ristrukturimi në bazë. Si po ecën procesi i zgjedhjeve në parti?

Partia Socialiste është një parti e madhe dhe demokracia brenda partisë kërkon angazhim. Procesi i zgjedhjeve po ecën sipas parashikimeve në Statutin e Partisë dhe vendimeve të Asamblesë Kombëtare.

Intervistoi: Rigels Seliman