BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Kryetarja e PS Leskovik: Ja pse do i fitojmë zgjedhjet vendore, PD-LSI shkatërruan administratën, Berisha i ka shpëtuar përgjegjësisë

Kryetarja e PS Leskovik: Ja pse do i fitojmë zgjedhjet vendore, PD-LSI

Kryetarja e PS Leskovik, Dallëndyshe Kravari ka treguar për gazetën “SOT” detaje nga organizmi i PS për zgjedhjet vendore. Ajo ka dhënë argumente se përse kjo forcë do të dalë fituese. Po ashtu ajo është shprehur se PD dhe LSI janë dy parti që e kanë shfrytëzuar pushtetin vetëm për emërime nepotike. Ajo ka folur dhe për thirrjet e Berishës për mosbindje civile.

-Zonja, Kravari në Asamblenë Socialiste nisi zyrtarisht fushata e zgjedhjeve vendore dhe njëkohësisht u çel fushata e anëtarësimeve në parti. Ku do fokusohet puna juaj. A mund të në jepni më shumë detaje?

Asambleja Kombëtare për nga rëndësia është e dyta pas Kongresit të Partisë sa i takon vendimmarrjeve dhe jovetëm. Kështu që vendimet e dala prej aty janë tejet të rëndësishme për Partinë Socialiste. Por përtej atyre që kanë dalë në media dhe janë bërë publike nga organizmat e partisë, di të them që Partia Socialiste është shumë e shëndoshë dhe është e gatshme të nisë fushatën e zgjedhjeve vendore. Mos harroni një detaj që PS është e vetmja forcë politike dhe demokratike që ka Shqipëria dhe këtë e them me bindje dhe për shumë arsye. Po t’ju hedhesh një sy partive të tjera që ekzistojnë në vendin tonë, përfshi këtu edhe Partinë Demokratike që “pretendon” të konkurrojë Partinë Socialiste, vihet re që ka një diferencë të madhe. Madje, një diferencë të ndarë si me thikë. Nga njëra anë kemi Partinë Socialistë ku unë bëj pjesë që është parti e vlerave, që ka në brendësi dhe përreth saj njerëz intelektualë dhe punëtorë. Ndërsa nga njëra anë kemi PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha që jovetëm që nuk ka zhvilluar njëherë një mbledhje të forumeve drejtuese të partisë, qysh kur morri drejtimin e PD-së, pas humbjes dërmuese që kori në zgjedhjet parlamentare të 2017, por është edhe një parti pa program dhe pa alternativë. Megjithatë, le të rikthehem tek pyetja juaj. Po, madje do të thosha po me bindje, që Partia Socialiste ka ndezur motorët e zgjedhjeve lokale dhe kam bindjen se në këto zgjedhje do të fitojmë thellë në krahasim me po të njëjtat zgjedhje të kaluara. Dhe a e dini ju se përse fiton PS. Sepse Partia Socialiste është një parti e vlerave dhe alternativa që iu ofrojmë qytetarëve është më e mira. Ndërkohë sa i takon fushatës së anëtarësimeve në PS, më lejoni t’ju them se ka një dyndje dhe një interesim të të gjitha moshave për t’ju bashkuar familjes së madhe së Partisë Socialiste.

-Po në bazë si paraqitet situate politike. A është PS dominuese ndaj LSI dhe PD sa i takon organizimit?

Patjetër që Partia Socialiste është dominuese ndaj partive të tjera në çdo aspekt. Ne në PS kemi një parim që qytetarin dhe shqetësimet e tij i kemi kryefjalë të ditës gjatë rrugëtimit tonë në këto 3 dekada demokraci. Po ashtu, ne jemi një forcë e mirë organizuar dhe të qenit forcë tejet demokratike e forcon edhe më shumë impaktin e Partisë Socialiste si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror. Ç’ka do të thotë që qytetarët na shohin ne socialistët si oaz i shpëtimit. Dhe kjo nuk ka kurrsesi lidhje me punësimet siç e kanë zakon dy partitë e tjera Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, që elektoratin e tyre e mbajnë me punësim dhe kanë një simbiozë me njëra tjetrën. Por e kundërta ndodh në PS. Partia Socialiste ka një parim që tanimë është bërë publik edhe nga kryeministri Edi Rama që çdo punësim, i bazon në meritë dhe preferencë. Nën drejtimin tonë nuk ke shanse që të hysh në një vend pune nëse nuk zgjidhesh fitues nga portali apo nëse nuk ke arsimimin dhe formimin përkatës. Ndërkohë që nga ana tjetër kemi dy partitë si LSI ashtu edhe PD që e shkatërruan administratën shtetërore duke futur në punë kuç e maç jashtë çdo lloj kriteri profesional dhe arsimor, vetëm e vetëm që të merrnin sa më shumë vota. Kështu që nëse më lejoni të huazoj shprehjen e kryeministrit Edi Rama: “Nën qeverisjen socialiste, parazitët dhe grabitqarët nuk do të kenë më vend në administratën shtetërore”.

