BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Romeo Kara: Kthimi për rihetim i dosjes “CEZ-DIA” kambanë alarmi për Metën, është i zhytur në këtë aferë, ja lidhjet me Ismailajn dhe milionat e përfituara

Romeo Kara: Kthimi për rihetim i dosjes “CEZ-DIA” kambanë

Shtohen telashet për emrat e përfshirë në skandalin “CEZ-DIA”. Teksa SPAK po afrohet, dy ditë më parë ka ndodhur një zhvillim shumë i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Gjykata e Tiranës ka rrezuar kërkesën e prokurorisë për pushim të hetimeve ndaj ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj, për veprën penale të “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe vendosi që ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshme. Sipas gjykatës, pika ku thuhet se qëndrimi i prokurorit nuk përputhet me aktet hetimore të paraqitura në kërkesën për gjykim. Gjykata kërkon po ashtu që të zgjerohen hetimet dhe për vepra të tjera, pasi dyshohet se kanë përfituar persona të tjerë. Një ndër emrat publikë të akuzuar se ka pasur gisht në këtë mes është presidenti Ilir Meta. Pakti me DIA u firmos kur Meta ishte ministër i Ekonomisë. Ai që ka dijeni totale për këtë çështje është ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara. Ky i fundit zbuloi batërdinë që është bërë dhe publikoi skandalet. Në një intervistë për gazetën “SOT” ai tregon se nga rihetimi i kësaj dosje padyshim që më i rrezikuar është presidenti Meta. Kara ka treguar rolin e Metës dhe lidhjet e tij me Ismailajn. Po ashtu Kara ka folur dhe për një moment të dyshimtë, pasi sipas tij, një ndër protagonistët e aferës, ish-ambasadori Qazim Tepshi, dyshohet se është helmuar. Nga ana tjetër, ka treguar se Meta ka përfituar shumë para nga Ismaili. Sipas juristit, presidenti e ka kuptuar se po e humb pushtetin që ka në drejtësi dhe prandaj ka nisur sulmet. Sipas tij, nëse hetohet si duhet skandali i CEZ, atëherë do shkojnë pas hekurave shumë zyrtarë të lartë, përfshirë dhe presidentin Meta.

-Zoti Kara, dosja “CEZ” ka pasur të tjera zhvillime ditët e fundit. Gjykata ka rrëzuar prokurorinë, e cila pushoi hetimet ndaj Kastriot Ismailajt për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Gjykata kërkon hetim më të zgjeruar. Si i shihni këto zhvillime, pasi ju jeni i vetmi që keni denoncuar shkelje nga CEZ e DIA?

Çështja DIA është një pusetë e madhe dhe e thellë, hapja reale e së cilës patjetër që do të qelbë dynjanë, por sigurisht që do të çojë tek ata që kanë qenë realisht kokat e korrupsionit në Shqipëri këto vite postkomunizëm. Kastriot Ismailaj është tashmë i dënuar për vjedhje në shuma të mëdha nëpërmjet mashtrimit dhe çuditërisht jo për korrupsion apo për influencim të paligjshëm.

Gjykimi ndaj tij u bë i ngushtuar, pa guxuar të zgjerohej tek rrethi i personave që ishin pas tij edhe pse nga unë dhe policia është ofruar një hetim mëse i hollësishëm, pothuaj shterues.

Mesa kuptoj, gjykata ka arritur të hapë sytë pas skandalit të para pak javëve kur prokuroria serviri në media një kërkesë për pushimin e kësaj çështjeje përpara se të zhvillohej seanca.

Duke qenë një çështje tashmë e mediatizuar dhe sensibile, gjykata është treguar tepër e kujdesshme të bjerë në nivelin banal të prokurorisë, e cila është treguar më tepër se e pështirë në punën e saj. Koha nuk punon më për maskarenjtë, ka një ndërgjegjësim dhe vëmendje ndaj punës së organeve të drejtësisë nga ana e publikut dhe e medias, gjë që ka bërë të mundur që gjykata të mos bëjë lojën e prokurorisë, sigurisht të ndikuar nga jashtë saj dhe jo nga provat dhe faktet.

Është bërë trend nga prokuroria mëkatare, ndarja e çështjeve, rikualifikimi i veprave penale dhe rrëzimi i tyre. Nuk e di çfarë pritet për t’u konstatuar, shpërdorimi i detyrës apo papërgjegjshmëria për prokurorin e çështjes.

-Gjykata kërkon që Kastriot Ismailaj të hetohet edhe për 3 akuza të tjera si “Mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim”, “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sa i përfshirë është Ismailaj në këtë çështje?

Ismailaj u gjet si mjeshtëri i skenës për këtë aferë të padëgjuar më parë në Shqipëri. Do të mblidheshin 230 milionë euro borxhe të CEZ-it, plus 230 milionë euro kamata, 50% të të cilave, pra 230 milionë euro do t’i merrte DIA dhe politika suportuese mbas saj. Përveç kësaj, sigurisht që do të punohej për prodhimin e një borxhi të ri nga CEZ-i, i cili përsëri do të shkonte 50% në xhepat e politikës dhe Ismailajt. Është e provuar dhe e pranuar edhe me fakte e prova, me dëshmi të vetë ish-drejtuesve të CEZ-it se Ismailaj u ofrua në këtë aferë si njeriu i Ilir Metës dhe Sali Berishës, si njeriu i duhur me lidhjet e duhura me qeverinë shqiptare, që do të realizonte një suport maksimal të qeverisë dhe ERE-s ndaj CEZ-it, në këmbim të këtij shpërblimi qindra milionë eurosh. Po, Ismailaj është tërësisht i përfshirë në këtë aferë, por sigurisht me bekimin e qeverisë shqiptare të asaj kohe.

-Si shpjegohet që Ismailaj është i vetmi që u dogj në këtë mes, ndërkohë që sipas jush ka dhe shumë persona të tjerë të përfshirë?

Procesi hetimor ndaj Ismailajt filloi në 2014, u zgjerua në 2015, u arrestua në maj 2015 dhe gjyqi i tij filloi në fillim të 2016. Ishte një proces i veçantë për kohën sepse për herë të parë u godit një njeri tepër i fuqishëm në politikë dhe në biznes, si ai. Megjithatë, gjykata dhe prokuroria nuk patën guximin ta shikonin të vërtetën në sy dhe të përballeshin me të gjithë ata që ishin përfshirë në këtë proces. Çdo njeri e kupton se Ismailaj nuk i bëri i vetëm këto çudira, por askush nuk guxonte të përfshinte persona të tjerë në këtë mesele, sidomos kur shikoje raportet e kryeprokurorit Llalla me politikën, apo ushtarët e Berishës në sistemin gjyqësor. Unë që po ngacmoja me fakte e prova hapjen e këtij procesi, jam parë e trajtuar si një person i rrezikshëm, që po shtyja më tepër se sa duhet urat, që po rrezikoja ekuilibrat politike dhe sigurisht pazaret e saj. Ka funksionuar për herë të parë në Shqipëri një skemë e suksesshme, e cila bëri të mundur hapjen e kësaj afere dhe stepjen e politikës që ta mbyllte hetimin lidhur me këtë çështje. Në bashkëpunim me policinë, thyem praktikën rutinë të deriatëhershme të hetimit, duke ndërtuar një dosje dhe akuzë të pakundërshtueshme të mbështetur në fakte e prova. Unë e shoh si sukses dënimin e Ismailajt edhe pse i vetëm dhe i pamjaftueshëm. Dënimi i tij, theu tabunë se drejtësia nuk funksionon në Shqipëri, se ajo kurrë nuk do të vijë, si dhe paralajmëroi qartë politikanët, se mbas Ismailajt po iu vjen dita edhe atyre.

-Ismailaj njihet si i besuari i Ilir Metës. A është i rrezikuar presidenti nga rihetimi i kësaj dosje? Pasi gjykata ngre dyshime edhe për kryerje të veprave të tjera penale nga Ismailaj, që sipas gjyqtares janë kryer nga personat që kanë përfituar nga falsifikimi i këtyre dokumenteve.

Patjetër që Ismailaj ka qenë njeri i besuar i Metës. Po të investigohet siç duhet, do të kuptojmë se çështja DIA ka ndikuar edhe në konfliktin Meta-Prifti dhe dëshirën e Metës për të zëvendësuar Priftin si ministër i METE-s. Edhe vetë Priftit i janë premtuar disa përqindje tek kjo aferë, të cilat ai ia delegoi një miku ttë tij deputet, në mënyrë që ta konfrontonte me Metën dhe Ismailajn, pasi ata e nxorën nga loja. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ishte vetë ish-ambasadori ynë në Pragë, Qazim Tepshi, personi i cili në emër të Metës ka prezantuar Ismailajn tek stafi menaxhues i CEZ-it, si njeri të afërt të Metës dhe Berishës. Edhe Qazim Tepshit iu premtuan disa përqindje nga kjo aferë, por u mashtrua nga dyshja Meta-Ismailaj. Është shumë e dyshimtë vdekja e Qazim Tepshit, pikërisht pasi ka pirë kafe përballë LSI-së me një njeri të afërt të Metës. Konvulsionet që ai ka shfaqur pak përpara se të ndërronte jetë, lënë mjaft vend për dyshime helmimi, sidomos me striknine. Edhe sot mund të bëhet një investigim i vdekjes së tij, pasi është mjaft e dyshimtë dhe mjaft e përfolur. Ditën e varrimit të tij, deputetë të vetë LSI-së i kanë thënë familjareve të Qazimit që na e vranë Qazimin. Kuptohet që frika bën të veten, besimi tek drejtësia është zero, prandaj askush nuk ka mundur t’i hyjë këtij investigimi. Ismailaj dhe Meta kanë bërë një vizitë sëbashku në Pragë në fund të vitit 2010, ku janë takuar vetëm ata të dy, me dy ish-drejtuesit më të lartë të CEZ-it atje. Prania e ish-ambasadorit Tepshi është shmangur me anë të një aksidenti me makinë. Pak pas këtij takimi, ERE merr një vendim kriminal, për uljen e blerjes së çmimit të energjisë elektrike nga CEZ-i prej KESH-it, duke rënduar dhjetëra milionë euro buxhetin e shtetit.

-Pse Ismaili nuk ka folur deri më tani kundër Metës, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka treguar se Meta i kërkonte para dhe i bënte presione?

Ismailaj fillimisht foli kundër Metës, autorizoi gruan e tij të jepte një intervistë në Vjenë në praninë e dy gazetarëve, njëri prej të cilëve një intrigant dhe pazarxhi që kërkon akoma edhe sot të përfitojë nga Ismailaj dhe predikon e uron që ai t’ia marrë ato miliona euro shtetit shqiptar. Në Vjenë ka qenë dhe avokati i Ismailajt, ndërsa shpenzimet e tyre sipas dyshimeve të arsyeshme janë paguar nga Tom Doshi, në atë kohë në konflikt me Metën. Bëhet fjalë për fillimin e vitit 2016 kur ka pasur një krizë dhe përplasje të fortë Meta-Berisha dhe Ismailaj u rreshtua përballë Metës, duke i faturuar atij mungesën e ndihmës dhe përkrahjes. Faktet që gruaja e Ismailajt ka nxjerrë, janë reale dhe të thëna përpara meje. Kjo intervistë me zë e figurë u publikua për herë të parë prej meje në fund të vitit 2017, pas vizitës që unë bëra në Bruksel, ku takova gazetarin investigativ Fatos Mahmutaj, i cili intervistoi gruan e Ismailajt dhe më dha tre videot origjinale të intervistës. Nëse investigohet ashtu siç duhet, do të mësojmë se paratë e ndara nga Ismailaj janë rikthyer në kesh tek Meta. Kur dëgjoj Monikën që bilbilos për pasuritë e ndershme të saj, me kujtohet kjo çështje dhe rimarr impulsin e radhës për t’i shkuar deri në fund kësaj pune.

-Si ka funksionuar piramida CEZ-DIA, pasi ju keni bërë dhe një padi mbi batërdinë e abuzimeve?

Kur u bë privatizimi i OSSH-së nga CEZ-i, së bashku me asetet u privatizuan edhe borxhet që konsumatorët i kishin OSSH-së, të cilat së bashku me kamatat, kalonin vlerën e 430 milionë eurove. Mbledhja e këtij borxhi iu dha DIA-s, në mënyrë që gjysma e tij t’i kalonte nëpërmjet DIA-s, pushtetarëve si Meta, Berisha etj, pa përjashtuar edhe pushtetarë çekë. Borxh konsiderohej çdo faturë e papaguar mbi 90 ditë, gjë që bënte të mundur që ky borxh të prodhohej edhe artificialisht, duke mos e mbledhur vetë CEZ-i për 90 ditë dhe duke e konsideruar si target të DIA-s. Pra ishte një miniere ari për pushtetarët, të cilët kishin në plan që të merrnin me outsourcing edhe shërbimet ligjore të CEZ-it, shpërndarjen e faturave etj, që praktikisht do të bënin që realisht, pjesa më thelbësore e CEZ-it t’i kalonte DIA-s. DIA u krijua pasi u ra dakord parimisht për këtë pazar dhe këtu Ismailaj bëri gabimin e parë sepse u prononcua në emër të DIA-s akoma pa u krijuar DIA. Kuptohet që mashtrimi si koncept qëndron tek një formë e sofistikuar që fsheh përmbajtjen, prandaj Ismailaj u kujdes vetëm për letrat, pasi punën reale në vend të saj, e bënte vetë CEZ-i. DIA u ngrit me paratë e CEZ-it, me punonjësit e CEZ-it që u transferuan me dhunë nga CEZ-i tek DIA, në kundërshtim me Kodin e Punës në zyrat e CEZ-it.

Pra DIA ishte thjesht një koperturë që prodhonte letra, por paratë realisht i mblidhte CEZ-i dhe ndërhyrja e politikanëve mbas DIA-s. DIA u pagua për një punë të pabërë akoma edhe sot në fund të vitit 2010 rreth 1,5 milionë euro, pikërisht pak para vizitës Meta-Ismailaj në Pragë, dhe vendimit kriminal të ERE-s për uljen e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga KESH-i tek CEZ-i. Paratë që DIA ka marrë i ka shpërndarë po për shërbime të pakryera, duke mbyllur qarkun e shpërndarjes së tyre dhe njëkohësisht të pastrimit të parave. Ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s ka pohuar se së paku 200 milionë lekë nga këto para, i kanë vajtur në shtëpi Ilir Metës, në një çantë ngjyrë kafe dhe me prerje të vogla. Unë kam pyetur dhe biseduar me pothuaj të gjithë aktorët e mundshëm të kësaj afere dhe ju siguroj se ky është realiteti. DIA është fytyra e vërtetë e Meta-Berishës.

-Presidenti ka nisur një sulm të paparë ndaj drejtësisë dhe ndërkombëtarëve, a tregon kjo se ka filluar të shqetësohet se me reformën nuk do jetë më imun ndaj prokurorisë?

Së pari ai nuk është presidenti im. Kam qenë i vetmi zë publik në 24 korrik 2017 që e kam kontestuar dhe neveritur zgjedhjen president të një njeriu si ai. Ai u zgjodh si pasojë e pazareve, dhe natyrisht që me prishjen e tyre, ai do të kërkojë ribërjen e pazarit të radhës, të cilën si gjithmonë ai e nis nëpërmjet shantazheve dhe kërcënimeve. Këtë radhë duket qartë që ai e ka ulur shumë pazarin, aq sa po i lëpihet publikisht edhe zëdhënësit të tij, që e quan “Blushi im”.

Sjellja e tij e paekuilibruar dhe e pakontrolluar flet qartë se ai e ka humbur qetësinë dhe garancinë për veten dhe pasurinë e tij. Dihet qartë se, garancia për çdo politikan që vjedh e shpërdoron detyrën, qëndron në kapjen prej tij të sistemit të drejtësisë. Garant tjetër nuk ka.

Meta po e kupton dhe po e ndjen se po i rrëshqet nga duart garanti, sistemi i drejtësisë, prandaj po kërcen sa herë që ky sistem bën një hap përpara në reformimin e tij. Edhe pse ai dhe Berisha e zotëronin deri më tani sistemin, ata përsëri dështuan që të mbyllnin hetimet përkundrejt tyre, prandaj të dëshpëruar po kontestojnë çdo ndryshim të sistemit. Prej tyre pritet çdo veprim destabilizues, pasi ata preferojnë që bota të shembet e ata të mos vihen përballë drejtësisë.

Tashmë koha po i tradhton ata, nuk punon më për ta, njerëzit i kanë hapur sytë dhe nuk mund të bien kollaj viktima të politikave të tyre personale. Duke qenë tërësisht jashtë kohës, Meta është bërë edhe qesharak e donkishotesk, është bërë hija e vetvetes, kur pretendon se populli do t’i përgjigjet thirrjes së tij, për të mbrojtur medemek Kushtetutën. E vetmja gjë që populli dëshiron realisht sot, është që Metës dhe gjithë Metave të tjerë si ai, t’u “bihet” fort në kokë me Kushtetutë dhe me dosjen DIA, ashtu që Kushtetuta dhe ligji të triumfojë.

Intervistoi: Kliti Topalli

Më të lexuarat