BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Rakip Suli: Ja cili është vizioni im për Kamzën, bashkia nuk do jetë më në dorë të bajraktarëve, gjatë 12 viteve pati vetëm abuzime

Rakip Suli: Ja cili është vizioni im për Kamzën, bashkia nuk

Bashkia e Kamzës pritet të rilindë dhe të jetë në shërbimit të qytetarëve të saj, tanimë që është në dorë të socialistëve. I këtij mendimi është kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës, socialisti Rakip Suli, i cili ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke e ndalur theksin tek prioritet, ambiciet dhe vizonin që ka ai për qytetin e Kamzës gjatë mandatit të tij 4-vjecar. Duke folur në një intervistë për gazetën “SOT”, kryebashkiaku i Kamzës u shpreh i entuziazmuar që Kamza nuk do të jetë më në dorën e bajraktarëve, siç i quan ai demokratët, ndërsa theksoi se abuzimet e ndodhura në këtë bashki që ishte distancuar totalisht nga qytetarët do të jenë pjesë e së shkuarës. Megjithatë, në këtë kontekst, zoti Suli zbuloi se masakra e kryer nga demokratët gjatë këtyre 12 viteve nuk do të kalojë në heshtje, pasi sipas tij, çdo abuzim është dokumentuar dhe se do të jetë drejtësia ajo që do të flasë fjalën e fundit. Sa i takon vizionit të tij se çfarë do të bëjë për qytetarët e Kamzës, ish-deputeti i Partisë Socialiste, zoti Suli theksoi se vëmendja e tij për vitin 2020 do të fokusohet tek çerdhet që mungojnë plotësisht, kopshtet dhe shkollat. Prioritet sipas tij, do të jetë edhe ndërtimi i ujësjellësit të ri, projekt ky që është domosdoshmëri në kushtet kur 58% e territorit është i pambuluar.

-Zoti Suli, ju vendosët të linit mandatin e deputetit dhe të garonit për kryetar bashkie në Kamëz. Pse e bëtë këtë zgjedhje?

Për sa i përket pyetjes se përse e lashë mandatin për të për garuar për kryebashkiak në Kamëz, dua të them që sfidat më kanë motivuar gjatë gjithë jetës time. Siç jeni në dijeni, në vitin 2011 kam garuar në Kamëz, mbështetja që mora nga qytetarët ishte në përmasa historike. Gjithçka ndryshoi brenda një nate, ku makineria e pisët e “qytetarit digjital” SB me eksperiencën e tyre në vjedhje dhe manipulim votash, përmbysen ëndrrën e madhe për ndryshim që ishte zgjuar në Kamëz midis qytetarëve pa dallim partiak. Ishte detyrim moral i imi ndaj qytetarëve të Kamzës për ta bërë realitet nevojën e madhe për ndryshim. Thënë kjo, mandatin e lashë për të bërë të mundur për Kamzën gjithçka që deri dje ishte e paimagjinueshme. Në lidhje me sfidat dhe sukseset e mia politike, dua të shtoj që në vitin 2013 garova si deputet në Njësinë 11 dhe rezultati ishte disa mijëra vota në favorin tonë, pas 30 vitesh fitoresh radhazi nga Partia Demokratike. Pas mandatit të parë 4-vjeçar, në mandatin e dytë e thellova rezultatin dhe kjo vetëm për faktin që isha pranë njerëzve dhe me njerëzit.

-Ju keni rreth 3 muaj në krye të bashkisë, si e shihni detyrën e re dhe cilat janë planet tuaja për të ardhmen e Kamzës?

Në datë 7 nëntor bëj 3 muaj në krye të Bashkisë Kamëz. Ne kemi një bilanc impresionues të arritjeve të realizuara në Kamëz. Më datë 17 nëntor do të bëj publik bilancin tonë të 100 ditëve të para.

-Cilat do jenë fushat prioritare që sipas jush kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme dhe që do të jenë në vëmendjen tuaj?

Vëmendja për vitin 2020 do të fokusohet tek çerdhet që mungojnë plotësisht, kopshtet dhe shkollat. Prioritet tjetër është realizimi i ujësjellësit, ku 58% e territorit është i pambuluar. Kanalizimet përbejnë fokus gjithashtu, pasi absurdi është që dhe në ato rrugë të investuara nuk janë kryer kanalizimet.

-U zhgënjyet disi që më 30 qershor nuk patët asnjë kandidat përballë, ndërkohë që pati dhe disa incidente kur ju hyrët në bashki?

Nuk u zhgënjeva aspak, për faktin se ne respektuam Kushtetutën mbi të cilën betohemi, për mua rendësi kanë sfidat që kemi nisur dhe sfida që kemi përpara. 30 qershori i dha leksionin më të madh klasës politike shqiptare, që qytetarët duan stabilitet dhe rend demokratik dhe jo marrje peng të së drejtës me sublime të sovranit, siç është e drejta për të votuar.

- A ishte për ju legjitim 30 qershori, pasi presidenti dhe opozita nuk e njohin këtë datë?

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime, sepse është thënë me zë e figurë nga të gjithë diplomatët e huaj që përfaqësojnë vendet e tyre në Shqipëri, gjithashtu nga organizata e rëndësishme e OSBE/ODIHR. Madje, ajo që i vuri kapak se zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime ishte Komisioni i Venecias.

-Cila është gjendja që gjetët ju në bashki?

Gjendja e gjetur në Bashkinë e Kamzës do të zbardhet për publikun me 17 nëntor. Por jo më kot dhe ju pyesni sepse ç’mund të pritej nga një sagë 12-vjeçare abuzimi dhe injorance në atë bashki.

-A ka pasur shkelje apo abuzime nga administrata e mëparshme dhe a keni ndërmarrë ju nisma ligjore, sikundër kolegët tuaj? Pasi në disa bashki të tjera ka pasur dhe kallëzime penale?

Në lidhje me shkeljet do të ketë zhvillime në ditët në vijim bazuar në fakte e dokumenta, jo fjalë pazari.

-Keni një përgjigje ndaj sulmeve që po ju bëhen? Ish-kryeministri Berisha ju ka sulmuar disa herë, si dhe media pranë PD. Qoftë për emërimet e reja në bashki, qoftë për investimet?

Sulmet që më bëhen nga opozita joparlamnetare dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk më shqetësojnë aspak dhe nuk kam ndërmend të humbas kohë me mashtrime ordinere.

-Një problematikë e viteve të shkuara ka qenë dhe sporti, ku në jo pak raste bashkia e dikurshme kishte konflikt me institucionet e tjera si për stadiumin e komponentë të tjerë. A do ketë një frymë të re në sport? Pasi përveç futbollit kemi parë që dhe basketbolli po ecën shumë mirë.

Ne kemi vendosur të mbështesim basketbollin, për faktin se shohim një seriozitet te drejtuesit, si dhe te skuadra e vajzave dhe djemve.

-Keni një thirrje, premtim apo apel për qytetarët e Kamzës? Çfarë duhet të presin ata nga ju?

Qytetarët e Kamzës po e shikojnë çdo ditë ndryshimin, por surprizën dhe risitë me investimet për vitin që vjen do t’i bëj prezent me prezantimin e projekt-buxhetit 2020. Kamza nuk është më në dorë të bajraktarëve dhe injorancës së gërshetuar me arrogancën tipike të atyre që pushtetin e përdorin për abuzime, duke përfituar nga bindjet partiake të qytetarëve. Sot Bashkia Kamëz është e qytetarëve, të cilët dëgjohen dhe i jepet përgjigje çdo qytetari. Ata janë vendimmarrës dhe përbejnë forcën shtytëse të zhvillimeve të mëdha që do të ndodhin në Kamëz.

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat