BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

politike-intervista

Laert Duraj: Posta Shqiptare lehtësira për pensionistët dhe blerjet on-line, ja shërbimet e reja që do të ofrojmë

Laert Duraj: Posta Shqiptare lehtësira për pensionistët dhe

Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, z.Laert Duraj ka folur dje duke dhënë shumë detaje në lidhje me institucionin që ai drejton. Gjatë një prononcimi për gazetën SOT, zoti Duraj zbuloi se Posta Shqiptare ofron shumë benefite për pensionistët, duke theksuar se do të hapen shumë sportele në mënyrë që kjo kategori të ketë lehtësira gjatë tërheqjes së pensioneve. Mirëpo, sa i takon sfidave të së ardhmes, Duraj theksoi se Posta do të shtojë 4 shërbime, siç janë krijimi i Sporteleve Universale kudo, pra sportele që ofrojnë të gjitha shërbimet e Postës në një sportel të vetëm. Po ashtu, ai tha se synohet rikthimi i shërbimit financiar të mbledhjes së tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e të kujdesit shëndetësor. Ndërkohë, zoti Duraj theksoi se Posta synon t’i dedikojë klientëve një sportel të veçantë që do të quhet Sporteli i Qytetarit ku do të ofrohen shërbimet kryesore të E- Albania ose Adisa.

-Zoti Duraj, në nëntor të vitit që lamë pas ju u zgjodhët në krye të Postës Shqiptare. Cilat janë objektivat tuaj në përmirësimin e shërbimit në postë?

Tashmë pas gati 7 muaj në detyrën e Administratorit të Posta Shqiptare Sh.A. idetë e qasja ime si për Postën dhe planet sesi ajo të përmirësohet dhe të rritet, janë mëse të qarta. Sigurisht që synimi është që ajo të bëhet edhe më e mirë dhe unë nuk heq dorë nga dy objektiva në funksion të këtij synimi: (1) përmirësimi i shërbimeve aktuale dhe (2) zgjerimi e shtimi i shërbimeve të reja. Këtu dua të ndalem pak dhe të sjell në vëmendje disa gjëra kryesore në lidhje me shërbimet që Posta Shqiptare ofron dhe përmirësimin e tyre: Ne synojmë që të përmirësojmë shërbimin e pagesës së faturave të energjisë elektrike duke zhvilluar sistemin aktual që kemi me OSHEE. Lidhja e marrëveshjes së re me ISSH do të ndihmojë në përmirësimin e skemës së shpërndarjes së pensioneve; do të jenë më shumë sportele të Postës Shqiptare të cilat do të mundësojnë tërheqjen e pensioneve, pra jo vetëm në disa sportele të dedikuara. Gjithashtu Posta ofron edhe shërbimin e marrjes së pensionit në shtëpi, duke shmangur kështu radhët e gjata. Për këtë mjafton një kërkesë e thjeshtë në sportelet tona. Në sajë të zhvillimeve të fundit, edhe falë marrëveshjes me Drejtorinë e Doganave, kemi hedhur një hap të rëndësishëm në lehtësimin e procesit të blerjeve online: Përmes një njoftimi të thjeshtë ju bëheni me dije për dërgesat e ardhura. Posta mundëson pagesën e tarifës doganore direkt në sportelet e Postës dhe jo vetëm në një pikë në Qendrën Tranzite, dhe brenda pak minutash gjithçka mbaron; Falës punës së përkushtuar të IT por jo vetëm, është bërë e mundur në një sportel të Tiranës, mund të paguash faturën e ujit për shtëpinë në një qytet tjetër si Vlorë, Korçë, Durrës, Fier, Elbasan dhe së shpejti kjo do të jetë e mundur edhe në Shkodër dhe në çdo qytet të Shqipërisë. Dhe anasjelltas: të paguash në sportelet tona në Vlorë etj, faturën e ujit të shtëpisë në Tiranë etj. Shumë shpejt do të lancohet shërbimi i postës extra të shpejtë, krahas shërbimit tradicional ekspres. Dërgimi i parave brenda vendit, cash to cash, është i mundur në çdo zyrë postare me tarifa shumë më të ulta nga mesatarja e tregut. Sjell në vëmendje që këto tarifa për studentët janë preferenciale. Ndërkohë që Posta do të marrë dhe rolin e ndërmjetësit financiar duke shërbyer si një pikë e rëndësishme ku klientët mund të aplikojnë për marrjen e kredive te të tretët si p.sh. bankat. Posta është e pranishme në të gjitha njësitë administrative të Shqipërisë me 555 zyra. Në 370 prej tyre jemi online dhe lidhja online në të gjitha zyrat tona është një përmirësim tjetër që është në planet e afërta.

-Si e gjetët situatën në këtë institucion? Kjo duke marrë shkas nga fakti se kryeministri ka deklaruar disa herë se në shumë institucione ka pasur parregullsi gjatë kohës që vendi qeverisej nga PS-LSI, sidomos sa i takon emërimit të punonjësve.

Besoj se nëpërmjet mediave, mjeteve të ndryshme të komunikimit etj., jeni njohur me faktin se disa ditë më parë, Posta Shqiptare festoi 105-vjetorin e Pullës së parë Shqiptare. Në radhët e të ftuarve, padyshim që ishin dhe ish drejtues të mëparshëm të Postës Shqiptare, për të treguar linjën e vazhdimësisë së saj. Qasja ime është që gotën ta shoh gjysëm plot dhe jo gjysëm bosh. Pak institucione në vend kanë kaluar moshën një shekullore dhe Posta Shqiptare është një prej tyre. Ndaj me historinë e saj, Posta e ka më të lehtë që të përcjellë vlera dhe tradita pozitive. Posta Shqiptare është një institucion i konsoliduar, ndonëse ajo mund të ishte edhe më e mirë; megjithatë në realitetin shqiptar, duhet që të vlerësohet. Kjo nuk do të thotë që përsa i përket politikave të burimeve njerëzore gjithçka është në rregull. Aspak! Por ajo që është e rëndësishme është aftësimi dhe kualifikimi i stafit ekzistues dhe stafit të ri, të cilët jo vetëm duhet të kenë në fokusin e tyre klientin po nga ana tjetër të jenë duhet të jenë profesionistë të kualifikuar dhe që të plotësojnë kërkesat dhe kriteret e vendeve të punës përkatësisht.

-A do të kemi shërbime të reja, pasi kohët e fundit kemi parë që shërbimet vijojnë të shtohen?

Ashtu si përmenda dhe më lart, një nga qëllimet e planit të zhvillimi të Postës Shqiptare është shtimi i vazhdueshëm i portofolit të shërbimeve, me shërbime të reja e inovative, në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Në planin afatshkurtër, projektet tona janë disa dhe janë mëse të qarta: Krijimi i Sporteleve Universale kudo, pra sportele që ofrojnë të gjitha shërbimet e Postës në një sportel të vetëm. Sporteli Universal është diçka e re, e cila jo vetëm do të shmangë radhët po nga ana tjetër, është dhe një koncept i ri i mënyrës së ofrimit të shërbimeve tona. Është po aq e rëndësishme sepse duke pasur klientin në fokus dhe cilësinë e shërbimeve, duhet që dhe stafi i Postës Shqiptare t’i përshtatet politikave dhe strategjive të zhvillimit të Postës. Besoj jeni njohur tashmë me faqen e re të internetit të Postës Shqiptare, e cila të mundëson të gjurmosh dhe të llogarisësh vlerën e dërgesave. Së shpejti, do të lancohet për konsumatorin aplikacioni mobile E Posta nëpërmjet të cilit do të mund të bëhen një sërë pagesash. Një nga synimet kryesore është dhe rikthimi i shërbimin financiar të mbledhjes së tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e të kujdesit shëndetësor, për subjektet e regjistruara në organet tatimore, në Sportelet e Postës, shërbim të cilin Posta e ka ofruar për më shumë se 6 vjet në mënyrë efikase. Gjithashtu, në kuadrin e E-Government, me një mënyrë të veçantë pranë sporteleve tona, në këtë fazë të parë, në Korçë dhe në Tiranë, shërbehen dhe të gjithë ata qytetarë që duan të përfitojnë nga shërbimet e portalit E – Albania. Nisur nga përvoja pozitive deri tani në këto dy qytete, plani ynë është që ta ofrojmë këtë shërbim kudo ku është e mundur. Ne synojmë t’i dedikojmë klientëve një sportel të veçantë që do të quhet Sporteli i Qytetarit ku do të ofrohen shërbimet kryesore të E-Albania ose Adisa. Ndërsa në planin afatmesëm janë dy drejtime kryesore: Ofrimi i shërbimit të internetit nga Posta dhe Posta Hibride, për të cilat jemi të bindur që shumë shpejt do të jenë një realitet i prekshëm.

-Një fenomen që vihet re është se në disa pika vijon të ketë radhë sidomos sa i takon pagesës së faturave, apo marrjes së shërbimeve të tjera. Ka ndonjë plan për të eliminuar sa më shumë radhët, qoftë kjo duke shtuar sportelet apo njësitë e shërbimit?

