BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Petrit Vasili kundër Ramës: Të ndalen kërcënimet ndaj opozitës, nuk po ndihmohet dialogu, politika s’është lojë shahu

Petrit Vasili kundër Ramës: Të ndalen kërcënimet ndaj

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka dalë kundër deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të Partisë Socialiste, në drejtim të PD. Rama në çdo deklaratë të tij ka akuzuar PD se ka frikë nga vetingu, ndërsa në shumë raste ka deklaruar se PD po vetëasgjësohet. Mirëpo Petrit Vasili i cilëson të gabuara të tilla deklarata. Gjatë një interviste për Eni Vasilin në “News 24”, ai tha se deklarata ultimative, apo akuzat nuk e ndihmojë dialogun, por e dëmtojnë atë.

-Vetëpërmbajtja e çoi Ilir Metën në Presidencë?

Jo! Vetëpërmbajtja i dha Ilir Metës dimensionin e një kryetari shteti, i cili ka mundësinë të shikojë në sy të gjithë shqiptarët dhe të mos ketë frikë të shikojë gjysmën apo të adhurohet nga gjysma tjetër. Presidenti i të gjithë shqiptarëve duhet të jetë i tillë.

-Ju po praktikoheni për postin e Kryeministrit pasi synimi juaj është për të dalë forcë e parë...

Jo, unë jam praktikuar që t’u flas shqiptarëve me shumë modesti. Të kuptoj vazhdimisht çdo ditë një konstatim, që nuk e gjej në qendrën e Tiranës, por përpiqem ta gjej edhe në fshatrat mjaft të varfra të vendit. Pra, me modesti të vazhdoj të kem bindjen që vendi ka nevojë për shumë punë dhe ne kemi bërë pak dhe duhet të bëjmë shumë më tepër. Vendi ka nevojë për shumë thjeshtësi, pasi ka një pafundësi hallesh të cilat kërkojnë përgjigje imediate. Mijëra e mijëra të rinj kërkojnë një zgjidhje të jashtëzakonshme dhe të shpejtë për papunësinë e tyre dhe këto probleme të gjitha zgjidhen vetëm me përulësi dhe modesti, këtë dhe me vetëpërmbajtje pse jo, por me punë të madhe. Jashtë këtyre parametrave, jashtë këtyre standardeve politike, besoj se jemi në standardet e vetëkënaqjes, të aventurës dhe të atij që nuk i bëhet vonë se çfarë hallesh kanë të tjerët. Ky standard nuk është standardi ynë.

-Megjithatë fushata ka filluar z. Vasili e keni marrë drejtimin e LSI-së në një moment  jo  dhe aq të thjeshtë politik, përkundrazi. Le ta fillojmë me një konsideratë të përgjithshme, ndoshta dhe me një batutë nëse ju vjen? Çfarë e konsideroni këtë moment politik?

Për t’u shprehur në një fjali, nuk do të doja që Shqipëria të përjetonte një moment politik të tillë. Pasi në 27 vjet pluralizëm të diskutojmë faktin që a do të kemi zgjedhje normale dhe a do kemi pjesëmarrje të opozitës, jo thjeshtë opozitën, duke patur parasysh njerëzit, por opozitën si institucion. Pasi sistemi në të cilin jetojmë është një sistem i ngritur mbi dy krahë të politikës, mbi mazhorancën dhe opozitën, që sigurojnë balanca dhe kontrollin e pushteteve. Qoftë dhe mazhoranca dhe opozita të gjithë biem dakord që nuk e përcaktojmë ne, por e përcaktojnë votat e qytetarëve. Ajo votë përcakton vendin e gjithsecilit. Dhe sigurisht të mendosh që në Shqipëri të bëhen zgjedhjet pa opozitën, ka qenë jashtë imagjinatës time politike.

-Edi Rama thotë që ka një krizë të lidershipit të Partisë Demokratike, jo një krizë politike. Ju jeni  dakord me këtë?

Problemi është ky: përtej të gjithë frazave dhe batutave apo të gjitha konsideratave, që mund të jenë konsiderata të ditës dhe që e kanë jetëgjatësinë e tyre mbase edhe 24-orëshe, ne duhet të bëjmë çdo gjë që në zgjedhje ta kemi opozitën, jo si e mirë e mazhorancës, por si e mirë e sistemit që shqiptarët ngritën mbas viteve 1990.

-Ju do vazhdoni sepse duket sikur ju të LSI, mbas Presidencës jeni dorëhequr nga negociata, përpjekjet?

Ka disa objektiva që shkon përtej 24-orëve, përtej javës. Janë objektiva afatgjata. Ne kemi një prioritet mbi të gjitha prioritetet. Ju e kuptoni fare mirë. A do të kemi negociata të shpejta për anëtarësimin e Shqipërisë, në BE, me zgjedhje që bëhen në mënyrë të njëanshme, pa opozitën. Unë po e them nuk do të jenë të shpejta. Do të jenë shumë të largëta dhe të vonshme.

-Ambasadorja Gjermane tha se do ti njohim zgjedhjet. Ndërkombëtarët duket sikur nuk janë aq të shqetësuar për këtë çështje?

Unë po them a do të kemi negociata të shpejta apo jo? Nuk po them a u njohën zgjedhjet e radhës. Zgjedhjet e radhës janë njohur dhe në vitin 1996. Besoj ju i kujtoni se rekordet i kemi të qarta. Nuk po vazhdoj më me konsiderata të tjera. I mirënjohuri Aurel Plasari ka vënë në dispozicion para pak javësh mënyrën sesi janë njohur zgjedhjet e vitit 1945, në Shqipëri, që nuk kishte opozitë. Pra, mendojmë për objektiva afatgjata ku Shqipëria projektohet të shkojë. Kemi objektiv tjetër. Kemi investuar disa vite për reformën në drejtësi. A mund të kemi besueshmëri të zbatimit të reformës në drejtësi, në zgjedhje të njëanshme pa opozitën? Dy objektiva madhore integrimi në njërën anë dhe reforma në drejtësi në anën tjetër. Dy objektiva ku janë investuar mijëra e mijëra energji politike, orë punë, nerva, orientim i të gjithë opinionit publik në një drejtim të caktuar, a janë të garantuar? Unë them që janë seriozisht të rrezikuara. Përsa i takon në planin konkret. 

-Këto janë dy objektiva kryesor LSI u përpoq, Ilir Meta gjithashtu deri në moment të fundit thirrët një tryezë, e cila më pas dështoi...

Ne bëmë gjithçka, do më lejoni ta them këtë gjë, LSI dhe Ilir Meta bënë gjithçka për këtë gjë. Ju e dini shumë mirë, që ne, në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, të sinqertë, një afirmim politik që unë kemi porositur edhe sot nga Shkodra, ku unë pata mundësinë  të merrja pjesë në një inaugurim të Gjykatës së Apelit në Shkodër, një strukturë shumë bashkëkohore. Kemi vënë në dispozicion të gjitha mandatet tona politike. Ilir Meta si Kryetar i Kuvendit, në funksion të këtij objektivi madhor për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të njohura, të gjithëpranuara dhe ku marrin pjesë të palët.  

-Ju i kishit kusht zgjedhjet me opozitën? A vazhdoni t’i keni?

Ne nuk kemi bojkotuar kurrë në historinë tonë politike, as në rrethanat më të vështira për ne. Ju i kujtoni rrethanat e vitit 2009. Kanë qenë rrethanat më penalizuese që mund të ekzistojnë në politikë. Të njëanshme,  të pranuara botërisht edhe nga aktorët në proces, edhe në momentin që miratohet reforma zgjedhore. Të kthehemi edhe te çështja e këtij kompromisi. Unë mendoj që Opozita nga njëra anë ka gabuar rëndë në momentin kur ajo nuk reflektoi thellë për paketën e McAllisterit. Në vlerësimin tim kishte elementët e një kompromisi politik dinjitoz, një kompromis pa humbës dhe fitues, një kompromis që rivendoste besimin politik. Sepse këtu, në radhë të parë, është lëkundur dhe është tronditur thellë besimi mes klasës politike, mes mazhorancës dhe opozitës dhe ky mosbesim i thellë ka prurë këtë situatë kaq të madhe. Njëkohësisht, vazhdoj ta mendoj, që ky ishte një gabim. Por, vazhdoj të kem të njëjtën bindje që ne akoma mund të bëjmë diçka dhe duhet të bëjmë gjithçka që Opozita të përfshihet në zgjedhje. Por, ne nuk duhet ta provokojmë Opozitën, as me retorika kërcënuese dhe as shantazhuese.  

Për çfarë e keni fjalën?

Retorika të të gjitha formave të cilat janë në rekordet tuaja. “Ç’do t’i ndodhi asaj”, “ç’lidhje ka me Vettingun”, “si do të këputen tokat”, “si do të vetëasgjësohet” etj.  

Për retorikat e Kryeministrit e keni fjalën?

Një retorikë e cila, si e tillë, vetëm e minon kompromisin, vetëm e bën të pamundur dhe, sigurisht, është e qartë që edhe opozita duhet të jetë më e hapur drejt një kompromisi, të mos jetë e mbyllur, të kuptojë që rruga drejt kompromisit është një rrugë e një lëshimi reciprok. Por thashë, në mënyrë të veçantë, mazhoranca duhet të jetë e kujdesshme. Pse? Në analizë të fundit, sistemi politik, Shqipëria, e ardhmja e vendit kërkon zgjedhje ku të marrë pjesë mazhoranca dhe opozita, pasi zgjedhjet e njëanshme janë momenti kur demokracia vihet thellësisht në rrezik, ndodh një udhëkryq ku rruga e saj e mëtejshme është e paparashikuar, me risqe që mund të dalin jashtë kontrollit të politikës dhe për fat të keq historia të tilla Shqipëria i ka provuar një herë. Vetëm historive të provuara në mënyrë të dhimbshme një herë nuk duhet t’u rikthehemi pas për asnjë arsye.  

-Ju keni përshëndetur tërheqjen e kryeministrit, tërheqjen e PS me kandidatin e saj nga Kavaja. Ia sugjeroni mazhorancës të njëjtin skenar për 18 qershorin?

E kam mbështetur tërheqjen nga Kavaja. Të jem i sinqertë, e kemi sugjeruar edhe më parë. Pasi, në radhë të parë, tërheqja nga Kavaja ishte një çtensionimin e situatës, pasi parashikohej të ishte një situatë e tensionuar që nuk do të prodhonte zgjedhje, por do të prodhonte një problem dhe një tension publik të radhës. Do të shtonte pasigurinë publike, do të ulte kualitetin, do t’i prishte paraprakisht edhe zgjedhjet e 18 qershorit. Pra, do të ishte një kontribut negativ edhe në procesin zgjedhor. E kam konsideruar një hap në të mirë të çtensionimit të situatës, që edhe më parë mund të merrej, pasi rruga në të cilin ne duhet të ecnim ishte një rrugë që prodhonte kompromisin, rrugë e cila e ndërtonte kompromisin me gjithë sakrificat që ky kompromis kërkon. Dhe nuk kemi pse trembemi nga sakrificat në emër të një të mirë madhore, që është stabiliteti dhe siguria e vendit. Pasi të jemi objektiv vendi po përjeton një pasiguri absurde, qytetarët shqiptarë në njërën anë, por edhe ekonomia në anën tjetër, po përjetojnë një pasiguri të cilën po e vuajnë.

-Pra, nuk është më kusht hyrja ose jo e opozitës në zgjedhje për pjesëmarrja e LSI-së në zgjedhjet e 18 qershorit?

LSI ka milituar dhe militon që opozita të jetë pjesë e sistemit. Besoj që e ka mbështetur dhe e ka ndihmuar më shumë se çdo aktor tjetër politik me veprimin, me ofertën politike. Kam parasysh vënien në dispozicion të të gjitha mandateve të LSI-së në të gjitha nivelet, duke ofruar çdo sakrificë në të mirë të kësaj gjëje dhe mbi të gjitha me konstruktivitetin më të lartë. as retorika jonë, as gjuha jonë, nuk ka qenë as armiqësore, as provokative as kërcënuese ndaj opozitës.

Por ka qenë deri diku flirtuese. Ka zëra që thonë se opozita është në atë çadër edhe falë një lloj garancie që ka marrë më parë nga ana e LSI-së për kauzën e saj...

Po flasim gjithmonë për citimin e një analize serioze politike. Pjesa e asaj që ne kemi dispozicion në funksion të kompromisit, është në sytë e publikut. Përsa i takon një meskiniteti të kujtdo apo të një njëanshmërie të kujtdo, është pronar çdo meskin i meskinitetit të tij. Ne kemi në tavolinën e politikë vetëm një sinqeritet maksimal, madje edhe në rastin e çështjes së Presidentit. Ju e patë që Presidenti mori 87 vota në raundin e katërt, që mund t’i merrte që në raundin e parë nëse ne do të kishim një projekt të tillë dhe nuk kishim pse të humbnim kohë dhe mund të vazhdonim punët e tjera në politikë. Por edhe aty investuam maksimalisht për këtë çështje. Përse? Sepse e mira e ardhshme e Shqipërisë kërkon zgjedhje ku marrin pjesë edhe mazhoranca edhe opozita.

-Eksponentë të PS e kanë cilësuar tërheqjen në Kavajë si lojë shahu. Ju si e gjykoni?

Për mua politika nuk është lojë shahu. Ka që e shohin ashtu. Për mua nuk është e tillë.

E kam mbështetur tërheqjen nga Kavaja. Të jem i sinqertë, e kemi sugjeruar edhe më parë. Pasi, në radhë të parë, tërheqja nga Kavaja ishte një çtensionimin e situatës, pasi parashikohej të ishte një situatë e tensionuar që nuk do të prodhonte zgjedhje, por do të prodhonte një problem dhe një tension publik të radhës. Do të shtonte pasigurinë publike, do të ulte kualitetin, do t’i prishte paraprakisht edhe zgjedhjet e 18 qershorit. Pra, do të ishte një kontribut negativ edhe në procesin zgjedhor...

Më të lexuarat