BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Mark Palnikaj: Ja çfarë fshihet në dosjet e Sigurimit dhe si janë kategorizuar, gjyqtarë dhe deputetë kanë qenë bashkëpunëtorë, shumë dokumente u asgjësuan

Mark Palnikaj: Ja çfarë fshihet në dosjet e Sigurimit dhe si

Prof.Ing. Mark Palnikaj, i cili ka punuar për disa vite në arkivën e shtetit shqiptar, në arkivën e Ministrisë së Brendshme dhe në disa arkiva në Itali, në një intervistë për gazetën “Sot”, rrëfen të vërtetat e veprimtarisë së Sigurimit të Shtetit, fatin e dosjeve të komunizmit dhe cilët janë ish-spiunët, sot në politikë dhe në poste të larta të shtetit. Profesor Palnikaj tregon dosjet në 1997, në kohën e trazirave, ruheshin në depo në periferi të Tiranës, ndërkohë që depot përdoreshin për të fshehur armët. Palnikaj dëshmon se dosjet më të rrezikshme dhe ato operative janë zhdukur, ndërsa në arkiva gjenden vetëm dosjet që kishin të bënin me ruajtjen e shtetit nga kundërshtarët jashtë vendit.

Aktualisht po flitet shumë për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Por fillimisht duhet të mësojmë diçka më shumë për dosjet. Kur u krijuan dosjet e Sigurimit dhe në çfarë rrethanash?

Sigurimi i Shtetit ka filluar veprimtarinë e tij që nga Lufta Nacional Çlirimtare, ku njësitë partizane kanë patur edhe shërbimin sekret për nevojat e tyre të ushtrisë. Pas çlirimit, shërbimi sekret është krijuar për të zbuluar kundërshtarët, të cilët nuk ishin dakord me regjimin. Sigurimi i Shtetit është quajtur një institucion në mbrojtje të shtetit. Normalisht duhet një shërbim i tillë sepse, çdo shtet në botë, pa shërbimin sekret nuk mund të jetojë asnjë sekondë. Ato që jepen në media dhe në Parlament janë gjërat më të parëndësishme krahasuar me gjërat që ka shërbimi sekret. Shërbimi sekret i paraprin gjithë zhvillimit të shërbimit të shtetit. Pas çlirimit, shtetet e Perëndimit nuk ishin dakord me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, dhe organizuan grupe dhe banda diversante për ta rrëzuar pushtetin komunist në Shqipëri, me armë. Hodhën armë, para dhe diversantë me parashutë për ta rrëzuar pushtetin, të cilët janë publikuar dhe dihen. Këta janë quajtur armiqtë e jashtëm. Armiqtë e brendshëm janë quajtur ata njerëz që bashkëpunonin me armikun e jashtëm, për të rrëzuar qeverinë. Në këto kushte, shteti është detyruar të krijojë dosjet për të identifikuar armiqtë e brendshëm, që bashkëpunonin me ata të jashtëm. Kjo ka qenë arsyeja në fillim sa i takon krijimit të Sigurimit të Shtetit. Me kalimin e viteve, vendet perëndimore kanë hequr dorë nga mënyra e dhunshme me armë dhe me diversantë, duke vendosur forma të tjera, si bllokadë ekonomike, izolim të shtetit etj. Armiku i brendshëm ka qenë përsëri armiku kryesor që donte të ndërrohej sistemi. Mbi këtë bazë, shteti ka organizuar dosjet dhe marrjen e informacionit për të gjithë qytetarët, për të mësuar se çfarë mendimesh kanë në lidhje me regjimin komunist. Në atë kohë nuk ka patur mjete dhe informacioni merrej me spiunllëqe. Spiunët përgjonin mbrapa derës, provokonin në biseda për të mësuar mendimet e tua në lidhje me regjimin, etj.

Kush ishin kryesisht spiunët?

Njerëzit që spiunonin ndaheshin në tre kategori: njerëz që paguheshin nga shteti, këta spiunimin e kanë quajtur si detyrë kombëtare për të ruajtur shtetin; një kategorie tjetër janë njerëz që nuk kanë qenë dakord për të bërë spiunllëqe, por me forma të ndryshme me manipulime dhe me presione kanë bërë spiunllëqe; kategoria tjetër është ajo kategori që ndryshe quhen pa din e pa iman, që spiunonin për servilizëm ndaj shtetit dhe kanë arritur të shpifin ndaj të tjerëve. Përshembull po ju tregoj se si funksiononte spiunllëku. Pas demokracisë, unë kam marrë në punë një punonjës të Sigurimit të Shtetit, sepse ishte specialist i mirë. Ai ka punuar 17 vjet sekretar partie në degën e Brendshme dhe dinte gjithçka. Për arsye se kishte interes ndaj meje, më ka treguar diçka vetëm për veten time. Më ka thënë që për ty kemi patur tre spiunë në ndërmarrjen tënde, që sillnin informacione vetëm për ty. Më thoshte se, kur na vinte informacioni, nuk e fusnim në dosje pa thirrur dy të tjerë për t’i pyetur nëse kryeinxhinieri e ka bërë apo jo këtë punë. Nëse e konfirmonin informacionin, vetëm atëherë e fusnin në dosje. Shumë njerëz janë pushkatuar me akuza false, ndërsa familjarët e kanë marrë vesh që njeriu i tyre është pushkatuar dhe kush është përgjegjësi. Shumë prej tyre janë revoltuar dhe kanë dashur të reagojnë.

Në çfarë kategorish ndahen dosjet?

