BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

politike-intervista

Luçiano Boçi: E njohim dekretin e presidentit, por nuk futemi në zgjedhje me Ramën kryeministër, në 30 qershor qytetarët refuzuan PS

Luçiano Boçi: E njohim dekretin e presidentit, por nuk futemi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek zgjedhjet vendore dhe aksioni i ardhshëm opozitar. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti demokrat deklaroi se PD e njeh dekretin e Presidentit Ilir Meta për 13 tetor, ndërsa theksoi se forca që ai drejton nuk mund të hyjë në zgjedhe përsa kohë që Edi Rama është kryeministër. Duke komentuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Boçi deklaroi se ato ishin zgjedhje “Moniste”, ndërsa vuri në dukej faktin se qytetarët e braktisën mazhorancën masivisht.

-Z. Boçi, në 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale, ku mazhoranca qeverisëse doli fituese duke marrë 60 nga 61 bashki. Por opozita dhe Presidenti Meta ka deklaruar se nuk i njeh këto zgjedhje, duke i quajtur si ilegjitime. Keni një koment?

Nuk mund të flitet për zgjedhje në një proces i cili shkoi në kundërshtim me Kushtetutën dhe u zhvilluan pa alternativën opozitare. Rama ishte ai që komandoi KQZ, votoi, rregulloi, shtoi vota fiktive, numëroi e prej tre javësh është ende pa rezultat final, sepse nuk po di ende se çfarë të bëjë me mandatet e mbetura në dorë pas furtunës së vjedhjes që kreu në mes të ditës dhe në mes të ndërkombëtarëve. Ai që fitoi ishte refuzimi i shqiptarëve ndaj Ramës dhe këtyre zgjedhjeve. 15% i Ramës i trysnuar me administratë, i nxjerrë me dhunë, i shtuar me vota të vjedhura nuk mund të konsiderohet fitues para 85% të shqiptarëve që neveritën në mënyrë thirrëse, farsën e votimeve të 30 Qershorit. Shifrat janë të qarta dhe ulëritëse. Kohën e votimeve të tilla monopartiake shqiptarët e kanë lënë pas që në vitin 90, për shkak se aty gatuhej robërimi tyre i plotë ekonomik e social. Si të tilla ato janë krejt të pavlefshme, ilegjitime nul dhe të pa certifikuara. Data e zgjedhjeve lokale ishte e përcaktuar më 13 tetor por Rama kërkoi ta hedhë vendin në aventurë dhe ti vejë zjarrin votës së lirë. Presidenti nuk ka si ti njohë pasi Kushtetuta e detyron të ushtrojë kompetencat e tij ligjore. Opozita nga ana e saj është shumë e qartë në qëndrimin e saj për të mos njohur këto votime antikushtetuese dhe antidemokratike.

-Opozita premtoi se nuk do lejonte mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor. Por në momentin e fundit opozita u tërhoq nga ky premtim, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t'i bojkotojnë zgjedhjet dhe të dokumentojnë çdo shkelje. Çfarë ndodhi realisht dhe pse opozita hoqi dorë nga këto skenare?

Pamundësimi i 30 Qershorit u realizua si refuzim. Kjo ishte dhe forma më goditëse që Rama mori. Ishte një mekanizëm efikas politik e demokratik i gjetur në kohën dhe formën e duhur, i cili rrit dukshëm kredencialet e opozitës tek qytetarët e ndërkombëtarët. Interesi i drejtpërdrejtëi Ramës ishte rënia në dhunë e opozitës me qëllim përdorimin e saj më pas si kartë për ta sulmuar dhe për shpëtimin e pushtetit të tij. Ishte një kurth me pasoja tragjike për demokracinë që u shmang me maturinë dhe durimin e duhur nga arsyeja e opozitës. Premtimi assesi nuk konsiderohet i pambajtur përderisa vetë opozita refuzoi të bëhet pjesë e farsës, faktoi dhe dokumentoi shkeljet flagrante dhe vjedhjet spektakolare dhe bëri që të finalizohet si kurrë më parë një raport ndërkombëtar ndëshkues i cili qartazi e zeza mbi të bardhë konteston me argumente bindëse farsën votuese të 30 Qershorit.
 
-Në 30 qershor, por edhe pasi përfunduan zgjedhjet, opozita bëri publike disa video dhe foto, me anë të së cilave pretendon se zgjedhjet lokale u manipuluan nga mazhoranca qeverisëse. Ju akuzoni shumicën se jovetëm që grabiti votat, por manipuloi edhe shifrat, sa i takon pjesëmarrjes së qytetarëve që morën pjesë në zgjedhje. Sa qëndrojnë këto akuza?

Të gjitha faktet e paraqitura që nuk janë vetëm aq, provuan mega-vjedhjen e paturp të Ramës në funksion të rritjes fiktive të pjesëmarrjes. Kjo për të shtrembëruar perceptimin qytetar real dhe mbështetjen e rënë në kuotat me të ulta për Ramën dhe qeverinë e tij. Këto fakte janë të dëshmuara botërisht dhe të pranuara dhe në debatet e brendshme të KQZ me Kryetarin e saj. Roli i KQZ së kapur politikisht doli të ishte tronditës në manipulim dhe jo vetëm në anashkalimin e trashë që i bëri dekretit të Presidentit. Në shumë bashki diferenca e votave të gjetura në kuti me numrin e atyre që ishin listuar si votues shkoi dhe deri në 5000, siç ndodhi në Elbasan p.sh apo gjetkë.

-Presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa nxori një dekret të ri, duke caktuar 13 tetorin si datë kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Deri më tani gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje i është përgjigjur vetëm LSI, ndërkohë që, PD nuk ka reaguar ende për këtë çështje. Keni një koment?

Reagimi i PD është shumë i qartë. Në respektojmë dekretin e presidentit duke e njohur datën 13 si datë zgjedhjesh dhe njëkohësisht i përmbahemi kërkesës sonë se zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë. Me largimin e tij dhe krijimin e qeverisë tranzitore PD hyn në çdo palë zgjedhje lokale e politike qofshin ato.

-KQZ po certifikon zgjedhjet, ndërsa mandatet e kryebashkiakëve të rinj po i njohin edhe gjykata. Por kryebashkiakët e opozitë kanë deklaruar se nuk dalin nga zyrat. Si ju duket kjo situatë?

Gjykatat janë duke tejkaluar Kushtetutën nëpërmjet moskonsiderimit të dekretit të presidentit. Por trysnia politike dhe kapja politike e drejtësisë po japin frytet e tyre të para politike për Ramën dhe fillimin e instalimit të një padrejtësie të re për shqiptarët. Ndërsa KQZ po vazhdon të bëjë shërbimet e fundit politik ndaj Ramës, të një krimi zgjedhor të cilin e nisi si të tillë dhe po e përfundon si të tillë. Kryebashkiakët aktualë janë në të drejtën e tyre institucionale për të mos lëshuar zyrat përderisa ata mbrojnë kushtetutën dhe ligjin nisur nga respekti ndaj dekretit të presidentit. Ata janë të zgjedhur nga qytetarët dhe qytetarët e tyre në shumicë dërmuese kanë preferuar të refuzojnë kandidatët fillikat ramistë që iu imponuan nga procesi farsë dhe ilegjitim i 30 qershorit.

-Mazhoranca dhe presidenti Ilir Meta kanë nisur një betejë të ashpër, duke hedhur akuza të forta në adresë të njëri-tjetrit. Nga njëra anë Meta akuzon shumicën se ka kapur të gjithë pushtetet, ndërsa zgjedhjet e 30 qershorit i quajti si një partiake. Ndërkohë që, mazhoranca akuzon presidentin se është bërë palë me opozitën dhe se ka frikë nga reforma në drejtësi dhe SPAK. Keni një koment?

Është absurde të mendosh e të thuash që një opozitë krejt e pa imunitet, pa mandate, pa asnjë pushtet minimal po bëhet palë me Presidentin ose anasjelltas se paska frikë nga reforma?! Ato që realisht kanë frikë nga SPAK dhe reforma janë ato që e kanë zvarritur me mijëra marifete duke akuzuar opozitën dhe që po grumbullojnë nga frika e madhe rreth vetes së tyre të gjitha pushtetet e mundshme e tani duan dhe presidencën. Kanë frikë ata që janë kapur me presh në duar, duke vjedhur vota në bashkëpunim me krimin, që kanë grabitur në mënyrë galopante pasuritë e vendit, falsifikuar tendera e dhënë e marrë koncesione e PPP, e që i kanë vënë me radhë gurët në qafë të borxheve, për 30 vite, të gjithë shqiptarëve, për të majmur vetveten e klientelën. Këta janë Rama me kompani, me organizatën e tij kriminalo-politike.

-Përtej sulmeve ndaj shumicës qeverisëse presidenti Meta nuk ka kursyer as ndërkombëtarët dhe reformën në drejtësi, duke i sulmuar fort. Si ju duket kjo sjellje e presidentit Meta?

Presidenti ka folur me gjuhën e real-politikës dhe ka dëshmuar disa të vërteta të prekshme, të cilat kanë deformuar dhe nxjerrë nga shinat një investim madhor të tërë klasës politike dhe të ndërkombëtarëve siç është reforma në drejtësi. Një President nuk mund të quhet i mirë kur bën gjoja dhe i keq sepse thotë të vërtetën. Paktin Meta,siç duket qartë në këtë pikë, e ka bërë me të vërtetën dhe është i vendosur për t’i shërbyer asaj deri në fund

-Mazhoranca akuzon Presidentin Meta se ka shkelur Kushtetutën, ndërsa ka paralajmëruar edhe shkarkimin e tij. Keni një koment?

