BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Luçiano Boçi: PS po i hedh benzinë zjarrit me shkarkimin e presidentit, jemi të vendosur për zgjedhje të lira

Luçiano Boçi: PS po i hedh benzinë zjarrit me shkarkimin e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar aktualitetin politik, duke e ndalur theksin tek përplasjet Qeveri-Presidencë dhe aksioni opozitar. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, demokrati Boçi akuzoi mazhorancën qeverisëse dhe kryeministrin Edi Rama se me nismën e tyre për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta po kërkojnë që të shkaktojnë tensione në vend. Sa i takon aksionit opozitar, Boçi shprehu bindjen se ai do të thellohet, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të reflektojë sa nuk është vonë.

Zoti Boçi, Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë ç’dekretoi datën e zgjedhje lokale. Por pavarësisht këtij vendimi, mazhoranca qeverisëse këmbëngul se do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa dekretin e kreut të shtetit e ka quajtur anti-kushtetues dhe diktuar nga PD dhe LSI. Madje, nuk kursyer edhe sulmet ndaj tij. Si e cilësoni këtë situatë?

Shpërfillja që mazhoranca i bën një akti ligjor të presidentit, dëshmon degradimin e një pushteti, i cili zanafillën dhe ekzistencën e ka në simbiozën e krimit me politikën. Mentaliteti feudal i kësaj mazhorance dhe papërgjegjshmëria shumëplanëshe e saj prodhon arbitraritet të skajshëm dhe përplasje të pashmangshme institucionale. Jemi në fazën e një puçi institucional, i cili çon drejt absolutizimit të sundimit të një kaste me rrënjë politike dhe historike kriminalo-diktatoriale dhe që çon drejt instalimit de jure të një regjimi absurd e banal njëkohësisht. Regjim që në themel ka krimin zgjedhor, që funksionon si organizatë kriminale dhe që drejtohet nga njerëz të përfshirë në afera kriminale e korruptive. Presidenti ka vepruar brenda funksionit të tij si gardian i kushtetutës dhe askush përpos Gjykatës kushtetuese, nuk mund të zhbëjë vendimin e tij për tërheqjen e datës 30 qershor. Çdo veprim tjetër i ndërmarrë nga Rama, apo mazhoranca në bllok, është antiligjor dhe i ndëshkueshëm si krim qoftë dhe zgjedhor.

Në kundërpërgjigje të akuzave, Presidenti Meta ka deklaruar se zgjedhjet i anuloi, pasi duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe se me ç’dekretimin shmangu përplasjen civile. Por përtej akuzave të ndërsjellta mes Presidentit dhe mazhorancës, PS ka ndërmarrë një nismë, duke kërkuar shkarkimin e Presidentit. Keni një koment?

Kërkesa për shkarkim të presidentit i hedh benzinë zjarrit të zemërimit popullor. Akti i presidentit ishte një lloj përpjekje për të hedhur një grimë arsyeje në çmendurinë totale që ka kapluar mazhorancën. Reagimi idiot ndaj tij, me kërkesë për shkarkim, e shtyn mazhorancën drejt një tjetër hapi antiqytetar dhe antidemokratik dhe vërteton gjendjen e rënduar psiko-politike të saj. Rama pasi është shpallur kryeprokuror, kryegjyqtar, kryedrejtues i KQZ, kërkon të jetë dhe kryepresident, pa harruar asnjëherë së qeni kryetradhtar i interesave kombëtare. Qartazi me këtë akt, Rama tregon se cili prek karrigen e tij është armiku i tij dhe se ai nuk ndalet përpara asnjë marrëzie vetëm e vetëm të mbrojë atë që e ka arritur me krim, vjedhje, hajdutëri e që vazhdon ta mbajë po me këto elementë. Një punë e arritur me krim, mbrohet me krim e përfundon në krim.

Pas anulimit të zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta iu bëri apel partive politike që të nisin dialogun me të, në mënyrë që ai të vendosë një datë të re zgjedhjesh. Të parët që iu përgjigjën thirrjes së tij, ishin disa nga aleatët e PD, ose më saktë partitë e “Grupimit të Qendrës së Djathtë”. Si ju duket kjo lëvizje?

Është një vazhdimësi normale e detyrimit kushtetues të Presidentit, pas zhdekretimit. Kushtetuta e imponon që ai të përcaktojë një datë të re zgjedhjesh në konsultim me krerët e Partive politike. Nuk shoh një kuptim të diferencuar në faktin se cilët iu përgjigjën të parët, pasi gjykoj që është një bindje kushtetuese e partive për konsultim dhe jo një simpati politike apo personale.

Prej gati 4 muajsh ju po protestoni kundër qeverisë. Por pavarësisht këtyre tubimeve, kryeministri Rama ka shprehur vendosmërinë e tij për të mos marrë në konsideratë asnjë nga kërkesat tuaja, ndërsa ka vendosur që të shkojë në zgjedhje në 30 qershor. Cili do të jetë hapi juaj i radhës, në kushtet kur situatat është e njëjtë dhe nuk reflektim nga ana e mazhorancës?

Protestat janë një formë, apo mjet i betejës sonë politike, por jo e vetmja. Përgjatë kësaj kohe, ne kemi përdorur çdo arsenal të mundshëm politik për realizimin e kërkesave tona, nga të cilat kurrsesi nuk heqim dorë. Është e vërtetë që Rama me të tijtë, po qëndrojnë me dhunën e çmendurisë në llogoren e tyre të 30 qershorit, e cila me gjasa do jetë dhe varri politik i tij por kjo nuk përmirëson aspak pozitën e tij. Në do vazhdojmë betejën tonë për pamundësimin e zgjedhjeve farsë, pa kandidatë alternativë, pa program dhe që në krye të drejtimit të tyre kanë ujkun që vjen vërdallë me mëlçi në qafë. Hajduti zgjedhor nuk mund dhe nuk duhet lejuar kurrsesi të bëjë zgjedhje për t’i dhënë formë juridike regjimit të tij të narko-krimit. Zanati dhe vesi i tij i blerjes, i dhunës, i grabitjes dhe frika e humbjes së privilegjeve të pushtetit, e shtyjnë atë të fusë me zor duart në proces dhe të bëjë grabitjen e radhës, për ta shitur si fatin e radhës. Largimi i tij i domosdoshëm, do të ishte hapi i parë që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje normale e të drejta. Zgjedhje në 30 qershor, në një formë apo tjetër, nuk do të ketë.

PD përmes një vendimi, i cili morri bekimin e Këshillit Kombëtar vendosi të ngrejë në 61 bashkitë e vendit "Aleancën qytetare", e cila do mbrojë demokracinë. Por mazhoranca ju ka akuzuar se këto janë grupe paramilitare si në '97. Mund të na jepni detaje se kush do jetë misioni i kësaj aleance?

Në ëndrrat më të këqija të mazhorancës, por dhe në mënyrën se si janë sjellë me protestuesit me veglat e policisë e prokurorisë, çdo qytetar është një armik potencial dhe çdo aleancë qytetare është një grup militar. Ndërsa në realitet nuk është as njëra e as tjetra. Qytetari proteston për të drejtat e tij themelore ku përfshihet dhe e drejta e votës së lirë, ndërsa aleanca qytetare është një bashkim vlerash, kontributesh qytetare e angazhimesh për të mbrojtur nga regjimi i sotëm republikën, lirinë dhe demokracinë e marrë peng nga krimi dhe organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka rrëmbyer drejtimin e logon e një partie politike. Aleancat kanë në përbërje të tyre intelektualë nga fusha e profesione të ndryshme, njerëz influentë dhe nuk përbëhet nga trafikantë droge, tutorë prostitutash e kriminelë made in Rama, të cilët sot ai i ka deputetë, drejtues politikë, drejtues policie dhe më të cilët ndan interesa, para dhe afera.

Në disa prej protestave të organizuara nga ju, nuk kanë munguar edhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Madje, mazhoranca ju ka akuzuar se keni përdor armë ndaj uniformave blu dhe institucioneve, sikundër janë bombat Molotov. A është normale për një opozitë që pretendon të vijë në pushtet, duke përdorur kësisoj skenarësh?

Në protestat tona nuk ka skenarë dhe as armë. Çdo mjet rrethanor i përdorur nga protestuesit që mbrohen nga policia, janë një e drejtë e tyre, siç ndodh në çdo vend europian. Përkundër kësaj,është policia që ka përdorur në masë dhunë arbitrare, lëndë helmuese luftarake, gaz lotsjellës e plumba ndaj grave fëmijëve, drejtuesve politikë, ish deputetë e çdokush që i ka dalë përpara, siç dhe janë transmetuar pamjet nga mediat. Shteti nuk është një zgjatim i pushtetit, por është një ngrehinë shërbyese ndaj interesit qytetar dhe shërbëtor i interesave miliardëshe të një grupi që sot mban me dhunë pushtetin.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor. A mendoni se vendi do të shkojë në përplasje civile?

Përplasja sot është midis qytetarëve dhe qeverisë dhe do jetë e tillë deri në fund. Skenarët për përplasje civile e shtytje për një gjë të tillë e nxit e frymëzon dhe po e parapërgatit Rama me shkeljen e kushtetutës dhe përdorimin e metodave moniste, duke fikur demokracinë. Për të shpëtuar veten e karrigen e tij, kërkon me patjetër një konflikt civil. Pavarësisht skenarëve të tij, çdo aksion i yni ka vetëm një qëllim. Aspak përplasje civile dhe pamundësim total i 30 qershorit

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime të të dosjes “339” dhe “184”, në të cilën opozita pretendon se është konsumuar krim elektoral. Sa qëndrojnë këto përgjime dhe sa të vërteta janë pretendimet e ngritura nga opozita?

Përgjimet i ka konfirmuar prokuroria shqiptare, para se të njohin dritën e botimit dhe në këtë pikë vërtetësia e tyre nuk vihet në dyshim. Krimin elektoral nuk e pretendon opozita. Atë e shkruan e zeza në të bardhë ligji dhe faktet e pakundërshtueshme filmike dhe audio. Vetëm ai që nuk ka veshë edhe sy nuk e pranon një krim të tillë, pse jo të ditur në masë nga publiku, por të vërtetuar për të gjithë nga përgjimet e publikuara. Mos harrojmë që me pretendime audio e video, sot qëndrojnë në burgje 500 të burgosur politikë, vetëm e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime. Ndërsa ata që kanë bërë krim zgjedhor, për të fituar pushtet, para e influencë politike japin mend nga studiot e TV-ve.

PD ka intensifikuar protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në çdo qytet ku ka pasur takime elektorale, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet mes militantëve dhe policisë. Por tubimet mazhoranca i ka konsideruar si sulme fizike ndaj shefit të qeverisë dhe eskortës së tij dhe për rrjedhojë janë arrestuar disa zyrtare të PD në Librazhd dhe Prrenjas. Keni një koment?

Arrestimet janë politike dhe duhet të venë në alarm të gjithë shoqërinë. Nuk janë aspak rastësore, por të targetuar që më parë, sipas metodave alla sigurim. Regjimi është në grahmat e fundit dhe ka avancuar në luftën e tij burgosëse ndaj opozitës. Takime elektorale në një situatë kur nuk ka datë zgjedhjesh nuk mund të ketë. Ai që shkel ligjin hapur, madje dhe live me transmetim televiziv,është kryeministri. I arrestuari i parë i situatës dhe i vetëm, nëse vërtet ligji do i ishte i barabartë për të gjithë, duhet të ishte kryeministri i vendit dhe jo qytetarët, qofshin këta drejtues politikë, të cilët janë aty për të mbrojtur Republikën, kushtetutën, lirinë e demokracinë e tyre. Të arrestuarit janë qytetarë model, të cilët i janë bindur zhdekretimit dhe respektojnë kushtetutën, përkundrejt një kryeministri vandal që nuk pyet as për ligj e as për kushtetutë e që përdor policinë e prokurorinë kundrejt atyre që duhet t’i ofrojë, punë mirëqenie e të ardhme. Rama e jeniçerët e tij, mendojnë se kështu mund të frenojnë zemërimin. Me dhunë, kërcënime e burgosje. Përgjigjen e ka prapa porte. Do ta marrë së shpejti dhe do ta marrë në formën që as vetë nuk e ka menduar. Fundi i tij do jetë i ngjashëm më Gadafët e Sadamët e kohës.

Intervistë:Rigels Seliman

Më të lexuarat