BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Petro Koçi: Dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet, politikanët e përfshirë të mbajnë përgjegjësi, PD dhunën e ka pasion dhe kënaqësi

Petro Koçi: Dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet,

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek dosja “Hajdari”, akuzat e Partisë Demokratike, sidomos audio-përgjimi ku protagonist ishte dëshmitari X, reforma në drejtësi apo edhe negociatat me BE-në. Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes është shprehur se dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet. Dhe për këtë, ai theksoi se dëshmitë e ish-truprojës së Berishës, mund të ndryshojnë dhe të hedhin sa më shumë dritëhije për atë ngjarje. Sipas tij, politikanët e përfshirë në çështjen Hajdari, duhet të mbajnë përgjegjësi. Duke u ndalur tek sjellja agresive e Partisë Demokratike para vendimit të 28 qershorit, Koçi deklaroi se PD nuk ndahet dot nga dhuna, kështu që sipas tij, veprimet e fundit të opozitës kanë si synim bllokimin e negociatave. Sa i takon reformës në drejtësi, zv/ministri Koçi deklaroi se kjo reformë është në rrugën e duhur. Sipas tij, reforma në drejtësi është domosdoshmëri për vendin, në mënyrë që të kthehet besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë. Madje, ai theksoi se reforma në drejtësi do quhet e kompletuar, vetëm kur të nisin arrestimet VIP.

Zoti Koçi, PD prej disa ditësh ka nisur një sulm të ashpër ndaj qeverisë. Por të premten doli me një pretendim të ri, duke u shprehur se policia po survejon Lulzim Bashën. Si i shihni këto deklarata?

Partia Demokratike është një grup pune që në mënyrë konspirative prodhon pretendime dhe pandehma artificiale në dëm të Shqipërisë. Mundësia e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkim Europian konsiderohet fatkeqësi politike për PD-në. Prandaj ata s’po lënë gur e kusur pa lëvizur për të nxirë imazhin e vendit tonë në prag të vendimit të 28 qershorit. Errja e syve është diagnoza aktuale e sëmundjes që po shfaq Partia Demokratike në këtë sezon të rëndësishëm politik. U duket sikur çdo parti tjetër duhet sillet në pushtet si të ishte vetë PD-ja. Prandaj shpesh e besojnë atë që pretendojnë.

-Më herët PD nxori një audio-përgjim dhe më pas një dëshmitar kundër vëllait të ministrit Xhafaj. Sa të besueshme janë këto pretendime?

Kjo është një çështje për të cilën tashmë vendos drejtësia. Partia Demokratike ka gisht besoj në fabrikimin e këtij episodi konspirativ. Dhe pa patur asnjë certifikim profesional vrapoi ta konsiderojë provë të sigurt inkriminimi audion që publikoi me aq gëzim. Këta bëjnë vetë hetuesin, vetë prokurorin dhe vetë gjykatën. Pastaj dalin në rolin e shpëtimtarit politik që “udhëheqka” popullin për t’u çliruar nga krimi dhe korrupsioni. PD ka ngecur keq në rrjetën e aleancës së ngushte me segmentet e korruptuara të drejtësisë.

 

-Më 26 maj opozita protestoi në bulevard, por pamë që më agresivi ishte Sali Berisha, i cili përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për revolta. Pse ish-kryeministri nuk ndahet dot nga dhuna?

Partia Demokratike e ka në karakterin e vet dhunën për qëllime politike. E ka ushtruar këtë metodë në vitet e para të pluralizmit, pastaj në formën e grushtit të shtetit në 26 maj ’96, 14 shtator ’98 e ka vijuar me 21 janarin kur vrau në mes të bulevardit 4 demonstrues paqësore të opozitës. Dhunën politike PD e ka pasion. Inspiruesi historik i këtij pasioni ka qenë dhe mbetet Sali Berisha. Por edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mbetet prapa Berishës. Bëmë kryetar të të ngjaj.

-PD ka kërcënuar dhe ministrin Damian Gjiknuri. Si i shihni këto kërcënime?

Objektivi i luftës së Partisë Demokratike natyrisht që mbeten sektorët ku qeverisja kryen reformat më të prekshme. Prandaj vrasin mendjen në “grupin e punës konspirative” si të kompromentojnë çdo politikan reformator të qeverisë. Këto metoda parapolitike nuk të çojnë larg. Veçse një opozitë e tillë, sigurisht që e dëmton procesin politik dhe do të duhet shumë energji për të kompensuar dëmet që i sjell opozita shtetit, popullit dhe mentalitetit apo kulturës politike të shoqërisë tonë.

-Opozita në kuadër të saj ka tentuar të bllokojë dhe komisionet parlamentare dhe vetë seancat plenare. A kanë lidhje këto reagime me negociatat dhe zbatimin e reformës në drejtësi?

E keqja është se këtë sjellje anti-qytetare ata e konsiderojnë trimëri. Kanë ngecur në këtë derexhe e nuk po dalin dot. Bllokimi fizik i institucioneve, atyre u sjell kënaqësi shpirtërore të dukshme. Janë krenarë me rrugaçërinë e vet. Reformën në drejtësi e kanë halë në sy dhe janë përpjekur gjithmonë t’i bëjnë varrin me dredhira nga më të ndryshmet. Pa ndërkombëtarët opozita do ja dilte të bllokonte këtë reformë. Nga ana tjetër, mazhoranca ja doli të ruajë kohezionin për ta mbështetur me votim thuajse unanim reformimin e drejtësisë.

-Ju keni mbajtur postin e ministrit të Rendit Publik, në mos gaboj në vitet 1998-1999. Periudhë mjaft e nxehtë në fakt pasi në 1998 ndodhi dhe grushti i shtetit apo dhe vrasja e Azem Hajdarit. A mendoni se me ekstradimin e Izet Haxhisë duhet të hapet dosja “Hajdari”?

Unë besoj se ka vend për të rihapur këtë çështje. Dëshmitë deri tani publike të Izet Haxhisë provojnë se hetimi mund të sjellë faktorë të tjerë në kompleksitetin e vrasjes së Azem Hajdarit.

-Haxhia akuzon Berishën si të përfshirë në vrasjen e Hajdarit. Duke qenë se ju ishit ministër i asaj kohe, mendoni se ka pushtetarë të lartë që duhet të mbajnë përgjegjësi?

Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Politikanët duhet t’i rrinë larg. Por politikanët që mund të kenë gisht në atë çështje duhet të përgjigjen.

-Reforma në drejtësi po hyn në rrugën e duhur. A ka politikanë në Shqipëri që duhet të shqetësohen nga ngritja e SPAK?

Sigurisht. Koha e ka provuar këtë. Nëse drejtësia nuk godet korrupsionin e niveleve të larta, atëherë në sytë e publikut reforma do të konsiderohej e dështuar.

Intervistoi:Rigels Seliman