Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenti në alarm, kërcënon Ramën me dosjen e fasadave, i cilëson palaço ndërkombëtarët dhe sulmon Venecian

Postuar: 04/10/2019 - 09:20

Ilir Meta duket se ka nisur luftë me të gjithë. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, ai sulmoi kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha, ndërkombëtarët dhe Komisionin e Venecias. Meta deklaroi se vetëm ai ka të drejtë, ndërsa të tjerët janë gabim. Madje ndërkombëtarët i cilësoi palaço që mbështesin vëllavrasjen në Shqipëri. Po ashtu kërcënoi kryeministrin Edi Ram se ka një doje kundër tij kur ishte ministër kulture.

-Keni njoftuar, pra Presidenca ka njoftuar që nesër do të bëjë publike disa argumente ose një material lidhur me përfundimet paraprake, draft raportin e Komisionit të Venecias, për çfarë bëhet fjalë?

Që ditën e hënë, zëdhënësi i presidentit, z.Blushi ka bërë të qartë që do të ketë një reagim në respekt të transparencës me opinionin publik, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë sikurse është vepruar në vijimësi edhe për këtë draft opinion të Komisionit të Venecias do të ketë një dokument zyrtar publik të institucionit të Presidentit, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar për të ditur opinionin e presidentit përballë opinionit të Venecias.

-Ju vetë personalisht jeni dakord me draftin e Venecias?

Unë mendoj se qëndrimi do të bëhet nesër publik. Do të jetë një qëndrim zyrtar, do të ketë një letër timen si president i Republikës drejtuar presidentit të Komisionit të Venecias dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak. Do të ketë edhe disa pyetje që të ndihmohet më tej komisioni i Venecias për shterimin e kësaj çështje. Po kështu do të jetë i publikuar drafti i opinionit të komisionit dhe njëkohësisht dhe qëndrimi i institucionit të presidencës.

-Në një intervistë që keni dhënë për Çim Pekën keni deklaruar së ka mundësi, me të gjithë respektin për Komisionin e Venecias keni deklaruar se shpreson që komisioni nuk do të bëhet në bazë të lobimeve, fjalëve apo gjërave të tjera siç ndodh me ambasadat në Shqipëri? Keni frikë se ka ndodhur këtë herë?

Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë frikë për institucionin e Presidentit sepse jam shumë i qartë në të gjitha veprimet publike që kam bërë lidhur me çështjen në fjalë. Ato janë bërë përballë qytetarëve shqiptar dhe i vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias pasi mendoj se kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin.

-Zoti President, ka një pretendim që ka mazhoranca që në fakt shkatërrimi i institucioneve ka ardhur nga fakti që, Presidenti i Republikës, pra ju personalisht jeni bërë palë me opozitën kundër mazhorancës.

Në cilin rast?

-Në rastin e anulimit të datës së zgjedhjeve, pra në fillim deklarimin pastaj anulimin e datës së zgjedhjeve...

Si u bëra palë unë me opozitën? Në ç’kuptim?

-Në kuptimin që i shkuat pas fijes opozitës, e cila nuk pranonte të hynte në zgjedhje.

Kjo nuk është e vërtetë.

-Dhe meqenëse nuk hynte në zgjedhje, ju shtytë datën e zgjedhjeve.

Kjo nuk është e vërtetë për arsye sepse ju e dini shumë mirë që opozita ka patur shumë kërkesa. Nuk ka pasur vetëm çështjen e shtyrjes së zgjedhjeve vendore. Madje kjo ka qenë më e parëndësishmja për ta.

-Ka pasur largimin e Ramës.

Ka pasur dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Nuk e di, nëse ju keni dëgjuar ndonjëherë që unë të kem kërkuar dorëheqjen.

-Ju mendoni se kishte të drejtë opozita?

Më fal, nuk e di nëse ju keni dëgjuar ndonjëherë që unë kam kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ka kërkuar që të arrestoheshin politikanët, ministrat, deputetët që kanë qenë të përfshirë në dy çështjet zyrtare për vjedhjen e votave....

-Për vjedhjen e votave në Dibër dhe Durrës.

....me bandat, me policinë. Unë nuk kam kërkuar asnjë gjë nga këto.

-Pse nuk ju shqetëson vjedhja e votave zoti President?

Patjetër. Po unë e shikoj shumë të pamundur që ata që vjedhin votat, të hetojnë veten. Pra, kjo më është dukur një kërkesë jorealiste nga ana e opozitës. Shqetësimi im i vetëm si President i Republikës nuk ka qenë garantimi i tekave apo edhe i të drejtave të PD-LSI apo edhe i partive të tjera opozitare për t’u zgjedhur sepse kjo është një çështje që u takon dhe vetë atyre, nëse e kanë vullnetin për të marrë pjesë në një proces. Shqetësimi im ka qenë shumë i qartë dhe mbetet i palëkundur: Të garantojmë të drejtën kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur, jo për të votuar. Për të votuar, kemi votuar 45 vite në komunizëm. Kanë qenë votime perfekte. Në qoftë se dikush mendon se zgjedhjet në kohën e komunizmit nuk kanë qenë perfekte, nuk kanë qenë të sakta, nuk kanë qenë të qeta.

-Kush jua jep ju këtë të drejtë zoti President, që ta interpretoni këtë gjë që ‘kanë apo s’kanë të drejtë të zgjedhin’ shqiptarët.

Mua këtë gjë ma ka dhënë Kushtetuta sepse Kushtetuta ka bërë të qartë që, i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë që cakton datën e zgjedhjeve është vetëm Presidenti i Republikës.

-Zoti President, ju vendosët që për hir të së drejtës së shqiptarëve për zgjedhje, pra për të zgjedhur...

Për të gjithë qytetarët..

-Për të gjithë qytetarët.

Të të dy palëve. Të palëve që përkrahnin këtë opozitë, qoftë dhe për përgjegjësi të saj, nuk ishin arsye që shkonin të votonin, por edhe për shkak të atyre që ishin në Partinë Socialiste apo me partitë që donin të merrnin pjesë, të cilët një votim i tillë, i njëanshëm u cenon fshehtësinë e votës.

-Patjetër. Padyshim. Jam krejtësisht dakord me këtë. Por, po i futem një logjike që vlen edhe për njerëz të zakonshëm, por dhe për partitë politike. Në këtë rast Ju e morët këtë vendim sepse dy ndër forcat kryesore politike nuk pranuan të futen në zgjedhje.

S’është e vërtetë.

-Po sikur në zgjedhjet e datës 13 mos hynte Partia Socialiste, do e shtynit prapë? Që do të thotë që, nëse një forcë politike vendos të mos hyjë në zgjedhje për arsye të llogarive të saj të dobëta, le të themi, ose për një kalkulim. Presidenti do të jetë në funksion të kësaj partie?

Jam dakord. Atëherë, jam shumë dakord me ju. Mos harroni, pikërisht këtu, ditën që unë kam bërë publik këtë dekret, kam bërë të qartë qëllimet cilat janë sepse Shqipëria ka disa detyrime ndërkombëtare: Konventa e të Drejtave të Njeriut, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ku garantimi i lirive politik të shtetasve përfshi dhe zgjedhjet e lira, të ndershme dhe pluralizmi politik është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Dhe shumë angazhime të tjera. Është detyra e Presidentit që të bëjë të mundur ose të bëjë të pamundurën që këto të drejta të mbrohen dhe të garantohen në mënyrën më konstruktive, pa patur parasysh këtu përveç aspektit të sigurisë publike, sigurisë kombëtare që janë çështje tjetër.

-Pra, ju mendoni se palët ishin të gatshme të përplaseshin dhe ju shmangët përplasjen?

Palët u përplasën. Harroni ju sa policë u dëmtuan, harroni ju gishtat e asaj polices së re që u këputën, apo ju i harruat këto?

-Dhe ju shmangët përplasjen zoti President?

Harruat ju Sait Dollapin, një nga udhëheqësit kryesorë të opozitës që u rrah në mënyrën më barbare dhe jo profesionale nga policia përpara kamerave dhe që edhe mund të humbiste jetën, sepse kishte bërë një operacion në zemër. Dhe ka ndërhyrë Presidenti i Republikës dhe ka bërë presion në media edhe policisë që të dërgohet urgjentisht në spital dhe pasi ka shkuar në spital ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Por të kishte ndodhur diçka tjetër do të ishte tjetër historia e Shqipërisë. E pra, Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Lulzim Bashës dhe as për qejfin e Monikës, që t’i mbajë iso Lulzim Bashës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve, që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë edhe palaço të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thonin: Po Presidenti çfarë bëri?

-Pse mendoni ju se i kishit këtë rol që të paqtonit shqiptarët dhe të zgjidhnit këtë krizë?

Ajo ishte detyra ime dhe detyrën time e kam bërë me përgjegjësi të plotë, me transparencë të plotë dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët shqiptarë. Të gjithë ata që jo vetëm flasin shqip, por edhe që ndihen shqiptarë.

-A jeni i bindur që e keni bërë mirë zoti Meta dhe që nuk jeni bërë palë në këtë krizë?

Zero palë! Palë këtu është vetëm një njeri në këtë krizë, i cili donte zgjedhje me një palë, i cili donte votues vetëm me një palë....

-Edi Rama?

-Po. Ilir Meta kërkoi që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkonin të votonin. Jo vetëm atyre, që kjo e drejtë mund t’u mohohej për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, Nard Ndokës, etj., por edhe atyre që duan të votojnë për Partinë Socialiste apo Partinë e Unitetit Kombëtar të shkojnë të votojnë si qytetarë europianë në mënyrë të fshehtë. Sepse votimet me një kandidat nuk janë të fshehta, nuk janë demokratike.

-Por kështu krijohet precedenti që nëse njëra palë nuk hyn në zgjedhje Presidenti mund t’i shtyjë ato...

Precedenti është krijuar në vitin 2007, nuk është ky rast kur u krijua precedenti. Tani situata është shumë e rëndë se në vitin 2007, sepse asokohe ne kishim Gjykatë Kushtetuese....

-A keni frikënga kjo reformë zoti President, personalisht? Ka pasur fjalë që SPAK-u e të tjerë do hetojnë zyrtarë të lartë, ku përmendet dhe emri juaj?

Zero, zero dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e di Edi Rama. Sepse unë në raport me ligjin jam njeriu dhe politikani më i kujdesshëm në Shqipëri. Sepse dua gjithmonë të ruaj pavarësinë time dhe integritetin tim. Këtë e dinë të gjithë, pyet edhe zotin Rama, pyet edhe zotin Angjeli edhe zotin Demeti, të gjithë që kanë qenë ministra me mua. Nuk ka kaluar kur ka qenë Ilir Meta kryeministër, nuk kalonte një vendim qeverie pa patur konsensus nga të gjithë ministrat. Dhe të vetmet çështje që kanë patur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 23:58

Avokati Spartak Ngjela në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se komedia Meta vijon dhe se situata në të cilën gjenden kreu i shtetit dhe lideri demokrat është shumë rëndë. 

Postuar: 19/11/2019 - 23:42

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në ‘Real Story’ në “Neës24” se n

Postuar: 19/11/2019 - 23:30

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari në një postim në rrjetet sociale ka shprehur nj

Postuar: 19/11/2019 - 23:15

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit me krerët e opozitës joparlamentare, ka folur dhe për çështjen

Postuar: 19/11/2019 - 23:00

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu ka deklaruar se sapo të përfundojë Reforma Zgjedhore, do shkoh

Postuar: 19/11/2019 - 22:53

“Të tre emrat, si zonja Vorpsi dhe dy të tjerat (Fiona Papajorgji, Elsa Toska), pavarësisht

Postuar: 19/11/2019 - 22:47

Ish-presidenti Bamir Topi ka hedhur poshtë pretendimin e Ilir Metës se mund të shpërndajë parlame