Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kristaq Kume: Ja ku duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor, partitë përdorin para të padeklaruara për lobime, duhet sistem me lista të hapura

Postuar: 18/08/2018 - 08:15

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka komentuar dje ecurinë e deritanishme të reformës së sistemit zgjedhor. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Sot”, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume u shpreh optimist se deri para zgjedhjeve vendore do ta rrihet të përfundohet pjesa më e madhe e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Por krahas kësaj, Kume ngriti dyshime sa i takon ndryshimit të sistemit zgjedhor. Sipas Kristaq Kumes sistemi aktual lë shumë për të dëshiruar pasi krerët e partive politike, përmes listave të mbyllura kanë ulur në Kuvend shumë emra të papërshtatshëm dhe me precedentë penal. Ish-kreu i KQZ komentoi gjithashtu edhe ecurinë e deritanishme në procesin e vetingut si dhe ngërçin e krijuar në gjyqësor.

-Zgjedhjet vendore po afrojnë. A mendoni se deri atëherë do të ketë përfunduar reforma zgjedhore?

Nëqoftëse do t’u referohemi vetëm atyre se çfarë thuhet tek rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe puna do të qëndrojë vetëm në plotësimin e tyre është e mundur sepse për qeverisjen vendore të pakta janë ndryshimet që mund të bëhen. Por kjo nëqoftëse i lexon gërmë për gërmë rekomandimet. Por nëqoftëse duam që të bëjmë ndryshime ashtu siç rekomandimet kërkojnë të realizojnë në funksion të realizimit të standardeve në zgjedhje për mendimin tim koha është në limite. Këtu kam parasysh prsh. vendimmarrjen që mund të bëhet për ndryshimin e parimit të administratës zgjedhore, e cila nuk mund të realizohet vetëm si e tillë nëse biem dakord ta ndërtojmë jo me përfaqësues të partive politike. Por pas kësaj është e domosdoshme që të gjithë ata që nesër do të jenë administrator të ardhshëm të procesit zgjedhor t’i nënshtrohen një procesi intensiv trajnimi për të formuar tek ta performancat e nevojshme për miradministrimin e procesit. Kjo kërkon kohë. Nuk mund të bëhet me seanca trajnimi një apo dy ditore siç janë ato që bën çdo palë zgjedhjesh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thjesht e vetëm për të thënë që e bëra punën. Pra mundet që të biem dakord por varet se sa kohë do t’u lëmë pastaj institucioneve që të jenë të gatshëm për ta realizuar ndryshimin. E dyta, mund të bien dakord që të ndërhymë dhe t’i realizojnë në seancën e parë të Kuvendit ndryshimet në ligj që i atakojnë problemit të burimeve të financimit të fushatave të partive politike. Por nëse këto ndryshime nuk do të shërohen deri në investimin që duhet të bëjë shoqëria tonë në përgjithësi dhe vendimmarrësit në veçanti, për të ndërtuar strukturat e nevojshme që do të marrin përsipër realizimin e këtyre kushteve të reja ligjore – pra monitorimin në kohë reale të financimeve të partive – e bënë të nevojshme që ky proces të kërkoi kohë. Pra për mua, ajo çka mund të bëhet në kodin zgjedhor në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat duan afro një vit për tu bërë, është e mundshme që të realizohen brenda atij mandati që ka marrë ky komision nga Kuvendi i Shqipërisë. Por edhe njëherë nëse e gjithë kjo nuk shoqërohet pastaj me punën që duhet bërë për të realizuar këto ndryshime është vështirë që të quhet një punë efektive.

-Mazhoranca dhe opozita kanë vendosur që të mos e ndryshojnë sistemin zgjedhor. A ka vlerë reforma nëse nuk ndryshohet sistemi?

