BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Petro Koçi: Berisha e Basha përgjegjësit kryesorë për vrasjet e 21 janarit, nuk do ja hedhin pa u ndëshkuar

Petro Koçi: Berisha e Basha përgjegjësit kryesorë për

 Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme ngjarjet e “21 janarit” të vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër qytetarë dhe u plagosën mijëra të tjerë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh i bindur se përgjegjësit për vrasjet e “21 Janarit” janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Koçi deklaroi se Berisha dhe Basha ja hodhën paq asokohe duke mos u ndëshkuar, pasi sipas tij, kapën drejtësinë, ndërsa theksoi se me ngritjen e SPAK ata do japin llogari.

Zoti, Petro Koçi keni një koment për “21 Janarin” dhe a beson se përgjegjësit e kësaj ngjarje do dalin para drejtësisë?

21 janari i vitit 2011 është një ditë e zezë për politikën dhe drejtësinë shqiptare. Sepse politika i vrau katër të rënët: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa drejtësia i rivrau. Natyrisht që drejtësia duke qënë e kapur nga Partia Demokratike dhe klani “Berisha”, nuk ka patur vullnetin për ta zbardhur gjithë skemën e organizimit të vrasjeve shtetërore në 21 janar dhe shpërdorimin e detyrës, ku nuk dalin në pah përgjegjësitë që kishte ish-kryeministri Sali Berisha deri tek ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

Reforma në drejtësi u krijua me mbështetjen e ndërkombëtarëve, qëllimi i së cilës është pastrimi i sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.A keni shpresë se me ngritjen e reja të organeve të drejtësisë do të zbardhet ngjarja e “21 Janarit”?

 Një nga motivet që ka shtyrë mazhorancën aktuale qeverisëse për të votuar reformën në drejtësi, ka qënë edhe përgjegjshmëria politike që lidhet me ngjarjet e “21 janarit” dhe detyrimi moral e politik për të vënë përballë dhe në bangat e drejtësisë autorët e vrasjeve, dhe urdhërvrasësist përkatës. Besojmë se reforma në drejtësi e votuar me vullnet të plotë nga mazhoranca është dëshmia më e pastër se Partia Socialiste dhe qeveria e saj duan ta shlyejnë detyrimin e madh që i kanë të gjithë atyre që demonstruan në 21 janar por sidomos familjeve të katër të vrarëve. Nga ana tjetër ne në procesin e rishikimit të ligjit për statusin e dëshmorit të atdheut, e kemi konsideruar në mënyrë të veçantë rastin dhe tashmë me ligj katër të vrarët e 21 janarit shpallen dëshmorë, kundrejt ndjekjes së procedurës përkatëse. Sepse ligji i mëparshëm nuk e parashikonte rastin e të rënëve në demonstrata paqësore dhe pa armë. Natyrisht që dëmshpërblimi më i madh do të jetë kur drejtësia të vërë pikat mbi I sa i takon përgjegjësve të masakrës së “21 janarit”. Qeveria dhe mazhoranca nuk e quajnë veten të shlyer me ndryshimin e ligjit për statusin e dëshmorëve apo edhe me votimin e reformës në drejtësi por do të vazhdojë të këmbënguli që fajtorët të ndëshkohen dhe që masakra të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Mendoni se SPAK do ketë një rol vendimtar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje?

Ne shpresojmë shumë që me ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja e Hetimit do ta përshpejtojnë procesin e vënies në bangën e të akuzuarve të gjithë zinxhirit të përgjegjësve të vrasjeve të 21 Janarit.

Keni një koment për sulmet e opozitës kundrejt reformës në drejtësi dhe përse drejtësi po sulmohet nga PD-LSI në kohën kur është ngritur KLP e KLGJ, ndërsa pritet të ngrihet SPAK dhe BKH?

Pa diskutim që një nga motivet e “egërsimit” të opozitës është dhe frika e madhe që kanë ndaj ngritjes që kanë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë që do të trajtojnë shpërdorimin e pushtetit dhe korrupsionin në nivele të larta të politikës dhe të administratës shtetërore. Ata shpresuan që të nxirrnin gështenjat apo patatet nga zjarri me grevën apo protestat e studentëve, por edhe në atë plan dolën jashtë loje.

Zoti Koçi, opozita ditët e fundit ka ashpërsuar retorikën politike kundër qeverisë. Eksponentët më të lartë të PD dhe LSI si ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë bëri thirrje për revolta me qëllim rrëzimin e qeverisë. Keni një koment për këtë?

Kjo puna e revolta ka lidhje me pasionin politik sidomos të Partisë Demokratike për të bërë gjithçka si në 14 shtator të vitit 1998 apo edhe në raste të tjera. Për PD është i rëndësishëm pushteti dhe jo shteti. Janë gati që ta rrëzojnë shtetin për të marrë pushtetin, por tashmë kjo nuk mund të ndodhë më, sepse ky është një projekt i dështuar. PD dhe LSI tashmë janë bërë një parti. Mesa duket edhe 21 janari është një motiv më shumë që ato të jenë bashkë dhe të shkrihen si një formacion vetëm. Tashmë nuk kemi më Parti Demokratike dhe Lëvizje Socialiste për Integrim por kemi partinë PDLSI bashkë.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat