Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Petro Koçi: Të hapur për baza të NATO ose të SHBA në Shqipëri, Rusia po tenton të përdorë Ballkanin kundër Europës

Postuar: 02/05/2018 - 07:35

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka folur dje për zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek roli i Shqipërisë në NATO, rekomandimi pozitiv i KE, kërcënimi rus në Ballkan, si dhe sjellja e opozitës kundrejt mazhorancës. Gjatë një interviste për gazetën SOT, zv/ministri ka treguar më shumë detaje sa i takon rolit të NATO në vendin tonë, për të cilin u shpreh se Shqipëria ofron dhe mbështet ndërtimin e një baze të NATO në vendin tonë. Mirëpo, teksa para pak ditësh gjatë vizitës së saj në SHBA, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka hodhi idenë e ndërtimit të një baze ushtarake të NATO në Shqipëri, zoti Koçi theksoi se vendi jonë është i hapur për ndërtimin e bazave amerikane. Duke u ndalur tek ndikimi rus në Ballkan, zoti Koçi u shpreh se Rusia po përdor vendet e rajonit për të kërcënuar Europën.

-Zoti Koçi, ministrja Olta Xhaçka, pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në SHBA. Në takimet që ajo zhvilloi me zyrtarët vendas u fol mbi mundësinë e instalimit të bazave ushtarake të NATO në vendin tonë. Mund të na jepni më shumë detaje rreth kësaj çështje?

Shqipëria dëshmoi edhe një herë se nuk është në NATO thjesht për numër. Dëshmoi se për ne SHBA janë partneri strategjik numër 1 për interesat tona kombëtare dhe natyrisht në fushën e sigurisë. Ne gjykojmë se duke parë zhvillimet në këtë pjesë të Aleancës është e dobishme të shikohet mundësia e ndërtimit të një baze të NATO-s apo dhe drejtpërdrejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. Natyrisht kjo s’do të konkurronte bazat aktuale në vendet pranë nesh.

-Pse u pa e nevojshme të kërkohej një gjë e tillë në këtë moment?

Takimet e tilla të nivelit të lartë nuk zhvillohen kaq shpesh. Besoj është në logjikën e momentit, të rrethanave dhe zhvillimeve gjeostrategjike në rajon e më gjerë. Shqipëria është një nga aleatët më të besueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi ynë është kontribuuesi i dytë në NATO sa i takon misioneve ndërkombëtare në raport me numrin e popullsisë që përfaqësojmë.

-Ka ndonjë plan qeveria se cilat baza specifike do jenë në dispozicion të aleatëve?

Oferta është politike. Është e sinqertë. E vërtetë. Është shprehje e një vullneti mbarë kombëtar.

-Kryeministri, por dhe zyrtarë të huaj kanë ngritur si shqetësim kërcënimin rus. Sa të rrezikuar jemi ne nga kërcënimi rus?

Rusia e konsideron Ballkanin një potencial kërcënimi për stabilitetin e Europës. Një Ballkan stabël nuk përputhet me llogaritë ruse. Ajo mbështet platformat e saj të ndërhyrjes në rajon, në sensibilitetet pansllavike dhe ato fetare. Prandaj mundohet të ndërtojë aleanca ushtarake që bien ndesh me interesat europiane të sigurisë. Dhe ndërhyn deri me mjete konspirative të kombinuara me lëvizje politike siç ishte rasti i Malit të Zi. Instrumentat ekonomike dhe financiare janë një tjetër mënyrë e përpjekjes ruse për të influencuar në rajon.

-Mendoni se SHBA është e interesuar të ketë baza në Shqipëri?

Shqipëria në çdo rast do të shërbente si bazë e sigurtë ushtarake për interesat amerikane dhe ato të NATO-s.

-Zoti Koçi, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mendoni se do kemi një vendim pozitiv në qershor?

Shpresojmë shumë që vendimi i qershorit të jetë i mbarë për Shqipërinë. Tashmë Bashkimi Europian ka një strategji aktive për integrimin e rajonit dhe ndërkohë detyrat e shtëpisë duket se Shqipëria po i kryen sipas kërkesave. Kemi një atmosfere optimiste, por jo euforike. Ndërkaq hapja e negociatave do të shënonte një faze të re detyrimesh edhe me të ngarkuara për vendin. Po kjo është e vetmja rrugë.

-Gjermania duket se është më skeptike. Pse vjen një gjë e tillë?

Gjermania ka udhëhequr imponimin ndërkombëtar për reformën në drejtësi. I jemi mirënjohës Gjermanisë për këtë rol vendimtar që ka luajtur. Përgjigja jonë për shkak të manovrave anti-reformë të opozitës nuk ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur. Megjithatë shpresojmë në një konsensus edhe gjerman për hapjen e negociatave.

-Një tjetër proces i rëndësishëm është vetingu. Si e shihni ecurinë e reformës në drejtësi dhe a mendoni se do kthehet besimi i qytetarëve?

Vetingu përbën instrumentin e pastrimit të drejtësisë nga të padrejtët dhe korrupsioni. Pastërtia e sistemit të drejtësisë është jetike për mbarëvajtjen e shoqërisë dhe shtetit tonë. Kjo do të ketë impakt edhe mbi politikën dhe përbërjen e saj. Jam i bindur se besimi i qytetarëve në sistemin e ri të drejtësisë do të rritet.

-Teksa qeveria pret vendimin për negociata, kemi parë një opozitë shumë agresive. Si i shihni reagimet e saj, pasi ka pasur përplasje në Parlament, bllokime rrugësh, etj?

Opozita bëri gjithçka mundi për të bllokuar hapjen e negociatave. Mbërriti deri në ndërmarrje guerrilse për t’ia arritur qëllimit. Ata mendojnë që hapja e negociatave është benefit për qeverinë dhe fatkeqësi për opozitën. Dëshmi e një këndvështrimi të ngushte për interesa politike të ditës. Këtë e ka kuptuar edhe faktori ndërkombëtar, prandaj reflektimi i qëndrimeve të opozitës ka qenë shumë individual në radhët e ndërkombëtareve.

-Ndër më agresivët në kampin opozitar është Sali Berisha. Ai ka sulmuar fort reformën në drejtësi, ambasadorët dhe qeverinë. Si e shihni faktin që PD ende nuk shkëputet dot prej tij?

Partia Demokratike mbetet akoma një parti që mban në njërën dorë pushkën dhe në tjetrën kazmën. Pushkën për të marrë e mbajtur pushtetin dhe kazmën për të shkatërruar shtetin. Dhe te Berisha gjendet simboli i kësaj strukture mendore me të cilën funksionon PD. Partia Demokratike është një strukturë “revolucionare”, ndërsa Sali Berisha kryerevolucionari, që është sa komunist aq edhe antikomunist. 14 shtatori, 21 janari, viti ‘97 janë veprat politike që mund të prodhoheshin vetëm nga kjo parti dhe nga ky individ.

Intervistoi:Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 23:20

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka komentuar protestën e banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Postuar: 20/11/2018 - 23:14

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski dhe kalimin e tij nga

Postuar: 20/11/2018 - 23:10

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski dhe kalimin e tij nga

Postuar: 20/11/2018 - 22:57

I ftua në Top Show Magazine, avokati njohur Spartak Ngjela ka dekalruar se ish kryeministri i Maq

Postuar: 20/11/2018 - 21:56

‘Zëri i Amerikës’ ka analizuar njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera

Postuar: 20/11/2018 - 21:49

Deri fundjavën e fundit të nëntorit, Partia Demokratike duhet të zgjedh kryetarët e rinj të degëv

Postuar: 20/11/2018 - 21:12

Gazetari Sokol Balla ka publikuar në rrjetin social Facebook, një foto ku shfaqet së bashku me në