Është një teatër absurd. Ata që e kanë përdhosur grisur e shkelur kushtetutën drejtojnë gishtin tek të tjerët. Procedura për shkarkimin e Metës është krejt nul dhe një akt i paprecedentë antishtet ndaj një kreu shteti. Rama me të gjitha këto hapa, me arrogancën ndaj opozitës, bashkëpunimin me krimin e organizuar, kapjen totale të pushteteve, votimet farsë e tani me shkarkimin e Presidentit është duke gërmuar thellë varrin e tij politik.

-Ditët e fundit aludohet se Basha dhe Rama po shkojnë drejt një pakti të dytë, si ai i 17 majit të vitit 2017. Mendoni se një pakt i dytë mes kryeministrit Rama dhe shefit të opozitës do t'i jepte fund krizës politike që ka kapluar vendin prej 7 muajsh?

Pakt të jeni të bindur nuk ka për të pasur dhe zgjidhja e vetme që ofron PD është ajo që kalon nëpërmjet largimit të Ramës, qeverisë transitore dhe zgjedhjeve politike të parakohshme.

-Pavarësisht aludimeve, ka shumtë zëra që e kundërshtojnë një pakt të dytë Rama-Basha, mes tyre bie në sy ish-kryeministri Berisha. Madje, ky i fundit jo vetëm që po e sulmon shumë fort qeverinë por ka bërë edhe thirrje për mosbindje civile. Keni një koment?

Basha është i qartë dhe i prerë në qëndrimin e tij: Pakt me Ramën nuk ka. Çdo aludim është tymnajë rilindase për të fshehur shtrëngatën e dështimit të tyre të plotë që po afron. Basha dhe opozita e kanë treguar qartë forcën e tyre dhe pas 30 Qershorit në mitingun e datës 8 korrik. PD nuk i ka dorëzuar armët e betejës së saj për kauzën e zgjedhjeve të lira. Protesta nuk janë ndaluar ato janë tek porta dhe do të organizohen. Paralelisht i është kushtuar vëmendje komunikimit me strukturat dhe qytetarët për të ngjizur besimin e zgjedhjeve reale që ofron PD.

-PD ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për zgjedhje të parakohshme, të organizuara nga një qeveri kujdestare. Sa e realizueshme është kjo kërkesë?

Është kërkesa që së shpejti pret të realizohet. Zgjedhjet e parakohshme po trokasin.

-Opozita ka paralajmëruar se kjo verë do të jetë e nxehtë në aspektin politik, pasi do ketë protesta lokale dhe kombëtare. A mund të na jepni më shumë detaje nga aksioni opozitar?

Jemi në një organizim strukturor kapilar që i paraprin stinës së protestave dhe përgatit situatën për zgjedhjet e parakohshme. Kontaktet me qytetarët do vazhdojnë të jenë intensive për ta shndërruar refuzimin e tyre të 30 qershorit në një bindje të plotë tek vizioni dhe zgjidhjet që ofron PD.

-Z. Basha ka nisur ditët e fundit një reformë brenda PD, sikundër është largimi i disa koordinatorëve, ku njëri prej tyre jeni dhe ju. Si e cilësoni këtë lëvizje?

Z. Basha ka ndërmarrë një proces riorganizimi e monitorimi duke aktivizuar pjesën e organizimit të partisë dhe pjesën e drejtuesve të grupeve të punës. Unë personalisht nuk kam qenë koordinator dhe as jam lëvizur, pasi është e pamundur të lëvizësh kur nuk ke qenë. Është alarm fals mediatik me gjuajtje të shkurtër, por pa vlerë politike. Unë jam pranë qytetarëve dhe strukturave të PD përfaqësues politik i së cilëve kam qenë prej vitesh.

-Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Mes shumë argumentesh, Meta e quante kandidaturën e Gjinushit se ishte politike dhe e pa përshtatshme për të qenë në krye të ASH. Si një njeri që e njihni mjaft mirë arsimin, keni një koment?

Vendimi i Presidentit ishte i duhuri dhe i mbështetur e arsyetuar sipas Kushtetutës. Gjinushi mori një drejtim krejtësisht të pamerituar me një proces votimi simotër e 30 qershorit, por që u diskretituan shumë shpejt dhe në shkelje flagrante me Ligjin për Akademinë dhe Kushtetutën. Pavarësisht presionit Presidenti arriti ta çlirojë Akademinë dhe asaj tani i duhet të rindërtohet nga e para me një ligj efikas dhe me një qasje krejtësisht evropiane e perëndimore.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat