BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Petro Koçi: 16 shkurti dita e rilindjes së Haxhi Qamilit, PD nuk ndahet dot nga dhuna, po ndjek interesat ruse

Petro Koçi: 16 shkurti dita e rilindjes së Haxhi Qamilit, PD nuk

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek protesta e paralajmëruar e opozitës më 16 shkurt, thirrjet e Berishës, Kryemadhit dhe Bashës për destabilitet si dhe akuzat e këtyre të fundit ndaj reformës në drejtësi dhe qeverisë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Koçi hoqi një paralele mes 16 shkurtit dhe Haxhi Qamilit duke theksuar se opozita kërkon medoemos dhunë, si e vetmja mënyrë që të vijë në pushtet. Në këtë kontekst, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes vuri në dukje faktin se përmes protestës së dhunshme, opozita hyn në rolin e saj, duke mbrojtur dhe ndjekur interesat ruse, të cilat sipas tij, krerët e opozitës i mbrojnë me besnikëri dhe fanatizëm. Duke u ndalur tek ideja e hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, Koçi deklaroi se i vetmi që nuk duhet të kundërshtojë këtë tezë është ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe për të mbrojtur argumentin e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes i kujtoi Berishës kohën kur theu embargon dhe furnizoi me armë edhe naftë Millosheviçin, duke dalë kështu hapur kundër Kosovës.

-Z. Koçi, pak ditë më parë Shqipërinë e vizitoi një gjeneral i NATO, vizitë e të cilit u fokusua tek baza që Aleanca do të ngrejë në Kuçovë. Keni një koment dhe a e forcon imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, vëmendja që NATO po i kushton vendit tonë?

Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është një konfirmim i besimit të aleatëve tanë strategjikë te roli i rëndësishëm i Shqipërisë për interesat e Aleancës në rajon dhe votëbesim për politikën e paqes dhe stabilitetit që ndjek vendi ynë në Ballkan. Nga ana tjetër, vendimi shpreh mirënjohjen e partnerëve tanë ndaj kontributit të Forcave tona të Armatosura në misionet ndërkombëtare të NATO-s. Qeveria Rama qysh në fillimet e qeverisjes e kishte objektiv ndërtimin e një baze ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Domethënëse në arritjen e këtij objektivi ka qenë edhe niveli i shkëlqyer i bashkëpunimit ushtarak SHBA-Shqipëri, ku spikat takimi i ministres Olta Xhaçka me ish-Sekretarin e Mbrojtjes Mattis.

-Investimi që NATO po bën në Kuçovë është një investim, i cili ndodh për herë të parë në Ballkan, pasi aleanca nuk ka baza në gadishullin tonë. Çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria nga ky investim?

Në radhë të parë baza do të forcojë rolin politik dhe ushtarak të Shqipërisë në Aleancë. Ndërkohë funksionimi i saj do të shëndoshë kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës tonë Ajrore. Do të përshkallëzohet më tej perceptimi ndërkombëtar për sigurinë që ofron vendi ndaj investimeve të huaja. Dhe patjetër që investimi në vetvete dhe ecuria e bazës në kompleks do të ndikojë psikologjikisht dhe praktikisht në zhvillimin e zonës ku ndodhet baza. Tradita e aviacionit në Kuçovë do të ketë arsye për të rizgjuar krenarinë e këtij profesioni prestigjioz.

-Opozita në 16 shkurt ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste, ku nuk kanë munguar edhe thirrjet për revolta. Më i ashpër ka qenë Berisha dhe Kryemadhi, të cilët kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë me dhunë? Keni një koment?

Opozita e ka profesion dhunën dhe sulmin mbi shtetin. Për atë pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Është e gatshme të shkatërrojë shtetin për ta marrë apo mbajtur pushtetin. Kjo është provuar në vitin 1997, në 14 shtator të vitit 1998 dhe herë të tjera. Partia Demokratike e ka pasion sulmin mbi institucionet e shtetit. Hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian opozita e quan fatkeqësi. Lulzim Basha e konsideron grushtin e shtetit mjet legjitim. Reforma në drejtësi i ka errur sytë krerëve të opozitës. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë nga opozita në favor të reformës në drejtësi? Aleanca e opozitës me kriminalitetin në drejtësi është arsyeja kryesore e tërbimit opozitar. 16 shkurti është dita e rilindjes së Haxhi Qamilit.

-Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama në pergjigje të akuzave të Berishës, la të nënkuptohet se ky i fundit nuk gëzon më respektin e SHBA. Keni një koment?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye për të ndaluar hyrjen e politikanëve të tipit Sali Berisha në vendin e tyre. Por kësaj radhë kanë një arsye më shumë, rezistencën jo paqësore të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj reformës në drejtësi.

-Edi Rama akuzoi Sali Berishën se nuk e do Kosovën, duke i përmendur edhe se theu embargon duke furnizuar me naftë tanket e Millosheviçit dhe ishte kundër Rambujesë. Sa qëndrojnë këto pretendime? Keni një koment?

Kosova ka institucionet e veta të zgjedhura të ngarkuara nga Kushtetuta e Kosovës për të marrë vendimet e duhura lidhur me çdo çështje. Shqipëria e ka për detyrë të këshillohet e të këshillojë. Por askush në Shqipëri nuk mund të zëvendësoje autoritetet legjitime të shtetit të Kosovës. Përndryshe Shqipëria do të ishte e para që do të kontestonte praktikisht pavarësinë e shtetit që natyrisht ne e dashurojmë me shpirt. Askush nuk ka të drejtën të vetëshpallet baba i kombit. Berisha më pak nga të gjithë. Sepse me ose pa dashje, ka ndihmuar ata që donin t’i bënin varrin Kosovës dhe tani po ndjek interesat ruse për destabilitet.

Intervistoi: Rigels Seliman