BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Rritet paniku në SHQUP, Berisha sulmon sërish ndërkombëtarët: Lu e Vlahutin ambasadorë të qeverisë, Arvizu mbështeti të inkriminuarit

Rritet paniku në SHQUP, Berisha sulmon sërish

Reforma në drejtësi dhe largimi i Adriatik Llallës duket se ka shtuar panikun në radhët e opozitës. Ndryshe nga Lulzim Basha, Sali Berisha duket se është më në panik, pasi dje ka shtuar dozën e sulmeve ndaj ndërkombëtarëve. Basha refuzoi të jepte një përgjigje të qartë ndaj akuzave të ambasadorëve, por Berisha dje në një intervistë për Artur Zhejin në “Ora News”, i akuzoi ata si të lidhur me qeverinë dhe me Soros. Por sulmet e njëpasnjëshme duket se tregojnë frikën që ka mbërthyer SHQUP dhe Berishën.

-A është kjo gjuha që duhet të flitet me kryeministrin e Shqipërisë dhe pse gjithë ky tension?

Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin, por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin që e ka emrin Edi Rama. Dje është asgjësuar Parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë 27-vjeçare. Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. U ngrita siç më takon në rregullore dhe siç më autorizoi kryetari i Parlamentit. Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Edi Rama është i sëmurë psiqik. Nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit.

-Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.

Ai konsumon kokainë si ilaç. Ai i qëndron psikozës së Frojdit e tejkaluar tashmë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën? Nuk ka më Parlament këtu. Dje Edi Rama ekzekutoi Parlamentin me një akt të pastër të diktuar nga kokaina.

-Turqia i ka hapur negociatat 15 vite rresht...

Nëse mendohet se Shqipëria krahasohet me Turqinë 70 mln e cila në çdo aspekt shndërrohet në një zë të fuqishëm në BE dhe BE nuk e do atë zë.

-Juncker dhe zyrtarë të lartë të BE-së përgëzuan Ramën.

I thanë që duhen reforma për t'i hapur rrugë çeljes së negociatave. U takuan me Donald Tusk, i cili tha se ka kryeqytete të tjera jo miqësore ndaj Shqipërisë. Kurse Juncker, mik i Shqipërisë dhe absolutisht jo i Edi Ramës, por i Shqipërisë. Në qoftë se Shqipëria në 2018 nuk merr hapjen e negociatave, dhe unë uroj që ta marrë, Shqipëria shndërrohet në delen e stër zezë të Ballkanit dhe kjo do të ishte katastrofë për Shqipërinë. Para se të shkonte, Edi Rama për të mos pasur problem atje e ngriu çështjen e kryeprokurorit.

-Kjo është inteligjencë...

Nuk bëhet pa Kuvendin absolutisht. Kryetari i grupit të PPE-së i thotë se ne po vëzhgojmë zgjedhjen e kryeprokurorit. Del që ne lexojmë më mirë deklaratat e të huajve se sa qeveria. Janë deklarata të CDU-së në Bundestagun gjerman. Jo vetëm këtë kusht, por do shohim si zbatohet reforma në drejtësi. Një njeri që do integrimin nuk mund ta çonte kurrë Parlamentin në situatën që çoi dje. Ka qenë lajmi botëror numër 1. Lajmi që ka eklipsuar çdo media amerikane dhe evropiane. I çon Edi Rama.

-Pse fiton zgjedhjet kur bën gjithë ato të këqija...

Ditën e djeshme kush përgjaku deputeten Kërpaçi? Nuk kisha parë ndonjëherë deputete të përgjakur nga policia. U vra në një sulm ndaj një institucioni kushtetues. Më 21 janar, ambasadorët thanë se kishte agjendë politike. Çfarë agjende kisha dje të flisja tre minuta? As policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. Çfarë do bënte opozita? Kush e krijoi ditën? Edi Rama. Si mund të tërheqësh një vajzë 23-vjeçare? Si mund të detyrosh veten të të gjuaj deputetja me çizme në një akt legjitim sa nuk ka ku të shkojë më? Në atë që quhet përgjegjësi, për çdo akt që kryen mban përgjegjësi. U përdorën fjalët më ordinere.

-Ishte një tentativë e opozitës që e cilësoi zgjedhjen e kryeprokurorit si puç.

Puç ishte.

-A ia vlente Arta Marku për këtë që ndodhi?

Këtu është Edi Rama për të mbyllur dosjen Tahiri që është Edi Rama. Kur përdorja termin narkoshtet para një viti isha i vetmuar dhe askush nuk e përdorte. Sot narkoshtet përdoret universalisht për Shqipërinë. Nuk ka një specialist të vetëm në Shqipëri. Edhe specialistët majtistë të thekur që e kanë quajtur normale këtë zgjedhje.

 

-Arta Marku është e bindur se do ta kryejë detyrën.

Me Arta Markun për ne është Edi Rama që ka për qëllim të zhdukë dosjen Saimir Tahiri. Dje Prokuror i Përgjithshëm u zgjodh Edi Rama dhe ishte goditja më e rëndë e reformës në drejtësi. Nuk e ha kush zgjedhjen e prokurores së përgjithshme në një Parlament me 69 vota në një Parlament prej 140 deputetësh. Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, por është po aq e vërtetë që sillen si ambasadorë të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin, është psikoza e tij. A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje.

-Ambasadori Lu e shikon me këtë optikë atë që ndodhi dje..

Ka njëanshmëri ekzemplare.

-Pse është i njëanshëm?

A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu.

