Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Petro Koçi: Moska kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe Ballkanit, Basha dhe Kryemadhi “grifshërohen” për pushtet

Postuar: 07/03/2019 - 16:15

Ndikimi rus në aksionin opozitar duket se po bëhet një shqetësim sa kombëtar, aq dhe rajonal. Çdo ditë që kalon dalin në dritë fakte dhe të dhëna se Moska po tenton destabilizimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit. Një gjë të tillë e mbështeti edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cila ka zbuluar ditën e djeshme detaje mbi interesat ruse në Tiranë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Koçi deklaroi se rusët nuk e dëshirojnë hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kësisoj po shfrytëzojnë çdo mundësi, sikundër janë protestat e opozitës për të mbjellë destabilitet në vendin tonë. Madje, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh se Moska i frikësohet faktorit shqiptar kur është i bashkuar dhe për të frenuar këta, sipas tij, Moska kërkon që Shqipëria dhe Kosova të kalojnë në kaos.

A ka rol Moska dhe është e përfshirë në protestën e opozitës, duke qënë se televizioni rus i bëri jehonë dhe e transmetoi LIVE tubimin e ditës së martë para Parlamentit?

Tani, duket qartazi që qëndrimet aktuale të opozitës shqiptare përputhen me interesat ruse, e cila kërkon dhe synon një rajon të destabilizuar. Dhe për një rajon, i cili nuk përparon në proceset e integrimit europian dhe atij euro-atlantik. Ky interes u duk hapur në rastin e transmetimit LIVE të protestës së opozitës nga televizioni rus anti-perendimor RT dhe nga indicie të tjera që mund të penalizojnë edhe lider të caktuar politikë të opozitës. Madje, interesat joperëndimore në rajon kërkojnë që shqiptarët të jenë një faktor i përçarë dhe mundësisht që Shqipëria dhe Kosova të jenë në periudha trazirash. Kjo synohet. Kështu që opozita me apo pa dashje është duke vepruar në përputhje me këto platforma që vijnë nga Lindja dhe jo nga Perëndimi.

A është Sali Berisha njëri i rusëve?

Në një analizë të fakteve, duke sikur ka një fije që e lidh lidershipin e Partisë Demokratike me interesa jo euro-atlantik në Shqipëri, siç është Rusia. Gjithsesi për këto mbetet gjithmonë që të veprojnë dhe të nxjerrin konkluzione institucione jopolitike, institucione të drejtësisë.

Keni një koment mbi pretendimet se PD ka bashkëpunuar me kompani që kanë lidhje me rusët për të lobuar në SHBA. Madje, këtë e pohon më së miri edhe dy letërporosi që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia për këtë çështje.

Gjithmonë për këto gjëra fjalën e fundit e thotë drejtësia sepse ne politikanët mund të konsiderohemi në konflikt interesi, gjithsesi qëndron ajo që thashë në fillim kemi të bëjmë me një taktikë dhe strategji të opozitës që është kundër interesave strategjike të integrimit europian të Shqipërisë.

Keni një koment mbi vendimi e opozitës për të djegur mandatet?

Është një situatë anormale që një pjesë e parlamentit të braktisë betimin që kanë bërë ndaj Kushtetutës. Por kjo është një zgjedhje e njëanshme. Zoti Basha dhe zonja Kryemadhi janë “ grifshëruar”më shumë se ç’duhet. Ata e kanë të sigurt që nuk kanë besimin e popullit për të fituar zgjedhje. Ata kërkojnë të kalojnë mosbesimin ndaj tyre në mosbesim te mazhoranca, por me këtë nuk mund të luhet, Nuk mund të luhet me zgjedhjet.

Opozita prej disa javësh ka dalë në rrugë duke protestuar, ku nuk kanë munguar edhe thirrjet për revolta. Përse opozita e ndërmori këtë lëvizje në një kohë kur ky vit është shumë i rëndësishëm për vendin, pasi jemi përpara çeljes së negociatave? Keni një koment?

Ata gjithmonë këtë strategji kanë ndjekur të sulmojnë shtetin për të marrë pushtetin. Zgjedhja e kësaj strategjie kësaj radhe është shumë kompromentuese. Në fund të gjashtëmujorit të këtij viti merret vendimi në lidhje me hapjen e negociatave. Partia Demokratike është kundër hapjes së negociatave dhe për këtë jo vetëm që komenton negativisht për çdo ndërmarrje negociatore të qeverisë, por ka marrë guximin të sulmojë edhe ndërkombëtarët. Në një farë mënyrë retorika e Partisë Demokratike të kujton retorikën e Enver Hoxhës dhe kur Shqipëria pretendonte se ishte e para.

Një ditë më parë zonja Xhaçka zhvilloi një vizitë në Itali. A ka të bëjë vizita e saj në Itali për sigurinë dhe për stabilitetin në vendin tonë dhe në rajon, duke qenë se ka dhënë alarmin dhe komandanti i NATO-s për Rusinë?

Jo, këto janë vizita në vazhdën e bashkëpunimit dhe të kontributit që jep Shqipëria në NATO, sigurisht që ne kemi objektivat tanë dhe një nga objektivat ka qenë ngritja e bazës ajrore të Kuçovës dhe mund të themi që ne do të vazhdojmë me këmbëngulje të respektojmë detyrimet tona ndaj NATO-s dhe do të jemi gjithmonë aktivë në misionet ndërkombëtare, sigurisht që NATO është një organizatë politike në radhë të parë pastaj dhe ushtarake dhe është në interesin e NATO-s që një rajon si I yni të jetë gjithmonë në stabilitet dhe të vazhdojnë reformat në cdo vend të këtij rajoni, kështu që dhe vende të tjera si Kosova apo edhe Bosnje-Hercegovina e të tjera të bëhen pjesë e NATO-s.

Intervistoi:Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 20:57

Një tjetër lëvizje ekstreme e opozitës e drejtuar nga petagogu Arian Galdini, ka guxuar të mos ndikohet nga thirrjet e Bashës dhe Kryemadhit, duke vazhduar kështu aktivitetin e saj poltik.  

Postuar: 20/03/2019 - 20:44

Sipas PD, 14 ish-deputetë ishin të pranishëm mbrëmjen e sotme me banorët e zonës së Unazës së Re.

Postuar: 20/03/2019 - 20:40

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin &ldquo

Postuar: 20/03/2019 - 20:21

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë një bisede televizive në Ora News, është sh

Postuar: 20/03/2019 - 19:58

 Deputeti Myslym Murrizi i ka kthyer një përgjigje të hidhur Presideniti Ilir Meta, pas dekl

Postuar: 20/03/2019 - 19:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale, tregon se gjatë vi

Postuar: 20/03/2019 - 19:26

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit duke deklarua