BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Sabit Brokaj: Berisha strumbullari i të gjitha të këqijave, duhet të japë llogari për krimet, ja pse Basha nuk do u rikthehet protestave

Sabit Brokaj: Berisha strumbullari i të gjitha të këqijave, duhet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar aktualitetin politik në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Brokaj e ndali theksin tek zhdukja së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, çështje kjo e cila është rihapur së fundmi nga presidenti Hashim Thaçi, i cili akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si ideatorin e dhe porositësin e këtij krimi. Sipas Brokajt, akuza të kësaj natyre nuk janë të panjohura tanimë, duke theksuar se pas thuajse të gjitha krimeve të ndodhura gjatë këtyre 30 viteve fshihet dora e Berishës. I pyetur lidhur me 23 akuzat që Izet Haxhia ia ka faturuar autorësinë Berishës, ish-ministri i Mbrojtjes shprehu bindjen se Berisha është strumbullari i të gjitha të këqijave dhe se ka ardhur koha që ai të japë llogari për të gjithat këto krime. Duke komentuar situatën brenda kampit opozitat, zoti Brokaj theksoi se Partia Demokratike do ta ketë të pamundur t’iu rikthehet protestave, për vetë faktin se një strategji e kësaj natyre dështoi dhe nuk prodhoi rezultat. Sa i takon ecurisë së reformës në drejtësi, Brokaj deklaroi se ajo do të jetë e suksesshme, pasi sipas tij, kjo reformë është prodhim amerikan dhe se është e vështirë të zvarritet.

-Zoti Brokaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është ideatori dhe porositësi i zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, për shkak se ky i fundit e kishte filmuar atë gjatë një takimi me Millosheviçin në Shën Naum, ku dhe kanë arritur dy marrëveshje. Njëra nga marrëveshjet kishte të bënte për kontrabandën e naftës, ndërsa tjetra për shit-blerjen e armëve. Sipas jush a është takuar Berisha me Millosheviçin dhe a ekzistojnë këto marrëveshje?

Deklaratat e presidentit kosovar, Hashim Thaçi që akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha janë tërësisht të njohura. Dhe mendoj se janë të vërteta. Por problemi është gjykimi i çështjes nga drejtësia shqiptare. Pra, çdo gjë që është pohuar deri tani nga Thaçi dhe personalitete të tjera kundër Berishës nuk ka asgjë të re, pasi drejtësia nuk ka mbajtur qëndrimin e vetë. Kështu që, tani duhet të flasëdrejtësia. Kaq!

-Jo pak akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha ka artikuluar edhe Izet Haxhia. Ky i fundit e akuzon Berishën për eliminim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë. Gjithashtu Haxhia akuzon Berishën për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes. Sa qëndrojnë këto akuza?

E kam thënë edhe më herët, mendoj se Berisha është strumbullari i të gjithave. Të gjitha këto akuza janë trajtuar në deklarata dhe në pohime, madje edhe në libër i ka thënëIzet Haxhia, janë të njohura. Kështu që, komenti im është se tani në dorë e ka drejtësia shqiptare të flasë. Dihet kjo punë, e kam thënë100 herë. Berisha është strumbullari i të gjithë këtyre krimeve.

-Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e fundit dha garanci se pas 30 ditësh do të ngrihet SPAK. Por interesant është fakti se 8 prokurorët që do të jenë si fillim pjesë e SPAK do të merren me hetimin e qindra dosjeve të bujshme. A besoni se me ngritjen e SPAK do të nisë lufta ndaj të korruptuarve?

Fakti që në këto momente të trajtimit të reformës në drejtësi, që kanë të bëjnë me ngritjen e Gjykatës së Lartë, Gjykatën Kushtetuese, SPAK, etj, po vonohen në konstituimin e tyre, mendoj se reformën në drejtësi nuk e kanë dashur aktorët shqiptarë. Dhe gjithnjë del më zbuluar, si të thuash shmangia e saj, kur të gjithë prisnin dhe i kishin sytë nga SPAK. Pra, u desh që të vijë një zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që erdhi pak ditë më parë, iu tërhoqi veshin, duke i detyruar ata që të japin afat se kur do të ngrihet SPAK. Kjo tregon qartë dhe kuptueshëm që ne edhe këtë proces, sikundër është reforma në drejtësi dhe nuk e kthejmë dot mbrapsht, gjithsesi e vonojmë. Megjithatë, rruga do të bëhet, procesi do të ecë dhe reforma në drejtësi do ta përmbushë misionin e saj, pasi është një produkt i SHBA-BE. Pra, besoj se drejtësia tanimë do të përmirësohet dhe na duhet të presim se çfarë do të prodhojë.

-A mendoni se me ngritjen e SPAK duhet të nisin arrestimet “VIP”?

Patjetër! Megjithatë, mendoj se reforma duhet të ndahet në dy faza. Njëra ka të bëjë me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë dhe me pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ndërkohë, pasi të jenë flakur jashtë sistemit të korruptuarit do të nisë lufta ndaj të korruptuarit. Pra, si fillimi duhet pastruar kalbësira 30-vjeçare, pasi nuk mund të ndërtojmë mbi kalbësira. Natyrisht, kam shpresë shumë tek drejtësia e re dhe ka ardhur koha që të shohim arrestime të kësaj natyre. Shqipëria tani duhet të shohëpërpara dhe të bëjë progres se ka 30 vjet që është zhytur në kaos të brendshëm. Kështu që, imponimi që po bëjnë partnerët ndërkombëtarë, duke e dashur Shqipërinë të pastër dhe të fortë ligjërish, më jep mua shpresë. Ky proces do të kryhet dhe unë kam besim.

-Bashkimi Europian e shtyu hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çfarë mendoni se e penalizmi Shqipërinë që Franca të vendoste veton?

Pavarësisht mangësive që kemi ne në plotësimin e kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian, del dukshëm që mos çelja e negociatave u krye nga francezët dhe 2 vendet satelit si Holanda dhe Danimarka, se ishte paragjykim dhe jo refuzimi. Kjo pasi këto 3 shtetet kanë pikëpamjet e tyre se si duhet të jetë BE. Kështu që mendoj se francezët nuk janë më pro-europian se gjermanët, më të drejtë se gjermanët, më kërkues sa i takon kushteve se gjermanët. Dhe prandaj them se këtu ka një farë paragjykimi nga ana e Francës.

-Tani që Bashkimi Europian shtyhu për majin e vitit tjetër vendimin për Shqipërinë sa i takon çeljes së negociatave, a mendoni se opozita do ta shfrytëzojë këtë rast për të intensifikuar protestat anti-qeveritare?

Mendoj se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi nuk e bën dot që ta hedhë popullin në revolta dhe protesta anti-qeveritare. Së pari sepse rezoluta e fundit e Parlamentit Europian e lë procesin për çeljen e negociatave për vendin tonë të hapur dhe nuk jep arsye se procesi është bllokuar apo refuzuar. Pra, kjo rezolutë është në favor të Shqipërisë dhe nuk lë vend për t’u interpretuar nga opozita që të bëhet agresive dhe të ndezë protestat të dhunshme. Kështu që, unë kuptoj se gjatë këtyre muajve do të shikohet progresi i Shqipërisë në reforma dhe do të vendoset në maj se çfarë do të ndodhë me ne. Duke qenë kështu, mendoj se nuk ka asnjë arsye për agresivitet nga ana e opozitës joparlamentare. Së dyti, opozita me agresivitetin që tregoi gjatë këtyre 8 muajve të fundit i hapi shumë probleme Shqipërisë, duke i bërë një dëm të jashtëzakonshëm, sidomos në proceset integruese. Ndërkohë, politikat e ndjekura nga opozita dhe aksioni i saj dëmtoi më shumë veten dhe opozitën se sa politikën shqiptare në tërësi. Opozita u nis të rrëzonte qeverinë, por dëmtoi veten me bojkotin dhe djegien e mandateve. Kështu që, mendoj se nuk do të bëjë më të njëjtat gabime, pasi do të ishte vetëshkatërrim dhe vetëvrasje për opozitën. Nga ana tjetër, shpresa, apo sugjerimi se mund të ketë vitin tjetër zgjedhje të parakohshme parlamentare, e detyron opozitën që të bëjë autokritikë, të mbledhë kockat dhe të nisë organizimin, pasi në të kundërt do t’i kthehej në bumerang. Prandaj, këto janë arsyet që opozita nuk mund të mbajë qëndrim tjetër dhe se qytetarët janë lodhur me politikat e saj joracionale.

-Një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman është miratimi i reformës në drejtësi. Berlini i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare që të ulen në tryezën e dialogut dhe të miratojnë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Sa e realizueshme është kjo dhe a do kemi një bashkëpunim mes palëve?

Pa diskutimi që bashkëpunimi mazhorancë-opozitë parlamentare dhe opozitë joparlamentare është i pashmangshëm. Së pari mendoj se opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera duhet të ulet në tryezën e reformës zgjedhore. Natyrisht që një diskutim i kësaj natyre do të bëhet. Pasi të gjithë subjektet politike që duan të konkurrojnë, duket të ulen në tryezën e reformës zgjedhore dhe ta miratojnë atë plotësisht. Ndërkohë, sa i takon faktit që opozita jashtë Parlamentit këmbëngul se është ajo opozita është gabim, pasi do apo nuk do PD dhe PS, opozita e re parlamentare ka akses në këtë reformë. Kudo që të diskutohet reforma zgjedhore opozita e re tanimë është faktor dhe në fund të fundit reforma do të miratohet në Parlament dhe aty duhet edhe vota e deputetes Rudina Hajdari, edhe vota e Myslim Murrizit dhe deputetëve të tjerë të opozitës së re. Kështu që, këto janë dëngla shqiptarësh dhe natyrisht vlen për njerëzit që nuk marrin vesh nga politika. Ka vetëm një rrugë që palët të ulen dhe meraku është se në çfarë shkalle mendon Partia Demokratike dhe Partia Socialiste për thellësinë e trajtimit të reformës dhe se çfarë Kodi Zgjedhor pëlqejnë ato. Ngrihet pyetja këtu: A do të jetë dakord PD dhe PS që të kalojnë në një sistem mazhoritar apo tjetër që t’u heq kryetarëve të partisë monopolin e zgjedhjes së deputetëve? Megjithatë, për mua deri më tani ende nuk ka një përgjigje të qartë veçanërisht nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste që kanë gatuar këtë gjellë të helmuar në vitin 2008.

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat