BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Kristaq Kume: Ja ku duhet të përqendrohet reforma zgjedhore, të minimizohet roli i krerëve të partive, ndërkombëtarët të rrisin monitorimin

Kristaq Kume: Ja ku duhet të përqendrohet reforma zgjedhore, të

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka folur rreth Reformës Zgjedhore. Gjatë seancës parlamentare, Kuvendi dy ditë më parë miratoi edhe ngritjen e Komisionit për këtë reformë, por për Kumen në këtë Komision duhet të përfshiheshin edhe partitë e vogla dhe të jepnin kontributin e tij të gjithë. Po ashtu, juristi u shpreh se ndikimi i partive të mëdha politike si PD dhe PS duhet të jetë më i paktë dhe këto të fundit duhet të heqin dorë nga mundësitë që ligji zgjedhor u jep. Ndërsa i pyetur në lidhje me përdorimin e elektronikës në zgjedhje, Kume u shpreh se nuk ka asnjë arsye pse kjo të mos realizohet, por më parë duhet që palët politike të kenë besim te teknologjia.

-Kuvendi dje miratoi ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Mendoni se këtë herë do të ketë sukses kjo reformë dhe a duhej që partitë e vogla duhej të ishin pjesë e komisionit?

Shpresojmë që të ketë sukses. Partitë që janë në Kuvendin e Shqipërisë, që kanë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë duhet të jenë prezente edhe në Komision, për mendimin tim. Pastaj në seancat konfliktuese ose gjatë punës që do të bëjë ky komision patjetër që nuk ka pse të mos marrë dhe duhet të marrë mendimin e partive politike joparlamentare, ashtu sikurse edhe të gjithë spektrit tjetër të shoqërisë shqiptare, përfshirë këtu edhe specialistë që nuk janë anëtarë në asnjë parti, në asnjë shoqatë, por duan të japin mendimin e tyre. Është e udhës dhe e nevojshme për t’u bërë dhe madje e kanë kërkuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë që reforma e radhës të jetë rezultat i kontributeve gjithëpërfshirëse.

-Ditët e fundit është folur për rikthimin e sistemit mazhoritar. A nevojitet një rikthim pas apo duhet një sistem i ri?

E rëndësishme për mua është që në kuadër të kësaj reforme të trajtohet edhe problemi i sistemit zgjedhor, sipas të cilit zhvillohen zgjedhjet politike në vendin tonë. Kjo sepse ky sistem që ne aktualisht kemi dhe që është zbatuar tashmë tri herë në zgjedhje, ka treguar se rezultatet që merren përmes tij, rezultate të cilat sipas vlerësimit tim më shumë se kanë ardhur nga kërkesat e sistemit, janë pasojë e mënyrës si ky sistem është përkthyer në Kodin Zgjedhor tregojnë se vota e shqiptarit nuk është për këdo e barabartë. Vota e shqiptarit nuk kthehet në Kuvendin e Shqipërisë me po atë strukturë politike siç shqiptarët votojnë në kutitë e votimit. Shqiptarët nuk kanë mundësi që vetë personalisht të zgjedhin personat që duan t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, e kështu me radhë. Pra, nevoja për të rishikuar me themel çështjen e sistemit është shumë e rëndësishme për sa kohë ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme.

-Partia Demokratike këmbëngul te futja e elektronikës në zgjedhje. A do të jetë e mundur një gjë e tillë dhe sa efektive do të jetë në zhdukjen e korrupsionit apo blerjes së votave?

Përdorimi i mundësive që ka teknologjia e informacionit për të lehtësuar administrimin e procesit zgjedhor nuk ka pse të mos trajtohet. Se çfarë mund të merret nga kjo teknologji duhet përherë dhe në çdo rast të jetë rezultat i analizave që duhen bërë, mundësive reale që ne kemi për të përvetësuar dhe realizuar atë që kërkon teknologjia e informacionit. Këmbëngul në faktin se në asnjë mënyrë nuk duhet të konsiderohet se nëpërmjet përdorimit të mundësive që ka teknologjia e informacionit mund të rrisim besimin në procesin zgjedhor. Jo! Palët politike duhet të bien dakord që të besojnë te teknologjia, pastaj të shohin mundësitë e përdorimit të saj. Jam skeptik për këtë që po them sepse ne sot jemi në kushtet kur palët politike, garuesit kanë arritur në nivele të tilla mosbesimi duke mos i besuar as vetes së tyre. Dihet që Komisionet Zgjedhore, pra gjithë administrata zgjedhore votohet me njerëz të cilëve u jepet kjo detyrë pasi propozohen nga partitë politike dhe pastaj janë vetë partitë politike që nuk u besojnë më këtyre. Më pas ata kërkojnë që ta realizojnë këtë gjë duke përdorur teknikat që ofron teknologjia e informacionit. Duhet bërë dhe, nëse bien dakord për ta bërë, duhet të jenë të kujdesshëm për ta realizuar, që domethënë se në kuadër të Reformës Zgjedhore nuk ka asnjë problem sepse problemet janë të zgjidhura me ligjin aktual se si dhe sa duhet të përdoret teknologjia e informacionit, ashtu sikurse edhe metodologjia e futjes së kësaj teknologjie në proceset zgjedhore është e përcaktuar. Këtu kam parasysh pjesën e Kodit Zgjedhor për projektet pilote, rruga në të cilën ecet për të parë se sa mundësi kemi ne për të realizuar realisht përdorimin e kësaj teknologjie dhe çfarë rezultatesh mund të japë. Kjo gjë mund të provohet shumë mirë në zgjedhjet e ardhshme për organet e qeverisjes vendore, dhe sipas rezultateve të marra mund të vendoset se çfarë do të ndodhë më tej.

-Mendoni se ka qarqe politike që nuk e duan Reformën Zgjedhore?

Nëse themi se ka nga ata që s’duan të bëjnë Reformën Zgjedhore, atëherë me anë të arsyetimit mund të shkojmë deri në pikën ku mund të themi se ata janë të interesuar për të mos pyetur më popullin. Për mendimin tim, Reforma Zgjedhore do të jetë shumë e rëndësishme. Nëse rezultatet e saj janë produkt i vendimmarrjes të vetëm dy partive politike PD-PS dhe zgjidhjet do të jenë në funksion të interesave të tyre. Natyrisht që të heqësh dorë nga mundësitë që aktualisht PD dhe PS i japin vetes së tyre përmes këtij ligji zgjedhor që kemi nuk është e lehtë. Kërkon vullnet ashtu sikurse kërkon vullnet të hiqet dorë nga e drejta që kanë lidershipi i partive politike për të caktuar se kush do të jetë deputeti i ardhshëm. Por, për mua, para se të mendohet për interesin e partisë dhe për interesin e lidershipit, duhet të mendohet për interesin e vendit. Domethënë, që të lexohet me kujdes se çfarë kërkon OSBE-ODHIR dhe vëzhguesit ndërkombëtar dhe ato të pasqyrohen në ligjin zgjedhor. Këmbëngul në këtë sepse nëse nuk realizohet ajo që kërkohet, atëherë nuk ecim përpara.

-Si e shihni raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e fundit?

Për rezultatin që dhanë zgjedhjet e kaluara OSBE-ODHIR u mjaftua vetëm te ajo se çfarë duhet të bëhet bërë më shumë të zgjedhjet e ardhshme, sesa për të thënë nëse këto zgjedhje i realizuan apo jo standardet. Për ta ka qenë shumë e rëndësishme, ashtu sikurse për ne është shumë e rëndësishme, që të punohet për të krijuar kushte sa më të mira për të zhvilluar zgjedhjet e ardhshme të cilat duhet të jenë të larguara sa më shumë nga fenomenet me të cilat u ndeshën gjatë këtyre zgjedhjeve.

-Një propozim i ditëve të fundit nga PD është që blerja e votës të kalojë tek SPAK. A duhet të ndodhë një gjë e tillë?

Është një propozim i hedhur në tavolinë kohë më parë, pra edhe më herët. Kam parasysh këtu propozime të bëra nga LSI dhe nga organizatat e shoqërisë civile. Tashmë ne i kemi strukturat, pra SPAK. Pastaj, të klasifikojmë krimin zgjedhor si korrupsion zgjedhor është një hap më tej drejt forcimit të presionit dhe ngushtimit të mundësive për t’u shpërdoruar kjo procedurë krimi. Por kaq nuk mjafton. Referuar edhe te raportet dhe rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët ngulin këmbë te puna e vazhdueshme që duhet bërë nga të gjithë ne shqiptarët, nga forcat politike dhe shoqëria në përgjithësi për të reformuar kulturën dhe qëndrimin tonë ndaj votës dhe pastaj, po ashtu, të forcohet puna e institucioneve ligjzbatuese. Kam parasysh faktin se shit-blerja e votës nuk mund të zgjidhet duke rregulluar ligjin zgjedhor, por është problem që ka të bëjë kryesisht me nivelin e zhvillimit demokratik të shoqërisë dhe nivelin e zhvillimit shoqëror, ekonomik e kështu me radhë. Ndaj është dhe duhet trajtuar si një fenomen që duhet parë dhe përballuar me kurajo.

Intervistoi: Mimoza Ibra

Më të lexuarat