-Arvizu?

Arvizu ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Ambasadori Donald Lu në konflikt të hapur.

-Si "luan" Rama aq bukur në Bruksel?

Shqiptarët nuk e harrojnë kartolinën e vitit 2016 të kancelares Merkel për hapjen e negociatave. Merkel përsëriti kriteret. Ajo në sy në intervistë që këta e sfumuan, përsëriti kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria. Nëse mendon kush se Shqipëria do të përjashtohet nga takimet ndërkombëtare edhe Koreja e Veriut përjashton veten. Shqipëria do të përfaqësohet nga një njeri dhe ky është kryeministri. Në Bruksel i thanë se duhet të ecet me reformat.

-Z. Rama i kërkoi disa herë z. Basha për ta takuar. KLP-ja nuk ishte e gatshme për të prodhuar prokurorin.

Sepse e bllokuan.

-Sepse shoqëria civile e bëri të pamundur. Mandati i Llallës mbaroi dhe u krijua një vakuum. Ju mendoni se u krijua qëllimisht nga grupi sorosian?

Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme, nga më të rrezikshmet në historinë e vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një network mafioz. Ditën e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri. Në rast se u kujtohet një Nazy bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria.

-Ishte mik i ngushtë i zonjës Klinton.

Unë këto konsiderata për të i kam që në ‘93 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruar drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe netëorki i tij bllokoi krijimin e KLP-së.

-Rama kështu del i përzgjedhuri i Soros.

Absolutisht. Beteja ime me Sorosin është që në ‘93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare.

-Shumë shpejt Arta Marku do të japë dorëheqjen.

U faktua që ishte e qëllimshme. Po ata persona që u zgjodhën dje mund të zgjidheshin 8 muaj më parë. Opozita ia ka bërë të qartë se është synuar me këtë reformë të shndërrohet drejtësia shqiptare në degë ekzekutive të Edi Ramës.

-Rikthehemi tek kryeprokurori. Pas marrëveshjes së 17 majit, PD doli e dëmtuar. Ju keni thënë që Basha ka pasur këshilltarë mizerabël.

E kam pasur fjalën për këshilltarët elektoralë. Ata studiojnë dhe japin mendime për kontigjentin e të pavendosurve që përcaktojnë rezultatin.

-Ata i thanë që Basha t'i binte LSI-së?

Absolutisht ata. Atë deklaratë që kam bërë, e kam bërë me shumë dhimbje. Ata janë njerëz të shquar, por këtu bënë gabime fatale. Basha me programin ekonomik të CDU-së kur Edi Rama me timon dhe fushatë erotike të turpshme, arriti të bëhet më i pëlqyer për 24% të të pavendosurve. Edhe Edi Rama kishte këshilltarë. Këshilltarët e tij ishin pakrahasimisht të saktë.

-Po gabojnë të gjithë ndaj Ramës?

Bazë për Brukselin duhet të marrë çdo njeri deklaratën e grupit të Partive Popullore Evropiane, atë letër që Veber i dërgon Edi Ramës. Unë prapë ftoj shqiptarët ta lexojnë atë përgjigje, e cila përfaqëson mazhorancën e PE-së, jo vetëm institucione të caktuara, por shumë më gjerë. Ajo korrespondon 100% me deklaratat zyrtare të grupit të CDU-së në Bundestag. Uroj që Shqipëria të hapë negociatat dhe do ta marrë, por shumë vështirësisht. Ky është Brukseli, jo zonja Vlahutin për të cilën ne kemi bërë të qartë qëndrimet e saj jo miqësore ndaj opozitës. Ajo sa ulet fillon me një pasion kundër opozitës në mënyrë të papërmbajtur që tregon se është e njëanshme. Në marrëdhëniet njerëzore unë nuk hyj.

-Bilanci që ju bëni është i zi, kjo zonjë thoni ka pasion...

Ju i keni parasysh deklaratat e saj. Shqiptarët do t’i kishin marrë negociatat sipas deklaratave të saj, por ja që nuk ndodhi. Se cili është pasioni i zonjës Vlahutin, është majtizmi, është sorosizmi, unë nuk e di. Opozita në 4 vite ka thënë çdo gjë dhe asgjë e saj nuk është përgënjeshtruar. Kjo opozitë u ka thënë të vërtetën shqiptarëve dhe për këtë nuk mund ta akuzojnë.

-Dje thatë se sugjeron që të digjen mandatet.. Basha, Mediu, Kryemadhi thanë që të vazhdojmëluftën parlamentare...

Kur PD bëri protestën në çadër mendoj se vetëm një pe i vogël ndante mos futjen e saj në zgjedhje me pjesëmarrjen. Unë isha ata që duhet të bënim gjithçka që të hynim në zgjedhje. Ndonëse isha i bindur se kushtet ishin të papërshtatshme. Duke besuar se mos pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e keqe për Shqipërinë, unë isha për pjesëmarrjen. U zhvilluan zgjedhjet, u dhunuan me kanabis dhe para. Isha po unë që u thashë miqve të mi që ai fitoi dhe i përket atij të tregojë. Vetëm studimi evropian që 20% e votave blihen, ekzekuton demokracinë. 20% përcakton çdo rezultat. U zgjodh Ruçi kryetar Parlamenti, ministri i Sigurimit të Shtetit. U instalua një shumicë e cila nesër Gramoz Ruçin mund ta emëronte kryeministër. Gjithçka varej nga kjo shumicë si do të trajtonte këtë votë të blerë.

Më të lexuarat