BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Olta Xhaçka: Ja pse duhet të instalohen baza të NATO në Shqipëri, amerikanët të shqetësuar nga rritja e ndikimit rus

Olta Xhaçka: Ja pse duhet të instalohen baza të NATO në

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dhënë dje të tjera detaje sa i takon mundësisë për ngritje të bazave të NATO ose të SHBA në Shqipëri. Duke folur për gazetarin Denis Minga në “Report TV”, Xhaçka ka deklaruar se amerikanët e kanë ndihmuar shumë vendin tonë dhe qeveria e sheh si detyrim që të ofrojë baza ushtarake. Nga ana tjetër, ajo tha se kërcënimi rus është rritur shumë kohët e fundit dhe SHBA është e shqetësuar.

-Ju patët një takim me sekretarin amerikan, çfarë propozimesh i bëtë?

SHBA është partner i besueshëm, luan rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, promotor i politikës së dyerve të hapura të NATO. Shqipëria në vitet e fundit ka treguar, përmes operacioneve dhe misioneve, përmes të qënurit pjesë e aleancës, rritjes së buxhetit, që aktualisht është 1.2 dhe do vazhdojë të rritet deri më 2024, se është sot aleati më i besueshëm në NATO. Propozimi im ishte se Shqipëria të ishte vend aleat, bazë ushtarake, gjurmë e aleancës, që do të ishte përfaqësuese në gjithë rajonin.

-A kemi ne mundësi?

Mundësi ka, janë të shumta.

-Përgjigja e Mattis?

Ai tregoi mbështetjen e tij për një vend si Shqipëria, që pavarësisht përmasave gjeografike, ka qenë kontribuues shumë i madh për aleancës. Angazhimet tona operacionale krahasuar me popullsinë tonë mbeten ndër më të lartat në aleancë.

-A ka plan të afërt për të vendosur një bazë të SHBA në Shqipëri?

Jo, nuk ka asnjë plan të afërt, ishte vetëm një propozim i bërë nga unë, për të treguar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.

-Si po ecën procesi i modernizimit të Forcave të Armatosura?

Modernizimi i ushtrisë është sfidë, por edhe domosdoshmëri. Kemi arritur që këto dy vitet e fundit buxheti për mbrojtjen të ketë parë rritjen e parashikuar. Sot jemi në kushtet kur mund të themi se kemi zëvendësuar gjithë armatimin e vjetër kinez dhe po pajisemi me armatimin më modern me standardet e NATO, mjete të blinduar të standardit më të mirë, edhe policinë ushtarake me mjete të blinduara.

-A mund të blejmë avionë luftarakë nga SHBA?

Është shpejt për të folur për këtë.

-Nuk është pjesë e strategjisë, është e panevojshme kjo flotë?

Ka një logjikë edhe zhvillimi i FA, do ishte mirë të kishim më shumë anije dhe avionë, automatikë, por mundësitë që kemi na detyrojnë të shtrijmë këmbët, aq sa i kemi. Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi deklaruar objektivat tanë afatshkurtër dhe afatmesëm për të modernizuar FA. Pastaj, investojmë bashkërisht për të arritur këto objektiva.

-A ka shqetësim amerikan për ndikimin rus?

Pa diskutim që ka shqetësim amerikan dhe të aleancës. Aleanca përballet sot me një ambient sigurie ndryshe nga ai që ishte deri dje. Ka kërcënime, nuk bëhet fjalë për Greqinë, por Rusinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Vëmendja kryesore është tek ata. Ne jemi shumë të mbrojtur, se jemi aleatë të NATO. Nuk diskutohet për kërcënim nominal, por për një situatë sigurie dhe për një rajon që destinacion duhet të ketë familjen amerikane.

-Ju pak ditë më parë morët pjesë në një aktivitet mbi rekrutimet. A ka dëshirë për të qenë pjesë e ushtrisë?

Është pyetje shumë e rëndësishme dhe shqetësim që kam. Edhe ka edhe nuk ka interes. Sot trajtimi i ushtarakëve tanë nuk është ai që do duhet të ishte dhe që ne duam. Një karrierë në ushtri, pavarësisht sakrificave, është ndër profesionet më të nderuar, që do të veshë me krenari këdo që e ushtron, por edhe familjen e tij. Është një profesion që të ofron shumë mundësi.

-Kolonel Dritan Demiraj, ai është rikthyer në FA, çfarë ka ndodhur, reflektuat vendimin e gjykatës apo i hapët dyert?

Ka një rregull të fortë në FA, që është zbatimi i ligjit. Ka një vendim gjykate, dhe FA është e detyruar ta zbatojë. Nuk ekziston konflikti politik në FA. Kolonel Demiraj duhet të kthehet në FA, kur ka një vendim të prerë gjykate. Kur ai bën betimin për t’i shërbyer atdheut është zhveshur nga ngjyrat politike. Jemi aty për një mision shumë më të lartë.

-Ka qenë përfaqësues i një partie politike, s’ka problem?

Nuk përbën asnjë problem, përderisa nuk ka qenë efektiv i FA. Ushtarakët tanë janë të zhveshur nga ngjyrat politike.

-Keni komunikuar me të?

Jo, nuk kam komunikuar.

-Pozicioni i tij në ushtri?

Kjo është pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, ai do të bëjë një detyrë që është e përshtatshme për gradën e tij.

-Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja e Partisë Socialiste javën e kaluar se në shtator do ketë ndryshime në qeveri dhe gjatë kësaj periudhe anëtarët e kabinetit janë në provë.

Kryeministri s’di të ma ketë bërë ndonjëherë këtë detyrë fushë me lule. Nuk është e lehtë oler një vend që ka shumë pamundësi, për një buxhet që është shumë më pak sesa do donim të ishte për ato sfida emergjente për shoqërinë tonë. Duhet të bëjmë maksimumin si të besuar në këto detyra për të përmbushur pritshmëritë që kanë votuesit. Mua nuk më bën habi kjo retorikë e kryeministrit, sa herë e dëgjojmë na duket sikur dëgjojmë një gjë të re. Kemi kaluar disa fushata llogaridhënie në zgjedhje dhe deri te kabineti. Kemi një kontratë, gjithsecili prej nesh para kryeministrit me objektiva ambicioze për të arritur, e kemi marrë atë kontratë, për të shpërblyer besimin e madh dhe për të bërë atë punë që shqiptarët presin.

-A ndjeheni në presion nga këto fjalë të kryeministrit?

Ai ka përgjegjësinë, ka lidhur një kontratë me kabinetin e vet, ne jemi të përzgjedhurit e tij. Nëse jemi të paaftë për të çuar përpara vizionin e tij, dikush tjetër duhet ta bëjë. Ndjehem në presion çdo ditë, si të gjithë kolegët e mi, por jo kundrejt kryeministrit, por përgjegjësia që për të çuar përpara Shqipërinë. Ky është presioni.

-Po punën e kryeministrit kush e gjykon?

Punën e tij e gjykojnë votuesit, për objektivat programorë, ku do ta çojë vendin, aspiratat e integrimit, si do ta zhvillojmë këtë vend më shumë, si do rrisim ekonominë më shpejt, si do rrisim vendet e punës. Kryeministri është personi nën lupën e të gjithëve. Nëse fati jonë si ministër apo si deputetë është nonkosenguencë përpara aspiratave të shqiptarëve.

-S’jeni e shqetësuar se kryeministri mund t’iu shkarkojë në shtator?

Unë mbështes këtë kryeministër për arsyet e duhura. Dhe arsyet e duhura nuk janë ambicie e imja personale, por për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

-Çfarë është kjo fushatë llogaridhënie e nisur nga mazhorancë?

Kjo nuk është fushatë por ne po japi llogari. Dhe llogaria jepet në mënyrë ë vazhdueshme. Madje, ajo protesta e Kukësit ishte pikë referimi për ne sa i takon sensibilizimit. Pra ne po bëjmë këto takime që të informojmë qytetarët. Kjo nuk është një fushatë, pasi ajo është larg, por është një fushatë llogaridhënie për këtë 6 mujor. Madje, këtë e kemi bërë edhe para grupit parlamentar. Analizë 6 mujore, llogaridhënie dhe dialog me qytetarët. Na gjykoni dhe jepini rekomandimet tuaja se fare do të bëjmë më shumë dhe ndryshe.

-Po i jepni më shumë vëmendje partisë se sa qeverisë dhe qeverisjes?

Jo, ne po japim llogari dhe duhet të rruajmë komunikimin qark më qark me qytetarët shqiptarët duke dhënë llogari. Kjo fushatë llogaridhënie e shëndosh qeverisjen.

-Shteti i së drejtës. Pse duhet të behëm pjesë e bashkëqeverisjes?

Sepse historia a treguar që gjatë tranzicionit ka zvarritur për vite të tëra punën e institucioneve. Pra falë këtij portali po gjejnë zgjidhje qytetarët. Në mbajmë përgjegjësi për atë që qeverisim vetë. Kjo metodë punë dhe kërkesa e qytetarëve gjen zgjidhe tek ky portal. Nëse shqetësimi është i drejtë gjen zgjidhje për 10 ditë, të gjithë ata që kanë shqetësime kanë mbaruar punë falë këtij portali. I ftoj qytetarët që çdo shqetësim ta ndajnë tek platforma e “bashkëqeverisjes me qytetarët”.

-Këtu shkruajnë militantët?

Absolutisht jo! Portali është një hinkë që të çon tek institucionet dhe i vetmi problem është syri i kryeministrit, i cili i monitoron çdo gjë. Pra për

-Mos është kjo një fushatë për zgjedhjet lokale?

Kjo është fushatë sensibilizuese dhe llogaridhënie, jo fushatë elektorale. Do jemi në test të gjithë sa i takon shërbimeve, detyrës si e kemi bërë, sa ja kemi arritur të përmbushim premtimet, etj.. Kjo është gjë e mirë që një parti shikon brenda vetës së vet duke shikuar problemet.

-Nënkryetari i PD, Edmond Spaho e quajti pak më parë fasadë këtë fushatë?

Nuk e kuptoj se çfarë mund të ketë fasadë tek dëshira për të qenë sa më pranë njerëzve. Gjithsesi ata kanë mendimin e tyre.

-Kohët e fundit qarkullon një histori, sikur ka një ftohje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj?

Pyetje krejt e pavend. Nuk marrë dot thashetheme mediash dhe ti sjell këtu në studion tuaj. Nuk kam informacion për këtë histori. Zoti Veliaj sipas mbështetjes së qytetarëve dhe sondazheve i ka meritat dhe arsyet për të qenë kandidat i mazhorancës për Tiranën në zgjedhjet vendore të vitit 2019.

-Sipas një sondazhi të bërë nga ne, zoti Xhafaj del me performancën më të ulët? Komenti juaj.

Mendoj që kemi bërë punë jashtë zakonisht të madhe, me ambicie për të qenë realist. Kemi dëshirën për të bërë maksimumin. Unë di të them që për ministrinë time kam bërë dhe do të bëj maksimumin dhe tju jap Forcave të Armatosura edukim, karrierë dhe trajtimin financiar e duhur. Kemi bërë përpjekje për ta kthyer Forcat e Armatosura në një mbështetje për komunitetin. Madje, FA kanë kthyer besimin tek qytetarët. Një sondash i fundit e nxjerr Forcat e Armatosura institucionin më të besuar sa i takon qyetarëve. Jemi shumë të angazhuar që gjithë sa kemi bërë të behët për mirë.

-Qeverisje e vetme.

Është padiskutim e vështirë, pasi përgjegjësia është e vetme për ne.