-Keni një koment për opozitën dhe strategjinë e saj, e cila nuk pranon miratimin e ligjit për magjistratët, i cili i hap rrugë zhbllokimit të ngërçit në drejtësi?

Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë lojën e ndyrë që po bëjnë partitë simotra PD dhe LSI sa i takon reformës në drejtësi. Tanimë është bërë publik që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim hezitojnë ta votojnë ligjin për magjistratët, pasi kanë frikë se tentakulat e mbetura të tyre në sistemin gjyqësor do të këputen. Por për të qënë në qendër të vëmendjes, opozita luan viktimën duke sulmuar reformën në drejtësi, apo kërkon përmbysjen e saj, edhe pse e ka votuar vetë, në mënyrë që ndoshta Rama lëshon pe. Kryeministri Edi Rama gjithmonë si altruist që është ia ka shtrirë dorën opozitës, duke i ofruar konsensus në çdo rast dhe rrethanë, gjithmonë për të mirën e qytetarëve. Por opozita gjithmonë siç e ka zakon refuzon dhe refuzon duke u bazuar në sjelljen e saj “histerike”, në mënyrë që të përfitoj ndopak vëmendje, pasi e di që atë e ka braktisur edhe elektorati i vetë. Pra, kjo lojë e opozitës është ekuivalente me atë të mbyturin që kapet pas fijes së barit.

-Po bojkotin e opozitës dhe thirrjet e eksponentëve të saj për mosbindje civile, si i shihni?

Bojkoti i opozitës në një vit kaq të rëndësishëm që është Shqipëria, siç është çelja e negociatave me Bashkimin Europian është i pavend. Dhe uroj që kjo opozitë të reflektojë dhe të vendosë interesat e qytetarëve para interesat personale. Ndërkohë, sa i takon thirrjeve të opozitës për mosbindje civile më duken absurde, por jo se më çuditin. Kur të gjithë e dimë fare mirë që gjatë këtyre 30 viteve lideri i saj defacto dhe dejuro ka bërë deklaratat edhe më të forta se mosbindja civile. Nuk kemi pse të habitemi kur vetëm para pak ditësh Berishën e lëshuan nervat duke bërë thirrje për grusht shteti, si e vetmja rrugë për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Megjithatë, nuk duhet të çuditemi kur këto thirrje për destabilitet vijnë nga një lider dhe parti që i ka shkaktuar mjaft, po mjaft vuajtje këtij populli. Më lejoni t’u kujtoj Gërdecin dhe 21 janarin, vepra këto të bëra nga Berisha. Por nga ana tjetër, duke bërë një analizë të gjuhës verbale dhe joveerbale të liderëve të opozitës, di të them që këto thirrje ata i lëshojnë në kushtet e dëshpërimit të madh, pasi e dinë fare mirë që të gjitha të këqijat që i kanë shkaktuar këtij populli do t’i lajnë. Koha po troket dhe nuk do të jetë e largët koha kur kushdo nga këta, sidomos Berisha do të përgjigjet për vuajtjet dhe dëmet që i ka shkaktuar këtij populli. Madje, më lejoni tu them këto thirrje vijnë në kushte kur në Shqipëri po instalohet një sistem drejtësie i ri dhe i pavarur, falë të cilët një pjesë e gjykatësve dhe prokurorëve të lidhur ngushtë me pushtetin e djeshëm të Sali Berishë po çmontohen dhe po flaken tejet sistemi, pasi janë të korruptuar. Dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, me ngritje e SPAK dhe BKH do të vendosen pikat mbi i, ku kushdo që ka abuzuar dhe është i përfshirë në afera do të shkojë në bangën e të akuzuarve.

-Keni një koment për ecurinë e reformës në drejtësi?

Patjetër, dhe shumë të shkurtër. Reforma në drejtësi është reforma më e madhe e qeverisë Rama dhe ka lindur si nevojë e domosdoshmërisë së shqiptarëve për të bërë shtet. Reforma në drejtësi është një vepër e madhe e ideuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, qëllimi i së cilës është pastrimi i sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit. Kështu që duke parë ecurinë e kënaqshme të procesit të vetingut ku shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë ngecur në rrjetën e tij, di të them se reforma në drejtësi është mirë dhe se po ecën në rrugën dhe shinat e duhura.

-Pak kohë më parë Këshilli i Europës vendosi që hapjen e negociatave ta japë në qershor të vitit 2019. Përse BE duhet të çelë këto negociata?

Bashkimi Europian duhet t’i çelë negociata Shqipërisë për shumë arsye. Madje, arsyeja kryesore ka të bëjë me reformat e ndërmarra nga qeveria sa i takon plotësimit të kushteve të kërkuara nga BE dhe vendosmërisë së kryeministrit Edi Rama për të bërë shtet. Kështu, që të mos hyjë më thellë vetëm, por vetëm duke iu kujtuar reformat e thella që ka ndërmarrë qeveria “Rama” në çdo sektor, Shqipëria sot meriton t’i hapen negociatat për Bashkimin Europian. Pra, kam bindjen dhe jam e bindur se në qershor Shqipërisë do t’i hapet rruga dhe çelen negociatat për në BE.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat