Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sabit Brokaj: Bllokimi i Sandër Lleshit nga Meta i pajustifikuar, presidenti ka inate me figurat e pastra, ja pse gjenerali është njeriu i duhur për ministër

Postuar: 09/11/2018 - 10:10

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj u ndal fillimisht tek mosdekretimi i gjeneral Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ish-numri një i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se bllokimi i Sandër Lleshit nga Meta sipas tij, është i pajustifikuar. Në këtë kontekst, Brokaj theksoi se ky refuzimi i Metës, tregon qartë se presidenti ka inate me figurat e pastra, siç është ajo e zotit Lleshi. Megjithatë, zoti Brokaj u shpreh i bindur se kandidatura e gjeneral Lleshit është e duhura për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

-Zoti Brokaj, pak ditë më parë presidenti refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, por pa dhënë asnjë argument. Në gjykimin tuaj pse erdhi një gjë e tillë?

Pyetja juaj sa i takon mosdekretimit të gjeneral Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme nga ana e Presidentit të Republikës është tejet interesante. Kjo për faktin se kemi të bëjmë me një çështje që kalon kufijtë e sensitive, pasi është edhe e karakterit juridiko-kushtetuese. Kështu që në këtë rast kemi të bëjmë me raportin dhe detyrat që ka kryetari i shtetit, për mendimin tim Presidenti Ilir Meta është i detyruar që të jetë plotësisht i argumentuar se përse nuk e dekretoi gjeneral Lleshin. Në këtë kontekst, kreu i shtetit nuk mund të shprehet kurrë se kam apo nuk e kam krijuar bindjen. Sepse të njëjtin informacion që ka Presidenti i Republikës nga Shërbimi Informativ dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese në vend për pastërtinë dhe të dhënat e një personi, i ka edhe kryeministri i vendit. Të dy këta titullarë të shtetit janë të dy të barabartë në raportet me marrëdhëniet dhe informacionin që në rastin konkret është zoti Lleshi. Rama deri sa bëri këtë propozim, e di që figura e tij është e pastër. Kështu që nuk kam krijuar bindjen apo nuk kam formuar bindjen, është artificiale, pasi kreu i shtetit nuk duhet të fshehë gjëra të panjohura. Ndaj duke i konseguar këtë të drejtë që është e diskutueshme, Presidenti duhet të ishte plotësisht transparent dhe plotësisht i argumentuar duke dhënë sqarime se përse e refuzoi kandidaturën e gjeneralit. Jashtë kësaj qëndrimi i Ilir Metës është i pajustifikuar, pasi edhe Kushtetuta e thotë qartë se kthimin e dekretit duhet ta shoqërojë me argumenta të forta ligjore dhe që për mendimin tim gaboi me mosdekretimin.

-Duke qenë se ju keni qenë ish-ministër i Mbrojtjes, e njihni ju Sandër Lleshin dhe a ka ai një figurë të pastër?

Unë gjeneral Sandër Lleshin e njoh, kur ky i fundit ka qenë ushtarak dhe kur ka qenë atashe në Gjermani kam pasur rastin ta takoj. Ia njoh jetëshkrimin zotit Lleshi dhe për mendimin tim është kandidatura më e vlefshme, e merituar për detyrën që i është ngarkuar. Dhe do të thosha që çuarja e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme mund të jetë shumë i dobishëm në shumë aspekte. Madje, që të hyjë në temë të pyetjes do të më duhet të flas me superlativa për zotin Lleshi, kjo për faktin se ka qenë Skënderbegas. Kontingjenti i Skënderbegasëve, ka qenë shkolla që bënte edukimin kombëtar më mirë se çdo shkollë tjetër në Shqipëri. Dhe ai formim i Lleshit, si dhe detyra kur ka drejtuar Akademinë Skënderbe, por edhe detyrat e tjera e veshin atë me një metal të admiruar nga të gjithë, pasi është tejet i formuar. E para, Shkolla Skënderbe, formim kombëtar dhe disiplinën për cilindo që studionte atje e kishte kryefjalë, sidomos edhe sa i takon shërbimit me devotshmëri dhe besnikëri të atdheut. Kështu që duke qenë se zoti Lleshi në moshën më të re duke studiuar në Akademinë Skënderbe ka mësuar se çfarë është hierarkia, ç’është urdhri dhe çfarë është institucioni. Këto të gjithë përbëjnë ata elementë që mendoj se e kanë formuar gjeneral Lleshin që në moshën e re, madje që në adoleshencë do të thosha. Kështu që mendoj se edhe mosdekretimin ka të bëj me inatin që kanë kategori të caktuara, përfshi edhe Ilirin me “Skëderbegasit”. Pra, formimin e tij si ushtarak e vlerësoj që kur ai ka mbaruar Akademinë “Skënderbe”. Pastaj arsimimet që ka bërë të nivelit të lartë, përfshi këtu trajnimet, certifikatat e marra dhe postet që ka mbajtur janë plus në formimin e tij. Ç’ka dëshmojnë qartë se zoti Lleshi mund ta kryejë shumë mirë detyrën e ministrit të Brendshëm.

-Mendoni se rasti “Leshi” është një pikënisje e një konflikti të gjatë Qeveri-Presidencë?

Për mendimin tim nuk e besoj se do të ketë në ditët në vijim një konflikt Qeveri-Presidencë. Nxorën pak “shpatat” si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe Presidenti Ilir Meta dhe më pas i futën në këllëf, duke mos bërë duel. Por mendoj se në zhvillimet më të fundit sa i takon kësaj përplasje më i fituar ka dalë Rama. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

-Kundër zotit Lleshi ka dalë dhe opozita. Si i shihni qëndrimet e saj?

E para njëherë, opozita e sotme është kthyer në një opozitë qesharake dhe pa vizion dhe ide. Kjo opozitë e ka mendjen tek përgjimet dhe do vetëm regres. Së dyti, ushtaraku dhe të qenit ushtarak është gëzon statusin e depolitizuar. Ushtaraku bile ka depolitizimin më të mirë, pasi ka politizim kombëtar. Kurse kur bëhet fjalë për politizimet për ato partiake, ato e ndajnë shoqërinë dhe shtetin, duke e futur në konflikt. Por formimi ushtarak është një formim kombëtare që ka si kryefjalë shërbimin ndaj atdheut dhe qytetarëve të tij. Madje, emërimin e gjeneral Sandër Lleshit në krye të dikasterit kryesor të vendit siç është Ministria e Brendshme është një plus jovetëm për mazhorancën e Partisë Socialiste, kryeministrin Edi Rama dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Por kjo opozitë kaq di dhe këto thotë.

Intervistoi: Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 21:42

Përmes një postimi në facebook, ish-oficeri i anti-drogës Dritan Zagani sërish ka folur me mesazhe të koduara.

Postuar: 17/11/2018 - 18:44

“Policia e Shtetit është sot vërtet e rënë shumë poshtë”, shprehet kreu i grupit

Postuar: 17/11/2018 - 17:25

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, edhe pse jo këtë herë për angaz

Postuar: 17/11/2018 - 16:39

Pas akuzave të Partisë Demokratike se ka një vendim të Këshillit të Ministrave për zëvendësimin e

Postuar: 17/11/2018 - 13:55

Dekretimi i Ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë tema e diskutimit në panelin e të ftuarëve.&

Postuar: 17/11/2018 - 13:48

Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një statusi në ‘Facebook’ ka analizuar protestën

Postuar: 17/11/2018 - 13:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar edhe sot banorët e “Unazës së Re” që