Ka patur dosje të rëndomta për të ditur çdo informacion për tjetrin: a vodhi, a flirtoi, a foli keq për njërin ose për tjetrin; një kategori tjetër e dosjeve janë ato që kanë të bëjnë me spiunazhin ndërshtetëror, pra, kush i shërbente UDB, CIA, etj. Kategoria tjetër e dosjeve ka të bëjë me dosjet e klasifikuara për personin që ka pasur të bëjë me probleme privatësie. Njerëzit e fisit të një persekutuari pas 2005 u ngjitën shumë lartë në Ministrinë e Brendshme. Më pas, i persekutuar kërkoi për të parë dosjen e vet. Njerëzit që punonin në ministri i thonë se përse kërkon ta shohë dosjen. Ai i thotë se“për një djalë e shoh dosjen”. Mirë, i thonë. Ata shkojnë me ashensor tre kate më poshtë, atje ku mbaheshin dosjet dhe i sjellin dosjen që kërkonte. Më pas, ai e hap dosjen. I persekutuari dyshoi se ai që e spiunonte dhe ia bënte të gjitha të zezat, ishte një kushëri i veti që punonte llogaritar në kooperativën bujqësore. Por, në atë dosje kishte gjetur provokimin që i kishte bërë Sigurimi kundërshtarit të tij, llogaritarit. Ai nuk kishte pranuar të spiunonte për këtë. U zhgënjye shumë kur e pa atë dosje, dhe tha: “Për një djalë doja ta shihja atë dosje, dhe po për një djalë nuk dua ta shoh atë dosje”. Ai mësoi gjëra të shëmtuara. I mërzitur shkon te djali i shokut që e kishte pasur armik të përjetshëm, dhe i thotë: “I kërkoj falje babait tuaj dhe ty. Duke mos e ditur informacionin u paskam rënë në qafë, por paska pasur të tjerë që më kanë dëmtuar”. Kështu, hapja e dosjeve nuk i vlen kërkujt përveçse iu vlen pushtetarëve për të qëruar hesapet me njëri-tjetrin.

A ka spiunë në politikën shqiptare që i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit?

Ka me shumicë. Ka deputetë spiunë dhe gjyqtarë spiunë, që vijojnë ende të jenë në pushtet dhe në detyra të larta shtetërore. Shumë nga ata njihen nga publiku si spiunë. Politikanët u bëjnë presion, u thonë fol kështu se përndryshe do ta publikojmë dosjen. Këta njerëz duhet të largohen nga politika. Unë dua të them se publikimi i dosjeve më shumë prish punë sesa rregullon! Njerëzit pa nivel, edhe mund të hakmerren. T’ju tregoj një rast. Dikush ka spiunuar babain e vet dhe në demokraci ka kërkuar kompensim, duke e quajtur veten të persekutuar. Ndërkohë që ky person ka letrën dy faqe që thotë: Ia dorëzova shtetit këta maskara!

Çfarë dosjesh gjenden në Ministrinë e Brendshme?

Në Ministrinë e Brendshme gjenden të gjitha ato dosje përveç dosjeve operative të rëndomta, që janë shkatërruar pas ’90. Sa i takon këtyre dosjeve, ka qenë policia që merrej me vjedhje pulash dhe ruajtje shtëpiash; Sigurimi që merrej me kundërshtarët politikë, dhe e treta ka qenë drejtoria që merrej me spiunët jashtë shtetit, që spiunonin shtete të tjera për llogari të shtetit tonë.

A janë zhdukur dosjesh e rrezikshme të komunizmit?

Janë zhdukur nga të djathtët dhe të majtët pas ’90. Por ato dosje kanë qenë me tonelata. Në vitin 1997, në periferi të Tiranës u thyen të gjitha depot, por ishte një depo që e ruante një djalë nga vendi im, ishte polic. Erdhën fshatarët dhe i thanë se janë thyer të gjitha depot dhe do ta thyejmë edhe këtë. Ata shkuan me idenë për të marrë armë, por kur hapin derën gjejnë dosje. Hyjnë brenda dhe kontrollojnë, shohin që nuk ka armë. Kur ikin fshatarët, hyn polici që po ruante depon dhe shikon dosjet për të gjitha qytetet, si Korça, Gjirokastra, Tropoja. Ishin të skeduara. Afrohet te Tropoja, te fshati Lekbibaj, ku gjen dosjen e babait të vet. Atje zbulon se fshatari tjetër i kishte bërë 50 denoncime babait të vet.

Si ruhen dosjet e Sigurimit të Shtetit?

Ato ruhen në vende shumë të sigurta. Janë të inventarizuara, ku përfshihen rrethi, vendi dhe lagjia. Gjetja e dosjes nuk përbën asnjë problem. Ata që kanë qenë në pushtet, kanë hequr dosjet e veta dhe të atyre që u ka interesuar.

Sa përqind e dosjeve janë zhdukur?

Shumë pak janë zhdukur. Janë zhdukur dosjet operative që kanë qenë mijëra të tilla. Dosjet që janë asgjësuar nuk kanë qenë me rëndësi. Dosjet e vërteta janë ruajtur, të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e shtetit nga armiqtë e jashtëm.

Në fund të 2016, Kuvendi i hapi rrugë hapjes së dosjeve duke ngritur Autoritetin për Hapjen e Dosjeve të Komunizmit. Çfarë prisni ju nga ky proces?

Nuk pres asnjë gjë me vlerë! Është vetëm për konsum politik; nuk do ketë asnjë përfitim asnjë njeri që është persekutuar në kohën e regjimit dhe as shoqëria shqiptare. Ato do përdoren kundër kundërshtarëve. As në shtetet e tjera nuk kanë pasur vlerë.

Intervistoi: Eneida Jaçaj

Më të lexuarat