Nëse u referohemi zgjedhjeve vendore ky është një problem që nuk ka të bëjë fare me to. Të trajtosh çështje të sistemit, kjo shtrohet vetëm në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë. Që të ndryshosh apo jo sistemin zgjedhor, për mendimin tim nuk është kriter që duhet përdorur për të vlerësuar nëse reforma është e suksesshme apo jo, në kuptimin e mundësive që krijon legjislacioni zgjedhor për të realizuar një proces në plotësim të standardeve të rekomanduara. Ndërhyrja në sistem bëhet ose duhet të bëhet, duke u nisur nga objektiva të tjera. Ndër të cilat një ndër më të rëndësishmet është krijimi i kushteve ligjore që do të bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme se këto të sotmet barazinë në fuqinë e botës. Ne sot si pasojë e sistemit që kemi, proporcional rajonal, por dhe si pasojë e kushteve sesi është ndërtuar kodi zgjedhor dhe përcaktimet që ai bënë në mënyrën sesi llogariten mandatet që subjektet që garojnë i fitojnë, të dyja këto kanë dorë që vota të mos ketë të njëjtën fuqi kur ajo u jepet subjekteve të ndryshme dhe në veçanti ajo që u jepet subjekteve të vogla politike. Kjo është e rëndësishme për mua. Sepse në këtë mënyrë sesi ne kemi ndërtuar kodin zgjedhor jemi larguar nga vetë thelbi i sistemit zgjedhor që kemi. Në këto kushte për mua është e nevojshme që ne ta trajtojmë problemin e sistemit. Mënyrën sesi ky sistem zbatohet për të krijuar mundësi më të mira ligjore, të cilat shpien në ndërtimin e institucioneve përfaqësuese në mënyrën më të mirë të mundshme. Për mua problem tjetër i rëndësishëm por që nuk ka të bëj me sistemin, është edhe mënyra sesi duhet të votohet. Me lista të hapura apo me lista të mbyllura. Sistemi proporcional është sistem që i fton njerëzit që të votojnë për listat. Përvoja e këtij sistemi tek ne ka treguar se procesi final në të cilin duket ndjeshëm vullneti vendimmarrës i lidershipit të partive politike ka qenë problematik. Në ulëset e Kuvendit të Shqipërisë ka patur njerëz me probleme, të cilët e kanë çuar situatën deri në atë pikë, ku Kuvendi është detyruar që të miratojë një ligj të veçantë për të minimizuar efektin e kësaj linje të zgjedhjes së deputetëve, siç është ai i dekriminalizimit. Votimi me lista të hapura për mendimin tim do të krijojë hapësira shumë më të mira sesa aktualisht kemi ku zgjedhësit shqiptarë të shprehin interesat e tyre për ata që duan që t’i përfaqësojnë në Kuvend. Do të ishte shumë mirë sikur e gjithë kjo të paraprihej me procesin e primareve të partive politike.

-Një problem që është vënë re kohët e fundit është dhe çështja e lobimeve e partive politike. A duhet të gjendet një zgjidhje për këtë?

Kjo mënyrë zgjedhjeje e organizimit të fushatave zgjedhore – por jo vetëm nga partitë politike – është e huazuar nga SHBA. Pra angazhimi i agjencive të specializuara për organizimin e fushatave zgjedhore, angazhimi i agjencive të specializuara për të lobuar për subjektet zgjedhore etj. nuk është çështje e shpikur nga shqiptarët. Problemi qëndron në atë që ne e kemi keqpërdorur rrugën që ndiqet për këtë gjë. Dhe kjo vjen nga fakti që jemi një shoqëri, në të cilën tregues kryesor është informalitetit. Pra përdorimi i parave pa burime të identifikuara dhe atyre të padeklaruara në funksion të lobimit. Kjo ka dy të këqija. E keqja e parë e madhe është sepse mundet që një mënyrë e tillë të vepruari të prodhojë grackën e madhe në të cilën mund të bie vetë subjekti. Dhe e dyta në këtë mënyrë të vepruari subjektet politike, ato që kanë detyrën për të edukuar këtë shoqëri sesi duhet të sillet në një shoqëri demokratike, japin shembullin më të keq të mundshëm. Për mendimin tim me të njëjtat mekanizma, me të njëjtin vullnet, me të njëjtën forcë të ligjit por edhe të shoqërisë, ajo që duhet të bëhet është që të ndalohet mekanizmi i burimeve të fshehta të partive politike. Edhe pse nuk është e lehtë për t’u realizuar, shoqëria duhet ta shikojë këtë fenomen drejtë e në sy dhe të krijojë mekanizma për ta luftuar.

-Sipas jush ku duhet të përqendrohet reforma zgjedhore?

Ndryshimet që bëhen në ligjin zgjedhor marrin gjithmonë përsipër që të rrëmbejnë ato momente të procesit zgjedhor të mëparshëm që kanë treguar se nuk janë zgjidhur në mënyrë efektive në ligj. Por ndryshimet që mund të bëhen në ligjin zgjedhor në asnjë mënyrë nuk mund të përdoren dhe të konsiderohen si të mjaftueshme për të patur një proces zgjedhor pa probleme. Sepse nuk mjafton zgjidhja ligjore. Por shumë i rëndësishëm është vullneti për zbatimin e saj. Dhe veçanërisht këtu ne kemi problemin më të madh. Dhe problemi më i madh i shqiptarëve (partive politike) është jo vetëm që nuk kanë vullnetin e duhur për të zbatuar ligjin por janë shumë të “zonja” për të krijuar avronene. Pra ndryshimet e ardhshme të legjislacionit zgjedhor janë të nevojshme për tu bërë por jo të mjaftueshme. Ashtu sikurse ka probleme me të cilat është përplasur procesi zgjedhor në Shqipëri. Të cilat zor se mund të hyhet duke ndryshuar diçka në kodin zgjedhor apo në sistem, siç është prsh. shitblerja e votës. Ose sjellja e partive politike në procesin zgjedhor. Probleme që nuk kanë të bëjnë më shumë me sistemin zgjedhor por me kulturën. Dhe kultura nuk mund të rregullohet përfundimisht duke ndërtuar sisteme ligjore efektive që ta bëjnë këtë gjë. Ligji vetëm ndihmon procesin.

-Të ndalemi pak tek reforma në drejtësi. Sa i kënaqur jeni me ecurinë e procesit të vetingut deri më tani?

Unë nuk dua të të jap përgjigje për këtë rezultat që kemi sot vetëm nëpërmjet procesit të gjykimit dhe shqyrtimit të procesit të rivlerësimit të figurës së subjekteve. Por në përgjithësi për atë se çfarë ka arritur të bëj deri më sot reforma në drejtësi, dhe për atë se çfarë kemi arritur në sistemin gjyqësor, vlerësimi im është se do të duhej të ishte bërë shumë më tepër, referuar këtu kohës së shpenzuar.

-Opozita pretendon për ndërhyrje politike. A mendoni se ka presion ndaj organeve të vetingut nga faktorët politik?

Duke qenë jashtë procesit është vështirë që të mund të them se ky vendim është marrë nën presionin e dikujt dhe ky nuk është marrë sepse ka ndikuar dikush nga jashtë komisionit. Një gjë e tillë është e vështirë të thuhet. Për mua le tua lëmë partive politike që ta bëjnë këtë luftë me njëra-tjetrën sepse në fund të fundit pavarësisht se nisja nga ku e marrin këtë indice është dhe në favor të interesit politik të tyre, është një gjë e mirëpranuar. Ajo që është shumë e rëndësishme për mua ka të bëj me faktin që së fundmi kemi mundësi që të ndërtojmë një sistem gjyqësor mjaftueshmërisht efektiv dhe normal. Problemi nuk zgjidhet menjëherë. Dhe nëqoftëse do të ecet me këtë ritëm, siç po ecën deri më sot kjo reformë, për mua shoqëria shqiptare do të vuajë goxha deri sa të arrijë ta ndërtojë ashtu siç duhet këtë sistem.

-Duke parë ngërçin në gjyqësor që ka shkaktuar reforma deri më tani. Cila mendon se do të ishte rruga për të zhbllokuar këtë ngërç?

Nëqoftëse i referohemi mënyrës sesi e ka zgjidhur ligjvënësi ecurinë e këtij procesi kupton se ecja jonormale e tija na ka çuar në një ngërç të tillë. Asnjë nga ato afatet kohore të përcaktuara në Kushtetutë nuk janë zbatuar për asnjërën nga institucionet e reja që do të krijohen. Kjo do të thotë se angazhimi i klasës politike tek ne për ta shpënë deri në fund ashtu siç ishte parashikuar këtë reformë është i vonuar. Për mendimin tim është e domosdoshme ndërhyrja. Por jo vetëm ndërhyrja por dhe këshillimi se çfarë mund të bëhet sot për të eliminuar këtë situatë të paparashikuar në momentin kur u miratuan ndryshimet në sistemin gjyqësor. Kjo situatë është totalisht e papranueshme për mua. Në një shoqëri apo në një shtet ku nuk janë gjykatat funksionare, ai është një shtet në një situatë të jashtëzakonshme. Dhe kjo kërkon energji të jashtëzakonshme për të ndërhyrë por edhe energji të jashtëzakonshme gjë që është e zorshme ta gjejmë tek politikanët tanë. Por me një presion si dhe me disa këshilla nga ndërkombëtarët problemi mund të kapërcehet.

Intervistoi: Endri Arizi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 19:53

 Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka vijuar akuzat ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, duke e akuzuar për rritjen në mënyrë marramendëse të pasurisë së saj pas ardhjes së Ramës në pushtet.

Postuar: 25/09/2018 - 17:59

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama, ndër

Postuar: 25/09/2018 - 17:57

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzi

Postuar: 25/09/2018 - 16:42

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama përkundrejt kreut të PD-së, Lulzim Basha në

Postuar: 25/09/2018 - 16:27

“I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kër

Postuar: 25/09/2018 - 16:22

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan se kryeministri Ra

Postuar: 25/09/2018 - 15:11

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, në një postim në Facebook ka replikuar me ish-ministrin e Drejt