Sigurisht që radha është një fenomen më se normal i cili shoqëron kompanitë të cilat ofrojnë shërbime me natyrë financiare. Kjo diktohet nga vetë lloji i procesit të pagesës që përfshin disa elementë si verifikimet, etj te cilat duan kohën e tyre për t’u kryer, si nga sistemet dhe nga personat. Megjithatë ne po synojmë që të përmirësojmë sistemin tonë duke e bërë më fleksibël dhe jo vetëm. Pjesë e këtij përmirësimi është dhe koncepti i ri i Sportelit Universal, me punonjës të aftë, të kualifikuar, profesionistë e të trajnuar, për të cilën fola pak më lart. Me rrjetin kapilar me 555 zyrat tona, ne mbulojmë të gjitha njësitë administrative të Shqipërisë. Nisur nga lëvizjet e popullsisë dhe përqendrimet e saj në zona të caktuara, për t’i shërbyer më mirë qytetarit, ne po bëjmë një rishpërndarje të zyrave. Kështu në zona të populluara si në Vlorë, Tiranë, e Durrës, do të hapim së shpejti sportele dhe zyra të reja për përpunimin e pakove. Vetëm në Tiranë kemi hapur dy zyra të reja për këtë qëllim.

-Posta bashkëpunon dhe me institucione të tjera, OSHEE, UKT, etj. Si është bashkëpunimi me to?Posta bashkëpunon me shumë partnerë të cilët gjej rastin t’i falënderoj. Në mënyrë të veçantë dua të ndalem te disa prej tyre: Një falënderim dhe mirënjohje për OSHEE që është partneri ynë strategjik, bashkëpunimi me të cilin është i një rëndësie të veçantë për Postën. Gjithashtu një falënderim edhe për ISSH dhe angazhimin e tij, falë të cilit bashkëpunimi ynë është një nivel të ri duke synuar shpërndarjen e pensioneve në çdo sportel të Postës Shqiptare dhe jo vetëm në disa sportele të veçanta të dedikuara. Dua të përmend dhe pushtetin gjyqësore, gjykatat, të cilat na kanë besuar në punën tonë. Rëndësia e shërbimit që i ofrohet gjykatave, shkon përtej të zakonshmes, përtej një klienti të thjeshtë, sepse është angazhim për të respektuar mënyrën sesi funksion vetë shteti dhe besoj që këtë e kemi treguar me punën tonë. Si shoqëri aksionare, në fokus të Postës Shqiptare është orientimi drejt klientëve të rëndësishëm: të gjitha bashkitë dhe Ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve në pronësi të tyre, janë klientë të tillë. Në kuadër të ‘Reformës së Ujit’ e cila është në fokusin e Qeverisë, Posta Shqiptare ka synuar që të jetë pjesë aktive e saj duke lidhur marrëveshje me shoqëritë e ujësjellësave në vend për pagesën e faturës së ujit në sporteleve e Postës. Synimi i këtij bashkëpunimi është që një sportel të Postës të paguash faturën e ujit të shtëpisë pavarësisht qytetit ku ndodhet ajo. Unë falënderoj ato shoqëri që i janë bashkuar kësaj nisme. Bashkëpunimi ynë me pushtetin vendor është gjithashtu për t’u vlerësuar duke pasur parasysh shërbimet që Posta Shqiptare ofron për to si shpërndarja e ndihmës ekonomike apo pagesa e taksave vendore. Dua të ftoj dhe të siguroj ata kryetarë bashkish që do t’i bashkohen Postës në këtë bashkëpunim, për cilësinë e shërbimit tonë e cila është në nivele shumë të larta dhe ka plotësuar dhe standardet e rrepta të Lali Erit.

-Po ashtu posta ka një numër të madh punonjësish që janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve. A parashikohet në objektivat tuaj rritja e pagave për ta?

Të them të drejtën, dëshiroj shumë që falë rritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit, në planet e Postës Shqiptare të jetë dhe rritja e numrit të punonjësve. Unë mendoj se ka hapësira për të zgjeruar aktivitetin tonë, por kjo nuk mund të bëhet pa pasur cilësinë e duhur.

Duhet theksuar që Posta Shqiptare, një shoqëri me kapital publik, vepron dhe i nënshtrohet rregullave të prokurimit publik në një treg shumë konkurencial. Kuptohet që kjo na kushtëzon në veprimet tona, duhet të ruajmë ekuilibrat, të jemi të kujdesshëm me planifikimet, të tërheqim staf të kualifikuar etj. Pagat tona janë të ulta në krahasim me të tjerët dhe ne po përpiqemi që të mos jetë kështu. Pothuajse një muaj më parë u rritën me 15% pagat e shpërndarësve dhe përpunuesve, e cila është një nga rritjet më të mëdha të pagës për këtë kategori. Gjithashtu sportelet mbeten në fokusin tonë përsa i përket pagës. Mendoj se performanca e punës dhe treguesit e të ardhurave na bëjnë optimistë për të ardhmen.

-Zoti Duraj ju keni qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e shkuara. Ndërkohë sot shohim një Parlament paksa kaotik. Ju ka ngelur peng që nuk jeni sot pjesë e deputetëve të PS?

Në fakt, nuk mendoj se Parlamenti është kaotik. Për mua është një institucion normal i një vendi demokratik, me diskutime e debate të cilat në disa raste mund të kalojnë disi dhe caqet e etikës. Por ky është një fenomen jo vetëm shqiptar, por që është hasur dhe në shumë vende të tjera. E rëndësishme është zhvillimi i vendit dhe rekomandimi për hapjen e negociatave me BE- në është një lajm shumë i mirë që tregon se jemi në rrugë të mbarë, përfshirë këtu dhe Parlamentin. Për ata që më njohin nga afër, është fakt që lidhjet e mia me zonën time, Tepelenën dhe Memaliaj, i kam të forta. Do të doja të kisha pasur nderin dhe kënaqësinë që të isha përfaqësues i zonës sime dhe në Parlament por pavarësisht kësaj, ju siguroj se edhe në çdo pozicion që kam qenë në sektorin privat, si dhe në këtë pozicion që jam aktualisht, unë synoj të mbroj dhe të promovoj vlerat e zonës sime për të cilën jam krenar dhe detyra e Administratorit të Postës Shqiptare gjithashtu është një mundësi që më lehtëson e më ndihmon pikërisht në promovimin e këtyre vlerave. Dua të falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen time Z. Kryeministër, për mundësinë që më është dhënë. Duke qenë në këtë pozicion, në detyrën e administratorit të Postës Shqiptare, kam mundësinë që t’i shërbej të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, në çdo kënd, dhe jo vetëm atyre të zonës Tepelenë e Memaliaj.

-Qeveria ka ndërmarrë një proces reformimi në të gjitha institucionet e vendit. Posta përfshihet në listën e fushave që do reformohen?

Pyetje interesante. Në lidhje me Postën Shqiptare unë nuk besoj se bëhet fjalë për reformën në kuptimin e ndryshimeve thelbësore. Posta Shqiptare me historinë e saj 105 vjeçare përcjell një traditës dhe shembuj apo përvoja që duhen ndjekur, ashtu si duhet të mësojmë dhe nga gabimet tona. Patjetër që Posta Shqiptare ndjek dinamikën e tregut dhe zhvillimeve të tij, për të qenë konkurencial. Shërbimi tradicional postar po has kudo vështirësi që vijnë si pasojë e teknologjisë e zhvillimeve të saj. Ndaj Posta Shqiptare synon të përdorë teknologjinë dhe qasjes për të qenë pranë qytetarit. Pjesë e procesit të “reformimit” të Postës është shndërrimi saj në postë bankë, ofrimi i shërbimit të internetit, Posta Hibride etj. Ashtu si përmenda dhe më lart, në kuadrin e E-Government, përvojën pozitive në Korçë dhe në Tiranë, duam që ta çojmë në të gjithë vendin: pra në Zyrat e Postës, në një sportel të dedikuar, të shërbehen të gjithë ata qytetarë që duan të përfitojnë nga shërbimet e portalit E-Albania ose që Adisa mundësojnë.

-Sa të kënaqur jeni me qeverinë, përfshirë këtu dhe rolin e saj në zhvillimin e Postës Shqiptare?

Rëndësia që Posta Shqiptare ka për qeverinë është mëse e qartë. Është vullneti i veçantë i Kryeministrit që procesi i shndërrimit të Postës në postë bankë të ecë përpara me hapa të sigurta! Dhe tashmë janë ndërmarrë hapat e parë në lidhje me këtë projekt. Ne kemi besim që do t’ja dalim. Gjithashtu edhe koordinimi me ministritë përkatëse, ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer, duke na mbështetur në disa drejtime: Po hidhen hapat e parë për Qendrën e re Tranzite, e cila do të jetë pranë Aeroportit të Rinasit; Rishikimi i marrëveshjes mes ISSH dhe Posta Shqiptare, rishikim i cili do të sjellë rritjen e të ardhurave dhe cilësisë së shërbimit; Flota e re e Postës Shqiptare që do të sjellë lehtësim në ofrimin e shërbimit; Shumë e rëndësishme është dhe ndërmarrja e hapave seriozë në lidhje me rikthimin shërbimit financiar të mbledhjes së tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e të kujdesit shëndetësor, për subjektet e regjistruara në organet tatimore, pranë sporteleve të Postës Shqiptare. Në fund, dua që t’ju falënderoj për mundësinë për këtë intervistë pasi është shumë e rëndësishme, që në rrugën e vështirë që po ndjekim, të kemi dhe përkrahjen e mediave serioze si gazeta juaj. Shpresoj se do të shihemi sërish në të ardhmen me lajme të mira për Postën Shqiptare.

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat