BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Luçiano Boçi: Ja cili do të jetë skenari i protestës, me LSI na bashkojnë kauzat opozitare, për koalicion zyrtar do vendosin qytetarët

Luçiano Boçi: Ja cili do të jetë skenari i

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, dje gjatë një interviste për gazetën “SOT”, foli rreth aktualitetit politik në vend dhe protestës që do të organizojë opozita. Deputeti i demokrat, teksa u ndal tek protesta e 27 janarit, u shpreh për gazetën se qëllimi kryesor i protestës është vazhdimi edhe pas janarit. Ndërkaq, deputeti i Qarkut të Elbasanit komentoi edhe bashkëpunimin e PD me LSI ku theksoi se e vetmja kauzë që bashkon këto dy forca është ajo opozitare. Ai, gjithashtu, tha për gazetën se nëse do të ketë një koalicion në të ardhmen mes PD dhe LSI, këtë gjë do e vendosin qytetarët.  

- PD ka vendosur që të protestojë më 27 janar. Për çfarë konkretisht do të protestohet?

Protesta është e thirrur nga opozita, por është e kërkuar prej kohësh nga opinioni publik si një nga format e shprehjes së revoltës qytetare. Është detyrë e një opozite që të orientojë këtë revoltë dhe të kërkojë një zgjidhje politike përderisa ajo duket e domosdoshme. Në shoqërinë shqiptare ka një zemërim dhe frymë proteste lehtësisht të verifikueshme për shkak të pasojave të drejtpërdrejta të një qeverisje të papaërgjegjshme e për shkak të një produkti politik parlamentar që nuk shpreh saktë vullnetin e votuesit. Familjet shqiptare janë krejtësisht të pasigurta në ekzistencën e tyre dhe në të ardhmen e tyre. Padrejtësia sociale është shtrati ku lëviz qeverisja e sotme. Sigurisht burimi i saj dhe burimi i padrejtësisë së sistemit të drejtësisë burojnë nga padrejtësia politike e votës. Për këtë shkak, në Shqipëri pjesa më e madhe e shqiptarëve shkojnë me shpejtësi drejt një varfërimi absolut dhe një pjesë e vogël e lidhur me mijëra fije me politikën e krimin grumbullojnë pasuri marramendëse. Jetojmë në një sistem pothuaj skllavo-demokratik ku fjala pronarë është zëvendësuar me politikanë, klientë, banda dhe ku ushtria e “skllevërve modernë”, që mbushin hapësirën e tregut, shtohet dita-ditës me studentë të diplomuar, me fermerë, me të papunë, me biznese të vogla e të mesme që falimentojnë e me shtresa që degradojnë “në nevojë”. Territoret kontrollohen nga miksimet polici-organizata kriminale.

Mungon kudo normaliteti i një jete që të ofron të mira e qetësi. Fermeri nuk është mirë me tokën e tij sepse është i braktisur e përçmuar, nga biznesi i goditur brinjë më brinjë, qytetari i taksuar nga koka deri tek këmbët, rinia pa asnjë dritë në tunelin e një monotie e papunësie vrasëse. Largimi nga ky vend i duket si bekim që ja dhurojnë, ndërsa ato që ende rrijnë këtu e konsiderojnë një mallkim biblik. Dhe kjo është tragjike. Njerëzit janë të cënuar e dëmtuar në ekonominë e tyre, të rrezikuar në arsimimin e fëmijve të tyre, të gjendur në një kujdes shëndetësor jo falas, por mbi të gjitha tërësisht fals, pa të ardhme, pa punë, pa jetë të vërtetë. Njëkohësisht të cënuar në dinjitetin e tyre nga arroganca dhe harbutëria e një politike që nuk respekton as dokumentin themeltar të shtetit. Në këto kushte kjo qeverisje ka vdekur. Duhet një rikonfigurim i ri politik që kalon nëpërmjet një qeverie antimafia.

- Do të shohim një protestë të zakonshme, pra ku do të mblidhen njerëz në shesh dhe do të ketë fjalime, apo ka dhe skenarë për të vijuar në ditët në vijim protesta?

Çdo protestë ka pamjen e vet në bazë të motivacioneve, arsyeve, qëllimeve e mënyrës së thirrjes.

Për këto arsye kjo e datës 27 ndryshon tërësisht nga të mëparshmet. Gjeneralitetet që ju përmendni janë pjesë e një ceremoniali që i ka çdo protestë dhe në këtë pikë nuk ka ndonjë kuriozitet. Jo domosdoshmërisht brenda saj ka skenare, pavarësisht se sa herë ndodh dicka jashtë perceptimeve të dikujt, menjëherë aktorët e ndryshëm e përkufizojnë si skenar. Por nuk mund të themi se protesta është protokoll. Brenda saj përcaktuese janë fryma, niveli i zemëratës popullore, rrjedha që ndjek revolta e shprehur dhe zgjedhja që bëhet nga secili për t’i dhënë formë kësaj zemërate e revolte. Të gjitha këto do zbulohen atë ditë. Vazhdimi i saj është forca e qëllimit të saj.

-Si po ecën procesi i organizmit në bazë për protestën, mendoni se do të ketë mbështetje më 27 janar?

Organizimet janë kapilare. Me strukturat, me njerëzit e zakonshëm, me grupet e interesit. Mbështetja është e plotë përderisa ajo mbetet një protestë e kërkuar nga vetë publiku.

-Një çështje që ka shkaktuar mjaft debat ditët e fundit është afrimi PD-LSI. Ku konsiston bashkëpunimi  mes këtyre dy forcave politike? Kemi të bëjmë thjesht me një aleancë për shkak të një kundërshtari të përbashkët, apo më vonë kjo mund të konkretizohet dhe si një “koalicion” opozitar?

PD në bashkëpunimet e saj nuk niset me parimin “armiku i armikut tim është miku im”. “Afrimi” me LSI është një bashkëpunim i natyrshëm i forcave opozitare mbi bazën e kauzave dhe të vlerave dhe mbi parime universale të njohura e të pranuara për të realizuar një opozitarizëm permanent, efikas dhe që së pari reflekton reagimet dhe dëshirat e elektoratit. Nuk besoj se është momenti për të diskutuar çështjet e koalicioneve pasi këto vendime më shumë i takojnë votuesit se sa vetë partive politike.  

-Si i shihni kritikat e aleatëve tuaj, si zoti Shehi apo Mediu, të cilët nuk janë shumë të kënaqur me afrimin e LSI. Sipas tyre, ajo nuk i përket të djathtës?

Brenda bashkëpunimeve është e natyrshme që të ketë dhe diferenca opinionesh siç janë këto të shprehura nga përfaqësuesit e partive tona tradicionale aleate. Bashkëpunimet opozitare nuk janë çështje ideologjish më shumë se sa çështje të rakordimeve të forcave politike. Ndodh shpesh, në momente kyçe historike, që këto forca politike të pajisen me një ndërgjegje politike më të zhvilluar se vetë ideologjia për të përballur dhe për të luftuar të keqen e cila është ulur këmbëkryq. Kjo u jep atyre të drejtën të kapërcejnë këto kufij dhe të ndërtojnë axhenda të njëjta, në emër të së mirës dhe së drejtës. Aq më tepër jetojmë në kohëra ku kufijtë ndarës dhe skrupujt politikë kanë rrumbullaksinë e zmusimin tyre për shkak të forcave centripete që tentojnë të përafrojnë në qendër prurje nga shumë krahë kontroversë. Një gjë e tillë nuk zbeh aspak vlerat e meritat e së djathtës së spikatur dhe asaj konservatore të cilat janë dëshmuar si lëvizje politike me shumë vlera dhe kontribute për zhvillimin dhe perspektivën e vendit. Kësisoj bashkëpunimi opozitar me LSI-në ndodh brenda një normaliteti të kuptueshëm pavarësisht ndonjë kontestimi të mundshëm.

-Duke qenë se PD është forca kryesore e opozitës, a i druheni faktit se LSI mund të përfitojë prej jush për t’u bërë më protagoniste?

Çdo forcë politike ka fizionominë e vet, profilin e vet e personalitetin e vet dhe dinamika jonë e bashkëpunimit nuk shkon kah rivalitetit mediokër, por synon që të shpalosë atë që ka më të mirë secila prej forcave tona politike dhe për ta vendosur këtë të mirë në shërbim të betejave opozitare. Protagonizmi nuk është momentum politik, por është histori politike.

-Çfarë do të ndodhë sa i takon pjesëmarrjes në Parlament, a do të ketë kushtëzim nga PD?

 

Ky Parlament i Gramozit është zari i shpurës së Ramës. Që në formatimin e parë ai nuk ka qenë e nuk është Parlamenti i vullnetit të votuesit, por i vullnetit të sindikatës së krimit, si produkti më domethënës i bashkjetesës midis bandave dhe politikës. Sigurisht është ilegjitim dhe një noter “de jure” perfekt i kontratës që Rama ka nënshkruar de facto me krimin e organizuar. Sjellja me një parlament ilegjitim që shkel Kushtetutën normal që duhet të jetë delegjetimuese, brenda një beteje frontale dhe të pakompromis. Paqe me buratinët e këtij Parlamenti nuk mund të ketë.

-Një tjetër çështje delikate e ditëve të fundit janë lëvizjet që kanë ndodhur në prokurori. Si i shihni vendimet e kryeprokurores Arta Marku?

Argumenti me të cilin u kap në opinion kjo mazhorancë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm ishte pikërisht kufizimi i kompetencave, të cilat realisht nuk ja njeh as ligji dhe as Kushtetuta. Sot përkundër këtij argumenti dhe në shkelje të plotë me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” dhe Kushtetutën, kryeprokurori i përkohshëm, i pavetuar, ka rrëmbyer kompetencat e KLP ende të paformuar dhe bën lëvizje në strukturën e organikën prokurorisë. Jemi përpara një kapje të hapur tashmë të sistemit të drejtësisë.

-Pse PD nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për emërimin e saj?

Koha e pretenduar e qëndrimit në kohë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me kohën që kërkon shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese nuk përputhen, por megjithatë ky duket një teknikalitet i parëndësishëm sepse veprimet e fundit japin shenja që kjo gjendja “e përkohshme” mund të bëhet “e pafundme”. Më kryesore është që dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka probleme të pafundme brenda organizimit të saj për shkak të vakancave të mandateve dhe për shkak të gjendjes së saj nën një trysni totale politike në pragvetimin e kontrolluar tashmë nga e majta.

-Në fund të janarit ose në shkurt parashikohet ngritja e KLP dhe KLGJ. Si do të jetë vota e PD për këto institucione?

PD do të ndjekë me vëmendjen e duhur dhe përgjegjshmëri të plotë procesin dhe do përpiqet të kontribuojë brenda atyre pak hapësirave që të japë kontribut maksimal që të kemi një KLP dhe një KLGJ profesionale e të pavarur. Gjithsesi këto i takojnë rendit të dëshirave pasi gjasat me mënyrën e kapjes së kryeprokurorit dhe me mënyrën si po ecet në proces dëshmojnë qartë që kjo mazhorancë është e paepur në qëllimin e saj final për të kapur e kontrolluar drejtësinë në emër të reformës për të instaluar aty një padrejtësi të zbukuruar me vello juridike, por me bashkëshort politik.

-Duke qenë se ju jeni anëtar i Komisionit të Medias, si e shihni gjendjen në arsim sot?

Arsimi mbetet ai sektori për të cilin flitet më shumë dhe për të cilin bëhet më pak nga kjo mazhorancë. Kaos total në arsimin parauniversitar me një miksim alogjik të pashembullt strukturë, kurrikul, program, tekste, orar, me një maturë shtetërore që orienton nxënësit në degë rastësore jashtë meritës e preferencës. Që paraprihet nga një arsim parashkollor i neglizhuar dhe i pafinancuar. Harresë absolute për arsimin profesional për të cilin sot askush e as vetë kryeministri nuk thotë asnjë fjalë e njëkohësisht nuk e di se në cilën ministri e kanë degdisur. Degradim i arsimit të lartë, me universitete publike jashtë funksionit dhe rolit të tyre, pa autonomi e liri akademike, të pafinancuar dhe të pambështetur me burime njerëzore brenda një ligji absurd që kushtëzon një drejtim konfliktual midis Senatit e Bordit të administrimit, midis Rektorit e Administratorit. Me studentë të pambështetur në terma ekonomikë e më gjërë, të papërfaqësuar në drejtimin e institucioneve e të pamotivuar për shkak të diplomave jocilësore.

Fikje totale e këkrimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet shkencore, për shkak të një paaftësie ulëritse të ministrisë dhe të Kryeministrit. Drama sociale e Shqipërisë së sotme është pasqyrim i drejtpërdrejtë i dramës që përjeton arsimi sot nën këtë qeverisje dramatike.

Intervistoi: Endri Arizi 

 

Më të lexuarat