BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Mimi Kodheli: Askush nuk e destabilizon dot vendin, presidenti e thelloi krizën, sulmet ndaj KZAZ njësoj si djegia e librave në diktaturë

Mimi Kodheli: Askush nuk e destabilizon dot vendin, presidenti e thelloi

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli foli dje rreth krizës politike që po shoqëron vendin prej disa muajsh. Gjatë një interviste të dhënë për gazetën “SOT”, Kodheli deklaroi se zgjedhjet duhet të mbahen sot sepse institucionet dhe ligjet që janë hartuar e miratuar duhen respektuar. Sipas saj, pavarësisht qëndrimeve ekstreme të opozitës, vendi nuk mund të destabilizohet dot sepse paralelisht sistemi gjyqësor po pastrohet dhe strukturat e tjera ligjzbatuese po forcohen. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm komentoi më tej edhe vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Për Kodhelin, Meta përmes kësaj lëvizjeje thjesht sa e thelloi krizën dhe nuk e zgjidhi atë. Sa i takon dekretit tjetër të Metës për datën e re të zgjedhjeve dhe takimet e tij me opozitarët për të zgjidhur krizën, Mimi Kodheli deklaroi se këto ishin lëvizje të vonuara. Sipas saj, Meta mund të kishte bërë të gjitha këto më para dhe mbase kriza politike mund të ishte zgjidhur. Lidhur me aktet e dhunës nga opozita, ish-ministrja e Mbrojtjes u shpreh se shkatërrimi dhe djegia e parë këto ditët e fundit në qendrat e grumbullimit të materialeve zgjedhore ngjason me djegien e librave në publik gjatë diktaturave. Ajo komentoi edhe përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Kodheli theksoi se nëse dikush dëshiron të merret me fenomenin e shit-blerjes së votave, atëherë mund ta nisë atë më krimet elektorale të kryera në vitet ‘94, ‘96, ’97.

-Zonja Kodheli, të dielën ju dhe shumë kolegë tuaj do shkoni të votoni për pushtetin vendor. Por jemi në një situatë aspak të zakontë, pasi opozita dhe presidenti nuk e njohin 30 qershorin. Pse u arrit në këtë situatë?

Pikësëpari, mendoj që përgjatë këtyre tre dekadave, relativisht të gjata, tranzicioni kemi abuzuar shumë me fjalën “demokraci” dhe kemi mësuar pak prej sistemit ku kemi zgjedhur të rrimë. Me këtë dua të them se, sa më shumë kemi folur në emër të saj, (e aq më keq në emër të popullit, emër me të cilin kemi abuzuar të paktën gjysmë shekulli) aq më shumë kemi abuzuar me ligjet dhe institucionet që në fakt janë themelet mbi të cilat duhet të kishim ngritur sistemin demokratik. Ndaj, për fat të mirë, vjen një ditë kur duhet të bëjmë kthesa vendimtare për të mos e lënë sistemin demokratik në rrjedhje të lirë, por për të zbatuar me rigorozitet atë ç’ka vetë kemi shkruar e miratuar. Në respektim të institucioneve, mendoj dhe besoj se zgjedhjet, bazuar në dekret, Kushtetutë e Kod Zgjedhor duhet të mbahen, ashtu siç dhe do të ndodhë, me 30 qershor.

-Vërtet flasim për demokraci, por deri para pak ditësh opozita kërcënonte me 1997. A nuk menduat se gjithë ky tension mund të shkaktonte përplasje të dielën? Pasi kemi ju i qëndroni 30 qershorit, opozita ka disa kushte që kërkon të plotësohen, ndërsa presidenti e ka vendosur datë të re zgjedhjesh.

 

Për fat të keq Shqipëria është një demokraci e re dhe akoma shumë e ndjeshme ndaj retorikës politike e për pasoje ndonjëherë mjafton shumë pak për ta destabilizuar atë. Ndërkaq, mendoj që gjërat po përparojnë e po shkohet në drejtimin e duhur dhe këtu e kam fjalën për rikrijimin e një pushteti gjyqësor të pastër, të depolitizuar e te pakorruptuar, forcimin e të gjithë strukturave të tjera ligjzbatuese siç janë forcat policore me rritjen e tyre profesionale e për pasojë largimin e tyre nga politizimi, e kështu me radhë. Të gjitha këto i përmend për të thënë se cilatdo qofshin qëllimet, vendi vështirë se destabilizohet. Nuk jemi në vitin ‘97 dhe nuk do lejojmë t'i kthehemi faqes më të zezë të historisë së tranzicionit siç ishte pikërisht ai vit.

-Mes akuzave që ka artikuluar zoti Rama në adresë të Berishës, Metës, madje dhe Bashës e Kryemadhit, është frika që kjo katërshe ka ndaj reformës në drejtësi, sidomos SPAK. A ka politikanë që nuk e duan reformën në drejtësi?

Kush nuk ka frikë nga SPAK dhe vetingu, shkon i qetë, madje i paarmatosur, në këtë betejë politike dhe në të gjitha ato më pas. Nuk ka nevojë të përdorësh armë e as retorikë të fortë politike për t'u mbrojtur nëse ke si armë “pastërtinë e figurës” ndaj edhe jam me Edi Ramën: kush ka frikë nga reforma në drejtësi, duhet të bëjë mënjanë.

-Presidenti Meta ka deklaruar se 30 qershori është nul, pasi sipas tij, duhet të ketë zgjedhje dhe jo votime. Madje, ai shprehu bindjen se me shtyrjen e zgjedhjeve, shmangu përplasjen civile. Keni një koment për qëndrimet e presidentit?

Jemi shumë pak ne shqiptarët për të pasur përplasje me njëri-tjetrin. Vetëm armiqtë shekullorë të këtij vendi, duan të na shohin të përçarë, apo ca më keq akoma. Historia na mëson se gjërat duhet t'i zgjidhim me urti, demokracia na mëson që gjerat duhet t'i zgjidhim me dialog dhe “fjala” është ajo që duhet të mbizotërojë. Le të shpalosim retorikë sa të duam ne të politikës, njerëzit duhet të mësojnë një herë e përgjithmonë se Zot ka, por ai nuk është asnjeri prej nesh. Ç’dekretimi e futi krizën politike në kanalet e krizës institucionale dhe kjo nuk është e mirë për askënd. Datë zgjedhjesh ka vetëm një dhe kjo datë tashmë ka ardhur.

-Pas anulimit të zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta iu bëri apel partive politike që të nisin dialogun me të, në mënyrë që ai të vendosë një datë të re zgjedhjesh. Dhe kështu ndodhi, ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, që është 13 tetori. A është e ligjshme kjo lëvizje?

Unë nuk jam këtu t'i jap mend askurrkujt, por di t'iu them se lëvizjet e fundit politike ishin lëvizje të vonuara, që gjithsesi mbeten lëvizje të njëanshme që nuk e ndihmojnë, ashtu siç nuk e ndihmuan procesin.

-Prej gati 4 muajsh opozita po proteston kundër qeverisë. Por pavarësisht këtyre tubimeve, kryeministri Rama ka shprehur vendosmërinë e tij për të mos marrë në konsideratë asnjë nga kërkesat e saj. Si i shihni kërkesat e opozitës?

Si mund të pretendosh duke thënë se: “ne do garojmë në La Liga, por pranojmë ta bëjmë këtë kur Barcelona ta heqë Messin nga fusha e lojës, madje mos ta shikojmë të jetë as në stol?! Në cilin libër demokracie e kanë mësuar këta këtë leksion?!.

-Opozita ka zhvilluar plot 8 protesta kombëtare dhe disa para Parlamentit. Por në shumicën e tyre nuk kanë munguar edhe aktet e dhunës, duke sulmuar policinë dhe institucionet. A është normale që një opozitë të përdorë dhunë, në një kohë kur për të ardhur në pushtet duhet t'iu ofrojë qytetarëve alternativë?

Sa për dhunën, nuk kam asnjë koment. Pamjet kanë folur vetë.

-Mendoni se do jetë një e dielë e qetë? Pasi gjatë javës kemi parë sulme ndaj KZAZ, duke filluar nga Kukësi, Tropoja dhe Dibra që kulmoi të premten.

Shkatërrimi, djegia, dhuna e parë këto ditët e fundit, sidomos në qendrat e grumbullimit të materialeve zgjedhore më duket si djegia e librave në publik gjatë diktaturave. Vazhdoj të them se nuk kam asnjë koment, përveçse i ftoj institucionet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre.

-Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime, ku pretendohet sidomos nga opozita joparlamentare shqiptare se është konsumuar krim elektoral. Sa qëndrojnë këto përgjime dhe sa të vërteta janë pretendimet e ngritura nga opozita?

Përtej gjithë komenteve të konsumuara tashmë në ekrane, rrjete sociale apo median e shkruar, mendoj se Kutia e Pandorës duhet hapur për këdo dhe duhet shkuar përgjatë viteve zgjedhore për të parë çka ndodhur me votën. Sigurisht që për shumë procese të shkuara nuk do të kemi të dhënat e duhura, por këtij problemi i duhet shkuar deri në fund. Le ta nisim po të doni me krimet elektorale të viteve ‘94, 96, 97 e kështu me radhë dhe le të jemi të duruar të presim e më pas të nxjerrim konkluzionet, pse jo edhe mësimet. Ndërkaq fakti që ne shumë vepra të kësaj natyre i kemi vendosur në Kodin Penal, tregon për seriozitetin e këtij Parlamenti dhe në mënyrë të veçantë të Partisë Socialiste si shumicë, për t’i dhënë një përgjigje serioze edhe kësaj plage që ka shoqëruar proceset tona zgjedhore, në vite.

-PS ka deklaruar se këto shkrime janë sponsorizuar nga PD, ndërsa gjithashtu i ka konsideruar si shantazh kundër qeverisë dhe Shqipërisë. Keni një koment?

Janë të sponsorizuara sigurisht, problemi në këtë rast është me cilat para?.. Ato të taksapaguesve shqiptarë apo paratë e taksapaguesve rusë?

-Zonja Kodheli, në gjykimin tuaj kur mund të ngrihen SPAK, BKH, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë?

Ka kufij kohorë ligjorë për zgjedhjen e këtyre instancave. Uroj dhe shpresoj që shumë prej tyre t'i shikojmë të krijuara e në funksion të plotë në fund të korrikut. Për momentin më mbetet veç t'iu uroj një fundjavë të qetë e i ftoj bashkëqytetarët e mi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, me bindjen që janë duke bërë gjënë e duhur, më shumë për të ardhmen se sa të sotmen.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat