BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Lobimet e PD, Kristaq Kume: Ja si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së financave nga partitë, të ketë rol prokuroria dhe jo KQZ

Lobimet e PD, Kristaq Kume: Ja si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka dhënë dje idetë e tij se si duhet të zgjidhet problemi i fshehjes së financave nga partitë politike. Duke marrë shkas nga lobimet e PD, në një intervistë për gazetën SOT, Kume ka deklaruar se ka nevojë për ndryshime të shumta ligjore. Nga ana tjetër ai ka kërkuar që të ketë një rol më të gjerë prokuroria, pasi sot është në dorë të KQZ të bëjë të gjitha verifikimet. Kume kërkoi që përpara se të implementohet teknologjia në zgjedhje, ajo të testohet në disa zona.

 

-Prej më shumë se një viti është ngritur Komisioni i Reformës Zgjedhore, por mbledhjet e tij kanë qenë të pakta. Si e shihni punën e komisionit deri më sot?

Pasi konsumoi disa muaj pa asnjë aktivitet, së fundmi komisioni ka miratuar platformën e punës së tij dhe po ashtu filloi edhe seancat dëgjimore me aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile. Deri tashti janë bërë dy seanca të tilla dhe në rast se komisioni do të vazhdojë me këtë ritëm unë shpresoj se do të arrihet në qëllimin për të cilin ai është ngritur. E rëndësishme është që dakordësia e shprehur prej anëtarëve të këtij komisioni, me miratimin e platformës së punës, përkufizohet me rezultate. Është për të përshëndetur kjo dakordësi, duke iu referuar problematikave që përmban platforma. Sepse ndër këto problematika bëjnë pjesë dhe ato të cilat kohë më përpara kanë qenë objekt deklaratash të palëve politike për t’i pranuar ose mos t’i pranuar si të tilla. Por tashmë palët politike kanë rënë dakord që të trajtojnë edhe problemin e përdorimit të teknologjisë së informacionit në procesin zgjedhor. Edhe krijimin e kushteve të favorshme ligjore dhe infrastrukturore për të bërë të mundur votimin e shqiptarëve që banojnë jashtë territorit të vendit, pa qenë e nevojshme që të vinë në Shqipëri. Ashtu sikurse në seancën kur miratuan platformën të dy bashkëkryetarët deklaruan se: “Komisioni është i gatshëm që të trajtojë jo vetëm çështje që kanë të bëjnë vetëm me rekomandimet e dhëna nga vëzhguesit ndërkombëtarë por edhe çdo problem tjetër”. Një qasje e tillë ndaj detyrave dhe problematikave që merr përsipër të zgjidhë ky komision, për mendimin tim, është përgjigja më e mirë e kërkesave të bëra deri sot për atë që reforma të mos jetë vetëm një ndryshim i kozmetikave të ligjit aktual por trajtimin e çështjeve në themel. Këto janë qëndrime të deklaruara. Por sesa dhe sesi këto do të realizohen është mirë të presim.

-A mendoni se në zgjedhjet vendore do të shkohet me një kod të ri elektoral apo politika do vijojë ta zvarrisë procesin?

Unë nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjnë. Por ajo që deri më tani kam vënë re është se e gjitha çfarë ata kanë bërë deri më sot tregon qartë se janë në nivelin e përgjegjësisë për detyrën që kanë marrë. Gjithmonë kam parasysh këtu deklarimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Natyrisht për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj duke marrë parasysh punën e komisionit, por edhe deklaratat politike, është e vështirë të thuash se e gjitha kjo është fjalë dhe vetëm fjalë dhe nuk ka asgjë konkrete. Pra duke parë edhe njëherë atë ç’kanë bërë këto kohët e fundit dhe jo të gjithë aktivitetin e këtij institucioni sepse një pjesë të madhe të kohës ky institucion e ka përdorur pa asnjë lloj efektiviteti, mund të them që situata ka ndryshuar.

-A ka ende kohë për të implementuar teknologjinë në zgjedhje?

Në qoftë se zgjidhja e këtij problemi do të jetë në përputhje me atë që rekomandohet, pra rekomandohet edhe nga ndërkombëtarët dhe nga ata të cilët janë specialistë të fushës dhe nëse kalohet në fazat e pilotimit të përdorimit të kësaj teknologjie dhe këtu kam parasysh jo atë votimin elektronik që realizohet nëpërmjet internetit, por përdorimin e mundësive që jep kjo teknologji për të miradministruar procesin dhe votën e shqiptarëve, atëherë ne i kemi të gjitha mundësitë për ta implementuar teknologjinë në zgjedhjet e ardhshme. Pilotimi i përdorimit të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, për organet e qeverisjes vendore dhe sipas rezultateve apo problematikave që mund të shfaq ky pilotim të merret vendimi për atë se çfarë mund të bëhet në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

-A duhet të ndryshojë apo jo sistemi zgjedhor?

Shprehja e ndryshimit të sistemit zgjedhor është shumë e gjerë. Por në pak mundësi për ta trajtuar në dy tre fjalë, për mua duhet të bëhet gjetja e zgjidhjeve ligjore, të cilat do të bëjnë të mundur barazinë më të madhe të votës. Pra nëse do të ruhet po ky sistem proporcional rajonal, kjo mund të realizohet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke zvogëluar numrin e zonave zgjedhore ose duke shtuar një zonë zgjedhore të tretë në listën korrektuese kombëtare ose të gjendet zgjidhja tek formulat që përdoren për të realizuar këtë objektiv. Në këtë mënyrë do mund t’i përgjigjemi jo vetëm kërkesës së partive të vogla por edhe kërkesave të elektoratit, i cili voton dhe vota në shumicën e rasteve nuk konvertohet. Madje në seancën e fundit të komisionit zoti Dashamir Shehi e kërkoi një gjë të tillë duke iu referuar ndërkombëtarëve. Por në gjykimin tim kjo është një zgjidhje që kërkon dakordësi midis partive politike dhe jo me ndërkombëtarët.

-Ditët e fundit ka pasur debate sa i takon lobimeve të PD në SHBA. Si mund të zgjidhet problemi i mungesës së transparencës së financimit të partive?

Ky është një problem, i cili po qe se do t’i referohesh legjislacionit shqiptar, mund të përgjigjemi që legjislacioni nuk e lejon një gjë të tillë. Që do të thotë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është e shkruar që: “Partitë politike janë të detyruara të bëjnë transparente financat e tyre”. Në Kodin Zgjedhor dhe në ligjin për partitë politike po ashtu ka dispozita të veçanta, të cilat detyrojnë partitë politike që të japin informacion të plotë për burimet e financimit të tyre. Ashtu sikurse legjislacioni ka përcaktuar dhe institucionet, që është KQZ, që ka detyrën që të monitorojë dhe të auditojë financat. Pra në aspektin formal po të ulesh dhe të lexosh të krijohet përshtypja se trupa legjislative është përpjekur që ta trajtojë dhe të zgjidhi këtë problem. Megjithatë nuk mjafton! Duhet të mendohet dhe të gjenden mekanizma të cilat ta bëjnë realisht të mundshme transparencën e burimeve të financimit. Por se cilat janë këto mekanizma, këto duhet të jenë pjesë e diskutimit në tavolina të ndryshme. Diskutime që tashmë kanë filluar. Kjo për faktin se kështu siç është zgjidhur sot kjo çështje, kjo nuk mjafton. Kjo sepse po t’i referohemi një fakti të thjeshtë del që: Nëse t’i nuk tregon dhe nuk je korrekt në deklaratë si subjekt politik, kryetari subjektit politik nuk pëson asnjë gjë dhe e pëson vetëm financieri dhe e dyta subjekti e shumta që pëson është se paguan një gjobë apo ndryshe ca pare. Pra është një gjobë që subjekti nuk e ka problem që ta paguaj. Kurse gjëja tjetër kundër është se ligji ndonëse e ngarkon KQZ-në me detyrën që të monitorojë procesin, nga ana tjetër nuk i jep mbështetje për ta kryer këtë detyrë. Ky komision është i detyruar që të thërrasë audit për të kryer detyrën që ai vetë ka. Edhe bile edhe financat e partive politike nuk i ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra për mua formalisht ndonëse krijohet përshtypja se kemi zhvillime shumë të mira, realisht kemi pengesa dhe zgjidhje jo të mira. Të cilat iu kanë dhënë mundësi partive politike që financat të mos t’i bëjnë transparente. Ashtu sikurse dhe nëqoftëse do të pranojmë, në kushte ideale se e kemi të zgjidhur këtë problem, prapë kjo nuk do të mjaftonte sepse shpesh mund të ndodh që e gjithë kjo mund të realizohet si produkt i një veprimtarie të jashtëligjshme. Siç është rasti i parave të pista, të cilat bëj çfarë të duash nuk i deklaron njeri. Pra është e domosdoshme që institucionet ligjzbatuese të sensibilizohen në maksimum për të ndjekur këtë lloj veprimtarie. Pra kërkohet një frymë e përgjithshme ku pjesë e të cilës mund të jetë dhe shoqëria civile. Dhe një gjë të tillë unë e kam kërkuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore që të jetë e drejtë me ligj që dhe shoqëria civile të monitorojë financat dhe burimet financiare të partive politike. Dhe nëse bëhet një gjë e tillë, të mos bëhet vetëm në fushatë por gjatë gjithë vitit. Pra të punohet në krijimin e objektivit të një platforme me pjesëmarrje të aktorëve nga më të ndryshëm, publik dhe jopublik, në luftën ndaj këtij fenomeni, i cili nuk prek vetëm fushatat zgjedhore por është prezent gjatë gjithë kohës.

-A duhet të ketë kufizime të lobimeve të partive jashtë vendit?

Ligji është shprehur qartë në lidhje me mundësitë që kanë partitë politike për të përdorur financa që vijnë si rezultat i mbështetjeve të partive simotra. Pra ligji ashtu sikurse ka ndaluar se cilat janë rastet kur nuk mund të përdoren ndihmat nga institucionet e huaja, për mendimin tim është e udhës që të trajtohet në mënyrë më të shprehur, më eksplicite dhe të saktë edhe se çdo të thotë ndalim i përdorimit të parave që vijnë nga donatorë të huaj apo dhe nga shqiptarët. Është e nevojshme që kjo të jetë e të mirëtrajtohet në ligj. Natyrisht nuk ka pse themi se duhet të ndalohet me ligj që partitë politike të mos shfrytëzojnë këtë mundësi që jep lobimi. Pasi kjo është një gjë që ndodh në gjithë botën. Ashtu sikurse nuk jam dakord dhe për atë që fushatat zgjedhore të realizohen vetëm me para publike dhe të mos lejohet përdorimi i parave nga donatorë të tjerë. Jo, mundësitë le të jenë. Por ligji duhet të jetë shumë i saktë, me atë se cilat prej këtyre dhe në ç’kushte këto burime duhet të përballen nga partitë politike. Qofshin të brendshme apo të jashtme. Por këto burime duhet të ndiqen edhe nga organet ligjzbatuese, kryesisht prokuroria, për të hetuar dhe për të identifikuar rastet kur ka shpërdorime. Gjë që kam dëgjuar se i është kërkuar që ta bëj KQZ-ja këtë gjë. Dhe për mua kjo gjë është e gabuar. Është e pamundur të zgjidhet problemi vetëm duke përmirësuar dhe duke e çuar ligjin në ideal fare. Sepse problemi është shumë kompleks.

-A mendoni se reforma në drejtësi do të zgjidhë dhe problemin e shit-blerjes së votës?

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë dhe Kodi Penal ka sot të klasifikuara si vepra penale shkelje të shumta të proceseve zgjedhore. Midis tyre shit-blerja e votës. Dhe unë po them që nuk ka asnjë rast të veprave penale që prekin proceset zgjedhore që të jenë shpënë deri në fund nga organet kompetente. Aktualisht sot në Prokurori janë të denoncuara mbi 100 raste të shit-blerjes së votës dhe ne nuk kemi dëgjuar asnjë rast të ketë kaluar në gjykatë. Kurse reforma në drejtësi midis të tjerave përveç ndalimit të shit-blerjes së votës është se do të japi dhe efekte të mirëzhvillimit dhe mirëadministrimit të proceseve zgjedhore.

-Mendoni se reforma në drejtësi do jap rezultate në pastrimin e gjyqësorit nga të korruptuarit?

Absolutisht po që do e pastrojë!

 

Intervistoi: Endri Arizi

Më të lexuarat