BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Mimi Kodheli: Vendimi për negociatat nuk duhet të na bëjë të flemë mbi dafina, SPAK dhe BKH ngrihen së shpejti, reforma në drejtësi s’ka kthim pas

Mimi Kodheli: Vendimi për negociatat nuk duhet të na bëjë

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa e ka ndalur theksin në disa çështje, siç janë vendimi i Këshillit të BE për negociatat me Shqipërinë, reforma në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, kryetarja e Komisioni për Politikën e Jashtme është shprehur se vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë në qershor të vitit 2019, është një mesazh inkurajues dhe shumë i dobishëm. Megjithatë, Kodheli theksoi se vendimi për negociatat nuk duhet të bëjë atë dhe mazhorancën ku ajo bën pjesë, që të flenë mbi dafina. Sipas saj, mazhoranca duhet të shtojë ritmin e punës, me qëllim bërjen realitet të reformave integruese. Sa i takon ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, ish-numri një i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh besim plotë se SPAKU dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihen së shpejti. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Kodheli theksoi se mazhoranca është e vendosur për ta çuar deri në fund. Sipas saj, reforma në drejtësi s’ka kthim pas.

-Zonja Kodheli, BE vendosi që negociatat të hapen në vitin 2019. Si duhet marrë ky vendim?

Vendimi duhet marrë si një sinjal pozitiv që vjen nga miqtë e partnerët europianë, por aspak si dhuratë e aq më pak si një rezultat që duhet të na bëjë të flemë mbi dafina. Prej sot e deri në qershorin e vitit tjetër detyrat janë të mëdha dhe rezultatet, sidomos ato të cilat lidhen reformat, duhet të jenë të prekshme e që flasin vetë.

-Opozita pretendon se ishte dështim i qeverisë. Si i shihni këto pretendime?

Nëse ka një moment kur opozita duhet të ishte konstruktive, siç diti të jetë në fakt në rastin e miratimit p.sh. të reformës në sistemin e drejtësisë, duhet të ishte pikërisht ky moment historik që Shqipëria kalon. Por nuk ka ditur të jetë, shpresoj që e ka bërë nga padija dhe jo nga keqdashja.

-Zonja Kodheli, si kryetare e Komisionit të Jashtëm, a ka garanci se në qershor 2019 do hapen negociatat?

Garancia e vetme e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian jemi vetëm ne. Dhe kur them ne, kam parasysh me së pari qeverinë dhe politikën aktive shqiptare. Nëse do të duam që ky proces të shkojë përpara këtë duhet ta bëjmë me seriozitetin e një klasë politike që drejton vendin, me mençurinë e një brezi që ka grumbulluar eksperiencën, por ka edhe mendje të hapur dhe me dashurinë për kombin dhe të ardhmen e tij. Brezat e rinj na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe kjo është një përgjegjësi e madhe.

- Nga ana procedurale çfarë do të ndodhë tani?

Procedura e antar?simit do të kërkojë kohën e vet dhe kjo kohë është relativisht e gjatë. Shqipërisë i janë dashur nëntë vite për të ardhur nga aplikimi në 2009-n, tek rekomandimi i parë i pakushtëzuar. Gjithsesi, qeveria do t’i duhet të fillojë menjëherë nga puna për të qenë e gatshme në qershor për fillimin e negociatave, ndërkohë që diskutimi i kapitujve të veçantë do të vazhdojë të jetë pjesë e punës intensive të këtij procesi. Një rol të rëndësishëm në këtë proces dhe një peshë relativisht të madhe do t’i duhet të mbajë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Nga ana tjetër le të mos harrojmë se bisedimet për Malin e Zi dhe Serbinë, pas hapjes së negociatave filluan vetëm gjashtë muaj më pas. Procesin e ndërlikon edhe fakti se institucionet parlamentare hyjnë vetë në zgjedhje vitin tjetër.

- BE ka venë disa detyra shtëpie. A mund të realizohen brenda një viti?

Bashkimi Europian nuk ka dhënë detyra të reja. Ka nënvizuar thellimin e reformave dhe përshpejtim të tyre për të lexuar rezultate më të prekshme e bindëse.

- Një ndër kushtet kryesore është lufta antikorrupsion dhe ngritja e SPAK. A do ketë rritje të përpjekjeve për të luftuar korrupsionin?

Shpresoj dhe besoj që po. Përndryshe çfarë kuptimi ka që e bëjmë reformën. Reformat nuk janë qëllim në vetvete. Ato janë thelbi i përmirësimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, demokracisë, respektimit me të madh të të drejtave të njeriut, përmirësimit dhe rritjes së ekonomisë për xhepin e çdo shqiptari, uljes së pasigurisë për të ardhmen.

-LSI ka dalë me një propozim, ku kërkon që të rishihet ligji i vetingut dhe të zgjidhen komisionerë të rinj në KPK. A mund të ndodhë diçka e tillë?

Mendoj që jemi vonë për një kthim prapa. Ne i kemi miratuar bashkarisht këto ligje, ligje të cilat janë debatuar pa fund në komisione e seanca parlamentare. Mendoj se nuk duhet të ketë kthim mbrapa, ndërkaq vend për përmirësim ka gjithmonë.

-Keni një koment mbi akuzat e opozitës ndaj ndërkombëtareve dhe reformës në drejtësi?

Nuk është hera e parë që ndërkombëtarët anatemohen. Shpresoj të jetë e fundit, ndryshe opozita do ta shikojë veten për çdo ditë e më të rrudhur dhe kjo nuk i bën mirë demokracisë.

-Si e shihni performancën e qeverise dhe a mendoni se ka ardhur koha për ndryshime ministrash?

Vlerësimi i performancës së qeverisë me parë duhet të vijë nga kryeministri. E megjithatë vlerësimi më i rëndësishëm mbetet ai i publikut. Personalisht kam qenë katër vite antar qeverie dhe megjithëse mendoj se kam punuar mirë, po të kthehesha mbrapsht disa gjëra do t’i bëja ndryshe, më mirë nga ç’i kam bërë.

-Qeveria nisi një tur llogaridhënieje. Ç’po ndodh me të dhe kur pritet prezantimi i rezultateve?

Kjo është një pyetje që u duhet bërë anëtarëve të qeverisë. Besoj që rezultatet do të na bëhen prezente përpara se të mbyllet sezoni parlamentar ose menjëherë pas seancës së fundit parlamentare.

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat